Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRKITAZI ME POEZINË “KALORËSIT E SHPËRBLIMEVE” TË AUTORIT TAFIL DURAKU
Publikuar më 10 qershor, 2015 në orën 18:24 ( ) Sami Islami | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM

Nuk është hera e parë që autorë të ndryshëm të publikimeve ose “krijimeve” artistike si z. Duraku të dalin me “krijime poetike” tendencioze e denigruese ndaj një aktiviteti kulturor, siç qe ai i konkursit poetik, mbajtur në Këlcyrë të Përmetit me 25 maj 2015. Ishte kjo një ngjarje kulturore e begatë me krijime poetike, mbajtur me rastin e ditëlindjes së poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit.

Një ngjarje e tillë kulturore , e pasur me pjesëmarrës të shumtë të fjalës poetike, shoqeruar me recitime të shkëlqyeshme të aktorëve përmetarë, si dhe me pika të tjera muzikore, lanë mbresë të thellë tek pjesëmarrësit. Unë isha një nga pjesëmarrësit e këtij manifestimi dhe, e them me plot bindje, se kjo ishte një ngjarje shumë e suksesshme poetike, me pjesëmarrje të poetëve nga e gjithë gjeografia shqiptare. Të them të drejtën unë po prisja të shihja shkrime, publikime, qoftë edhe krijime poetike, ku do të vlerësohej kjo ngjarje kulturore. Por, ndodhi e kundërta! Siç u pa z. Duraku me “poezine” sarkastike të tij, i “hodhi përtokë” fituesit e konkursit, e në të njejtën kohë edhe gjithë atë aktivitet kulturor të përmasave gjithkombëtare!

Në “poezinë” e Tafil Durakut, shihet qartë shpirtngushtësia e njeriut. Shihen qartë tiparet e njeriut që e hedh gurin dhe e fshesh dorën. Kur njeriu ka ndër mend, qoftë edhe të kritikojë diçka, kjo është krejt normale, por me këtë rast ai duhet të ofrojë fakte e jo etiketime! Kjo mënyrë, “vlerësimi” nuk është e mirë. Nuk ishin ata “kalorësit e shpërblimeve” i nderuar z. Duraku! Ata ishin, të jemi të sinqertë (edhe ju e dini mirë këtë!), më të merituarit. Të themi shkurt e shqip, penat më të forta të krijimtarisë sonë poetike. Ishte vlerësim i jurisë, të cilën nuk ngurruat ta etiketoni gjithashtu! Nëse edhe ju keni qenë i përfaqësuar me ndonjë poezi, habitem se si në këtë manifesatim paska pasur edhe asi “krijuesish” që nuk kanë respekt për jurinë dhe për verdiktin e dhënë prej saj. Një njeri me shpirt poeti nuk bën gjëra të tilla! Një njeri me shpirt krijuesi i gëzohet suksesit të një poeti tjetër, apo jo? Për mua është tepër i pakuptimtë “vlerësimi” juaj, duke i quajtur të shpërblyerit ata që “vrasin poezi e kulturë”(!). Po të kishit fituar ju zotëri, a do ta kishit shkruar këtë varg? Nuk ma merr mendja!
E mira e këtij manifestimi ishte fakti se të gjitha poezitë ishin të koduara, pra nuk dihej se kush ishte autori i tyre. Audienca u kënaq, ashtu siç u kënaqa edhe unë me koloritin e poezive dhe me recitimet brilante të aktorëve.
Në një nga vargjet e “poesisë” suaj lexojmë: “kalërojnë tërë Shqipërinë, kalorësit e shpërblimeve pa asnjë vlerë”! Unë habitem se si ju zotëri, që e quani veten poet, ta vlerësoni manifestimin si nje aktivitet “pa asnjë vlerë”! Kjo tregon se ju, kur e keni shkruar poezinë, sigurisht paskeni qenë të rrëmbyer, me gjasë nga inatet e jo nga faktet.

E di se u dhanë tri shpërblime dhe ma merr mendja se ishte një zgjedhje e mirë, po të quhen se të shpërblyerit ishin “titistë” kjo më habiti pa masë. Të them të vërtetën për shpërnblimin e tretë dhe të dytë nuk i mbajta mend autorët. Ata ndoshta edhe mund të kenë qenë titistë. Unë nuk i njoh. Por për shpërblimin e parë dhënë poezisë me titull “Zëri i vjeshtës, vaji i gjetheve” të poetit të madh të kombit tonë Zeqir Gërvallës, jam i bindur se ky etiketim “titist” nuk përkon në asnjë pikë me realitetin. Unë besoj se edhe ju pajtoheni me këtë , sepse besoj se edhe ju e njihni mirë poetin Zeqir Gërvalla! E si ju doli nga goja ku “kualifikim” për këtë poet ju duhet ta dini më së miri!
Poeti Gërvalla ishte dhe fatmirësisht është edhe sot e gjithë ditën njëri ndër kundërshtarët e titizmit . Ishte dhe është njëri ndër luftëtarët e paepur të bashkimit kombëtar. Ai gjatë gjithë jetës së tij ia kushtoi kauzëz kombëtare. Ishte dhe është poeti që gjithë jetën e tij shkroi për realizimin e kësaj kauze. Si rezultat i këtij qëndrimi dhe këtij pozicionimi patriotik kundër pushtetit titist, ai qëndroi me vite të tëra në kazamatet serbe. Edhe këtë besoj se e dini z. Duraku! Dhe në fund ky të quhet “titist” , s’ka se si të kualifikohet ndryshe pos se autori është një person që ka qëllime tendencioze ndaj tij.
Ndoshta ju zotëri paskeni kokurruar (edhe vetë) në këtë konkurs dhe, ndoshta, paskeni “pritur” që poezia e juaj të zgjedhet për ndonjërin nga shpërblimet! Ndoshta? Kjo është normale, sepse të gjithë konkurruesit, marrin pjesë për të fituar! Po i nderuar, përsa i takon poezisë, nuk bën të mateni me hijen e mëngjesit! Ka poet, e poetë, ka poezi e poezi. Me sa mora vesh , për herë të parë përzgjedhja e më se 100 poezive ishte bërë nga nga një grup i studentësh, duke i zgjedhur 30 më të mirat. Pastaj komisioni nga 30 sish i kishte zgjedhur 7. Kurse poezia fituese, sipas komisionit zgjedhor, kishte qenë jashtë konkurrencës!
Unë mendoj se konkurrimi ishte shumë korrekt! Fitoi më i miri. Fitoi Zeqir Gërvalla, poezia e të cilit ishte, siç u tha, jashtë konkurrencës në përzgjedhjen finale të komisionit. Prapë, po them nëse keni qenë aty, në manifestim, ka qenë shumë më njerëzore që ju t’ia uroni suksesin e mikut, poetit, kolegut; sepse mendoj që suksesi i shokut është edhe suksesi juaj, e jo të denigroni vlerat e një poezie që mud të quhet hym kombëtar.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sami Islami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 1,434 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi