Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pi helmin i kohës!
Publikuar më 31 maj, 2015 në orën 00:26 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pi raki rrushi të Rahovecit… Nuk më zënka rakia… Nuk e di pse e pi, ani pse nuk ndjej asfarë shije, e nuk jamë asfarë pijaneci. Mbase e di pse pi? Mbase po e pi helmin e kohës… Pi të huajin bashkë me servilin vendorë që na rrin mbi kokë…dhe atdheu mbase padashje në hekura mban çlirimtarin.

Po gërmoj e gërmova me mendje dhe në shpirt.
I huaji e vendori servil i korruptuar, po i mbyllin mbrenda hekurave njerëzit çlirimtar, e po i linçojnë njerëzit progresist, kështu po u ipet krah njerëzve të këqij, të korruptuar e kriminel.

Ky helm i kohës, disi po më kujton atë veprën letrare “Krimi dhe dënimi” të Fjoderit.

- Varfëria si kontekst social i kësaj vepre paraqet vlerën kryesore të romanit. Vuajtja e njerëzve në këtë vepër është vrazhdësi konkrete. Me dredhi me mashtrim Svidrigajllovi ky njeri i pasur i detyron shërbëtorët të bëjnë vetëvrasje, ai në pronën e vet të fituar nëpërmjet korrupcionit, shfrytëzon, dhunon, çupën katërmbdhjetëvjeçare e cila nga vuajtja dhe dëshprimi mbytet në lumë, e helmon gruan e tij që t’i rrëmbej pasurinë, e shqetëson Dunjën një femër tjetër për ta skandalizuar.

- Në anën tjetër Luzhini, poashtu një njeri i pushtetshëm e i pasur, kërkon një vajzë të varfër, e cila përjetë do të jetë mirënjohëse këtij njeriu përshkak se kjo martesë e shpëton nga mjerimi, kështu i jep të drejtë burrit të saj që ta tiranizoj vullnetarisht.

- Sonja bëhet prostitute, që të mos qajnë fëmijët nga uria.
- Njeriu vret njerinë për para, e po këto para mbetën të pashfrytëzuara, krimineli përvidhet nga banesa e të vrarës i padiktuar, i ka të gjitha kushtet që ta ruaj fshetësinë, por megjithatë zbulohet, dhe i dorëzohet gjyqit, por ai nuk heq dorë nga teoria e krimit.
- Enigmën e parave të pashfrytëzuara personazhi e ndjen se as nëna, as motra, askush nga njerëzit e ndershëm, nuk do të pajtohej që problemet e veta jetësore ti zgjedhë më paratë e plaçkitura nga e vrara.

- Sonja pyet e tmerruar: “Ato të holla që ia dhatë Katerini Ivanovnës, mos janë nga ato të holla të fituara me anë të krimit. ”Jo Sonja, këto të holla nuk ishin prej atyre parave, qetësohu”.
- Njeriu i ndershëm ka nevoj për një bindje dhe ndjenjë se çdo gjë është realizuar pastër.

Nga kjo vepër letrare kuptova se skllavëria nuk gjendet vetëm në raftet e pluhërosura të historisë, kjo po ndodh edhe sot në këtë kohë, servili në cilin do kontekst kohor qoftë ai, është një lloj skllavi, ndoshta ky njeri i kthyer në kukull, i ka borxh liderit të tij, se e ka punësuar në ndonjë nga ministrit, se i ka dhënë mbase ndonjë tender, se i ka dhënë ndonjë diplom a mirnjohje false, a kushedi çfarë?!

Për ta shprehur më ndryshe, këta janë skllevërit e vërtetë. Këta janë njerëz të skllavëruar e të shantazhuar, kjo skllavëri atyre u rëndon në kurriz, kjo skllavëri e pëlqyer nga ana e tyre, e këta skllevër nuk marrin veshë çka do me thënë liri, por përkundrazi ndjejnë një fare urrejtje për mbrojtësit dhe kërkuesit e lirisë, kështu këta skllevër budallenjë ushqejnë njëfarë respekti për liderin e tyre oligarkë që tashmë është bërë ekspert i përdorimit të dhunës dhe prangave zingjirore.
Kjo është një zakon i pëlqyer prej tyre dhe këtë skllavërim e mbajnë në kurriz e durojnë me gëzim. Veçanërisht ata që janë lindur skllav!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 592 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi