Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një zë në shkretëtirë i një mësuesi dhe i një atdhetari të nderuar
Publikuar më 04 qershor, 2015 në orën 21:09 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në faqet e internetit kam lexuar kohë pas kohe analiza mjaft interesante të zotit Abdurahim Ashiku, mësues në pension, emigrant në Greqi. Në ato analiza ai ka nxjerrë në spikamë përpjekjet sa të lodhshme, aq edhe të jashtëzakonshme që bëjnë emigrantët shqiptarë në Greqi, për të ruajtur identitetin kombëtar të fëmijëve të tyre përmes shkollimit edhe në gjuhën shqipe.

Përveç artikujve që ka botuar në vijimësi në faqet e internetit, ai ka vënë në qarkullim edhe disa libra, botimin e të cilëve e ka përballuar tërësisht me shpenzimet e veta.
Në faqet e internetit të datës 17 prill 2015, i nxitur nga një skicë e gazetarit të talentuar Albert Zholi me titull “E ç’i duhet shqipja?!” (të botuar më 20 mars 2015), pata përcjellë artikullin me titull “Fol shqip, se je shqiptar!”.
Ja se si pati reaguar ndaj këtij artikulli mësuesi atdhetar Abdurahim Ashiku në rubrikën “Komente” të gazetës internetike “Fjala e lirë”:
“Si gazetar dhe shkrimtar në mërgimin e egër grek, i kam ndjekur me penë në dorë, me diktofon dhe me fotoaparat përpjekjet e mësuesve shqiptarë (janë mbi 60) për t’u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe vullnetarisht, pa pagesë, pa asnjë përkrahje nga shteti shqiptar, pa asnjë stimul moral. Kam botuar tre libra monografikë për mësuesit dhe për problematikën për gjuhën shqipe, me mbi 1 000 faqe. Librat titullohen:
“Rilindësit e Kohës Sonë”, “Shkolla Shqipe e Athinës”, “Shkolla Shqipe e Selanikut”.
Të tre këta libra janë financuar nga pensioni im dhe i bashkëshortes sime, mësuese në ushtrimoren e Shkollës Pedagogjike në Peshkopi. Realizuam së bashku me operatorin Arian Melonashi një film domethënës për mësuesen Vera Shkurti që kalon detin dhe u mëson fëmijëve të shkruajnë, të lexojnë dhe të këndojnë shqip në ishujt e Tinosit dhe të Sirosit”.
Përveç kësaj, mësuesi Abdurahim Ashiku, në mbështetje të neneve 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, neni 11 (arsimimi për fëmijët shqiptarë jashtë vendit), ka përgatitur edhe një Projektligj për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë. Këtë Projektligj ai ia ka nisur parlamentit, kryeministrit, qeverisë, ministres së arsimit dhe avokatit të popullit. Por deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre.
Vetvetiu lindin disa pyetje:
Këto hallka të qeverisjes së vendit a kanë ndër mend ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë? A duhet t’i kthejnë përgjigje mësuesit mëmëdhetar Abdurahim Ashiku për Projektligjin që u ka dërguar? A mendojnë vallë këto institucione shtetërore se shkollimi në gjuhën amtare i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë është një detyrë që ua ngarkon Kushtetuta për ta zbatuar? Apo hallkat në fjalë do të vazhdojnë, si deri tani, t’i shpërfilllin kërkesat e mësuesve dhe të prindërve emigrantë për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare dhe t’i lënë ata në mëshirën e asimilimit në vendet e huaja? Po mjetet e informimit masiv pse heshtin për një problem kaq të mprehtë?
Do të ishte shumë mirë sikur këshillëtarët e Presidencës të mendonin për t’i përcjellë Presidentit Nishani propozimin për ta dekoruar mësuesin dhe atdhetarin e shquar Abdurahim Ashiku për atë kontribut me vlera të jashtëzakonshme që ka dhënë dhe vazhdon të japë, së bashku me mbi 60 mësues të tjerë, mes prindërve emigrantë shqiptarë në Greqi për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën shqipe.

Tiranë, 04 qershor 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 563 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi