Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
UÇK-ja-viktimë e terrorizmit shtetëror sllavomaqedonas dhe e larove të tij!
Publikuar më 30 maj, 2015 në orën 14:55 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** “Gold is good in its place, but living, brave, patriotic men, are better than gold.”
(Abraham Lincoln)


Mirëpo, ky vlerësim, vërtet i artë, i pohuar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, nuk vlen për zagarinë dhe për klysharinë serbosllave shqipfolëse në Ballkan, as në diasporë, sepse këto nën flamurin e Rusisë dhe të Serbisë, luftojnë që të fitojnë ari, rubla, dinarë, denarë, euro, dollarë, lekë, drahma…etj. për të burgosur, arrestuar, dënuar, vrarë, tradhtuar, shitur dhe shpifur patritotët shqiptarë para armiqve të tyre shekullorë serbosllavë, si “ terroristë” dhe si “mafiozë”, sepse, ashtu ia kanë dhënë besën terrorizmit kolonial shtetëror serbo-sllav për të vrarë ndjenjën, trimërinë, patriotizmin, idealin, atdhedashurinë dhe heroizmin-identitetin kombëtar shqiptar.

Paradoksi
Qe më se gjysmë shekulli e kam fare të qartë pse politika, kisha, shteti, shkenca, propaganda mediatike dezinformuese serbo-sllave, shqiptarët i kanë “halë në sy” dhe i quajnë “terroristë” dhe “ardhacakë” etj., sepse me çdo kusht dhe, në çdo mënyrë duan ta fshehin të vërtetën mbi copëtimin, aneksimin, kolonizimin, agresionin, terrorin dhe gjenocidin e vet mbi shqiptarët dhe mbi territoret e tyre indigjene, të grabitura me forcë dhe me ndihmën e fuqive të mëdha evropiane (1878;1912-1913;1919;1945). Mirëpo, nuk e kam të qartë dhe, kurrë nuk do ta kuptoj, pse filosllavët shqipfolës, pa asnjë të drejtë dhe argument, luftëtarët e UÇK-së i quajnë “terroristë”, duke i përligjur dhe jusitifkuar kështu tezat falsifikatore dhe akuzat shpifëse shkullore serbosllave!?

Ky nuk është vetëm paradoks, iracionalizëm, injorancë, por edhe tradhti dhe çmenduri sui generis. Kësi shembulli negativ vetëmohues, nuk gjen askund në botë, ta akuzosh dhe ta fajësosh vetëveten, kur je viktimë e terrorizmit shtetëror sllavomaqedon, e në anën tjetër, ta mbrosh dhe ta jusitifikosh terrorin dhe terrorizmin skllavërues sllav, kjo është më shumë se çmenduri dhe absurditet,sepse i vë në dilemë, edhe miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Mirëpo, në rastin konkret të Lagjës së Trimave në Kumanovë, asnjëri nga faktorët evropianë ndërkombëtarë(NATO, BE, Amerika), të pranishëm në Maqaedoni, shqiptarët e viktimizuar, nuk i quajtën terroristë, por urdhëruan qeverinë me në krye Gruevski që kjo ngjarje të ndriçohet nga të gjitha aspektet e saj, si dhe urgjentisht të bëhet riformatimi i qeverisë së Gruevskit, e cila urdhëroi dhe zbatoi masakrën kundër UÇK-së në Lagjën e Trimave të Kumanovës, me ç’rast ushtria sllavomaqedone vrau dhjetë pjesëtarë të UÇK-së, plagosi dhe arrestoi disa të tjerë, si dhe shkatërroi dhe dogji dhjetra e qindra shtëpi e pasuri të shqiptarëve të kësaj lagjeje.

Politika i braktisi, populli i nderoi heronjtë e vet-lavdi trimave të UÇK-së!

Agimi i hershëm i 9 Majit 2015, zbardhi i kobshëm për shqiptarët e Lagjës së Trimave të Kumanovës, sepse soldateska terroriste shtetërore e shtetit sllavomaqedon me në krye gruevskit, alijevskit, jankullovskit etj., vrau dhjetë ushtarë të UÇK-së, plagosi, kidnapoi dhe burgosi disa të tjerë, të cilët i keqtrajtuan brutalisht, pas arrestimit të tyre.

Edhe në këtë tragjedi të paparashikuar kombëtare, bijtë dhe bijat më të mirë dhe më të devotshëm të popullit dhe të Kosovës (përfaqësues politikë të Lëvizjes Vetëvendosje, të AAK-së dhe deputet të Kuvendit të Kosovës): “ Fetnete Ramosaj ish-luftatëtare e UÇK-së, Lahi Brahimaj , Time Kadriaj, Rasim Selmani, Anton Quni, Paulin Lekaj., Ganimete Musliu e PDK'së, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Albulena Haxhiu, Donika Kada-Bujupi (shefe e grupit parlamentar të AAK-së), Daut Haradinaj, Isuf Ahmeti, Smajl Latifi (ish-kryetar i komunës së Rahivecit, Blerim Kuçi, ish-kryetar i komunës së uharekës)” (http://www.botasot.info/reklama/varrimi-deshmorev-kumanove6.jpg/), dhjetë luftëtarët e UÇK-së, të vrarë nga terrorizmi shtetëror sllavomawedon në Lagjën e Trimave në Kumanovë, i pritën, organizuan tubime popullore, orë komemorative, homazhe dhe i varrosën me nderimet më të larta ushtarake dhe kombëtare në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Të gjithë këta ish-luftëtarë të UÇK-së, deputetë dhe liderë politikë të popullit, me sjelljen, me veprimin dhe me ndërgjegjën e tyre të lartë humane, kombëtare patriotike, dëshmuan se e meritojnë të jenë në krye të politikës drejtuese shtetërore të Republikës së Kosovës, jo ata, që u fshehën në “birën e miut” jugosllavo-komuniste pa asnjë arsye dhe, pa asnjë rrezik qoftë nga brenda a qoftë nga jashtë.

Lavdi trimave të UÇK-së, mallkim atyre që i injoruan dhe i tradhtuan!

Lavdi atyre që sakrifikuan për lrinë dhe për ribashkimin e kombit!
Kujtimi i tyre qoftë i përjetshëm në historinë dhe në mbamendjen e të gjithë brezave të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike.

Ata janë faqja e bardhë dhe e ndritshme e kombit dhe e Shqiperisë etnike, kurse ata larot që me sjelljet, me rezervat, me dyshimet, me cinizmin, me humorin e zi politik dhe propagandistik dhe me kalkulimet e shkollës ruso-sllave, i injoruan në format me të mjera të propagandës së zezë antishqiptare, ata janë faqja e zezë e kombit dhe e Shqipërisë etnike.

Ata nuk kanë të drejtë njerëzore, as morale, as ligjore, as kombëtare, që të jenë në krye të shtetit (Tiranë-Prishtinë-Shkup), as të popullit, sepse me këtë rast braktisën popullin, duke u ndarë prej tij, madje, edhe në “dekë” nuk paten guxim, as dhembje, as pikëllim, që të merrnin pjesë në përcjelljen e fundit të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë më 9 maj 2015 në Lagjën e Trimave të Kumanovës nga ana e plumbave të terrorizmit shtetëror të qeverisë sllavomaqedone.

Derisa populli i priti, i përqafoi dhe i varrosi me nderimet më të larta ushtarake dhe komnbëtare për sakrificën, për meritat dhe për flijimin e tyre për idealin e lirisë dhe të ribashkimit të kombit shqiptar, heronjtë e UÇK-së të Kumanovës, të vrarë në pusi dhe në pabesi nga plumbat e soldateskës terroriste shtetërore sllavomaqedone, më 9 maj 2015, askush nuk ka të drejtë t’i quajë “terroristë”, ashtu siç po i quajnë disa “jurishnikë” çetniko-fashistë filosllavë të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të Arkanit, aktpaditë dhe akuzat e të cilëve, edhe sot janë në fujqi në gjykatat dhe në organet policore të Serbisë kundër guerilëve shqiptarë të UÇK-së dhe të UÇPBM-së (1998-2015).

Pse u injoruan Ismail Qemali dhe dëshmorët e Kumanovës?!

-Kur, edhe lufta për liri , vdekja dhe varret nuk i bashkojnë shqiptarët, çfarë dreqi, duhet të ndodhë që të na bashkojë?

Ata që injoruan Ismail Qemalin dhe dëshmorët e Kombit, të rënë në Kumanovë, nuk meritojnë të jenë përfaqësues legjitimë, as legalë të popullit, as të Shqipërisë, sepse kanë marrë anën e aleancave dhe të mafive ruso-sllave neokomuniste ballkanike në funksion të zhbërjes së identitetit të qenies shqiptare sipas strategjisë “justifikuese” të “civilizimit kolonial” ruso-sllav, si zonë e influencës së sferës tradicionale historike e Piemontit ortodoks sllav në Ballkan.


Ata “pushtetarë” që ia kthyen shpinën përurimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, më 23 Maj 2015, si dhe nuk morën pjesë në homazhet dhe në varrimin e 10 dëshmorëve shqiptarë-viktima të terrorizmit shtetëror të regjimit apartheid dhe kolonizues të Maqedonisë, ata me sjelljet dhe me veprimin e tyre të lig, antinjerëzor, antihuman, antitradicional dhe antikombëtar shqiptar, vetë (pa asnjë shtrëngesë), në sy të gjithë popullit dhe të gjithë botës u distancuan nga populli liridashës, që nga Vlora, Kumanova deri në Prishtinë vetëm për t’i ruajtur kolltukët dhe pasurinë e tyre, si dhe miqësinë ekonomiko-tregtare mafioze me armiqtë fqinj serbosllavë.

Pa dyshim se, ata, në këtë rast, dëmtuan rëndë interest vitale të popullit, të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë etnike për hir të interesave të tyre korrupcioniste mafioze antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane. Ata, kësisoj, vetë dëshmuan se janë “zezona”, fatkeqësia dhe tragjikja e Kosovës, përkatësisht e Shqipërisë etnike dhe e ribashkimit kombëtar shqiptar në Ballkan. Ata, edhe në këtë ditë zie, luajtën rolin e monarkëve dhe të despotëve feudalë; ata janë nepotistët më brutalë të këtij shekulli, mashtruesit, manipuluesit, korrupcionistët dhe gënjeshtarët më të mëdhenj të popullit shqiptar, të Kosovës-Shqipërisë etnike, të BE-së, të NATO-s dhe të Amerikës.

Kolonializmi serbosllav mbi shqiptarët, është terrorizëm-krim penal ndërkombëtar

Pse qeveria sllavomaqedone me bishtat e saj-larot filosllavë të kryeministrit Nikola Gruevski i vrau, i ekzekutoi, i masakroi, i burgosi, i torturoi dhe i shpalli “terroristë” pjesëtarët e UÇK-së, kjo assesi nuk do të thotë se, edhe shqiptarët, si dhe kryeksponentët e zagarisë dhe të klysharisë filosllave me paçavuret e tyre propagandistike, të publikuara në portalet e ndryshme antishqiptare, “kanë të drejtë” t’i akuzojnë dhe t’i quajnë “terroristë” pjesëtarët e UÇK-së, të cilët në shtëpinë-tokën e tyre, i vrau ushtria terrororiste shtetërore sllavomaqedone, dhe i cilësoi “terroristë”, ashtu sikurse në vitin 2001.

Qeveria sllavomaqedone, që urdhëroi vrasjen e pjesëtarëve të UÇK-së, është terroriste fashistoide, jo asnjë UÇK, UÇK, UÇPBM, UÇK, nuk janë terrosite, por çlirimtare kombëtare, që luftojnë dhe, do të luftojnë kundër sundimit të egër kolonial serbo-sllav deri në zgjidhjen e drejtë përfundimtare të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.

Prandaj, as larot dhe askush tjetër nuk e ka atë të “drejtë ekskluzive” filosllave, që dhjetë ushtarët shqiptarë të masakruar në Lagjën e Trimave në Kumanovë, t’i quajë “kriminelë”, “mafiozë” dhe “terroristë”, sepse nuk ishin të tillë, por çlirimtarë të vendit dhe të popullit të vet.

Këtë epitet akuzues ua atribuan bartësit dhe kryerësit e terrorit shtetëror sllavomaqedon, kryeministri Nikola Gruevski së bashku me aleancën e atij ruso-sllavomaqedone, si dhe disa sahanlëpirës kolaboracionistë dhe tradhtarë shqipfolës-klyshë dhe zagarë të zgjebosur të Rusisë dhe të Serbisë, që me dekada bredhin poshtë – lart “sokaqeve” dhe “birtijave” të Serbo-jugosllavisë, të Evropës dhe të Rusisë, duke bërë biznese të ndryshme me ruso-sllavët në kurrizin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve; të paguar dhe të “dresuar” që me paçavuret dhe me portalet e tyre të abonuara të “shkollës” ruso-serbe, ta “bindin” Evropën Perëndimore, Amerikën, NATO-n dhe popullin shqiptar, se shqiptarët e vrarë dhe të ekzekutuar nga terrori shtetëror i ushtrisë dhe i policisë sllavomaqedone “ ishin krimenelë” dhe “terroristë”!?

-Kjo është gënjeshtër dhe akuzë e shpifur sikurse 16 vite më parë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës (UÇPBM) nga ana e regjimeve terroriste-kolonialiste dhe militariste pushtuese serbosllave të Beogradit dhe të Shkupit.

Këtë tezë të ndërruar e pohojnë dhe e mbrojnë bishtat filosllavë dhe qeveria sllavomaqedone-ata që kanë terrrizuar shqiptarët, duke i vrarë, duke i plagosur dhe, duke i burgosur në mënyrë barbarike antihumane dhe anticivilzuese, në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe me normat e së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Mirëpo, të gjitha ata kolaboracionistë të qartur dhe injorantë filosllavë, që në fromat më të ndryshme të rafinuara antinjerëzore dhe antishqiptare, po luftojnë me çdo kusht që dhjetë pesëtarët e UÇK-së, të vrarë nga terrori shtetëror sllavomaqedon, t’i shpallin “terroristë “ dhe “mafiozë” , këto akuza të rënda shpifëse, edhe duhet t’i justifikojnë para gjykatave kompetente vendore ose ndërkombëtare, ndryshe i prêt verdikti i drejtësisë qoftë kombëtare, qoftë ndërkombëtare, sepse për shpifjen e “terrorizmit” shqiptar, aty ku nuk ka terrorizëm, duhet të përgjigjen penalisht para gjykatave vendore shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, si dhe para gjykatave evropiane ndërkombëtare.

Prandaj, të gjithë “jurishnikët”- larot mbështetës shqipfolës të regjimit apartheid-terrorist të Gruevskit dhe “sages” së tij kriminele vrastare të shqiptarëve të pafajashëm, duhet të rikujtojnë verdiktin gjyqësor të popullit shqiptar, që ia dha kryetradhtarit Esat Pashë Toptani në Paris, më 13 qershor 1920. Mirëpo, Toptani për “merita të jashtëzkonashme” antishqiptare, mori edhe shpërblimin e dytë ngase Serbia e dekoroi dhe e varrosi në varrezat e heronjve serbë në Paris të Francës. Atje figuron lapidari me emrin e tij, i ngritur nga Serbia kolonialiste gjenocidale (1878-2015). Nuk ka mundur të ndodhte ndryshe, sipas meritave, edhe varri, edhe verdikti i historisë dhe i popullit!

-Pa dyshim, në një ditë të bardhë të afërt, kështu do të “shpërblehen” nga populli, edhe larot-“jurishnikët” antishqiptarë të S.Milosheviqit, të Sheshelit, të Arkanit dhe të Gruevskit, të cilët me paçavuret e tyre të zeza antishqiptare po e gënjejnë dhe po e dezinformojnë opinion kombëtar dhe ndërkombëtar se gjoja 10 të vrarit dhe të masakruarit e UÇK-së nga ana e regjimit vrastar sllavomaqedonë, “janë terroristë”!?

-Ja, kjo “është e vërteta” e asaj zagarie dhe klysharie serbosllave (1989-2015), që po lufton ta “bindë” botën ndryshe nga ajo që ndodhi më 9 Maj 2015 në Lagjën e Trimave në Kumanovë.

Prandaj, jo vetëm kjo farë “fuqie e shtatë” çetniko-fashiste rusofile, por edhe të gjithë ata liderë politikë, që kanë kapur shtetin “ për bishti” në të gjitha hapësirat e Shqipërisë etnike, duhet të vënë gishtin në kokë, dhe të pyesin veten, interest e kujt po i mbrojnë ata, të kolonizatorëve dhe të imperialistëve ruso-sllavë apo të kombit të vet dhe të Shqipërisë etnike?

Ai që nuk e do, dhe nuk e mbron popullin dhe atdheun e vet, ai se do asnjë popull në botë, as Amerikën, as BE-në e as NATO-n, vetëm “xhepin” dhe përfitimet e veta karrieriste politike, ekonomike, tregtare dhe mafioze.

Prandaj, rrenave dhe mashtrimeve dezinformuese të zagarisë dhe të klysharisë rusofile, serbofile, bullgarofile, që për “100 euro” e djegin UÇK-në, Kosovën dhe Shqipërinë etnike, nuk duhet besuar, as krijjuar kurrfarë hapësire mediatike, as politike qoftë në kuptimin e ngushtë apo të gjerë, por ata duhet injoruar, përgënjeshtruar dhe luftuar me armën e së VËRTETËS si elita politike, ashtu edhe e gjithë intelegjenica përparimtare kombëtare shqiptare, jo të fusin “kokën në zallë”, duke kapitulluar para gënjeshtrës, mashtrimit, tradhtisë dhe pabesisë që po i bëhet popullit shqiptar- bijëve dhe bijave më të mirë dhe më besënikë të UÇK-së, që po sakrifikojnë dhe po vriten për çlirimin, për lirinë dhe për ribashkimin e tij brenda kufive natyrorë, historikë dhe gjeopolitikë vetëm të Shqipërisë etnike autoktone, jo për kurrfarë “Shqipërie të Madhe”, të trilluar dhe të “patentuar” nga serbo-sllavët e Ballkanit.

Po ashtu, nuk duhet besuar, as bashkëpunuar, as populli, as Evropa, as Amerika e as NATO-ja me atë “soj” të liderëve politikë shqiptarë, që me keqsjelljet dhe me keqveprimet e tyre politike, janë dëshmuar dhe legjitimuar para popullit, para Evropës dhe para botës si grabitçarë, korrupcionistë, nepotisë, përçaës dhe shfrytëzues të egër të popullit, që në saje të djersës dhe gjakut të tij, tanimë, janë pasuruar dhe bërë milionerë , duke e varfëruar dhe, duke e lënë të papunë mbi 50 për qind dhe, duke e lënë të pazhvilluar dhe të paperspektivë evropiane.

Në përmbyllje të kësaj "teme", për të gjithë shqiptarët, që e duan dhe e kanë zemër kombin dhe atdhuen e vet, ja një mesazh i fuqishëm realist këshillëdhënës dhe shumëdomethënës njerëzor, edukativo-arsimor-kombëtar dhe patriotik nga këngëtarja e merituar e Shqipërisë etnike, Shkurte Fejaza:

"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."


Ky mesazh me vlerë antologjike kombëtare shqiptare, shpehur përmes këngës së Shkurte Fejza, stigmatizon: indiferencën, oportunizimin, demgagjinë, sadizmin, antihumanizmin, tradhtinë, pabesinë, heshtjen absurde, vetëkënqësinë nën prangat e skllavërisë së huaj sllave ballkanike, që nga të gjitha këto të zeza të panumërta mbi kokën dhe mbi djepin e shqiptarit, bënë që me shekuj të mos pushojë as “vaji e as loti i fëmijës”!

Pra, që të marrë fund përgjithmonë vrasja, masakrimi, rënkimi dhe vaji i fëmijëve tanë, ua kemi borxh, që atyre, t’ua dhurojmë buzëqeshjen e lirisë, të gëzimit, të rrojtjes në paqe, në siguri dhe në mirëqenie të plotë, ashtu sikurse të gjithë fëmijët e tjerë të Ballkanit dhe të Evropës, e jo baballarët,vëllëzërit, motrat dhe nënat e tyre, që po luftojnë për lirinë dhe ekzistencën e tyre, t’i quajmë “terroristë”, sepse ata, para gjithë Evropës dhe gjithë botës kanë dëshmuar të kundërtën, se janë vetëm çlirimtarë të popullit dhe të atdheut të vet, të robëruar nga sundimet e egra tiranike serbo-sllave (1878-2015).

Duke qenë se edhe autori i këtij shkrimi, është viktimë e terrorizmit dhe e gjenocidit serbo-sllav (1989-1999) të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, kurrë nuk e ka kursyer, mbrojtur, jusitifkuar, as nuk do të justifikojë asnjë terrorizëm në botë, ndaj, nuk do ta kursej asnjë lloj terrorizmi serbo-sllav, as sllavomaqedon, as sllavomalazez të ushtruar mbi popullin tim, as në Kumanovë, as në Shkup, as në Tetovë, as në Preshevë, as në Tuz, as në Ulqin e as në Çamëri…, dhe, në asnjë pëllëmbë të atdheut tim-Shqipërisë etnike, sepse terrorizmi është kolera e gjithë njerëzimit, të cilin duhet ndëshkuar me të gjitha mjetet dhe instrumentet juridike ligjore, kudo në botë, ndaj, edhe në Ballkan.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 707 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi