Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dy përgjigje për Argumentplus.al!
Publikuar më 03 qershor, 2015 në orën 02:15 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

- Së pari, e falënderoj Ilir Krasniqin për këto dy pyetje të anketës së tij për www.argumentplus.al., të cilat janë sa të thjeshta, aq edhe komplekse ngase si duket na e ka “hangër qeni shkopin”. Jemi bërë pikë e pesë sikur vezët e qyqes në shkretëtirë “njër thumbit, tjetri patkoi” secili më “papë se papa” dhe secili lufton për të mashtruar, grabitur dhe për të fituar diç në kurriz të interesit të vegjëlisë dhe të shtetit të ri të Kosovës. Kjo është sa e dhimbshme aq edhe tragjike për interesin e përgjithshëm të popullit të shumëvuajtur dhe të Kosovës.

Ppyetja e parë:
1) “Çka janë dëshmitarët, të fshehur ose publikë, që po dëshmojnë për krime lufte: heronj apo tradhëtarë?”

Përgjigjja:
Si rregull, në një shtet normal të së drejtës, ku sundon ligji dhe fjalën kryesore e ka drejtësia ( jo politika, e cila për interesa të saj lideriste, partiake, grupore , klanore, partiake të luftës për pushtet dhe për pasurim me çdo kusht në kurrizin e popullit, me efektet e saj negative korrupcioniste dhe nepotiste ka ndikuar në politizimin dhe instrumentalizimin e institucioneve dhe të organave të drejtësisë), nuk ekziston kurrfarë nevoje që të mobilizohen “shtabe të posaçme” për rekrutimin, për “trajnimin” dhe për mbrojtjen e të ashtuajturëve “dëshmitarë të fshehtë” ose siç po i quajnë me fjalorin modern politik dhe diplomatic “dëshmitarë të mbrojtur”.

-Dëshmitarët qoftë publikë, qoftë të fshehur, nuk mund të jenë kurrfarë heronjsh! Por janë ose “hallegjinj”, që dikush u ka ndonjë “borxh”, por që nuk kanë guximin, as frocën që publikisht të përballën me “borxhlinjtë” ose janë “monedhë kusuri" të friksioneve politike

-Ky farë lloji i “dëshmitarëve të fshehur” ose siç po i quajnë “dëshmitarë të mbrojtur”, kushtimisht, mund të klasifikohet në dy kategori: 1) E para, ata që (ndoshta) kanë fakte dhe argumente-prova materiale për ndonjë person a grup individësh që kanë kryer ndonjë krim lufte, mirëpo, shtrohet pyetja, pse “dëshmitarë të fshehur”?

– E dyta (2) ata që nuk kanë kurrfarë provash materiale, as kurrfarë dëshmish valide, por janë rekrutuar vetëm si “argatë”- spiunë të dikujt me pagesë ose pa pagesë për dëshmuar rrjeshëm (ashtu sikurse dikur në vitet e 50-ta dhe 60-ta të shekullit XX, kur UDBA serbojugosllave shërbehej me dëshmitarë të rremë-fshehur për të dënuar dhe gjykuar sa më shumë intelektualë patriotë shqiptarë me në krye heroin Adem Demaçi, që luftonin për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi), me qëllim që t’i denigrojnë dhe mohojnë vlerat e paçmueshme të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, sepse dihet me kompremtimin e saj, do të vinte në pikëpyetje edhe statusi i pavarur i Kosovës. Kjo është lufta e hapur dhe e fshehtë e politikës, e diplomacisë dhe e propagandës së Beogradit, që të vërë në lëvizje faktorët e ndryshëm evropianë ndërkombëtarë, me qëllim që nxijë dhe të errësojë sa më shumë luftën e UÇK-së, duke qenë se kjo ka meritat kryesore për çlirimin dhe për pavaraësimin e Kosovës, të cilën e mbështetën edhe Amerika, edhe NATO-ja për ta përzënë me forcë Serbinë militare, paramilitare dhe policore nga Kosova e pushtuar (1989-1999).

Nëse ndonjëri prej dëshmitarëve qoftë publik a i fshehur, jep prova të sakta materiale para gjyqit, ai atë e ka për detyrë me ligj dhe me kushtetutë si çdo qytetar-shtetas tjetër i Kosovës. Kështu që, nuk ekziston kurrfarë baze juridike ligjore dhe kushtetuese, që ai të shpallet ndonjëfarë “heroi”, sepse ai vetëm përmbush një obligim ligjor ndaj shtetit dhe ndaj popullit të vet. Ndaj, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë “heroizmi”, por vetëm për ndërgjegjën, moralin dhe obligimin e tij si qytetar i vetëdijshëm me të drejta dhe detyrime të barabarta sikurse çdo qytetar tjetër.

Mirëpo, prapë shtrohet pyetja dhe “dilema hamletiiane”, pse dhe nga këta “dëshmitarë të fshehur”?

Ndërkaq, në rastin e kundërt, nëse ndonjëri nga dëshmitarët e fshehur (të përpunuar dhe të instrumentalizuar) jep dëshmi të rreme para trupit gjykues, atëherë, ai nuk mund quhet ndryshe veçse spiun, tradhtar, magar, zagar, hyzmeqar, vagabond, shpirt i shitur, që ka për qëllim ndonjë përfitim personal, ose është i paguar që dikush tjetër të “vjelë” ndonjë përfitim material, financiar, politik, ekonomik, tregtar, korrupcionist, karrierist a mafioz në emër të ndonjë grupi, klani, shoqate a partie etj.

Nëse dëshmitarët e fshehur japin deklarata të rreme, ata do të duhej të përgjigjeshin penalisht qoftë para gjykatave vendore, qoftë para atyre evropiane a ndërkombëtare, sepse deponimi i dëshmive të rreme, sanksonohet edhe me ligjet e brendshme, edhe me ato ndërkombëtare.

Deponimet e dëshmitarëve të fshehur, mund të jusitifikohen juridikisht, vetëm nëse përbëjnë prova materiale të parrëzueshme kundër individëve të paditur për rastet e caktuara. Ndryshe jo.

Mirëpo, si duket, prapavija e “dëshmitarëve të fshehur” më tepër ka karakter politik sesa juridik ligjor ngase dikush përfiton prej tyre (qoftë politikisht, financiarisht, materilaisht etj.). Por në këtë rast nuk fiton as ligji, as drejtësia, as e vërteta, sepse me gënjeshtra dhe me shpifje nuk zbardhet e vërteta, por ajo mjegullohet edhe më shumë dhe murkullohet në skajshmëri, me qëllim që të goditet kredibiliteti i së vërtetës, posaçërisht kur është fjala mbi luftën e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia kolonialiste gjenocidale.

Nëse ndonjëri nga pjesëtarët e UÇK-së ka kryer krime lufte, atëherë, pse qe 16 vjet Tribunali i Hagës nuk ka ushtruar aktpadi kundër tyre? Kur dihet se pikërisht kjo Gjykatë Ndërkombëtare, e themeluar nga OKB-ja, më 1993, është me kompetencë për gjykimin e krimeve të luftës në ish-hapësirat e Jugosllavisë.

Anadaj, pse të themelohet, edhe një gjykatë tjetër “sepciale evropiane” si pandan i Tribunalit të Hagës për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë?

Kjo është diskutabile dhe absurde si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë ekonomik e financiar e pajustifikueshme, pse të dyfishohen dhe të veprojnë dy gjykata të njëjta ndërkombëtare për të njëjtin objekt shqyrtimi-krimet e luftës qoftë në Kosovë, në Serbi, në Kroaci a në Bosnjë, kur, tanimë, qe 22 vjet ekziston dhe funksionon Tribunali i Hagës (1993).

Thejsht, nëse ndojnë pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte, me të le të mirret Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet e Luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, pse “gjykatë mbi gjykatë” për të njëjtin objekt gjykimi?!

-Sepse pas gjithë kësaj qëndrojnë dosjet dhe aktpaditë e gjyqeve policore dhe ushtarake të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të cilat qysh para njëzet e sa vitesh qenë përpiluar dhe finalizuar për t’i ndjekur, burgosur, gjykuar, vrarë dhe shfarosur pjesëtarët e UÇK-së në emër të “terrorizmit” të shpifur dhe të krimeve të atribuara vetëm për vetëm për t’i fshehur gjurmët e krimeve, të masakrave dhe të gjenocidit të kryer nga qindra e mijëra kriminelë të njësiteve paramilitare, militare dhe policore barbare çetuniko-fashiste serbe kundër popullatë civile shqiptare të pambrojtur në Kosovë.

Sikur të kishte pasur drejtësi, deri tani, qe 22 vjet, Trbunali i Hagës, do të duhej të kishte përfunduar punën e tij në nxjerrjen në gjyq dhe, në dënimin e të gjithë kriminelëve serbë të Serbisë, që kanë kryer krime gjenocidi në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1992-1999).

Mirëpo, meqë nuk ka ndodhur një gjë e tillë në ndëshkimin e të gjithë kriminelëve serbë të luftës dhe të tri gjenocideve të Serbisë, tash, Serbia kinëse në emër të “drejtësisë” si bumerang “drejtësisë“ evropiane dhe ndërkombëtare, “topin e ka hudhur në oborrin” e viktimave shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999). Kjo është padrejtësi ndaj viktimave të tri gjenocideve serbe dhe, turp i madh për drejtësinë evropiane ndërkombëtare, që ligjërisht nuk dënoi kryerësit, planifikuesit dhe urdhënësit e tri gjenocideve të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.

Pra, amnisitimi i Serbisë për tri gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, ka ndikuar që Boegradi, t’i riaktivizojë aktpaditë dhe dosjet e akuzuese të gjykatave policore të regjimit vrastar fashist të Slobodan Milosheviqit në përndjekjen, në arrestimin, në burgosjen dhe në dënimin e komandantëve kryesorë të luftës së drejtë çlirimtare kombëtare të UÇK-siç është edhe rasti më i ri i dënimit drakonik të komandantëve të UÇK-së të “Grupit Drenica” në saje të “dëshmitarëve të fshehur”!?

Pyetja e dytë:
A është patriotizëm me dëshmue apo me heshtë të vërtetën për hirë të “qëllimeve më të larta”?

Përgjigja:
-E vërteta është humanizëm, dituri, patriotizëm, drejtësi, revolucionarizëm, qytetërim-vlerë universale e njerëzimit.

Andaj, nuk mund të ketë asnjë “qëllim i lartë” qoftë edhe “hyjnor” ai, që për hir të tij, të sakrfikohej e vërteta, pavarësisht se kush do të prekej nga kjo (shtetarë, politikanë, ushtarakë, njerëz të zakonshëm etj.).

Prandaj, e vërteta, duhet të thuhet, të shkruhet dhe të mbrohet me çdo kusht, sepse pohimi i saj është jo vetëm akt human, i drejtë, por edhe vlerë, virtyt, parim, trimëri, vetëdije e lartë njerëzore, patriotike dhe revolucionarizëm.

Ndërkaq, heshtja e së vërtetës është qyqari, amoralitet, anti-humanizem, anti-etikë , tradhti, mashtrim, shitje, anti-parim, krim dhe vetëmohim si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë(individual dhe kolektiv).

Lakimi dhe shpërfytyrimi i së vërtetës është në funksion të përligjjes, të mbrojtjes dhe të justifikimit të së pavërtetës, të keqes, të legalizimit dhe të shpërblimit të antivlerave qoftë individale, grupore, ideologjike, religjioze, politike partiake, të cilat qe më se dy dekada kanë vërshuar dhe kanë kontiminuar ambientin e florës dhe të faunës së vlerave të njëmendta njerëzore, humane, profesioniste, kombëtare shqiptare.

Me një fjalë, pravaija e heshtjes dhe e shpërdredhjes së vërtetës, është tejet komplekse, sepse zakonisht përbëhet nga shumë qëllime dhe nga shumë aktorë me interesa të shumta heterogjene.

Nëse sakrifikohet dhe vritet e vërteta, atëherë, shoqërisë sonë nuk i duhen kurrfarë insitucionesh shtetërore të rendit dhe të drejtësisë, as kurrfarë lirie, kurrfarë drejtësie dhe, kurrfarë pavarësie, sepse do të vetëmjaftohej me anarkinë, me kaosin dhe me ligjet e xhunglës. Në këtë rast, triumfues do të ishin ANTIVLERAT NJERËZORE- linçi, robëria e huaj sunduese, antihumanzimi, padrejtësia, e pavërteta, injoranca, primitivizmi, forcat mafioze dhe gangsterizimi i nëntokës etj., që popullin dhe shtetin e Kosovës, do ta çonin në greminën e dikurshme të skllavërisë së Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 621 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi