Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TELLALLI SHQIPTARO-TITIST I INTERNETIT SAMI ISLAMI
Publikuar më 12 qershor, 2015 në orën 08:15 ( ) Tafil Duraku | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim me shkas

Reagim për shkrimin e Sami Islamit me titull “Përkitazi me poezinë ‘Kalorësit e shpërblimeve” të autorit Tafil Duraku”, publikuar tek www.albaniapress.com, më datë 10 qershor 2015

Ti, Sami Islami, pse i bie veshit, pa të thirrur askush?(!) Këtu po del një tellall i fortë dhe i njohur shqiptaro-titist, sepse, i tillë ke qenë dhe vazhdon të mbetësh dhe kjo nuk përbën asnjë risi as çudi!...

Në poezinë time “Kalorësist e shpërblimeve”, nuk flitet në asnjë varg për mbarëvajtjen apo jo të manifestimit të Përmetit, flitet për kalorësit e letërsisë, për kalemxhinjtë e njohur shqiptaro-titistë të “letrave shqipe”, të njohur tashmë e një shekull dhe asi që dalin si ti në mbrojtje të “vlerave” socrealiste e komuniste shqiptaro-titiste!…

Prandaj, do të ishte shumë më korrekte dhe njerëzore dhe të dalësh publikisht me emrat e atyre që të cytën ta bësh atë “reagim”, i thënçin! Dhe, unë i di dhe i njoh shumë mirë ata që të kanë cytur a yshtur dhe detyruar ta bëshë “reagimin tënd”, sa të pafytyrë, aq edhe poshtërues për ty, por, e dimë edhe atë, që ti nuk ke asnjë “unë” tëndin për be!...

Sami Islami, si “poet” e “kritik”(uc) i njohur që është, e thotë edhe këtë, citojmë: “Siç u pa z. Duraku me “poezine” sarkastike të tij, i “hodhi përtokë” fituesit e konkursit, e në të njejtën kohë edhe gjithë atë aktivitet kulturor të përmasave gjithkombëtare!”…

Nuk e dimë nëse Sami Islami ka qenë i pranishëm në atë aktivitet të mrekullueshëm letrar e poetik, të cilin e prishi dhe i dha shije të keqe, bile, shumë të keqe “Juria” gjithmonë “profesionale”, që është dëshmuar tash e një shekull për “juri profesionale”, bile, e pazëvendësueshme, në të gjithë brezat shqiptarë. Nuk e dimë as cili ka qenë qëllimi i pjesëmarrjes së tij (Sami Islamit) në atë takim të organizuar mirë, kur dihet se as nuk ka qenë i ftuar, bile, si poet i përzgjedhur nga juria, jo se jo!... Andaj kush ia paska servirur dhe kush e paska cytur ta bëjë këtë “reagim”, i thënçin!...

Pse orvatesh kot së koti t’ia mveshesh “shpirtngushtësinë” poetit, shkrimtarit dhe publicistit Tafil Duraku, moj zhelja e keqe “letrare” e zhelani i Titos dhe Ibrahim Titos dhe, tash, së fundi i Shyqri Kralicës&Co e edhe i LSHK (Lidhjes së Leshit të (Sh)krimtarëve të Kosovës)!... Kjo po shihet “ashiqare”, çka po kërkon e po më detyron të të them botërisht…

Prandaj, cilët na qenkan, “më të merituarit”, ata që paskan marrë shpërblimet e jurisë! Për të treguar se Sami Islami nuk ka qenë fare i pranishëm në atë manifestim, e tregon edhe vetë, në “reagimin” e tij, i thënçin!... Aifarë Sami Islami, harron çfarë ka thënë në fillim të “reagimit të tij”, dhe pohon, citojmë: “Nëse edhe ju keni qenë i përfaqësuar me ndonjë poezi”, çka do të thotë se “reagimin” e ka shkruar tjetërkush dhe e ka nënshkruar Sami Islami.

Dua t’ia sqaroj opinionit shqiptar, dhe jo Sami Islamit, se isha i ftuar dhe i përzgjedhur zyrtarisht për të marrë pjesë në atë manifestim dinjitoz të Përmetit, të cilin e prishi dhe i dha shije e erë të keqe “Juria profesionaliste”, të cilën, siç po shihet, e paska (për)zgjedhur dhe menaxhuar Sami Islami&Co! Paska qenë i pranishëm dhe nuk e paska dëgjuar poezinë time, të recituar mrekullisht nga përmetarët, siç ishin përgatitur edhe poezitë tjera pjesëmarrëse “Në Ditët Naimiane”…

M 25 maj 2015, herët në mëngjes isha në Përmet, së bashku me tre të tjerë që u nisëm nga Prishtina. Mësuam se një aktivitet zhvillohej edhe në vendlindjen e Poetit tonë të madh kombëtar, poetit tonë të Rilindjes Kombëtare Shiptare, Naim Frashërit. Morëm pjesë edhe në atë manifestim shumë dinjotoz. Vizituam Shtëpinë Muze të Vëllezërve Frashëri, ku u mbajt një manifestim madhështor. Në Frashër, u mbajt edhe një Konferencë Shkencore, u shtrua edhe një koktej në Teqenë e Fshatit.

Nga Frashëri, u kthyem në Përmet, për të marrë pjesë në manifestimin e poezisë “Në ditët Naimiane”, që u mbajt në Grykën e Këlcyrës. Gjithçka ka vajtur për mrekulli derisa janë “thyer” kodet e poezive dhe tashmë për “Jurinë” kanë qenë të njohur emrat dhe mbiemrat e të gjithë poetëve pjesëmarrës, çka shkaktoi edhe pezm të madh tek poetët e vërtetë shqiptarë, si pjesë e të cilit pezm doli edhe poezia ime nga aktiviteti i Përmetit!... Po, ku paske qenë ti, që të sharrosh në llagamet e shqiptaro-titistëve të njohur?!?... Që të detyrohesh ta rjepësh duke e kruar veshin tënd!... Turp e marre e madhe për ty dhe për të tillë si ti e edhe pë rata që ju nxisin t’i etiketoni e sulmoni poetët shqiptarë, që kurrë në jetën e tyre shqiptare nuk kanë qenë pjesë e zinxhirit të Titos e të Ibrahim Titës!...

Duke qenë shumë i vetëdijshëm se aktiviteti “shqiptar” i shqiptaro-titistëve është shumë i kamufluar dhe shumë i ngjeshur, në kufijtë e Shqipërisë londineze, e marr me mend edhe “reagimin” e Sami Islamit, i thënçin reagim. Duhet ta dijë Sami Islami se “penat më të forta” që ai i cilëson në “reagimin e tij”, në Kosovën e pushtuar shqiptare, kanë qenë penat e njohura e të dëshmuara të shqiptaro-titistëve që, fatkeqësisht, edhe sot i merr në mbrojtje Sami Islami&Co! Dhe, kjo që bën Sami Islami, është për t’i ardhur keq gurit e drurit!...

Sa mirë po e gjuaka gurin Sami Islami dhe sa mirë po e “fshehka” dorën, muti i mutave shqiptaro-titistë të Shyqri Kralicës&Co! Dhe unë po e,pyes publikisht Sami Islamin: Cilat qenkan meritat dhe të merituarit që cilëson ti për të tillë? Ata shqiptaro-titistë&Co, që gjthçka shqiptare sollën buzë varrit kolektiv të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, si atdhe i vetëm i ne shqiptarëve?!?...

Kujt t’i gëzohet njeriu, sot? Suksesit të shqiptaro-titistëve, që të gjitha sukseset e tyre i arritën në kurriz të popullit shqiptar dhe të intelegjencës së tij, duke i shërbyer titizmit “shqiptar”, “patriotikisht”? Ti, Sami Islami je i vogël dhe askushi që të më vlerësosh mua dhe poezinë time, të cilën shqiptaro-titistët e kanë pasur dhe e kanë bezdi, dhe , tash, po del ti me mizë pas veshi! Nuk të thirra ty që ta rjepësh tash veshin tënd, pa asnjë nevojë, duke i rënë thupër rakite!... Unë, kurrë nuk u jam gëzuar sukseseve të shqiptaro-titistëve, sepse, atyre sukseseve u është gëzuar vetëm Titoja dhe këlyshët e tij në Prishtinë, që i kan lajthitur disa shqiptarë edhe në Shqipërinë territoriale, të cilën e thërritem dhe e thërrasim NËNË!... Tash, të paska mbetur ty t’u gëzohesh “sukseseve” të tyre!... Bravo! Kritikuc, bre!
Këtë herë vetëm kaq!...

Burojë, më 11 qershor 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 92 vizitorë
Lexuar: 953 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi