Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mirë se erdhe Ismail Be në Prishtinën e Adem Demaçit dhe të Adem Jasharit!
Publikuar më 25 maj, 2015 në orën 22:57 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Me gjithë shpifjen dhe injorancën skandaloze dhe provokkuese të tyre antishqiptar përmes FB, zagaria dhe klysharia ruso-serbe, nuk ia arritën që ta prishin disponimin tonë historik-kombëtar dhe qytetërues në Prishtinë, me rastin e inaugurimit të Shtatores së Isamil Qemalit në Prishtinë, më 23 Maj 2015. Datë historike kjo për gjithë kombin dhe Shqipërinë etnike.

*** Historia e sotme dhe e nesërme e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë etnike, nuk mund të kuptohet pa të djeshmen. Ndaj i përulemi me respekt dhe me mirënjohje të thellë dhe të sinqertë emrit dhe veprës së lavdishme dhe të ndritshme të patriotit Ismail Qemali, edhe sot, këtu në Prishtinë, më 23 Maj 2015, duke e përshëndetur me gëzim të madh dhe me kreanri përurimin e shtatores së tij në oborrin e Qeverisë së Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.

-Ismail Be (Baba i Shqipërisë etnike) vërtet, të kemi në zemër dhe në shpirt, spese Ti ke meritat krysore dhe të jashtëzakonshme për ribashkimin e kombit dhe të Shqipërisë etnike, ku me 28 Nëntor 1912 në Vlorën heroike, e shpalle të lirë, të pavarur dhe sovrane. Vërtet, të kemi pritur gjatë, që më se një shekull (1912-2015), por ja, sot, më 23 Maj të motmotit 2015, duke falënderuar nipërëve dhe mbesave tuaja trima, të ditur, patriotë dhe vizionarë me në krye Edi Rama, kryeministër i qeverisë së Shqipërisë dhe Shpend Ahmeti, kryebashkiak i Prishtinës, na erdhe në mënyrë solemne me vëllezërit dhe me motrat tona nga Vlora heroike dhe u ribashkuam në Prishtinë-kryeqytetin e Kosovës martire të Shqipërisë etnike. –Ja, kështu të bashkuar Tiranë-Prishtinë, realizuam ëndrrën tonë shekullore të ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Ngritja e shtatores së patriotit dhe atdhetarit emblemtik kombëtar shqiptar, Ismail Qenali në zemër të Prishtinës, gëzoi të gjithë shqiptarët patriotë dhe atdhetarë si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë etnike, sepse është një akt i rëndëshim historik, kombëtar, atdhetar dhe shtetëror, sepse justifikon idealin, aspiratën, sakrificat, kryengritjet, luftërat dhe përpjekjt për liri dhe për ribashkim gjithëkombëtar shqiptar dhe për Shqipërinë etnike.

Ngritja e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë-akt historik dhe qytetërues!

Sepse provon vetëdijen dhe ndërgjegjën e lartë nejrëzore, atdhetare dhe civilizuese se vlerat e idemtitetit kombëtar shqiptar në asnjë periudhë historike, nuk duhet harruar, shpërfillur, bastarduar as injoruar për hir të interesave të grupeve të ndryshme politiko-tregtare të tuxharëve dhe të matrapazëve filosllavë dhe të pushtuesve kolonialistë serbosllavë, të cilët, ngritjen e shtatores së Ismail Qemalit, e cilësuan si “ antiqytetërim evropian” !?

Rama dhe Ahmeti dëshmuan guximin dhe vizionin e tyre kombëtar, diplomatik dhe civilizues evropian, ashtu sikurse dikur Ismail Qemali (1912)

Me inaugurimin e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti dëshmuan se njohin dhe respektojnë lart vlerat historike, kombëtare,përparimtare dhe qytetëruese të kombit të vet, siç është Ismail Qemali, i cili, dikur pat pohuar se “Cilido të jetë synimi i Fuqive të Mëdha Evropiane, ne duhet të interesohemi dhe të punojmë për vete, sepse Evropa nuk do të sakrifikojë asgjë për të ndihmuar shqiptarët.”

S’ka dyshim se këtë mesazh historik të Ismail Qemalit, Rama dhe Shpendi e kanë kuptuar drejt, se ne vetë, duhet të jemi ata, që të luftojmë dhe të kërkojmë të drejtat tona, jo të qëndrojmë “duarkryq” dhe indiferentë, duke pritur mëshirë dhe “ndihma të përjetshme” materiale, financiare dhe ekonomike nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Populli liridashës shqiptar i Kosovës,me dashuri, me admirim të zjarrtë dhe manifestim madhështor pritën heroin-babain e Shqipërisë etnike, Ismail Qemali në Prishtinë, më 23 Maj 2015, ku me rastin e përurimit të shtatores së tij, kryeministri Rilindës, Edi Rama, tha se: “Misioni i Plakut të Madh nuk do të ishte i plotë pa një ndalesë, edhe pse simbolike, në Prishtinë. Qysh prej 1912-ës, rrugëtimi i shëmbëlltyrës së bronztë të kësaj figure të madhe të kombit me gjithë ndalesat në sheshet e ndryshme të qyteteve shqiptare dhe europiane, nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje”. (http://www.top-channel.tv/lajme/artikull/23/05/2015).

Ndërkaq, me këtë rast solemn, kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh: “ Vendosja e kësaj shtatoreje ka dy porosi, shtetndërtimin dhe bashkimin. Ismail Qemali në vitin 1900, 12 vite para Pavarësisë thotë: të gjithë sa jemi shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, pleq e të rinj, duhet ta çojmë vendin përpara drejt zhvillimit. Kësaj duhet t’i bashkangjitemi të gjithë. Ne duam vetëm bashkimin e shqiptarëve, përparimin intelektual, shpirtëror dhe ekonomik të tyre, me qëllim që të bëhemi mjaftueshëm të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne. Nuk kemi nevojë për gjëra të reja, mjafton të reflektojmë dhe zbatojmë atë që ka bërë Ismail Qemali dhe Rilindasit e kombit tonë”. (Citat i cituar sipas http://www.top-channel.tv/lajme/artikull/23/05/2015).

Edhe përmbajtja e kësaj fjale përgëzuese e Shpend Ahmetit, është edhe një argument më shumë në hudhjen poshtë-përtrollosjen e tezës së zagarisë filoserbe shqipfolëse, se kinëse ngritja e shtatores së Ismail Qemalit, “është primitivizëm ballkanik” që bie ndesh me traditëm e “qytetërimit evropian”!!!???

Primitivizmi dhe antiqytetërimi në anën e pushtuesit dhe të zagarisë serbosllave

Vetëm zagaria dhe klysharia ruso-serbe, zbulimin e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinën e Shqipërisë etnike, e pritën në “thikë”, sepse nuk kanë as fytyrë, as moral, as komb, as fe e as atdhe, janë argatë dhe hyzmeqarë të mbrojtjes së varreve dhe të përmendoreve serbo-ruse në Kosovë. Këtë “veti civilizuese” të shkollës ruso-serbe, e kanë dëshumar sidomos gjatë kohës së regjimit çetniko-fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999), ku rrëzimin, heqjen dhe përdhosjen e simboleve historike kombëtare shqiptare, asnjëherë nuk patën guximin, ta quanin barbarizëm, primitivizëm, antiqytetërim as antievropianizëm, por sot, më 23 Maj 2015, rastin e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, e karakterizuan si “sëmundje primitive” ballkanike të shekujve të kaluar, gjoja se, sipas “bukvicës” religjioze-politike dhe propagandistike të Piemontit sllav të Ballkanit, na qenka “Antiqytetërim” dhe “Antievropianizëm”!? – Çfarë idiotzimi dhe vetëhimi ky?!

Vërtet, një akuzë e tillë e turpshme, absurde antishqiptare dhe anticivilizuese evropiane nga eksponentët dhe hyzmeqarët e kuzhinave të karagjorgjeviqëve, të milosheviqëve, të sheshelëve, të nikoliqëve, të vuçiqëve dhe të daçiqëve shqipfolës në Beograd, është ndërrim i tezës, sepse antiqytetërim evropian dhe primitivizëm ballkanik, ishte ndërtimi i kishave, i manastireve dhe i Patrikanës serbe mbi rrënojat dhe mbi muret e dikurshme shumëshekullore të kishave dhe manastireve shqiptare, si dhe ngritja e përmendoreve dhe e statujave të ndryshme kishtare sllavo-bizantine religjioze, mitologjike, politike dhe shtetërore në truallin autokton të Shqipërisë etnike.

Kjo fushatë e ndërtimit të përmendoreve dhe sakraleve serbe në Kosovën shqiptare, u vapirizua edhe më 1989, kur Serbia me tanke, me dhunë , me terror, me agresion dhe me gjenocid e ripushoi dhe e rikolonizoi Kosovën e Shqipërisë Etnike, me qëllim të fundit, që përgjithmonë të “shlyente” identitetin kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Kosovë.

Për të realizuar këtë strategji barbarike mesjetare, Serbia me në krye Slobodan Milosheviqi, duke përdorur metodat më ataviste të maskarimit të shqiptarëve, përveç dhunës, torturës, terrorit dhe gjenocidit të përditshëm mbi shqiptarët, aplikoi edhe serbizimin e territorit të Kosovës, duke ngulur në të përditë përmendore, statuja e kisha serbe.

Mirëpo, kjo formë e barbarizmit anticivilizues antievropian mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën e robëruar të Shqipërisë etnike, nuk e pat vrarë ndërgjegjën dhe shpirtin e zagarëve dhe të klyshëve filoserbë të “civilizuar” dhe të “evropianizuar” sipas “standardeve” të Velika Serbisë së tandemit çetniko-fashist Milosheviq-Sheshel, edhe pse Kosova ishte shndërruar në një “kantier industrial” të prodhimit të statujave dhe të përmendoreve mitologjike, religjioze, historike, politike etj., të cilat I vendosnin nëpër territorin e Kosovës, madje edhe në kryeqyetetin e saj, në oborrin e Universistetit të Kosovës, ndërtuan një kishë politike, para Fakultetit Filozofik, ndërtuan një përmendore të madhe të Vuk Karaxhiqit, në Kastriot (në Obiliq, ngulën përmendoren e “Milolsh Obiliqit)…etj., si dhe iu ndërruan emërtimet e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore dhe shoqërore shqiptare, dhe i zëvendësuan me emrat e “sveti” Savës, kralj Milutinit, car Llazarit, car Dushanit, Ilija Garashanitnit, Jovan Cvijiqit, Vaso Qubriloviqit, Ivo Andriqit, Slobodan Milosheviqit, Vojsilav Sheshelit…etj.

Ja, ky “ishte civlizim”, “kulturë” dhe “evropianizëm”, të cilin e vërtetuan edhe tri gjenocidet e Serbisë së Madhe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovë (1990-1999).

Mirëpo, të gjitha këto barbari dhe krime të gjenocidit kundër njerëzimit, klyshëve dhe zagarëve të Serbisë, nuk ua turbulluan fare mendjen (që të ndërronin anët e ndrsyhme të barrikadës), sepse ishin të “kontraktuar” dhe të aliazhuar me ta (duke zhvilluar biznes edhe para, edhe gjatë, edhe pas luftës) jo vetëm duke ngritur dolli në Beograd, në Kralevë, në Kragujevac, në Nish e Novi Sad, por edhe duke i shoqëruar si zagarë- “reporterë” të luftës nëpër beteja të ndryshme militare, paramilitare dhe policore të eskadronëve çetniko-fashistë serbë-vrasës, ekzektues, masakrues dhe pushtues të shqiptarëve dhe piromanë të Kosovës (1989-1999).

Eh, sot (post festum), 16 vite pas kapitullimit të Serbisë çetniko-fashiste dhe gjenolcidale në Kosovë, si rrjedhim i bombardimit 78-ditor nga NATO-ja me bekimin e shenjtë të Amerikës me në krye presidentin e saj historik, Bill Clinton, klyshët dhe zagarët kolaboracionistë besnikë të Serbisë, prapë, janë “aktivizuar” në shërbim të mbrojtjes së interesave kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë në Kosovë.

-Tash, këtyre klyshëve dhe zagarëve të Serbisë “me dy e më shumë lugë” ( të shtirur si “patriotë”, të “qytetëruar”, të “evropianizuar”, “demokratë” dhe “paqësorë” nën vellon e “internacionalizmit kozmopolit” në mbrojtjen e Velika Serbisë kinëse për ta pajtuar të zezën serbe me të bardhën shqiptare) u pengoi përurimi i përmendores së Ismail Qemalit në Prishtinë, më 23 Maj 2015, të cilën e quajtën, hiq më pak se “ primitivizëm ballkanik” versus “qytetërimit evropian”! ?

Injoranca, shpifja dhe tradhtia nuk janë qytetërim, por barbarizëm dhe antiqytetërim!

Kjo shpifje bizare serbofile në adresën e komperemtimit dhe të mohimit të kuluturës, të empancipimit dhe të qytetërimit evropian të shqiptarëve, përputhet vetëm me këtë vlerësim aksiomatik të ish-Presdentit amerikan, Abraham Lincoln : “ Nëse robëria është e pranueshme, atëherë çdo gjë është në rregull”.

Pra, derisa derbderët e Nolit, të luajnë rolin e klyshit dhe të zagarit vasal të pushtuesit serbomadh, nuk mund ta bindin as Evropën e as Amerikën e qytetëruar dhe demokratike, sa janë të “ qytetëruar” dhe të “evropianizuar”, por vetëm hyzmeqar-shpirtëra të shitur dhe të përbuzur primitivë, që “jetojnë vetëm për të hangër” dhe për t’i dëmtuar të tjerët, që mendojnë dhe veprojnë njerëzisht dhe kombëtarisht, duke mos pranuar nënshtrimin dhe skllavërimin e huaj.

E thjeshtë logjika matematikore, kush i shpif, i diskrediton, i anatemon, i shantazhon, i mashtron, i tradhton dhe i shet patriotët dhe heronjtë shqiptarë, duke ua mohuar veprën dhe historinë e identitetit të tyre kombëtar, territorial dhe shtetëror, ata, dihet ku e kanë vendin, atje ku “lehin në oborrin e zotërisë” së tyre, në Serbinë e Madhe, e jo në Kosovë, as në Shqipëri, as afër Ismail Qemalit, as pranë Isa Boletinit, as përballë Adem Demaçit, as përbri Adem Jasharit.

Pra, sado dhe sido le të lehin dhe të “vajtojnë” klyshët dhe zagarët e Serbisë kundër përmendoreve “antiqytetëruese” shqiptare, ne, nuk e kemi ndërmend, që të tërhiqemi nga llogeret e veprimit dhe të qendresës drejt rrugës së ndritshme të Babait të Shqipërisë etnike, Isamil Qemali, të Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, të Vaso pashë Shkodranit, të Petro Nini Luarasit, të Avni Rrustemit, të Hasan Prishtinës, të Isa Boletinit, të Azem Bejtës, të Adem Demaçit dhe të Adem Jasharit, sepse emri, vepra dhe ideali i tyre, janë identiteti ynë kombëtar shqiptar, që në saje të tyre na njeh Evropa dhe bota e qytetëruar e sotme.

Këto janë vlerat tona sublime, që na nderojnë, na bëjnë krenarë, të ditur dhe të qytetëruar në sy të Evropës, të Amerikës dhe të gjithë botës së qytetëruar demokratike.

Ndaj zagaria, klysharia, tradhtia, shpifja, kriminaliteti, korrupsioni, mashtrimi, lavdërimi dhe puthja e përmendoreve të huaja serbe, kolaboracionizmi dhe robëria nuk janë kurrfarë qytetërimi, as evropianizimi, por shkombëtarizim, dekadencë, primitivizëm dhe antiqytetërim.

Nëse nuk ke kulturën, traditën, historinë, gjuhën, kombin dhe atdheun tënd të përparuar, që të gjitha këto atribute përbëjnë thelbësoren e përmbajtjes së identitetit tënd si komb dhe si shtet, Evropa e as bota nuk kanë parametra argumentues, që të njohin si vlerë qytetëruese progresive, por vetëm si “material brut konsumi” të pastandardizuar dhe të pazhvilluar.

Zagaria dhe klysharia e “shkollës” ruso-serbe-antiqytetërim evropian perëndimor

Motra dhe vëllezër të devotshëm, patriotë dhe liridashës, kudo që ndodheni, gjithnjë mendoni, silluni , punoni dhe veproni kombëtarisht, duke mos shkelur mbi idealin e shenjtë, mbi amanetin, mbi gjakun dhe mbi veprën e ndritshme të ribashkimit kombëtar shqiptar, sepse kjo është e drejtë dhe detyrë jonë, që t’i mbrojmë këto vlera tona të shtrenjta dhe të shenjta, të krijuara gjatë gjithë historisë sonë të deritashme tֻë lavdishme kombëtare , që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari.

Pra, le ta dijnë e gjithë zagaria dhe klysharia e “shkollës së qytetëruar” të Serbisë dhe të Rusisë, që historikisht kanë dëshmuar se në gjak e kanë hegjemonizimin dhe imperializimin për të nënshtruar popuj të qytetëruar josllavë dhe territore të huaja, siç janë, edhe territoret autoktone shqiptare në Ballkan (1878-2015).

Mirëpo, ne i themi klysharisë dhe zagarisë së “shkollës” ruso-serbe antishqiptare, antiqytetëruese, antievropiane dhe antiamerikane, që të mbyllin gojët e këqia dhe, t’u japin fund punëve të liga në përzierjen e punëve të brendshme shqiptare në Ballkan, sepse Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me Krimen e aneksuar dhe të pushtuar nga ana e Rusisë së Putinit ngaqë Kosova ligjërisht u pavarësua nga Serbia, sepse as populli i saj shqiptar mbi 90 për qind, e as territori i Kosovës nuk i përkasin Serbisë, por Shqipërisë etnike. Kosova dhe Krimea kanë vetӕm një simetri të përbashkët- kolonët serbë në Kosovë dhe kolonët rusë në Krime, asgjë tjetër.

I themi klysharisë dhe zagarisë ruso-serbe se ne kurrë nuk do të pranojmë, që për interesa të ndyra të tyre( për rikthimin sundimit kolonial të kombit shqiptar), të heshtim dhe të “arkivojmë” çështjen e ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë etnike.

Këtë strategji unike Prishtinë-Kosovë, e provon edhe zbulimi i shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, më 23 Maj 2015, që simbolizon fillimin e ribashkimit kombëtar qytetrues dhe paqësor, e jo kursesi nuk nënkupton luftë, agresion, aneksim, primitivizëm dhe antiqytetërim, ashtu siç akuzuan, gënjyen dhe shpifën paturpësisht “shkolla” ruso-serbe e klysharisë dhe e zagorisë së xhindosur nga arritja e shtatores së Ismail Qemalit në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

-Le ta dijnë klysharia dhe zagoria serbomadhe antiqytetëruse se janë të vetëmashtruar, të vetëgënjyer dhe të vetëtradhtuar, që verbërazi kanë hyrë në “larvën” ruso-serbe, duke sakrifikuar dhe mohuar me vetëdije të plotë identietin e tyre kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike.

Në këtë vetëmohim të identitetit të tyre, askush nuk i ka shtyrë me dhunë, as me forcë, kjo është zgjedhja e tyre në mënyrë të vullnetshme, ndaj, nuk kanë asnjë të drejtë, që të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, as të Shqipërisë, sepse as Kosova e as Shqipëria nuk kanë nevojë për “asvokatë mbrojtës” të “shkollës” ruso-serbe, sepse fatin e Kosovës dhe të Shqipërisë, tanimë e kanë në duar vetë shqiptarët së bashku me partnerët dhe miqtë e tyre amerikanë dhe evropianë perëndimorë.

“Qenët dhe zagarët e krajlave ruso-serbë le të lehin, karvani le të ecën” drejt ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë etnike!

Së fundi, të gjithë ata që nuk e njohin të kaluarën e tyre historike, nuk kanë kurrfarë trashëgimie të identitetit kombëtar, as kurrfarë identiteti qytetërues evropian, por janë “nomadë” dhe “lypësarë”, si thotë një proverb popullor “kur rafsha, mos u vrafsha”, pa plang, pa strehë, pa komb, pa fe dhe pa atdhe të vetin-pa kurrfarë identiteti.

Se sa është e rëndësishme ta kultivosh dhe ta mbrosh me çdo kusht historinë e idenitetit kombëtar, po e citojmë këtë konstatim vlerësues të qëndrueshëm të presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Erdogan: ““Një komb që të kuptojë identitetin e fuqisë së tij, çlirimin dhe emancipimin e tij, ai duhet të jetë i vetëdijshëm për historinë e tij. Mos harroni se ata që nuk dinë se nga vijnë, ata nuk dinë dhe se ku do të shkojnë. Ata që harrojnë historinë e tyre janë të prirur që ti marrë era si një gjethe".(www.lajmpress.com).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 960 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi