Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Komandant Ilaz Kodra- Ikonė e trimėrisė shqiptare
Publikuar më 03 maj, 2015 nė orėn 18:47 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė 16- vjetorin e rėnies heroike tė Komandant Ilaz Kodrės

Pushtimet e huaja kalėruan mbi shqiptarėt,
ashtu siē rrėshqet uji mbi kurrizin e patės.
(Edith Durham)

Mėngjes i bukur pranveror. Po agonte 30 prilli 1999. Rrezet e diellit herak shigjetonin Majėn e Zezė tė Qyqavicės mitike. Njė puhizė e hollė freskuese rrėshqiste fare lehtas korieve e monopateve tė thata. Zogjtė ia thoshin kėngės ngeshėm duke krijuar njė melodi magjepse e mjaft tėrheqėse. Edhe fluturat krahėlehta shėtisnin shkujdesshėm nėpėr lulet vesėplote dhe hidhnin valle lozonjare.
Por, ē’e do, ore lumė vėllai?!
Gjithė kjo bukuri e natyrės binte ndesh me zemrat e thyera tė njerėzve, qė, fare tė pashpresa, lėngonin e vuanin nė tokėn e djegur shkrumb.
Nė njė bregore bleroshe, gjysmė tė zhveshur, mbi ca shkurre tė prera moti, qėndronin ulur dy tė rinj me uniforma laroshe. Sa bukur u rrinin shqipet e lirisė nė ballė e nė krahė. Mitralozi e automatikėt me qyta hekuri u vezullonin nė mes. Pėr ēudi, nuk po flisnin fare. Njėri, ai me sy zhbirues, tė futur thellė nė rrashtė e me njė qėndrim mjaft tė matur, mbante njė brisk nė dorė dhe gdhendte lehtė- lehtė njė bilbil lajthie. Siē dukej mendjen s’e kishte atypari, por diku gjetkė. Tjetri, me njė palė dylbi tė mėdha e tė tejzgjatura, u kishte dhėnė fre syve larg e larg, diku mbi bjeshkėn e Kosmaēit.
-Ē‘je fundosur aq thellė nė mendime, o Komandant?- foli ai duke i ulur dylbitė e duke i fshirė sytė e stėrlodhur.
-Po si tė mos thellohem, ore Ilir?!- ia priti tjetri, pa e ndėrruar pozicionin e pa e ndalur briskun e mprehtė anzė. Pasi u mendua pakėz, drodhi kokėn habitshėm dhe shtoi: Gjithė kjo popullatė e paarmatosur dhe e pambrojtur gjendet para njė tragjedie shfarosėse. Fati i tyre mbėshtetet nė duart tona. E vėshtirė qenka kjo. Ata shpresojnė te ne e mundėsitė tona janė tė paketa pėr t’u dalė krahė. Tė mjerėt, po ma brejnė shpirtin si sėmundja kanceroze. U bėnė dy javė qė po pėrpėlitemi me vdekjen e sigurt. Jeta nėn plumba qenka e rėndė dhe e tmerrshme. Edhe ata qė arrijnė tė mbijetojnė do tė ngelin me pasoja tė pėrjetshme. Kjo e ligė do tė lėrė vragė tė pashlyera nė mendjet e tyre pėr jetė tė jetėve. Kėto tė zeza mendime po ma ēukisin kokėn si korbat e zinj dėrdėllisėsh e nuk po mė lėnė tė qetė,- pėrfundoi ai, duke pėshtyrė me nervozizėm, gjė qė ishte e pazakontė pėr tė.

Poshtė, Fushė- Molla, zu tė gumėzhinte si zgjua bletėsh. Heshtja mbytėse u gris si daulle letre. Vaji i fėmijėve, mallkimet e plakave flokėthinjura dhe rėnkimet e tė plagosurve pėrziheshin me gurgullimėn e lumthit, qė mezi ia dilte mbanė gjithė asaj mizėrie. Ah, e bekuara Fushė- Mollė, qė kur plasi lufta nė Drenicė, nuk mbeti pa mysafirė. Dhe, pėrherė tė tillė: pleq, gra e fėmijė, tė pėrndjekur e tė uritur. Ishte bėrė strehė e tė pastrehėve. Ngjante nė njė lėndinė lotėsh a nė sofėr boshe skamnorėsh. Lindje e vdekje tok, tė pandara, si vėllezėrit siamezė. Edhe varret e djepet pėrplot. Zanat flokėgjata nanurisnin e mėkonin kujdesshėm tė porsalindurit, ndėrkaq krismat i burrėronin para kohe...
-Ai mali pėrballė, quhet Shkoza e Vėrbocit,- rrėfente qetas njė plakė jetike e asaj ane, qė goja i kishte mbetur vetėm me njė dhėmballė tė nxirosur e qė i lėkundej si kallami nė ujė. Aty pat qėndruar njė kohė edhe Azem Bejtė Galica i plagosur pėr vdekje. Dhe, kur u nis pėr nė Shqipėri, kėtu e la Zojėn shtatzėnė, e cila pas njė jave e lindi Azeminen...

-Zoti Komandant, edhe nga ana e xhamisė po arrijnė pėrforcime tė reja serbe,- raportoi rrėmbyeshėm ushtari zeshkan, i cili erdhi me vrap dhe mezi ngopej frymė.
-Ju qėndroni nėpėr istikamet tuaja dhe mos u shqetėsoni fare se s’kanė ē’tė bėjnė tė mallkuarit, jo,- foli ai gjakftohtė, pa e prishur fillin e mendimeve torturuese.
-Vėrtet, punėn e kemi pisk,- bėri me vete, pasi ushtari qe larguar tutje. Doemos duhej hapur shteg pėr tė pambrojturit. Nuk u besohet vrasėsve tė pashpirt. Keq, shumė keq, na kanė futur nė grackė. Edhe jeta mizerabele, pa bukė e pa strehė, na ka sfilitur fare. Tė plagosurit e tė sėmurėt nuk po pėrballojnė dot. Po tė mos ishin kalamajtė e padjallėzuar, qė me ēapkėnllėqet e tyre po i japin pakėz gjallėri kėsaj skėterre tė llahtarshme, shumica do tė ēmendeshin...
-Ngrihemi se u bė vonė, Komandant,- ia priti tjetri,- se do tė bėhet mirė, do tė bėhet mirė, patjetėr.

Dhe, kur dielli kishte arritur zenitin, luftėtarėt e lirisė kishin zėnė vend nėn hijen e lisit qindvjeēar. Me pushkėt nė gjunjė e gjoksoret pėrplot, dėgjonin vėmendshėm Komandantin qė nuk po ulej dot:
-Djema, o sot, o kurrė!- zuri t’u flasė ai mjaft bindshėm. Popullit i ka arritur laku nė fyt. Ėshtė momenti i duhur ta tregojmė veten se e meritojmė emrin e Komandantit legjendar Fehmi Lladrovci. Ashtu veproi edhe ai, besnikėrisht nderoi emrin e kryetrimit Azem Galica. Edhe Xheva ripėrtėriu amanetin e dadės Shotė. As ne nuk do tė koritemi. Jo, jo. Tė luftojmė e tė qėndrojmė si burrat, pėr jetė a vdekje. T’i shpėtojmė familjet tona nga kthetrat e gjakosura tė bishave karpatiane. Fitorja qoftė me ne!
Edhe tė tjerėt ishin tė njė mendjeje. Tė gjithė ishin trima e trimėresha qė tė merrnin gjak nė vetull dhe i thoshin vdekjes plaē!

Pas pak, sakaq, lufta u ndez ashpėr. Armiku sulmonte furishėm nga tė gjitha anėt e me tė gjitha mjetet. Mortajat, minahedhėsit, topat, pragat e mitralozat villnin mnershėm zjarr e helm nepėrkash. Dhe, ashtu, i hapnin rrugė kėmbėsorisė tė tėrbuar, e cila e ēakėrdisur nga droga dozėfortė ulėrinte drejt turmės sė shastisur. Trimat ua prenė rrugėn, duke i kamxhikuar ashpėr si dragonjtė kuēedrėn shumėkrerėshe. Beteja sa vete e ashpėrsohej. Luftohej edhe nga afėr, fyt mė fyt e dhėmbė pėr dhėmbė. Dheu i tokės mėmė zu tė skuqej e bari i njomė pllakoste nga gjaku rrėke.
-Ah, qyqet ne, qyqet, po ē’na duhet jeta e zezė, kur lulet e rinisė po i lėmė nė flakė!- mėrmėriti me zė tė ējerrė njė plakė gungaēe tek kapėrcente shtegun e hapur e qė kokėn nuk e shqiste dot qė andej ku kėrciste dyfeku.

-Mė shpejt loke, mė shpejt, nėse mundesh e pėr ne mos u merakos hiē-, ia prit ushtari qė e ndihmoi tė kalonte matanė gardhit.
Luftimet veēse shkallėzoheshin. Rrathėt dantesk vinin duke u ngushtuar, por edhe popullata depėrtonte mė tė madhe jashtė tyre. As viktimat nuk qenė tė pakta, ama, jo aq sa ishin menduar nė atė kataklizėm.
-Kur tė kalojė edhe familja e fundit, vetėm atėherė do tė qetėsohem. As vdekjen nuk do ta honepsi dot e nuk do t’ia kam dronė fare,- bėnte trimi me vete, duke ia ndėrruar karikatorėt mitralozit...

...Dhe, mendja i kishte kredhur nė tė shkuarėn... Jeta e tij ishte histori nė vete. Rrėnjė tė thella kishte sypatremburi, diku nėn shkėmbinjtė e thepisur strallorė. E quanin Ilaz Kodra. Nė kėtė botė erdhi mė 1 maj 1966, nė Prekaz tė Poshtėm. Vinte nga njė familje jo e kamur ekonomikisht, por me tradita burrėrie e atdhetarie. Nė ato troje, nė janarin e egėr tė vitit 1945, qe likuiduar shtabi serbo ēetnik i Batalionit tė Rinisė, i cili, kamufluar me lėkurė qengji, shqyente me dhėmbė ujku. Kėshtu, qysh herėt, djaloshi u mishėrua me fatin e hidhur pelin tė popullit tė vet liridashės.

Mėsimet fillestare i bėri nė vendlindje, tė mesmet nė Skėnderaj, ndėrsa tė lartat i nisi nė Pejė, por u detyrua t’i lėrė pėrgjysmė. Atdheu mbi tė gjitha!- tha njė ditė, duke parė rrjedhat e kohės zezonė, dhe, me mish e me shpirt iu dha ilegales. Tok me Adem Jasharin, Jakup Nurėn, Hashim Thaēin, Sahit Jasharin, Sami Lushtakun, Fadil Kodrėn etj., nuk pushuan pėr asnjė ēast sė vepruari nė rrugėn e nderit e tė lavdisė.
Tetori i vitit 1991 qe mė i gėzuari pėr ta, sepse vajtėn nė Tiranė pėr ta ushtruar artin luftarak. Oficerėt shqiptarė u ndanė mjaft tė kėnaqur me djemtė sypatrembur dhe vlerėsuan lart punėn e tyre. Kėshtu sulmi i 30 dhjetorit 1991 nuk i zuri bėftė. Pėrkundrazi. Aty dhanė provimin e pjekurisė me sukses tė shkėlqyeshėm. Ēeta e Adem Jasharit bėri emėr nė Drenicė e mė gjerė. Mė kurrė nuk pushoi as kėnga e grykėhollės sė Ilaz Kodrės. Plumbat e tij ua qėndisėn ballin edhe policėve serbė nė Drenas, mė 22 maj 1993.
Ilaz Kodra, si shumė luftėtarė tė tjerė, pėr pak kohė u detyrua tė kalojė nė mėrgatė e tė veprojė nė ilegalitet.

Mė 6 maj 1997, bashkė me Fehmi Lladrovcin, Xhevė e Selim Krasniqin, Abedin Rexhėn, Ramush e Luan Haradinajn, Sami e Rafet Ramėn ia mėsyjnė Kosovės. Por, nė kufirin kobtar vėllandarės, te Qafė-Mullari, afėr Kushninit tė Hasit, bien nė pritėn e forcave serbe. Aty vritet trimi Luan Haradinaj e plagosėn Fehmi Lladrovci e Rafet Rama. Kjo i preku thellė nė zemėr tė gjithė luftėtarėt e lirisė. Zėri i bukur i Mujė Krasniqit e Beqir Gashit atė e pėrjetėsuan:

Te ai guri i mallkuar,
Qė na vuri hasmi n’mes
Pushoi trupi i Luanit
Porse vepra nuk i vdes...


...Dielli ende kishte pėr tė bėrė rrugė derisa tė rrokullisej tej bjeshkėve kėsulėbardha. Vaji i fėmijėve nuk po dėgjohej gjėkundi. Trimat po frymonin mė lirshėm. Edhe zėri i grykėhollave ishte mė i kthjelltė.
-Po na shpėtuan kėta dreqen, u pret plumbi nė kokė!- kėrcėnonte me zė hakėrrues oficeri serb, duke bėrė me dorė nga trimat qė nuk po luanin vendit. Tė gjallė dua t’i zėmė, tė gjallė,- lėpihej ai si dhelpra para kotecit, duke ua marrė krahėt tinėzisht. Dhe, ca flokėgjatė e mjekėrzinj, ma shami tė zeza rreth kokės, zhgėrryheshin barkas nėpėr baltė.

-Komandant, kujdes nga ana e majtė!- briti fort njė luftėtar i ri, por kot.
Njė plumb e kapi keq, mu nėn zemėr. Gjaku i rrodhi rrėke. As ofshame, as britmė, as rėnkime. Njė lulėkuqe hapi petalet dhe thithi gjakun pa rėnė fare nė tokė. Aty do tė mbinte liria. Mbi njė gem tė hollė pehatej njė shpendkeqe ndjellakeqe.
-Ik tutje, ore zog i lig, se kėtu s’ka vend pėr ty!- bėri bilbili i lajthisė nga xhepi i tij i pėrparmė. Nuk kemi nevojė pėr kuje e vaje. Vetėm kėnga ua shėron shpirtplagamėn e tyre liridashėse. Dhe, zu tė kėndojė ėmbėl-ėmbėl. Trimi hapi sytė me vėshtirėsi, duke u dhėnė zor qepallave tė rėnduara. Bjeshka lėvizi nga vendi. Edhe Kalaja e Vėrbocit, bashkė me patkoin e kalit tė Skėnderbeut poshtė saj, kishin ethe zjarrmie. Pėrreth, bashkėluftėtarėt bėnin heroizma tė pashoqe. Ca e kishin mbuluar dhe po e ndihmonin.

-Ikni tutje, ju lutem, ikni, qė tė gjithė, se unė dua tė qėndroj deri nė fund...Sakaq, shumė afėr, pa njė grup kriminelėsh tek zvarriteshin drejt tij. Ejani, ejani,- bėri me vete dhe me bisht tė syrit vėshtroi bombat gjatoshe para vetes. Vetėm dora e djathtė i punonte. Me dhėmbė ua hoqi siguresat dhe i flaku me sa fuqi qė pati. Plasja e tyre e fuqishme qė trandi edhe Shtuticėn, u shoqėrua me “olelejka” tė shumta dhe me copėra gjymtyrėsh, qė fluturuan nė ajėr...

Gjaku nuk po i ndalej dot. Edhe fuqia po i shteronte gradualisht. Krismat zunė tė rralloheshin. Edhe njė herė mezi arriti t’i hapte sytė me zor. Njė shqipe sillej nė qiellin e pėrflakur. Hija e saj ia mbuloi fytyrėn e zbehur e me njė buzėqeshje tė ngrirė...
Dhe, fare paqetueshėm, shpirti i tij i ndritur vajti nė amshueshmėri. Atje e prisnin komandantėt legjendarė: Adem Jashari e Fehmi Lladrovci. Fare pranė tij kishin bulbėruar edhe lulėkuqe tė tjera lirie: Haki Prokshi, Antigonė Fazliu, Bajram Aliu, Nysret Halili, Ajet Rukiqi...Nuk donin ta linin vetėm komandantin e dashur e tė paepur, tė pavdekshmin Ilaz Kodra.

Galicė, fundprill 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 1,195 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi