Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MĖRGATA, ZĖ I PAHARRUAR I ATDHEUT
Publikuar më 18 prill, 2015 nė orėn 13:38 ( ) Mustafė Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fati dhe frika e mėrgimtarit nga njė asimilim i mundshėm nė heshtje…

Kur flasim pėr mėrgatėn, krijimtarinė dhe krijuesit e saj, nuk mund tė mos flasėsh pėr jetėn dhe tė kaluarėn e veprimtarisė sė tyre. Pėrpjekjet, jeta dhe veprimtaria krijuese e atdhetare ishte e kahershme ku zėnė fillet qė nga rilindėsit kombėtarė e tutje, nga Naim Frashėri, Jeronim de Rada, Zef Skiroi, Ēajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj., etj. Mbase kėto pėrpjekje ishin pėrpjekje tė sinqerta dhe tė pareshtura pėr ta pėrēuar tutje angazhimin e tyre pėr ruajtjen dhe kultivimin e kulturės, gjuhėn shqipe, gjuhėn e Naimit, nė njė shtet tė vetėm tė Shqipėrisė Etnike. Sidomos pėrpjekjet e tyre arritėn ta vetėdijesojė popullin pėr ruajtjen e identitetit tė tyre (nga ata qė bėnin pėrpjekje ta zhbėnin nga faqja e dheut kulturėn, kombin shqiptare) me qėndrimin se pa liri, gjuhė dhe flamur nuk do tė ketė ardhmėri, shtet as komb.

Megjithatė, rilindėsit kishin arritur ta vėnin interesin kombėtar pėrpara tė gjitha interesave tjera pėrmes Shoqėrive atdhetare, si ajo e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881), e Pejės (1899-1900), lufta e Don Gjon Lulit (1909,1910), po nė kėtė vit edhe vrasjen e Kanxhallozit rus nė Vushtrri, si dhe njė varg veprime tjera atdhetare qė bėheshin nė tokat Shqiptare, krijimi i qeverisė sė parė shqiptare nė krye me Ismail Qemalin, pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912 dhe pėrpjekjet pėr t’i rikthyer trojet e copėtuara nė njė Shqipėri, Shqipėrinė Etnike.

Politika shqiptare e ka humbur drejtimin

Qė nga rilindėsit e tutje, kjo mėrgatė ka prodhuar njė vetėdijesim, dije dhe angazhim tė mirėfilltė pėr kulturėn dhe gjuhėn shqipe, duke mos lėnė anash as atdheun dhe atėherė kur pėr tė pėrpos propagandės, njohjes me vendet demokratike e ka lėnė shpėrblim edhe jetėn kur ka qenė e nevojshme pėr atdheun.
Veprimtaria e mėrgatės ka qenė e pandalshme dhe kontribuues nė tė gjitha kohėt, sidomos edhe nė kohėn e fundit, nė luftėn e UĒK-sė, e cila pėrpos dijes dhe djersės ishte e pranishme edhe nė arenėn e luftės ku pėrballej fytas me armikun shekullor, Serbinė, si dhe ishte e vetmja rrugė e financimit pėr UĒK-nė qė edhe kishte marrė pėr obligim ēlirimin e vendit. Nė kėtė shkrim qėllimisht, nė pika tė shkurtra, prekėm ecurinė historike qė nga rilindėsit e tutje, pėr tė zbėrthyer dufin e saj nė kohėn e sotme ku politika e dy shteteve shqiptare, ajo e Tiranės dhe Prishtinės, sikur ka rrėshqitur nė ujėra tė pista dhe ka humbur drejtimin, apo rrugėn pėr tė cilin ishin flijuar shumė atdhetarė, rilindės tė devotshėm tė kombit shqiptar.
Sikur me dashje viteve tė fundit po shkelej vullneti i kombit, po keqmenaxhohet me kulturėn dhe gjuhėn shqipe, sikur kjo ka rėnė nė ndikimin e fjalėve tė gjuhėve tė huaja dhe po trajtohej si mė keq pa pasur njė pėrfillje ligjore pėr ta ruajtur gjuhėn si tėrėsi gjuhėsore me tė gjitha vlerat e saj qė i ka.
Mėrgata ėshtė e interesuar dhe duhet ta ngrejė zėrin kundėr kėsaj dukurie tė shėmtuar dhe tė bėnė thirrje tė ndėrgjegjshme tek autoritetet pėrgjegjėse shqiptare qė pa humbur kohė tė merrej me ēėshtje e ruajtjes sė vlerės sė kulturės dhe pastėrtisė sė gjuhės nga elementet dhe fjalėt e huaja qė ditė e mė tepėr po zėnė vend nė fjalorin e ca shkruesve dhe krijuesve nėpėr media tė ndryshme tė shkruara dhe ato elektronike. Mbase edhe pėr fat tė keq tė bazuar nė Indeksin Korrupsioni del se Kosova dhe Shqipėria janė nė nivelin mė tė lartė tė korrupsionit. Kjo jo vetėm qė ėshtė zhgėnjyese, por edhe shqetėsuese pėr popullatėn mbarėshqiptare, sidomos edhe injoruese pėr vetė kombin se si “bijtė” e saj pėr hir tė karrierizmit, apo asaj jonjerėzores e kanė vėnė nė kėtė pozitė kombin sa edhe mėrgata po ndihej e prekur dhe e zhgėnjyer.

Nga atdheu nuk u dėgjua thirrja e kthimit

Sikur e keqja ndjelljet nga tė kėqijtė , dhe ethet i kanė ēdo njeri qė e do dhe qė i thotė vetės shqiptar. Kėto ethe sikur e kanė trazuar ēdo krijues apo qytetar tė ndershėm tė shtetit shqiptar, Shqipėrisė Etnike, mbase edhe tė pėrcjellė nė mėrgatė, tek njerėzit qė presin lindjen e diellit sy hapur me lot faqeve, tė dėgjojnė atė qė kurrė nuk po e dėgjojnė nga atdheu (politika e saj), thirrjen pėr kthim; Kthehuni o mėrgimtar, bij, kontribuues tė kėtij atdheu!
Kėtė lakmi kthimi mė sė miri e shohim tek krijimtaria e krijuesve tė mėrgatės qė nga rilindėsit e deri nė ditėt e sotme me vargje mallėngjyese i pėrkushtojnė atdheut, nėnės qė shumė herė dhe nuk e gjejnė tė gjallė nė pritjen tek dera pėr ta ledhatuar, apo babėn pėr ta ftuar nė njė duel loje, bisede, apo marrja e kėngės sė gėzimit, qė ta martojė birin, nipin apo mbesėn me daullet e gėzimit, nė hapėsirėn e logut tė burrave nėpėr kullat e qėndresės heroike, por si jetimė dhe pa pėrkujdesje i kanė lėnė mėrgimtarėt. E tėrė kjo ka njė kosto tė lartė e tė dhimbshme, qė po e paguan dhe do ta paguaj ende atdheu, populli, pa fajin e vet.
Lind pyetja se si mund tė rrish i qetė kur nėpėr media elektronike dhe ato tė sė shkruarit, po ashtu edhe ato botėrore shkruhej dhe thuhej se shtetet shqiptare, ajo e Tiranės dhe e Prishtinės, janė ndėrmjet atyre shteteve me tė korruptuara, kurse nė Ballkan e zėnė vendin e parė?
Ky shqetėsim ėshtė edhe mė tepėr se shqetėsim, nė njėrėn anė pushtetit ia kanė zėnė frymėn karrieristėt dhe tė paaftit, kurse tjetrėn anė e kanė varfėruar dhe i kanė lėnė hapėsirė varfėrisė, poshtėrsisė, vrasjes, hakmarrjes dhe kundėrvlerės, me kėtė po e degradojnė ardhmėrinė e Shqipėrisė Etnike, ku pėrpos kėtij degradimi pėrcjellin edhe lojėra tė pista me fatin e kombit, gjithēka ka rėnė nėn hijet e frikės nė ethet e politikės, se ēka mė tutje? Pėr kėtė a duhet tė heshtė mėrgata, atdheu dhe krijuesit e saj, apo tė bėjnė sehir dhe tė shtihen se nuk po shohin dhe nuk po ndodhė gjė me atdheun e tyre?
Vėrtet etika e krijuesit dhe aq mė tepėr e krijuesit tė mėrgatės e ka pėr borxh ta thotė fjalėn dhe do e mos ta ngrehė zėrin e arsyes, sepse atdheu ėshtė edhe i mėrgimtarėve, tė cilėt pa fajin e tyre e kanė marrė kėtė epitet, mbase edhe i takon tė jetė pjesė e kritikės siē i takon tė jetė edhe pjesė e ndėrtimit tė shtetit dhe tė kulturės sė saj.

Shteti tė kujdeset pėr mėrgimtarėt

Pėr kėtė shteti shqiptar e ka pėr obligim qė tė kujdesej edhe pėr kėtė shtresė, mėrgatėn, qė fare e ka harruar dhe lėnė anash pa asnjė pėrgjegjėsi morale e atė ligjore (sa pėr hi syve kemi nga Kosovė njė ministri pėr mėrgatėn). Atėherė me tė drejtė konstatoj se politika e Shqipėrisė Etnike, siē thotė populli: “ka shkelur nė dėrrasė tė kalbur”, qė pėrpos karrierės dhe mashtrimit asgjė tė mirė nuk po i sjell kombit nė kėto vite me pėrgjegjėsi tė mėdha ku edhe janė vite qė pėrcaktohet fati i tyre mbase edhe vite qė duhet kėrkuar me ngulėm bashkimin dhe rikthimin e trojeve tė copėtuara nė Shqipėrinė Etnike.
Krijuesit e atdheut dhe tė mėrgatės tė mbėshteten nė rrugėn e rilindėsve dhe nėpėrmjet njė thirrje t’u drejtohet politikanėve shqiptarė tė tė gjitha trevave qė tė heqin dorė nga marrėzirat dhe tė vėnė nė rend tė ditės vullnetin e popullit pėr bashkim dhe ngritjen e vetėdijes pėr njė kulturė dhe gjuhė tė pastėr, pėr fjalėn e shqipes sė bukur dhe ngritjen e besimit se jemi dhe i takojmė njė populli tė lashtė pellazgo-ilir, njė kulture qė ia kishin lakmi tė gjitha kulturat e asaj kohe, me kėtė tė kėrkojmė nga politika ditore tė heq dorė nga e keqja dhe t’ia sjellė tė mirėn kėtij kombi, se edhe e meriton.
Patjetėr se Shqipėria Etnike duhet tė kujdesej pėr trojet dhe bijtė e saj ku i ka, me qėllim qė tė mos fyhen nga serbofilėt (gregofilėt dhe maqedonofilėt) anti-shqiptarė, si ai i Gruevskit qė ngriti nė tokat ilire, mu nė qendėr tė Shkupit pėrmendoren e Car Dushanit, e qė vite mė parė e provokoi popullatėn shqiptare edhe me “Enciklopedinė sllavo-maqedonase…”. Po ashtu, nė anėn tjetėr me shqiptarėt e Kosovės lindore qė po privohen edhe me atė mė elementaret pėr jetė. Dhe, sė fundi, po degradohem nga vetė politikanėt dhe politikėbėrėsit tanė, qė vetė ne ua kemi besuar dhe dhėnė votėn pėr ta ēuar tutje vullnetin e popullit dhe jo pėr tė na poshtėruar si komb, me qėllim apo pa tė, apo nė saje tė paaftėsisė sė tyre, e tėra kjo po ndodh nė dėm tė Kombit.
Tė ndėrgjegjėsohemi si komb dhe sė bashku ta themi fjalėn e Kombit, qoftė politikanė e politikėbėrės, qoftė qytetar i thjeshtė e akademik, qė pėr fat tė keq akademia e dy shteteve shqiptare do tė “vdesė” nga gjumi i thellė, pėrgjumja.

Fati i mėrgimtarit si dhe frika pėr njė asimilim i mundshėm nė heshtje

Edhe pas 16 viteve tė ēlirimit tė pjesshėm, e shtatė viteve tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės mėrgata ende e lėnė pasdorėsh, zėri i saj i ngritur kurdoherė nė arsye, qoftė nė kulturė, ekonomi dhe nė bėrjen e shtetit tė lirė, sikur pas luftės ju vodh liria nga pushtetarėt, kur ishte koha qė mėrgata tėrė kapitalin e vet ta sjellte nė Kosovė, barrierat ishin nga mė tė tmerrshme nga ata qė e kishin kapur situatėn nė dorė dhe loznin me fatin e popullit pėr interesa tė ngushta tė grupit, apo tė diēkahjes mė shumė se kjo, qė nuk kishte emėr tjetėr veēse korrupsion.
Kur dihej se mėrgata ishte gjeneratori kryesor i Kosovės, pėr kėtė edhe kryetarja e Kosovės nė njė takim me mėrgimtarėt thotė: “rreth 140 mijė kosovarė tė punėsuar nė Zvicėr gjenerojnė brenda vitit mė shumė se sa gjeneron e gjithė ekonomia e Kosovės” apo “ Nė ditėt mė tė vėshtira tė historisė sonė tė re, ju keni qenė shtyllė e fortė e proceseve nėpėr tė cilat ka kaluar vendi ynė. Me kursimet tuaja, me punėn tuaj tė palodhshme, me sakrificėn e jashtėzakonshme individuale e familjare, keni mbajtur gjallė shpresėn pėr njė tė ardhme mė tė mirė, keni financuar shkollat e spitalet”, “ Nė momentet mė tė vėshtira pėr vendin, kur na kanosej gjenocidi dhe zhbėrja totale, ju jo vetėm qė financuat luftėn tonė ēlirimtare, por nuk hezituat t’i bashkėngjiteni Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė luftoni pėr lirinė qė gėzojmė sot”.

Pas kėtyre fjalėve nxitėse tė presidentes e cila sikur kėrkonte lėmosh nga bizismenėt mėrgimtar, qė kapitalin e tyre ta sjellin nė Kosovė. Presidentja nė fakt kishte harruar t’ju kėrkoi falje bizismenve shqiptar tė mėrgatės, se dikur nė vend tė bizismenit shqiptar, sollėn atė Bullgar, Grek, turk apo dikė tjetėr nė vend tė tyre dhe aq mė keq e injoruan, e frikėsuan biznesin shqiptar- mėrgimtarit qė tė mos jetė i pranishėm nė atdhe-Kosovė me biznesit e tij, nga qė dikush nuk e dėshironte. Ky interes gjigant i pėrfitimit nga mėrgata e zgjoi nga gjumi presidenten, me qė sikur u pa se vetėm kapitali nga mėrgata po na u nevojitka, kurse koka gjeniale e tij, aftėsia profesionale, deri te doktor shkencė, jo. Ndėrsa nė anėn tjetėr fati i mėrgimtarit po pėrballej me asimilimin, pa shkollė nė gjuhėn shqipe, edhe pse diku-diku me tė zitė e ullirit arrijnė tė hapin klasat me mėsim plotėsues, kjo krejt fal interesit tė disa njerėzve qė ndiejnė pėr gjuhėn e ėmbėl tė Naimit. Pėr habi kjo dukuri, as nga Ministria e Arsimit nuk trajtohet ashtu siē e meriton, ndėrsa Ministria e Diasporės deri mė tani sikur e ka pėrmendur kalimthi, pa ju qasur seriozisht kėsaj dukurie qė ėshtė nė pėrmasa tė mėdha shqetėsuese, ku diku mbi 90% e fėmijėve shqiptar tė mėrgatės nuk e njohin shkrim leximin, po nderta kemi diku mbi 50% qė nuk dinė tė flasin shqip mirė, ndėrsa ajo mė shqetėsuesja ėshtė se diku mbi 30% nuk dinė tė flasin fare shqip, i referohemi njė konsultimi me bashkatdhetarėt dhe shqetėsimit tė tyre.
Pėr kėtė a duhet tė na vret ndėrgjegjja, nė tėrėsi si popull, apo tė heshtim pranė kėsaj situate tejet shqetėsuese? Koha po ik, dita- ditės mėrgimtari po ndihet i harruar nga atdheu, gjuha shqipe po bėhej e harruar pėr fėmijėt mėrgimtar, krejt nė fund po shuhet shpresa pėr njė riatdhesim, e po shtohet frika pėr njė asimilim i mundshėm nė heshtje.Nėse presidentja, qeveria e duan mėrgimtarin, tė paktėn t’ua afrojnė shpresėn, mundėsin edhe pėrtej mundėsisė tė angazhohen qė mėrgimtari tė mos jetė nė rrugėn e pashpresė, e i heshtur tė shuhej zėri i ėmbėl i tij.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafė Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 665 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi