Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“KU ËSHTË UKSHIN HOTI” VIZIONAR I MADH I ÇËSHTJES KOMBËTARE?
Publikuar më 19 maj, 2015 në orën 04:58 ( ) Mustafë Krasniqi | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vet, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe”.
(UkshinHoti)

Pas 16 viteve, klasës politike dhe kuvendarët e Parlamentit të Kosovës, ju ra ndërmend të shtrojnë pyetjen se; “ku është Ukshin Hoti”? Mos vallë kjo kujdesie e tyre u erdhi nëpër kokë me dëshirën e madhe për ta vazhduar rrugën dhe vizionin e tij, për Shqipërinë Etnike, apo për t’u arsyetuar para popullit se ne jemi të kujdesshëm për heronjtë e kombit? Në fakt as njëra dhe as tjetra nuk qëndrojnë si dëshirë e tyre, por ajo që i shtyri deputetët e Kuvendit të Kosovës të flasin për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit ishte kërkesa e pa ndërprerë e popullit dhe peticion i nënshkruar nga 13 mijë qytetarë.
Andaj në memorien e popullit të paharruar dhe të nderuar mbesin bijtë e bijat saj, aq më tepër për ata që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e heroizmit të popullit, pa dyshim se i tillë ishte i urti, atdhedashësi i Shqipërisë Etnike, Ukshin Hoti.
Kur të flasësh për Ukshin Hotin, patjetër se do të shtrohet pyetja se “ku është Ukshin Hoti” për një dekadë e gjysmë, mësuesi i filozofisë, njeriu i madh i kombit, njeriun i frymëzimeve, njeriun i qëndresës, vizionari i madh i çështjes kombëtare? Ndonëse kaloi kjo dekadë e gjysmë, siç kaluan shumë histori të mëdha, e mjegullt, e paqartë, pa vizion, e pa filozofin e thjesht të popullit, pa respektin e atyre që duhej të respektohen, e krejt në fund, e gjithë kjo për filozofin, diplomatin, politologun, shkencëtarin, historianin, vizionarin dhe humanistin e atdhedashësin e madh të kombit shqiptar do të ishte e pakuptimtë, nëse nuk vihet në jetë ajo filozofi, apo ajo sakrificë për të cilën janë sakrifikuar bijë dhe bija të këtij kombi. Sikur të ishte në mesin tonë, ky vigan s’do të pushonte, sikur që jam i bindur se ideja, filozofia dhe morali i tij tek njerëzit e ndërgjegjshëm dhe tek populli i gjerë nuk ka pushuar, edhe pse sa ishte në mes nesh, përmes vrimave të hekurta, në ato çeli, që
i dergjej trupi i tij, na i bënte të fala kësaj toke arbërore, që të ndihemi të sigurt, se e drejta mbi vetëvendosje i takon ati që ka moral dhe guxim, e padyshim sipas Ukshin Hotit edhe popullit të tij i takon kjo e drejtë.
Ukshin Hoti jo që ishte bazuar vetëm në emocionet e tija, por rrënjësisht kishte studiuar mbi të drejtën dhe filozofinë e saj dhe kështu konstatimet e tija buronin nga një filozofie e zbërthyer mirë, këto jo që nuk i dinte Ukshin Hoti, por për të ishte e qëllimtë që ta njohë botën e qytetëruar se kjo tërësi e filozofisë mbi vetëvendosjen dhe qytetërimin e lirë po mjegullohej dhe po vihej hi syve kësaj bote nga një popull që nuk ka histori, por thjeshtë është nisur nga mendësia amorale dhe me këtë amoralitet synon që ta ndërtoi vizonin e moralit, ku fatkeqësisht disa shqipfolësve ishin bërë shërbëtorë të këtij amoralitetit dhe donin ta futnin frikën në palcë të popullit që të hiqnin dorë nga kërkesat e arsyeshme për lirë dhe bashkim.
Për këtë filozofi të amoralitetit Ukshin Hoti kishte shkruar shumë dhe mbi të gjitha kishte ngritur zërin, pa e llogaritur se çdo t’i ndodhte më vonë, për këtë guxim të tij më së miri fletë periudha e 81-shes dhe më vonë përgjigjja e tij kundër disa shqipfolësve (siç ishte Azem Vllasi, Agim Zatriqi, e shumë të tjerë) që kishin rënë në ndikimin e politikës së amoralitetit dhe më këtë politikë ndiqte luftën e shenjtë të një populli që më moralin e tij fisnik kërkonte ta ruante tërësinë e moralit që e gëzonte populli i trungut të tij.
Ukshin Hoti me këtë ndihej krenarë pse i takonte këtij trungu dhe me këtë krenari, vihej në interes të kombit më tërë qenien e tij shpirtërore e fizike, qoftë në atë filozofike, politike, në shkencë, histori dhe mbi të gjitha kishte shpërblim jetën për atdhe. Mbase Ukshin Hoti kurrë nuk do t’i kishte përshkruar burgjet famëkëqija të ish-Jugosllavisë si ndonjë parajsë, por edhe kurrë nuk do t’i kishte përshkruar si një poshtërim, sepse ky ferrë, nëpër këto burgje, për Ukshin Hotin dhe të burgosurit të tjerë, do të ishte një dritë në të ardhmen për popullin e tij. E sot dikush... nëpër shkrimet e veta, pa ndonjë qëllim, apo qëllimisht e bënë këtë nocion të dritës dhe ferrit, se gjoja të burgosurit shqiptar qenkan burgosur për bindje politike e jo për liri dhe bashkimin e kombit, demonstratat qenkan bërë për qëllime ideologjike e jo për liri dhe bashkimin e kombit? Këto supozime janë të qëllimta nga dora e zgjatur e titistëve të cilët mundohen ta zhvlerësonin luftën e denjët të atdhetarëve dhe studentëve shqiptar. E, po të ishte fizikisht mes nesh Ukshin Hoti kurrë nuk kishte druajtur kundër gënjeshtrave të Azem Vllasit, i cili demonstratat e 81-shes i cilëson si të drejtuar nga Beogradi, apo me pikëpamje ideologjike, sikur që më vonë dolën me të njëjtin avaz kundër UÇK-së disa lider partiak të cilët i cilësuan edhe më keq dorë e zgjatur e Serbisë.

Kur flasim për nocionin e ferrit, më kujtohej një tregim i shkurt dhe domethënës i njeriut, veprimtari të palodhshëm, heroit të kombit, që për fat të keq nga 1998-ta e deri më sot nuk është mes nesh, atë e kishte vjedhur koha e atyre që kishin frikë nga ai dhe koka e tij për të shkruhet shumë pak, nuk e di se ndoshta ende kanë frikë nga njeriu i urtë, nga njeriu që i kishte kushtuar jetën atdheut vetëm buzëqeshja e tij thoshte shumë, “fjalë pak, e punë shumë” siç thotë populli. Ai diku është, e me ne ecë shpirti i tij, jam plotësisht i bindur se shpirti i tij rri mbi ne, sepse i tillë ishte, kishte pasion dashurin dhe heroizmin e popullit të tij, ishte udhëtar i rregullt dhe i regjur për këtë Shqipëri të lirë, e të bashkuar. Ndoshta nuk ishte filozof me profesion, por filozofia e tij e mësuar nga vetë populli ishte një filozofi shumë domethënëse, po krahas filozofit Ukshin Hotit ky na thoshte (Xhavit Haziri):
- “Ukshin Hoti e ka të drejtë, pa këtë filozofi (filozofia e çlirimit) nuk mundem të arrinim qëllimin ku e kemi, po as që do të mund të lirohemi me një politik përkulëse e cila për fat të keq po propagandohet në popull ”.
Ukshin Hotin e çmonte si engjëll, por edhe si figurë që simbolizohet liria e tërësisë. Kjo filozofi e tij dhe e Ukshin Hotit, janë një filozofi e zbërthimit, por asnjëherë e larguar nga ajo realja, sepse gjithnjë duke vë në pah realitetin kanë trajtuar si duhet filozofin e së drejtës, por njëkohësisht kanë trajtuar edhe jo realen, e amoralitetin.
Nocioni i ferrit dhe i parajsës sipas fesë, përshkruhen në botën e pas vdekjes, kurse shkenca këto dy nocione i merr si figurë reale në jetën e sotme të njerëzimit, që tek shumë popujt tjerë janë trajtuar dhe trajtohen si të tilla, me definicion të qartë, ndërsa tek populli ynë ende mbetën të tilla, duke ju referuar situatave që kalonin dhe vinin si shtriga të natës. Meqë citat i Kuranit dhe i Biblës thotë: “O zot i madhreshëm ke mëshirë për ne”, kurse Jezu Krishti i varur në shtyllë, kërkon nga zoti që t’i shpëtojë ata që ishin varur me të. Atëherë na del se për ne, Ukshin Hoti dhe Xhavit Haziri, ishte profeti, ishte jezukrishti, ishte ai që gjithmonë është lutur për popullin e tij, ishte lutur për ata njerëz që ishin hy rrugës së turpit dhe ishte lutur që gjithësia ta bënë tërësinë, sepse sipas tija kjo ishte forca mbi të cilën do të triumfonte filozofia e tërësisë. Hoti asnjëherë nuk kishte menduar për vetën, sepse po të kishte menduar për veten, sot ndoshta do të ishte ndonjë profesor në universitetet e mëdha të Amerikës, por ja që nuk e pranoi këtë ofertë, sepse deri sa populli i tij vuante për liri, shpirti i tij i thoshte qëndrimi me popullin është lartësi dhe e ndërgjegjshmëri, e siç thoshte edhe vet:
- “Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vet, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe”.
Ukshin Hoti me punën dhe filozofinë e tij trajtoj në thelb problemin e Ballkanit dhe veçmas problemin e popullit të tij që ishte i ndarë në pesë pjesë. Ishte i vetëdijshëm se pa një luftë ballkanike nuk do të ketë zgjidhje problemi i Ballkanit, ndërsa tërësia e kombit shqiptar ishte si një problem në vete, por edhe jo i pazgjidhur, sipas Ukshin Hotiti, detyrë e parë për ta bërë Shqipërinë e bashkuar ishte ndërgjegjësimi dhe madje lufta e pa kompromis, por sipas tij tashmë ishte edhe një arsye duke u nisur nga thyerja e tabusë se Jugosllavinë, nuk ka fuqi që ta shkatërronte atë dhe kjo u shkatërruar, thua nga studentët dhe populli shqiptar, dhe arsyeja tjetër ishte bashkimi i Gjermanisë, thyerja e murit të Berlinit, këto dy arsye i epnin një argument të fortë që t’ua thoshte popullit troç, që të tërhiqen nga një politik që për shumë kohë kishte mbjell frikë, e në anën tjetër me politikën e turpit, kishin penguar luftën e drejtë të rinisë dhe atdhetarëve shqiptarë që kishin dal hapur kundër politikës diskriminuese dhe kundër elitës famëkeqe që mbillnin huti në popull, siç ishte politika e heshtjes, politika e servilizmit.

Nuk ka vdekur Ukshin Hoti, kërkojeni, ku është...?

Në një intervistë të djalit të heroit të kombit Ukshin Hotit, dëgjova tek thoshte se nuk ka vdekur Ukshin Hoti. Vërtet jam më se i bindur se Ukshin Hoti, Xhavit Haziri dhe shumë dëshmor tjerë janë në zemrat e popullit, të çdo shqiptari që nuk ka shkel mbi gjakun e dëshmorëve, që nuk e ka tradhtuar, apo bishtnuar vizionin e tij. Siç jam i bindur se po të ishte mes nesh fizikisht, kurrë nuk do ta kishte pranuar këtë ligësi të sotme, çfarë na është servuar nga politikanët servil, sepse për të shteti kishte kuptim të plotë dhe ajo kuptimësi është vetëm Shqipëria e bashkuar, Shqipëria Etnike. Mbase edhe nuk do të ishte pajtuar edhe me ca ish të burgosur që nuk ngrehin zërin kundër politikës së mjegullt që po e shpërfaq Azem Vllasi dhe klika e tij përmes RTK-së, sikur edhe nuk do të kishte përkrahur kurrë klikën e titistëve ta udhëheqin shteti, e as që t’i fyejnë djemtë e orëve të para të lirisë.
Jam më se i bindur se Ukshin Hoti nuk do të kishte qëndruar i heshtur ndaj akuzave që po i bëhen UÇK-së, nga ata që dje kërkonin dënimin e Ukshin Hotit, kurrë nuk do të kishte pranuar që mbi djemtë çlirimtar të UÇK-së të ngrihej ndonjë gjykatë speciale, sikur kurrë nuk do ta kishte lënë jetime UÇK-në pa zot të saj. Po dhe kurrë nuk do të kishte pranuar një politikë të dyfishtë, siç me krenari pranojnë disa politikan të politikës ditore: se te Ukshin Hoti kishte mbretëruar arsyeja, e drejta, e asnjëherë ledhatimi dhe përkulja ndaj atyre që kanë bërë gjenocid mbi popullin e tij.
Ukshin Hoti asnjëherë nuk do të kishte vë interesin e kombit me atë të përfitimit, të karrierës sikur po e bëjnë disa politikan të politikës së sotme. Pra, nëse janë ndërgjegjësuar politikanët, atëherë të mos bëjnë politikë me popullin por t’i kërkojnë në mënyrë institucionale bijtë e saj heroin e kombit Ukshin Hotin, Xhavit Hazirin dhe shumë të tjerë, kur dihej se kush janë ata që i përplasën në skenat e zhdukjes, këtë e tregoi para parlamentit edhe Nait Hasani, nga ato gjurmë të fillojmë e deri te denoncimi i shtetit kriminale i Serbisë, e të mos mbetet vetëm thënie para ekranit televiziv, bërje qefin popullit me shtytjen se kinse politika e ka në agjendën e saj këtë qëllim, mbi të gjitha krahas kërkesës së fatit të Ukshin Hotit të bëhej edhe një padi denoncimi në gjykatën ndërkombëtare kundër shtetit kriminal të Serbisë, të dënohet Serbia për ushtrim gjenocidi mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe të mos u lihet hapësirë që Serbia ta shfrytëzoi paditurin e politikës ditore të Kosovës dhe në vend që të dal në rolin e mbrojtësit ai ka marr timonin në rolin e të akuzuarit dhe me këtë pretendon që të dal e pafajshme, gjë që këtë do te arrin në saje të politikës së dështuar të Kosovës. Kjo intencë e tij është që së pari të krijohet një gjykatë e veçantë për UÇK-në madje do ta ketë më letë për hapat e tjerë.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 860 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi