Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KAPELA E NAPOLEONIT, PREJ EUROPĖS NĖ AZI
Publikuar më 26 prill, 2015 nė orėn 22:31 ( ) Beqir Elshani | Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jugkoreani, i cili kapelėn e Napoleon Bonapartės e bleu pėr afro dy milionė euro, jam i bindur qė kapelėn e stėrgjyshit tė tij nuk do ta blinte as pėr 100 euro, po t’ia sillte ndonjė mik i vjetėr. Flitet se nė Muzeun francez gjenden mbi 100 kapela tė Napoleonit, prandaj ku dihet nėse ishin kapelat e mbretit francez, i cili sundoi mbarė Europėn. Nė botė ka koleksionistė fanatikė, tė cilėt magjepsen pas gjėsendeve tė vjetra, sidomos tė mbretėrve, prandaj nė garėn e shitjes bėjnė ēmos qė mallin e dėshiruar ta shtien nė dorė. Dihet qė kėto para janė shumė tė mėdha, me anėn e tė cilėve mund tė sigurohej ushqim pėr miliona njerėz tė varfėr nė botė, sidomos nė kontinentin e tij dhe nė Afrikė.

Pėr ironinė mė tė madhe, koleksionisti jugkorean thotė se edhe po tė rritej ēmimi i kapelės nė garėn e shitjes ndėrkombėtare, do ta blinte patjetėr, meqė sipas tij qenkan tė ngjashėm. Duket qartė qė jugkoreani ka rėnė nė kundėrshtim edhe me idetė revolucionare tė kompozitorit tė madh, Ludvig Betoven, i cili kur mėsoi qė Napoleoni u shpallė perandor, prej revoltės e grisi partiturėn qė ia kishte kushtuar si luftėtar i lirisė, por qė mė vonė si perandor do tė shtypte tė drejtat e popullit nė mbarė Europėn. Prandaj merita revolucionare e Betovenit qėndron mė lartė, se dashuria e koleksionistit tė pasionuar, i cili kapelėn e Napoleonit e bleu pėr afro dy milionė euro. Duket qartė qė kėto para janė aq tė mėdha, sa qė mund tė blihet njė hotel luksoz kudo nė brigjet koreane tė rrethuar me det. Prandaj jugkoreani u bė jo pronar i ndonjė hoteli turistik me dhjetėra kilometra katror nė atdheun e tij, por pronar i njė kapele dy pėllėmbėsh tė mbretit francez, duke transportuar prej skajit tė Europės perėndimore nė skajin tjetėr tė Azisė Lindore.

Tryeza me pllakė mermeri
Nė internet gjenden me dhjetėra faqe, nė tė cilat bėhet shitja e tė gjitha llojeve, gjėrave tė reja e tė vjetra, prej fidanes deri te pema dhe prej lugės deri te shtėpia, gjithashtu aty shiten edhe librat e vjetėr, por mė sė shumti shpallet shitja e teknikės sė bardhė, siē janė shporetet dhe frigoriferėt, makinat rrobalarėse, automobilat, anijet, kompjuterėt dhe instrumentet muzikore, ēmimi i tė cilėve varet kryesisht prej rrymės dhe naftės; nėse rryma dhe nafta shtrenjtohet, atėherė ēmimi i automjeteve dhe aparateve shiten mė lirė. Nė ankand gjendet adresa pėr tė lidhur kontratėn e blerėsit me shitėsin. Ashtu siē ka artikuj me ēmime tė pėrshtatshme – standarde, ka artikuj me ēmime shumė tė lira, apo falas, kjo e fundit ndodh pėr shkak se transporti kushton bukur shtrenjtė dhe ėshtė i mundimshėm, sidomos pėr tė moshuarit, prandaj pronari dėshiron sa mė parė ta largojė televizorin kubik tė shekullit tė kaluar prej banesės, sepse pėr shkak tė pėrmasės zė vend sa njė tryezė, i cili pėr nga paraqitja e programit televiziv ka fare pak dallim me televizorin bashkėkohor plazma.
Vitin e kaluar hajdutėt me dhjetėra televizorė kanė vjedhė nėpėr banesa, kurse sot nė korridorin e bodrumit tė ndėrtesės gjenden 4-5 televizorė tė vjetėr me pusullėn “FALAS”, mirėpo askush nuk interesohet tė marrė. Kjo dihet, sepse televizorėt e rinj plazma kanė zėnė vendin e televizorėve klasikė tė mėdhenj si pėr nga pesha ashtu edhe pėr nga pėrmasa e tyre. Megjithatė, nė mesin e artikujve nė ankand ka edhe ēmime tė ēoroditura, shumė tė larta, saqė tė rrėqethin trupin. Me njė rast njė qytetar kishte shpallur shitjen e tryezės sė kuzhinės tė sapo blerė nė shitore, pėr shkak se ishte e madhe dhe atė pėr gjysmė mė lirė. Kurse me njė rast tjetėr njė qytetar tryezėn e shiste dyfish mė shtrenjtė se nė shitore, tė thuash sikur pronari do tė mund tė gjej ndonjė blerės qorr pėr t'ia blerė mallin mė shtrenjtė se nė shitore, sepse nėse tryeza apo vitrina ka ndonjė gėrvishtje, shitorja e ndėrron pa fjalė, kurse po qe se qytetari mallin e blen prej ndonjė pronari, atėherė vėrejtjet dhe reklamimet nuk pranohen.
Nė fund, po shkruaj pėr njė tregti qė mė ka habitur. Njė qytetar kishte shpallur nė ankand njė tryezė salloni tė punuar prej ahut dhe me mermer. Tryeza ishte me kėmbė tė trasha, pothuaj tri here mė tė trasha se tryezat bashkėkohore, dhe atė me pllakė mermeri, prandaj quhej tryezė guri. Edhe pse quhej tryeza e pritjes, megjithatė ishte mjaftė e madhe, pothuaj shtatė herė mė rėndė se tryezat e sotme. Prandaj kėtė tryezė nuk duhet ta blejnė tė moshuarit, sidomos ata dhe ato qė vuajnė prej reumatizmit, sepse mermeri ėshtė aq i ftohtė, saqė as vullkani i Islandės nuk e ngroh. Gjatė javės shtypi suedez shkroi pėr hallet e pleqve qė me vėshtirėsi i hapin konservat e ushqimit, prandaj shitoret pranuan qė t'u dalin nė ndihmė. Po vazhdoj ku mbeta, sipas pėrshkrimit tė pronarit, tryeza ėshtė prodhim i vitit 1800, do tė thotė bashkėkohas me kapelėn e Napoleonit. Mė habiti viti i prodhimit, sepse pronari mund tė sabotojė duke shėnuar shekullin XV-tė, nė mėnyrė qė te myshterinjtė tė shtojė kureshtjen e blerjes sė tryezės. Njė rast i ngjashėm ka ndodhur nė Turqi, banorėt e vendit, stolitė i mbulonin me dhe, pastaj i joshnin turistėt e huaj tė gėrmojnė, kinse kanė mbetur nėn rrėnojat e luftės sė Trojės.
Nė fund mė mbetet tė tregoj ēmimin e tryezės sė shekullit 18-tė, pėr tė cilėn lexuesit do tė habiten, sepse nuk ėshtė as njė e katėrta, meqė askush nuk do ta blinte as pėr 100 euro, jo mė pėr 1000, megjithatė ēmimi i shitjes ishte rrumbullak 5000 euro. Le tė mė falin fanatikėt e etnografisė pėr tryezėn roamantike, unė as falas nuk do ta merrja. Ēmimi ėshtė aq i lartė, sa qė mund tė blihet njė automobil. Po shprehem edhe me fjalor policor, se po tė ishte ndonjė tryezė me vlerė, hajdutėt nuk do ta kishin lėnė pa e vjedhė pėr dyqind vjet me radhė, prandaj hajdutėt kanė qenė tė menēur qė kanė vjedhė tė gjitha llojet e orendive dhe aparateve nėpėr banesa, por nuk kanė treguar interesim pėr tryezėn me mermer tė ftohtė si akulli. Padyshim qė ēmimi ėshtė shumė i lartė, dhe mund ta blejnė vetėm tė krisurit, ashtu siē e ka blerė koreani kapelėn e Napoleonit nė Paris.

Shtėpia e vejushės nė shitje
Mbarė shtypi botėror shkroi pėr njė shpallje tė vejushės indoneziane qė kishte ofruar shtėpinė nė shitje me kusht qė blerėsi tė jetė beqar dhe tė martohet me tė. Ka raste kur qytetarėt kreditin e bankės e marrin me hipotekė, do tė thotė nėse kreditin nuk e kthen me kohė, atėherė i merret pasuria e patundshme. Pėrkundrazi gruaja e re indoneziane pėr shitjen e shtėpisė e ka vėnė peng vetveten: nėse qytetari blen shtėpinė, njėkohėsisht martohet me pronaren e shtėpisė. Ngjarja mė kujtoi Luto Fukaranė nė kohėn e feudalizmit, i cili duke mos pasur mundėsi tė paguante borxhin, detyrohet tė shes gruan nė treg. Dhe, gruan e Lutos e blen njė djalė, mirėpo duke shkuar nė shtėpi, rinjihen dhe dalin motėr e vėlla, prandaj prej gėzimit tė rinjohjes, vėllai ia kthen gruan dhėndrit, njėkohėsisht ia falė edhe paratė. Shpresoj qė blerėsi i sotėm tė mos e ketė fatin e Luto Fukarasė qė gruaja t'i dalė motėr, sepse vejusha indoneziane do burrė, jo rinjohjen e vėllait. Kėto janė legjenda, mirėpo ka diēka me realitetin, qė ka ndikuar nė rrethanat dhe kushtet e jetės bashkėkohore. Kėtė mė sė miri po e tregon gjendja e vėshtirė e femrave, tė cilat pėr njė grusht para trupin e tyre tė bardhė e shesin nė rrugė. Prandaj nė kėto kushte beqari i sotėm duke u martuar me vejushėn, do tė zgjidhė problemin e banimit, njėkohėsisht mund tė bėhet pronar i shtėpisė nė ishullin e bukur - Java tė Indonezisė. Sipas moshės sė gruas, shihet qė ajo ka dashur ta shes shtėpinė qysh para njė dekade, mirėpo nuk kishte pasur sukses, prandaj duke parė qė as shtėpia nuk shitej, as mėtuesit nuk vinin, atėherė u detyrua qė duke shitur shtėpinė, zemrėn e saj t'ia falė burrit tė ardhshėm: "Kur ju tė blini shtėpinė, mund tė martoheni me pronaren!", kėshtu shkruante nė ankandin e shitjes, shitje qė tė kujton reklamat pėr shitjen e rrobave, nėse blen mall, merr falas njė bluz. Duket qartė qė ofertuesja ka botuar foton vetjake para shtėpisė, prandaj sipas fotos shihet qė edhe shtėpia edhe gruaja janė tė bukur, ndonėse ajo ėshtė 40 vjeēare, megjithatė ende ėshtė nuse. Kėshtu oferta e saj ka marrė tėrė botėn, duket se kėtė shembull do ta mėsojnė edhe shumė vajza tjera pėr tė ardhur deri te martesa e lumtur dhe e pėrjetshme. Prandaj nė dallim me shitjen e kapelės sė mbretit francez, dhe tė tryezės luksoze me mermer prodhime tė shekullit 18-tė, shitja e shtėpisė sė vejushės indoneziane del mė e arsyeshme, sepse zgjidhet ēėshtja e banimit dhe e martesės.

Suedi, 24. 04. 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 535 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Skandali i kriminelėve tė UDB-sė dhe familjes...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 18:13
Kompania ndėrtimore “Conex Sh.p.k.” me para tė veta i kreu punė Haki Rugovės nė fshatin Syriganė nė vlerė 80 000 euro, ia siguronte 100 vota LDK-sė nga 100...
Pėrfaqėsimi “dinjitoz” i Haxhi Zekės nga pedo...
E martė, 14 nėntor 2017 - 18:57
Rezultatet e Programit pėr Vlerėsimin Ndėrkombėtar tė Studentėve (PISA) tė cilat e radhisin Kosovėn diku kah fundi i pusit, nuk i bėnė pėrshtypje thuajse a...
Kosova, Dubai, energjia diellore dhe ajo e qy...
E enjtė, 09 nėntor 2017 - 19:07
Mora shkas nga njė kontratė e Dubait ( Emiratet arabe) me njė firmė nga Shangaji dhe njė nga sauditet pėr ndėrtimin e njė termocentrali diellor me fuqi 700...
Njė pėrvjetor qė nuk e tronditi botėn
E merkurė, 08 nėntor 2017 - 04:26
7 nėntori, nė mos tė gjithėve, tė paktėn brezit tim, i kujton njė datė apo ngjarje tepėr tė rėndėsishme, Revolucionin Socialist tė Tetorit, tė 1917-ės, ku...
HAXHI SALI BEJ PĖRRENJASI - NDĖRTUESI I VEP...
E premtė, 03 nėntor 2017 - 01:52
Sa mė shumė kalojnė shekujt, aq mė e trashė bėhet perdja e errėsirės pėr tė ndriēuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo qė nis tė shkruaj, me s...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi