Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Turp, dy shtete shqiptare, Isa Boletini rivarroset pa ceremoni ushtarake! Turp, papërgjegjësi kombëtare dhe shtetërore!
Publikuar më 12 qershor, 2015 në orën 08:59 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

***Heronj janë ata shtetarë dhe liderë politikë shqiptarë, që patën guximin dhe krenarinë të merrnin pjesë në rivarrimin e Isa Boletinit, më 10 qershor 2015 në vendlindjen e tij në Boletin të Kosovës. Veprat flasin vetë, fjalët i merr era si gjethin e harlisur.

Data 10 qershor 2015, do të mbahet në mend si datë e shënuar historike për Kosovën për këto dy arsye kryesore:
E para, sepse pas një shekulli, në Boletin të Mitrovicës u rikthye gjenerali dhe heroi gjithëkombëtar shqiptar Isa Boletini, kurse e dyta është turpi historik, kombëtar dhe shtetëror i rivarrosjes së Isa Boletinit pa përcjellje dhe nderime ushtarake shtetërore nga Tirana dhe nga Prishtina.
Këtë turp dhe shëmti politike, nuk e ka merituar emri dhe vepra heroike kombëtare dhe shtetërore e Isa Boletinit, sepser ai ua themeloi Shqipërinë, kurse këta vagabontët dhe arrogantët e papëregjegjshëm politikë, nuk e panë të arsyeshme, që atë ta rivarrosin me nderimet më të larta ushtarake shtetërore.
– Ai pati guximin dhe trimërinë, që me luftë ta themelonte shtetin shqiptar, kurse këta korrupcionistët dhe tradhtarët me dëmkë në liri dhe në paqe, u fshehen në “birë të miut”, nuk patën kurajon, që ta rivarrosnin Isa Boletinin në truallin e tij të shenjtë të Shqipërisë Etnike.

Këtë akt të turpshëm nga pushtetarët e sotshëm të instalauar në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk e ka merituar për së vdekuri, Isa Boletni, dora e djathtë e Ismail Qemalit, sepse ai së bashku me luftëtarët e tij trima, asnjëherë nuk e preu në besë, as nuk e la vetëm vëllain e tij të penës, patriotin dhe diplomatin më të shquar shqiptar, kryethemeluesiun e qeverisë së parë të Shqipërisë Etnike, Isamil Qemali.

-Isa Boletini, këtë e dëshmoi, edhe para 100 vitesh, kur më 28 Nëntor 1912, me një besë dhe nën një flamur të përbashkët kombëtar dhe shtetëror shqiptar, iu bashku Ismail Qemalit në Vlorë, me rastin e shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë Etnike. Ajo ishte dita dhe fitorja më madhore dhe më kulmore për historinë e krijimit të shtetit të parë shqiptar në Ballkan.

Pra, luftëat dhe kryengritjet e pareshtura shumëvejçare kombëtare patriotike, si dhe meritat e gjeneralit Isa Boletini, ishin ato që, sot (në dekadën e dytë të shekullit 21) të kemi këtë Shqipëri të lirë dhe të pavarur.

Prandaj, nuk ka asnjë dilemë se, gjenerali i famshëm Isa Boletini për formimin e shtetit të parë kombëtar shqiptar (28.XI.1912) ka meritat e veçanta luftarake, kombëtare, shtetërore dhe patriotike për Shqipërinë, ashtu sikurse gjenerali dhe presidenti i famshëm historik i lavdishëm Xhorxh Uasdhington për Amerikën.

Mirëpo, për habi të gjithë kombit shqiptar, pas 100 vitesh, për së vdekuri, Isa Boletini u tradhtua nga pasardhësit e tij- pushtetarët e sotshëm shqiptarë , që drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, sepse nuk patën vullnetin, as guximin e qytetarit si patriotë dhe demokratë, që Xhorxh Uashingtonin shqiptar të Shqipërisë Etnike, ta përcillnin dhe ta rivarrosnin me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore. Kjo, do të duhej të ishte përshëndetja lamtumirëse e fundit me Isa Boletinin në fshatin e vendlindjes së tij në Boletin, ku të gjithë shqiptarët anembanë botës, me mendje e zemër dhe me dashuri, do ta mbështetnin një akt të tillë në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje emrit dhe veprës historike, luftarake, patriotike, kombëtare dhe shtetërore të Isa Boletinit.

Z. Bujar Nishani dha provomin e pjekurisë si patriot dhe si President i merituar i Shqipërisë!

Nuk ka asnjë dyshim se pjesëmarrja e Presidentit Nishani në rivarrimin e Isa Boletinit në Boletin të Kosovës (10 qershor 2015) provoi trimërinë, humanizmin, etikën, përgjegjësinë dhe oblgimin e tij si burrë shteti i vërtetë dhe i merituar, i lidhur me mendje, me zemër dhe me vepër konkrete me dashurinë e traditës historike dhe me vlerat sublime kombëtare shqiptare, siç është Isa Boletini.

-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me pjesëmarrjen dhe me nderimin që i bëri Isa Boletnit me rastin e rivarrimit të tij në Boletin, më 1o qershor 2015, vërtet dëshmoi kualitetet e tij të larta, edhe si burrë shteti, edhe si patriot, edhe si personalitet me ndërgjegje të lartë, me përgjegjësi, me integritet dhe me dinjitet njerëzor, kombëtar, shtetëror dhe atdhetar shqiptar. – I lumtë për guximin, krenarinë, patriotizimin, vendosmërinë dhe dashurinë mëmëdhetare, që dëshmoi para gjithë botës së civilizuar, se përkujtimi, përkulja dhe nderimi, që i bëri gjeneralit hero gjithëkombëtar shqiptar, Isa Boletinit, njërit nga themeluesit kryesor të qeverisë së parë shqiptare të Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912) në Vlorën heroike, është borxh, përgjegjësi dhe obligim edhe kombëtar, edhe shtetëror, jo vetëm për Presidentin Nishani, por edhe për të gjithë shtetarët dhe përfaqësuesit e tjerë të qeverisë, të kuvendit, të presidencës së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ndërkaq, për turpin më të madh, Atifete Jahjaga si Presidente e Kosovës, nuk e kaloi “provimin e diplomës” si udhëheqëse e merituar e Kosovës ngase nuk pati guximin, as leverdinë politike e as nuk shfaqi ndjenjën kombëtare dhe patriotike, që t’i bashkohej homologut të saj nga Shqipëria, Presidentit Bujar Nishani, i cili nga Tirana së bashku me kryebashkiakun Lulzim Basha kishin ardhur për t’ia bërë nderimin e fundit Isa Boletinit, me rastin e rivarrimit të eshtrave të tij në fshatin Boletin të Shalë Bajgorës.

Paraprakisht (më 8 qershor 2015) në Samitin “Bërdo-Brioni” të shefave të shteteve ballkanike, bërë në Budvë të Malit të Zi, ku mirrte pjesë, edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga, nuk mori guximin, as nuk gjeti arsye, që t’i replikonte ultranaconalistit-presidentit serb, Tomislav Nikoliq për shpifjet dhe fyerjet që ia bëri asaj si presidente dhe Kosovës si shtet, duke ua mohuar statusin ekzistues të tyre politiko-juridik kushtetues kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky është një gabim i pajusitifikueshëm si në sfondin kombëtar, ashtu edhe në atë shtetëror, sepse roli dhe misioni i presidentit të një shteti, nuk është vetëm për dreka dhe për darka solemne dhe për “ekskursione” jashtë vendit, pa kurrfarë leverdie ndaj shtetit, por si përfaqësues mban përgjegjësi për mbrojtjen e interesave vitale të vendit.

Njeriu i mirë dhe trim, njihet në ditë vështirë, ka thënë Skënderbeu!

Këto tipare njerëzore-fije të ndjesisë dhe dashurisë ndaj kombit, po ashtu, sikurse Presidenti Nishani dhe Lulzim Basha, i dëshmuan edhe Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Agim Bahtiri, se janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe të dëshmoinë para botës për vlerat kombëtare dhe shtetërore, që kanë të bëjnë me lirinë, me pavarësinë, me drejtësinë dhe me mirëqenien e popullit dhe të shtetit kombëtar shqiptar të Isa Boletinit dhe të Ismail Qemalit (28.XI.1912).

Ia vlen të theksojmë se, asnjëri prej këtyre shtetarëve të Republikës së Kosovës, nuk u tremb nga kërcënimet dhe nga shantazhet e ndryshme paralajmëruse politiko-propagandistike të Serbisë dhe të mbështetësve të saj, që të mos merrnin pjesë në organizimin dhe në përcjelljen e rivarrimit të eshtrave të gjeneralit hero Isa Boletni në vendlindjen e tij.

Si kryeministri Mustafa, kryekuvendari Veseli, ashtu edhe kryebashkiaku i Mitrovicës Agim Bahtari (i cili u angazhua dhe bëri përpjekje të shumta, që Isa Boletni të rivarrosej me nderime më të larta kombëtare dhe shtetërore në Boletin), fare nuk u frikësuan nga ata që, paraprakisht ua kishin bërë “me gisht” se në Boletin nuk guxon të shkelë ushtria e Kosovës, as pushtetarët e saj me rastin e rivarrimit të Isa Boletinit, më 10 qershor 2015.

Përkundrazi, këta burra trima dhe urtë të shtetit të Kosovës, së bashku krahpërkarh me Presidentin e lartnderuar të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, morën pjesë dhe me me fjalët e tyre të rastit e përkujtuan, duke çmuar lart figurën madhështore historike dhe patriotike gjithëkombëtare shqiptare të gjeneralit Isa Boletini me rastin e rivarrimit të tij në vendlindjen e dashur Boletin të Mitrovicës së Kosovës.

Turp, që Isa Boletini, heroi gjithëkombëtar shqiptar, i cili së bashku me Ismail Qemalin formoi shtetin e parë modern shqiptar-Shqipërinë Etnike (28 Nëntor 1912) , të mos rivarrosej me nderimet më të larta kombëtare dhe shtetërore sipas protokollit ceremonial shtetëror nga Garda Ushtarake e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, kur dihet se historikisht, etnikisht dhe territorialisht, Kosova është e Shqipërisë, jo e Serbisë, as pronë private e Atifete Jahjagës, as e Hashim Thaçit dhe, as e Edi Ramës, të cilët nuk e “luajtën prapanicën” nga kolltuku i tyre që, sipas detyrës, të merrnin pjesë në rivarrimin e Isa Boletinit në Boletin, më 10 qershor 2015, ku ishin të pranishëm heronjtë e kohës sonë : Presidenti Bujar Nishani, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryebashkiaku i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pra, bashkatdhetarë të nderuar, votoni dhe zgjedhni këta heronj të dëshmuar, jo ata që po iu gënjenë, po iu mashtrojnë, po iu varfërfojnë, duke iu lënë pa kafshatën e gojës dhe të pastrehë si në atdhe, ashtu edhe nëpër vendet e ndryshme të botës.- Mos i votoni ata, që nuk kanë guxim, as dhembje, t'iu vizitiojnë, edhe në rastin e varrimit të heronjve kombëtarë, siç ndodhi me rastin e Isa Boletinit, më 10 qershor 2015, sepse ata për karriget dhe pushtetin despotik, nepotist dhe oligrakik të tyre, janë ndarë nga populli, ata duan miliona e miliarda, jo heronj kombëtarë as në paqe e as në luftë, sepse ata nuk do t'i kishin duruar plaçkitjet dhe tradhtitë, që po ia bëjnë popullit (1990-2015).

Në kët rast, të gjithë këta i quaj heronj të kësaj kohe në paqe, sepse nuk pranuan të vetëviktimizohen, dhe të bijnë pre e diktatit dhe e ultimatumeve të koniunkturave të ndyra kërcënuese politike, propagandistike dhe diplomatike antishqiptare, të komanduara dhe të ndërsyera nga ndërhyrja e vazhdueshme e Serbisë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’i përçajnë shqiptarët, edhe mbi bazën kombëtare (duke ua futur si pykë shqyese, edhe të ashtuquajturin “komb kosovar”), ashtu edhe mbi atë territoriale dhe shtetërore.

Turp, deri kur kështu të pëçarë, të armiqësuar, të kërcënuar, të viktimizuar, të mashtruar, të shantazhuar, të varur dhe të kushtëzuar nga Serbia, e cila, së bashku me eksponentët mbështetës të saj, edhe në liri, po përzihet në çështje e brendshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke na i mohuar heronjtë tanë kombëtarë dhe, duke ushtruar trysni përmes faktorëve ndryshëm evropianë, që ne t’i harrojmë dhe t’i vlerat tona historike kombëtare dhe shtetërore, siç është Isa Boletini, rivarrimi i të cilit u bë pa përcjellje ushtarake të shtetit Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ndryshe nga Kosova, duke qenë se Shqipëria është anëtare e NATO-s, qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën, do të duhej të konsultohej me krerët e NATO-s dhe të qarqeve diplomatike të Amerikës në Tiranë, që të mirrte pëlqimin prej tyre, që të dërgonte garden ushtarake të saj për rivarrimin e eshtërvae të Isa Boletinit, sepse ai ishte personalitet historik, kombëtar dhe shtetëror, i cili së bashku me Ismail Qemalin hodhi themelet e Qeverisë së Parë të Shqipërisë Etnike.

Sipas të gjitha gjasëve, po të ishte kërkuar një pëlqim i tillë nga NATO-ja dhe nga SHBA-ja, nuk do të kishte ndodhur që rivarrimi i Isa Boletinit, të bëhej pa organzimin e protokollit shtetëror të Tiranës, pavarësisht nga shantazhet, nga kërcënimet, nga krrokatjet dhe nga përzierja e Beogradit zyrtar në punët e brendshme të Kosovës, madje, duke diktuar se, ku duhet të varrosen shqiptarët brenda territorit të Kosovës së Shqipërisë Etnike!

Një përzierje e tillë e Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës, është absurd, e paprnaueshme dhe e patolerushme, kur dihet se Kosova nuk është më plaçkë koloniale e Serbisë , por shtet pavarur dhe sovran, që nuk ka asgjë të përbashkët me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Për më tepër, një përzierje e tillë e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës, është e dënueshme, edhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe me parimet e normat e së drejtës ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,061 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi