Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pse Jahjaga nuk e mbrojti vetën si Presidente dhe Kosovën nga kritikat shpifëse dhe ofenduese të Nikoliqit?!
Publikuar më 10 qershor, 2015 në orën 18:31 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Shkurt e shqip, do të duhej t’i thuhej ultranacionalistit fashist, vojvodës së Sheshelit, presidentit aktual të Serbisë, Tomislav Nikoliq, se vetë prania ime këtu, së bashku me presidentët e tjerë të Ballkanit provon të vërtetën ligjore, kushtetuese kombëtare dhe ndërkombëtare se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe se unë vetë, Atifete Jahjaga jam Presidentja e këtij shteti të pavarur të Kosovës. – E, ti Nikoliq, mund të flasësh vetëm në emër të Serbisë, jo të Kosovës, sepse unë jam ajo Presidente që kam të drejtë dhe për detyrë ta mbroj dhe ta përfaqësoj Kosovën. Prandaj, -Nikoliq, kritikat tuaja shpifëse janë të zeza, të papranueshme dhe anticivilizuese, edhe për mua, edhe për Kosovën e pavarur.

*** Abraham Lincoln: “Those who deny freedom to others, deserve it not for themselves".

Këtë vlerësim aksiomatik të ish-Presidentit të lartënderuar historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, duhet ta mbajnë parasysh, jo vetëm presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq, kryeministri i qeverisë serbe, Alaeksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq (si qeveria, ashtu edhe parlamenti serb), por edhe Akademia dhe Kisha Ortodokse Serbe me në krye mitropolitin e saj, Irinej, sepse të gjithë këta së bashku me ultrancionalistët e tjerë serbomëdhenj, botërisht nuk po e njohin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës shqiptare. –E në anën tjetër, qe tri vite zhvillojnë dialog me përfaqësuesit e lartë të qeverisë së Kosovës në Bruksel (2013), PSE ky dialog, kur Serbia nuk e njeh Kosovën?!


Vetëm kur ta kuptojnë dhe ta zbatojnë drejt në teori dhe në praktikë këtë thënie të artë vlerore të ish-Presidentit të lavdishëm Abraham Lincoln, atëherë serbët dhe Serbia mund të llogarisin në krijimin dhe në normalizimin e marrëdhënieve të mira dhe miqësore, jo vetëm shqiptarët, por me të gjithë popujt e tjerë fqinj të Ballkanit.

Ndryshe, duke ua mohuar lirinë të tjerëve, pikësëpari shqiptarëve, Serbia kurrë nuk do të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët, as kurrë, nuk do të jetë faktor paqeje, sigurie dhe qëndrueshmërie në rajon, pavarësisht nga premtimet boshe, gënjeshtrat, mashtrimet, spekulimet dhe simulimet e përfqësueve zyrtarë të qeverisë, të kuvendit dhe të presidencës së Serbisë, se gjoja “jetësisht janë të interesuar”, që të mbretërojë bashkëpunimi, paqja dhe siguria në Ballkan, e në anën tjetër, duke u shërbyer me kërcënimin e politikës së forcës dhe me ofendime sikurse presidenti Nikoliq në samitin “Bërdo-Brioni” të presindetëve rajonalë ballkanikë, bërë në Budvë të Malit të Zi, më 8 qershor 2015, pohojnë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran ( të cilin, tanimë e kanë njohur 109 shtete të OKB-së), por e quajnë “Serbi”.

Kjo politikë destruktive me primesa kolonialiste dhe neokolonialiste, krejtësisht antiligjore, antrihumane, anticivilizuese dhe antievropiane e Serbisë, duke mohuar lirinë shqiptarëve dhe Kosovës, kurrnjëherë, nuk do të jetë në përputhje me standardet dhe me vlerat e Evropës së sotme të integruar dhe demokratike. Por, do të jetë “një sorrë e zezë” ndjellakqe edhe për fatin e Ballkanit, edhe për fatin e Evropës.

Presidenti Nikoliq ofendoi keq Kosovën dhe Jahjagën, se kinëse “Kosova nuk është kurrfarë shteti dhe se Atifete Jahjaga nuk është kurrfarë presidenteje e Kosovës”!

Mirëpo, ndaj këtij rasti ofendues, provokues anticivilizues dhe antievropian të Nikoliqit, mungoi përgjigjja reaguese nga Jahjaga dhe nga Nishani, të cilët, në vend se t’i përgënjeshtronin ashpër dhe me argumente akuzat dhe shpifjet e Nikoliqit, ata i kishin futur “veshët në lesh”, nuk patën kurrfarë përgjigjeje përgënjeshtruese ndaj presidentit ultranacionalist të Serbisë, Tomislav Nikoliq!?

Pse kjo heshtje ndaj ofenduesit primitiv Nikoliq?!

Nëse presidenit Nikoliqi është primitiv, ultranaconalist dhe anti-evropian, kjo assesi nuk do të thotë, që kritikat e tij ofenduese antishqiptare dhe anti-shtetërore të Kosovës së pavarur, të heshtën, përkatësisht të ngelin pa asnjë përgjigjeje nga ana e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, sepse kësaj i janë thënë publikisht në praninë e të presidentëve të Ballkanit.

-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pati shansin historik, që në praninë e të gjithë pjesëmarrësëve të Samitit “Bërdo-Brioni” në Budvë, ku mirrte pjesë, edhe përfaqësuesi special i BE-së, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ta përgënjeshtronte kritikën ofednuese të presidenit serb Tomislav Nikoliq, drejtuar asaj : “Kosova nuk është shtet dhe, ti mos u shtir se gjoja po udhëheq një shtet të vogël, që nuk është shtet, dhe kurrë nuk do të jetë I tillë”( http://botasot.info/lajme/414476/nikoliq-ofendoi-jahjagen-ti-nuk-je-kryetare-shteti/).

Menjëherë “flakë për flakë”, Presidentja Jahjaga, do të duhej t’i replikonte çetnikut ultranaconalist fashist-presidentit të Serbisë, Nikoliq, se këto kritika tuaja subjektive dhe këto sjellje primitive ofenduese tuajat, të adresuara në emrin tim personal ( se gjoja unë sipas teje, nuk përfaqësoj dhe nuk prezetoj Kosovën si Presidente, dhe se Kosova nuk është shtet) edhe të Kosovës, janë të papranueshme, edhe për mua si Presidente e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, edhe për shtetin de fakto dhe de jure të Kosovës, të cilin deri tani e kanë njohur 109 shtete të OKB-së, si dhe de fakto dhe de jure, e ka njohur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, duke vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është plotësisht e ligjshme dhe në përputhje të plotë me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, e çfarë ëndërron ti Nikoliq, është problem juaj personal privat, që nuk ka të bëjë fare me të vërtetën dhe me realitetin e krijuar në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë ton, do të duhej të reagonte, edhe Presidenti i Shqipërisë ,Bujar Nishani, duke i hudhur poshtë kritikat ofenduese primitive dhe anticivilizuese të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, të drejtuara kundër presidents së Kosovës, Jahjaga dhe kundër kontestimit dhe mohimit të Republikës së pavarur dhe sovrfane të Kosovës.

Ky ishte rasti më oportun, që Nikoliqi të demaskohej botërisht në atë tryezë diplomatike të kryeliderëve të vendeve ballkanike në samitin “Bërdo-Brioni” të Budvës, bërëmë 8 qershor 2015, jo të “gëlltitesdhin” në heshtje ato shpifje dhe akuza primitive të paqëndrueshme të ultranacionalistit(vojvodës) Tomislav Nikoliq.

-“Nuka ka faj” ky farë ultranacionalisti fashist-vojvodë i Sheshelit, por ata që e kanë votuar dhe, ata faktorë evropianë, që kanë lejuar atë, të dalë në skenën politike zyrtare shtetërore të Serbisë (madje si president).

Së këndejmi, fajin më të madh e kanë pushtetarët-drejtues të shtetit të Kosovës, që kanë pranuar të hyjnë në dialog (në “një thes” me këta çetniko-fashistë të pariparueshëm dhe të pandëshkuar nga Tribunali I Hagës) para se Beogradi zyrtar, ta njihte de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës (shkurt 17, 2008).

Nuk ka asnjë dyshim se ky gabim fatal politik, diplomatik, kombëtar dhe shtetëror, bëri që politika dhe diplomacia e Serbisë, të hapë një “kaptinë të re” dialogimi me Prishtinën zyrtare, kinëse në emër të “normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, e që në fakt pas këtij “normalizimi” fshihet lufta dhe përpjkejet e Beogradit, që të “revidojnë” statusin politik të shtetit të ri të pavarur të Kosovës.

Këtë e dëshmoi edhe akuza ofenduese e presidentit Nikoliq në samitin e theksuar të homologëve të tij në Budvë, se “Kosova nuk është kurrfarë shteti, dhe se presidentja Atifete Jahjaga nuk e përfaqëson atë, por vetëm se hiqet si president…” !?

Pikërisht, për shkak të politikës dhe të diplomacisë fatale të qeverisë të të parlamentit dhe të presidencës së Kosovës me në krye titullarët e saj, Thaçi…etj. ( të hyrjes së parakohshme në negociata me Serbinë, pa e njohur Kosovën si shtet sovran), bëri që Beogradi së bashku me partnerët e tij evropianë, ta iniconte themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ky është “fryti” i parë konkret i Marrëveshjes së Brukselit Thaçi-Daçiq (19 prill 2013).

Formimi i Gjykatës Speciale, është vetëm fillimi I “gjunjëzimit” përpara Serbisë, ndërsa, çfarë kompromisi politik, do të sdjellë epilogu i Marrëveshjes së Brukselit(2013), atë do ta shohim, pas nënshkrirmit të saj. Mirpo, e vërteta, që tani, mund të parashikohet, se arritja e kësaj Marrëveshjeje, nuk do të jetë në favorin e përligjjes së Kosovës së pavarur dhe sovrane, por në interesin e politikës neokolonialiste të Serbisë.

Duhet ta kemi të qartë dhe të jemi realistë se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, në Ballkan, nuk do të ketë kurrfarë progresi përmbajtësor të stabilitetit, të bashkëpunimit, të mirëbesimit, të sigurisë, të paqes, të forcimit të ndërsjellë, as kurrfarë intensifikimi në kuptimin pozitiv të përpjekjeve të BE-së për integrimin e të gjitha vendeve të “Ballkanit Perëndimor” në radhat e saj, pavarësisht nga nxitja dhe stimulimi i dialogut i gjithë rajonit me Bashkimin Evropian, frymën e mbajtjes së përvitshme të “Samitit të shefave të shteteve të Evropës Juglindore”, siç ishte edhe ky i fundit me në krye mysafirin-Presidentin e Austrisë Heinz Fischer, , bërë në Budvë të Malit të Zi, më 8 qershor 2015.

Së fundi, të gjithë ata faktorë politikë vendorë, ballkanikë, ervopianë dhe ndërkombëtarë, nuk do të duhej të dakordoheshin, që Serbia të fitonte asnjë status në kuadrin e BE-së, pa e njohur paraprakisht Republikën e Kosovës. Ky duhet të jetë kushti kryesor , që Serbia nolens volens , duhet ta përmubushë, nëse dëshiron të aderojë në BE si anëtare me të drejta dhe me detyrime të barabarta sikurse anëtarët e tjerë ekistues të Bashkimit Evropian. Ndryshe, jo, në asnjë mënyrë, sepse nuk i plotëson kushtet dhe standardet e BE-së ngase ka probleme të pazgjidhura territoriale me shtetet fqinje, siç është edhe Kosova.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 620 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi