Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rob me dėshirė, rob pėr tė pasur robėr
Publikuar më 11 maj, 2015 nė orėn 22:22 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qė nga fillimi i organizimit familjar nė kohėrat mė tė lashta, nisin shenjat e praktikave tė mbisundimit tė tjetrit. Tė gjitha format e jetės shoqėrore nga lashtėsitė e kėtej, njohėn pa dallim klasat dhe politikėn sunduese nė mėnyra mė perfide dhe shpesh aspak humane ndaj palėve ku esencialisht pėsonte klasa e sunduar, e robėruar, e skllavėruar. Por krejt kjo i takon historisė e cila i pėrkulet asnjanėsisė dhe andaj nuk jep pikėpamjet shpirtėrore tė sistemeve politiko-sunduese ndaj popullit tė vet ose ndaj atyre tė robėruar me pushtime tokash. Politologėt japin vlerėsimet e tyre duke u mbėshtetur nė funksionimin e demokracisė nė sisteme tė ndryshme politike kurse sociologėt gjithashtu nuk janė nė situatė tė shkoqitin fenomenin spiritual tė shoqėrisė dhe subjektit njeri.

Ėshtė filozofia ajo qė zbėrtheu intrigėn e mposhtjes sė njeriut nga njeriu nė shoqėritė e lashta e sidomos me krijimin e shtetit si aparat “legal” i renditjes sė roleve dhe tė drejtave tė qytetarit. Por filozofia si e tillė, arriti aftėsitė e saja tė shkoqitjes sė marrėdhėnieve klasore me paraqitjen nė skenė tė dy teorive kundėrshtare por qė tė dyja vėnė nė pah mizoren dhe prirjet jo natyrore tė njeriut. Pėrderisa Niccolņ Machiavelli nė “Princi” (Il Principe) merret me synimet dhe mėnyrat e marrjes dhe ruajtjes sė pushtetit; bashkėkohėsi i tij, Étienne de la Bočtie renditet me popullin e rėndomtė me synim kryesor tė vė dritė mbi ēėshtjen e pasqaruar nė thelbin e saj: servilizmin, skllavėrimin dhe gatishmėrinė pėr pėrulje tė cilat tirania ia nguliti nė tru sikur tė ishin diēka natyrale. Por, ky ėshtė vetėm njė sindrom i gatuar qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me natyrėn e njeriut nga qė ai lind i barabartė dhe nuk ėshtė i para-renditur tė jetė i shtypur ose shtypės...
Nėse natyra e krijoi njeriun pa dallime hierarkike, prej nga atėherė ky servilizėm? Étienne de la Bočtie, kur flet pėr kėtė dukuri qė nė titull tė veprės, zbulon tė them njė mister tė cilin njeriu e shihte qė nga kohėrat mė tė lashta, kur filloi t’i shėrbente tjetrit por nuk e kuptonte dot zanafillėn dhe psenė. “Diskurs mbi skllavėrimin vullnetarė” (“Discours de la servitude volontaire”) vė nė pah se ky servilitet iu plasua masave si dok, edukatė, shprehi, traditė dhe nga kėtu, gradualisht, me mėnyra tė lakuara e tė rrejshme, mbretėr me kastė tė tyre, diktatorė e demokratė, arritėn ta paraqesin kėtė si natyrore. Vet kjo kastė nė fillim ishte e bindur se duhet shėrbyer dhe flinte nė servilitetin e majmė sepse siguronte rehatinė duke shtypur masa tė tėra, dorė pas dore, gjer nė individin e fundit. Mandej me ngritjen e mbretėrive, skllavėrimi dhe servilizmi u instaluan si kulturė e vlerė kėshtu qė nga kjo, u bė ēėshtje masovike. Ēdo njeri duhej pėrkulur tjetrit sipas hierarkisė qė nė tė vėrtetė ėshtė servilizėm piramidal i ndėrtuar nė themele skllavoposhtėrues nga ku nxjerrin pėrfitime shtresat mė besnike tė kreut sundues. Hierarkia, krijoi mekanizmat e veta jashtėzakonisht tė suksesshme pėr t’u pėrmbajtur nė krye. Ajo shpėrndau nė mėnyre perfide pushtetin shkallė-shkallė drejt rėnies nė fund tė piramidės. Duket si kontradiktė por mu ky pushtet i ndarė nė mėnyrėn e lartpėrmendur, bėnė forcėn e tė parit dhe mposhtjen morale e fizike tė njeriut pa dallim tė vendit nė klasat shoqėrore.
Ndėr lojėrat e suksesshme hyn po ashtu kalimi i pėrkuljes (dhe pėruljes) mė tė lartit se vetja nė hierarki, pėr respekt, edukatė dhe patriotizėm! Krejt kjo nė vete pėrbėn njė skllavėrim. Kėtu nuk flitet pėr sisteme tė tejkaluara por edhe pėr demokracitė mė moderne. Nė tė vėrtetė, tė gjithė sistemet politike, kanė pasur ndonjė formė demokracie por nė thelb, si qė shohim sot dhe do tė flitet akoma nė vazhdime tė reja, se njeriu gjithmonė ėshtė pre e tė gjithė rezolucioneve politike tė cilave u shėrben si skllav i lirė. Demokracitė bashkėkohore nuk janė asgjė tjetėr pėrveēse njė formė mė perfide e mashtrimit me tė cilin ēuditėrisht, njeriu dyzohet me servilizėm dhe kėnaqet kur i jepet mundėsia tė shtyp tjetrin qė ngel mė poshtė. Ne njė vend Rousseau thotė se qytetari lejon tė shtypet aq sa ėshtė i tėrhequr pas ambicionit tė verbėr duke shikuar mė shumė poshtė se lart, “dominimi iu bėhet mė i shtrenjtė se pavarėsia, dhe ata pėlqejnė tė bartin pranga pėr tė mundur, kur t’iu vij radha, t’ua japin tė tjerėve.”
Nėse njeriu pretendon se njohu mbretėritė, diktaturėn dhe si parapėlqejmė tė themi sot, demokracinė, mė e sakta ėshtė se tė gjitha kėto sisteme s’kanė emėr tjetėr pėrveēse SKLLAVOKRACI e sa pėr demokracinė bashkėkohorė, do ta quaja ashtu pak ironikisht, DEMOKRATURĖ.
Pėrfundimi ėshtė se dalja nga skllavėrimi nuk bėhet as me votėn aq tė lavdėruar nga se kjo formė votimi ėshtė nėnēmuese dhe plotėsisht nėnshtruese nė rang tė robit qė “paska tė drejtė tė zgjedh” shtypėsin e vet. Njeriu del nga skllavėrimi pa gjakderdhje, pa armatim, pa forcė se edhe ashtu ėshtė mė i fortė nga pushtet mbajtėsi; ai duhet tė mėsohet tė thotė “JO”.

Reis Mirdita

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 812 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Skandali i kriminelėve tė UDB-sė dhe familjes...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 18:13
Kompania ndėrtimore “Conex Sh.p.k.” me para tė veta i kreu punė Haki Rugovės nė fshatin Syriganė nė vlerė 80 000 euro, ia siguronte 100 vota LDK-sė nga 100...
Pėrfaqėsimi “dinjitoz” i Haxhi Zekės nga pedo...
E martė, 14 nėntor 2017 - 18:57
Rezultatet e Programit pėr Vlerėsimin Ndėrkombėtar tė Studentėve (PISA) tė cilat e radhisin Kosovėn diku kah fundi i pusit, nuk i bėnė pėrshtypje thuajse a...
Kosova, Dubai, energjia diellore dhe ajo e qy...
E enjtė, 09 nėntor 2017 - 19:07
Mora shkas nga njė kontratė e Dubait ( Emiratet arabe) me njė firmė nga Shangaji dhe njė nga sauditet pėr ndėrtimin e njė termocentrali diellor me fuqi 700...
Njė pėrvjetor qė nuk e tronditi botėn
E merkurė, 08 nėntor 2017 - 04:26
7 nėntori, nė mos tė gjithėve, tė paktėn brezit tim, i kujton njė datė apo ngjarje tepėr tė rėndėsishme, Revolucionin Socialist tė Tetorit, tė 1917-ės, ku...
HAXHI SALI BEJ PĖRRENJASI - NDĖRTUESI I VEP...
E premtė, 03 nėntor 2017 - 01:52
Sa mė shumė kalojnė shekujt, aq mė e trashė bėhet perdja e errėsirės pėr tė ndriēuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo qė nis tė shkruaj, me s...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi