Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PĖRKUSHTIMI I KOMUNISTIT ISA MUSTAFA NĖ ZBATIMIN E VENDIMEVE POLITIKE TĖ KRYESISĖ SĖ RSFJ-sė DHE KQ TĖ LKJ-sė PĖR KOSOVĖN (DOKUMENTI)
Publikuar më 12 qershor, 2015 nė orėn 09:31 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas demonstratave tė 11 e 26 marsit dhe tė 1 e 2 prillit tė vitit 1981, regjimi komunist jugosllav, gjatė verės sė atij viti ndėrmori njė sėrė masash ideo - politike, tė cilat kulmuan me "Platformėn politike tė KQ tė LKJ’sė pėr Kosovėn", tė miratuar mė 17 nėntor 1981 nė Mbledhjen e XXII’tė tė KQ tė LKJ’sė nė Beograd. Pėr t’i realizuar masat, qė dolėn nga kjo "Platformė…" e KQ tė LKJ’sė, ky regjim gjatė viteve 1981-1990 nė vendet udhėheqėse i emėroi ato kuadro komuniste, qė ishin dėshmuar tashmė nė luftimin e "nacionalizimit, irredentizmit dhe seperatizmit shqiptarė"! Nė mesin e komunistėve mė besnik ishte edhe kryetari aktual i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kryeministėr i Qeverisė sė Kosovės, Isa Mustafa.

Nė periudhėn 1984 - 1988 Isa Mustafa ishte Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Prishtinės (ku pėrfshiheshin edhe komunat e sotme: Fushė Kosova, Obiliqi dhe Novobėrda), dhe si i tillė duket se ka qenė njeriu mė i pushtetshėm i regjimit komunist, ashtu sikurse ishin: Ali Shukria - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1981-1982), Ymer Pula - kryetar i KE tė KSA tė Kosovės (1982-1986), Kolė Shiroka - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1984-1985), dhe Kryetar i KK tė KSA tė Kosovės nė periudhėn (1985-1986), Nazmi Mustafa - kryetar i KE tė KSA tė Kosovės (1986-1989), Jusuf Zejnullahu - Kryetar i KE tė KSA tė Kosovės (1989-1990), Remzi Kolgeci - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1987-1988), Azem Vllasi - Kryetar i KK tė KSA tė Kosovės (1986-1988) dhe Rrahman Morina - Kryetar i KK tė KSA tė Kosovės (1988-1990).
Isa Mustafa, si kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Prishtinės nė mandatin e parė (1984 - 1986) pasi i realizoi tė gjitha objektivat qė buronin nga organet mė tė larta tė pushtetit, nė pranverėn e vitit 1986 (kur u mbajtėn zgjedhjet edhe nė Serbi ku Sllobodan Millosheviqi zgjidhet Kryetar i KQ tė LKS'sė) Isa Mustafa mandatohet pėr herė tė dytė si Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Komunės sė Prishtinės (1986 - 1988). Gjatė kėtyre viteve ai ka punuar me pėkushtim edhe mė tė madh nė realizimin e tė gjitha vendimeve politike pėr Kosovėn, qė merreshin nė organet mė tė larta nė Beograd, siē ishin: kryesia e RSFJ’sė, KQ i LKJ’sė, KQ i LK tė Serbisė etj.
Pėr ta argumentuar kėtė fakt, me kėtė rast po i referohemi njė interviste tė Isa Mustafės si Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Komunės sė Prishtinės, dhėnė tė pėrditshmes "Rilindja" mė 06 Shtator 1986: "Prishtina mobilizohet pėr vėnien nė jetė tė konkluzioneve tė Kryesisė sė RSFJ’sė dhe asaj tė KQ tė LKJ’sė - Tė vendosur qė gjendja tė pėrmirėsohet". Tė vendosur qė gjendja tė pėrmirėsohet", Kryetari i KE tė Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, me qėllim tė zbatimit tė plotė tė konkluzioneve tė kryesisė sė RSFJ dhe tė KQ tė LKJ lidhur me kthimin e serbėve e tė malazezve nė Kosovė, nė kėtė interevistė - nga organet e administratės komunale ka kėrkuar njė efikastitet tė shtuar. Ndėrkaq, pėr zbatimin e ligjshmėrisė, qė ishte kėrkesė bazė e konkluzioneve tė tė dy kryesive, (tė RSFJ dhe tė KQ tė LKJ), Isa Mustafa kishte paraparė ashpėrsimin e pėrgjegjėsisė sė bartėsve tė autorizimeve publike nė tė gjitha nivelet e organeve komunale, me qėllim qė qytetarėve tė pėrkatėsisė serbe e malazeze t’u ofrohet siguri e plotė e punės dhe e jetės, dhe tė thellohet besimi tek tė gjithė qytetarėt qė janė shpėrngulur e qė duan tė kthehen sėrish. Ėshtė fjala pėr tė gjithė ata ardhacakė tė cilėt kishin shkuar e ardhur disa herė nė Kosovė, pėr tė pėrfituar materialisht!!! Madje kryetari Isa Mustafa, krenohet me Komisionin pėr pengimin e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezėve nė nivel tė komunės, e cila ka hartuar programin konkret tė masave pėr kthimin e tė shpėrngulurve ku ėshtė paraparė qė tė kthyerve t’u sigurohen kushte sa mė optimale pėr punėsim, banim e shkollim etj. Kryetari Isa Mustafa konsideron se atyre serbėve qė janė shpėrngulur me presion tė drejtpėrdrejtė duhet t’iu sigurohet kthimi dhe punėsimi duke bėrė pėrpjekje pėr programimin e mundėsisė sė tyre nė OPB’tė e komunės dhe pėr mė tepėr pėr tė ndėrprerė shpėrnguljen e serbėve e tė malazezėve, ai ėshtė zotuar qė ardhacakėve serbė t’iu sigurojė banesa dhe ndarje tė trojeve si dhe lehtėsira nė regjistrimin e tyre nė fakultete. Nė kuadėr tė zbatimit tė konkluzioneve tė dy Kryesive (tė RSFJ dhe tė KQ tė LKJ), Isa Mustafa aktivitetin e tij e ka pėrqėndruar kryesisht nė Fushė-Kosovė, nė bastionin e lėvizjes nacionaliste serbe tė pėrbėrė nga: Kosta Bullatoviq, Mirosllav Sholeviq, Bogdan Kecman, Zoran Grujiq, Stevan Marinkoviq, Miqa Samargjiq, Boshko Budimiroviq etj. Ky njeri (qė sot ėshtė Kryetar i LDK’sė dhe nė koalicion me PDK'nė do tė jetė Kryeministėr i Qeverisė), nė Fushė Kosovė ka ndėrmarrė njė vargė masash plotėsuese pėr ndėrtimin e shkollave, asfaltimin e rrugėve e tė trotuarėve, aftėsimin e stacioneve shėndetėsore si dhe tė ēėshtjeve tė tjera infrastrukturale, me qėllim tė sigurimit tė kushteve sa mė tė mira pėr “ardhacakėt” serbomalazezė, ndėrkohė qė shqiptarėt jetonin nė skajme e varfėri tė skajshme. Sipas Programit tė masave pėr kthimin e serbėve e tė malazezve tė shpėrngulur jashtė Kosovės qė ėshtė projektuar nga organet pėrgjegjėse tė komunės nė krye me Isa Mustafėn "statusin e tė kthyerve do ta kenė personat e shpėrngulur me presion (!!!) nga komuna, pėrkatėsisht nga Krahina qė kanė jetuar jashtė Kosovės sė paku njė vit dhe ata tė shpėrngulur qė kanė punuar jashtė Kosovės sė paku njė vit me kusht qė para shpėrnguljes tė jenė lajmėruar nga SPB’ja komunale e Prishtinės."(!!!)
Pėr realizimin e Programit pėr kthimin e serbėve e malaziasve nė Kosovė, Kryetari i KE tė Prishtinės Isa Mustafa ėshtė zotuar pėr realizimin e disa prioriteteve, si: ndėrtimin e repartit tė ri "Jumkos" ose tė "Titeksit" nė Fushė - Kosovė, programin e shfrytėzimit tė objekteve ndėrtimore nė Ēagllavicė e Kishnicė, programin e shpuarjes sė thellė nė OP “Kishnicė dhe Novobėrdė”, objektin qė do tė duhej ta hapte "Centro Kozha" e Titogradit, si dhe nė programin e rekonstruimit tė industrisė sė tekstilit "Kosovka"…etj.
***
Pėr mė tepėr lexoni intervistėn e Kryetarit tė Kėshillit Ekzekutiv tė Komunės sė Prishtinės, mr.Isa Mustafa.
PRISHTINA MOBILIZOHET PĖR VĖNIEN NĖ JETĖ TĖ
KONKLUZIONEVE TĖ KRYESISĖ SĖ RSFJ DHE ASAJ TĖ KQ TĖ LKJ’sė
TĖ VENDOSUR QĖ GJENDJA TĖ PĖRMIRĖSOHET
(Bisedė me Mr. Isa Mustafėn, kryetar i KE tė Komunės)


Kėshilli Ekzekutiv i Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės, nė mbledhjen e fundit nuk e aprovoi Programin e masave dhe tė aksioneve pėr kthimin e serbėve dhe tė malazezėve tė shpėrngulur jashtė Kosovės e tė cilėt dėshirojnė tė kthehen nė Komunėn e Prishtinės. Rreth kėsaj teme, kohėve tė fundit pati polemika dhe komentime tė nduarnduarshme e edhe tė tilla qė apriori i hudhnin poshtė pėrpjekjet qė po bėhen kėtu pėr kthimin e serbėve e tė malazezve. Ky program, ėshtė edhe pjesė e pandarė e Programit operativ tė KE tė Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės pėr masat dhe aktivitetet e organeve tė administratės e tė atyre tė jurisprodencės nė realizimin e detyrave qė dalin nga Konkluzionet e dy Kryesive mė tė larta tė vendit (kryesisė sė RSFJ dhe tė KQ tė LKJ - sh.b) mbi situatėn politike dhe tė sigurisė nė KSA tė Kosovės. Nė kėtė temė biseduam me Mr.Isa Mustafėn, kryetar tė KE tė Kuvendit tė Prishtinės.

ORGANET E ADMINISTRATĖS - MĖ VIGJILENTE
Ēka u krye e ēka mbeti tė kryhet nė frymėn e konkluzioneve tė dy Kryesive mė tė larta tė vendit, nė nivel tė komunės?


Me konkluzionet e kryesisė sė RSFJ dhe tė KQ tė LKJ kėrkohet njė efikasitet mė i madh i organeve tė administratės, subjekteve tė tjera shoqėrore dhe angazhimi i tyre nė zbatimin e plotė tė ligjshmėrisė dhe trajtimin e barabartė tė pjesėtarėve tė tė gjitha kombeve e tė kombėsive qė jetojnė nė Krahinė, pėrkatėsisht nė komunėn tonė. Prej shpalljes sė kėtyre konkluzioneve dhe tė masave konkrete tė Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė Krahinės i jemi qasur punės nė aftėsimin organizativ, me kuadro dhe material si dhe nė thellimin e vetėdijes sė tė punėsuarve nė kėto organe pėr nevojėn e efikasitetit dhe azhuritetit nė kryerjen e tė gjitha lėndėve nė punė me qytetarėt dhe pėrgjithėsisht me punėn e bashkuar. Nė lėmenjtė, nė tė cilėt konsiderohet se ka fryte tė ngushta - nė aspektin organizativ tė kuadrove dhe pėr kryerjen e lėndėve e kėrkesave tė qytetarėve bėmė riorganizimin e ca organeve tė administratės, ashtu qė konstituuam Drejtorin pėr punė pronėsoro - juridike, Sekretariatin pėr bujqėsi dhe pylltari u bė riorganizimi nė mes tė Sekretariatit tė Financave dhe tė Shėrbimit tė tė ardhurave, si dhe jemi marrė vesh qė shėrbimet qė punojnė me qytetarė tė organizojnė punėn nė dy ndėrresa gjatė tėrė ditės. Edhe mė tutje do tė vazhdojmė me inicimin e gjendjes nė tė gjitha organet e administratės dhe atyre tė jurispondencės nė drejtim tė pėrmirėsimit dhe aftėsimit organizativ, me kuadro, material si dhe nė pėrmirėsimin e strukturės profesionale dhe kombėtare tė tė punėsuarėve nė to dhe nė bazė tė analizave tė tilla do tė ndėrmarrim edhe masa konkrete. Nė planė ėshtė edhe aftėsimi i Sekretariatit pėr punė tė Inspeksionit si dhe i Gjykatės Komunale dhe pėr kundėrvajtje.

ASHPĖRSOHET PĖRGJEGJĖSIA
Si mendohet tė konkretizohet njėra prej kėrkesave kryesore nga konkluzionet e dy Kryesive, ligjshmėria?


Nė kėtė drejtim parashihet ashpėrsimi i pėrgjegjėsisė sė bartėsve tė autorizimeve publike nė kėto organe dhe atė qė theksi i aktivietetit do tė pėrqėndrohet nė atė qė qytetarėve tė pėrkatėsisė kombėtare serbe e malazeze t’u ofrohet siguri e plotė e punės dhe e jetės, dhe tė thellohet besimi tek tė gjithė qytetarėt qė janė shpėrngulur e qė duan tė kthehen sėrish. Prandaj edhe komisioni pėr pengimin e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezėve nė nivel tė komunės e hartoi programin konkret tė masave e tė aktiviteteve pėr kthimin e tė shpėrngulurve me tė cilėt ėshtė bėrė pėrpjekje qė tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė kthehen t’u sigurohen kushte sa mė optimale pėr punėsi, banim e shkolla, me ē’rast janė paraparė edhe pėrparėsi tė caktuara nė kuadėr tė kushteve tė barabarta me pjesėtarėt e kombeve e tė kombėsive tjerė nė kėtė lėmė.
Theksimi i pėrparėsisė sė tė kthyerėve serbė e malazias, posaēėrisht tė disa kategorive tė tyre, konsiderojmė se nė situatėn e pikėrishme politike nuk e shkel parimin e barazisė sė tė gjithė qytetarėve para ligjit. Konsiderojmė se atyre qė janė shpėrngulur me presion tė drejtpėrdrejtė duhet t’iu sigurohet kthimi dhe punėsimi duke bėrė pėrpjekje pėr programimin e mundėsisė sė tyre nė OPB’tė e komunės sonė. Duke u nisur nga pėrcaktimet e qarta pėr ndėrprerjen e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezėve duhet bėrė pėrpjekje edhe nė lėmin e banesave dhe tė ndarjes sė trojeve si dhe nė regjistrimin nė fakultete, por pa i shkelur dispozitat ligjore e as tė rregulloreve tė OPB’ve qė tė kthyerve t’u jepet pėrparėsi nė kushte tė njejta. Mirėpo, kėtu duhet bėrė pėrkufizimin e qartė nė mėnyrė qė pjesėtarėt e kombit serb e malazez qė jetojnė kėtu, tė mos ndodhė qė duke u bazuar nė kėto pėrparėsi tė tė kthyerve, tė kėrkojnė gjithashtu zgjidhjen e problemeve tė tyre tė ngjajshme me shpėrngulje, pėrkatėsisht kthim. Prandaj tash e tutje do tė ndėrpriten edhe keqpėrdorimet eventuale si bie fjala shpėrnguljet formale, si kushte pėr punėsi e banim si dhe pėr fitimin e beneficioneve tjera nė mėnyrė kundėrligjore.

RRETH STATUSIT TĖ TĖ KTHYERĖVE

Sipas Programit tė masave e tė aktiviteteve pėr kthimin e serbėve e tė malazezve tė shpėrngulur jashtė Kosovės saktėsohet (pėr tė parėn herė) rrethi mė i ngushtė i personave qė tash e tutje do tė trajtohen si tė kthyer. Kėshtu, statusin e tė kthyerve sipas kėtij programi do ta kenė personat e shpėrngulur me presion nga komuna, pėrkatėsisht nga Krahina qė kanė jetuar jashtė Kosovės sė paku njė vit dhe ata tė shpėrngulur qė kanė punuar jashtė Kosovės sė paku njė vit me kusht qė para shpėrnguljes tė jenė lajmėruar nga SPB’ja komunale e Prishtinės. Kuptohet, ky kategorizim i tillė i tė kthyerve ka efektin praktik vetėm nė atė se vetėm kjo kategori tė kthyerish gėzojnė pėrparėsi nė punėsi, banim, arsim, kurse tė gjithė tė tjerėt qė janė shpėrngulur apo ata qė pėr tė parėn herė vijnė nė Kosovė e qė s’kanė jetuar kėtu mė parė, nuk i gėzojnė kėto pėrparėsi, por mund tė konkurrojnė nė punė, pėrkatėsisht pėr banesė e regjistrim nė fakultete nė mėnyrė tė barabartė me tė gjithė qytetarėt e tjerė.

KUNDĖR KEQPĖRDORIMEVE DHE MANIPULIMEVE

Kishte edhe tentime tė paraqitjes fiktive tė shpėrnguljes pėr tė gėzuar ca privilegje, mirėpo u muar vesh tė gjitha ato raste krijojnė atmosferė jo tė shėndoshė nė mjediset ku ndodhėn e sidomos reagimin e arsyeshėm tek pjesėtarėt e serbėve e tė malazezėve qė tash sa vite kėtu presin nė punė, banesė, regjistrim nė fakultete ngase me tė vihen nė pozitė tė pabarabartė me kategorit e tė shpėrngulurve fiktivė.
Po problemet e pazgjidhura komunale - urbanistike tė disa pjesėve periferike tė qytetit. Ē’u bė nė zgjidhjen e kėrkesave tė qytetarėve tė kėtyre mjediseve?
Nė kuadėr tė zbatimit tė konkluzioneve tė dy Kryesive (tė kryesisė sė RSFJ-sė dhe tė KQ tė LKJ-sė) po ndėrmerren masa konkrete edhe nė zgjidhjen e problemeve komunale e urbanistike nė komunėn tonė e veēanėrisht nė mjediset ku kohėve tė fundit ato edhe mė sė shumti u shprehėn. Nė Fushė-Kosovė, bie fjala u ndėrmorėn njė varg masash plotėsuese pėr ndėrtimin e shkollave, asfaltimin e rrugėve e tė trotuarėve, aftėsimin e stacioneve shėndetėsore si dhe tė ēėshtjeve tė tjera infrastrukturale. Duhet theksuar veēanėrisht faktin se kėrkesat pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve infrakstrukturale erdhėn si pasojė e rritjes dinamike tė komunės sonė si dhe zgjerimit joproporcional tė saj. Do tė angazhohemi qė t’i respektojmė sė pari pėrparėsitė e zgjidhjes sė kėtyre problemeve lokale qė paraqiten nė kuvendet deleguese dhe nėpėr bashkėsitė lokale, e jo qė zgjidhja e tyre tė kėrkohet jashta institucioneve tė sistemit tonė politik.

POTENCIALI EKONOMIK - I PAPĖRSHTATSHĖM

Pėrpjekjet e deritashme pėr pengimin e shpėrnguljeve dhe pėr shtimin e numrit tė tė kthyerve po bėhet nė kuadėr tė potencialeve ekzistuese ekonomike tė komunės. Kėto mundėsi janė mjaft tė kufizuara si pėr nga numri i madh i tė papunėve (17500) pastaj nga struktura joadekuate e ekonomisė sė komunės sonė, e cila si e tillė as qė premton diē mė tepėr pėr zbutjen e kėtij problemi nga shtimi i vazhdueshėm i humbjeve nė ekonomi, tė cilat tash arrijnė nė 10 miliardė dinarė, si dhe nga fakti se tash sa vjet nė komunėn tonė nuk u hap asnjė objekt i ri ekonomik, qė do tė absorbonte numrin kaq tė madh tė tė papunėve e me tė edhe tė atyre qė mendojnė tė kthehen. Me fjalė tė tjera, ndonėse ekziston gatishmėria e punės sonė tė bashkuar tė komunės sonė qė ta jap kontributin e saj nė punėsimin e tė kthyerėve, megjithatė sinqerisht mendojė se ajo e vetmuar, pa ndihmėn pėrkatėse tė bashkėsisė sė gjėrė si brenda Krahinės ashtu edhe jashta saj, vėshtirė qė do tė mund t’i realizonte me sukses detyrat e parapara me kėtė plan. Ėshtė e nevojshne, prandaj nė kėtė drejtim tė materializohen qėndrimet nga Mbledhja e LK’sė sė qytetit tė Beogradit, si dhe pėrcaktimet kongresiane lidhur me zhvillimin mė tė shpejtuar tė Kosovės, pėrmes procesit tė bashkimit tė punės dhe tė mejeteve.
Edhe pse ka ca rezultate fillestare nė kėtė drejtim, marrė nė tėrėsi me rezultatet e bashkimit tė punės dhe mjeteve nė nivel tė komunės sonė nuk mund tė jemi tė kėnaqur. Mjafton tė theksohet vetėm e dhėna se gjatė pesėvjeēarit tė kaluar nga gjithsej 25 marrėveshjet e nėnshkruara u realizuan vetėm tri sosh. Jo vetėm qė mungojnė programe konkrete, qė do tė kushtonin lirė e do tė punėsonin shpejtė njė numėr tė konsiderueshėm tė tė papunėve, e edhe tė tė kthyerve, por edhe ato programe qė u realizuan mė tepėr ishin nė baza kreditore se nė bazė tė tė ardhurave dhe nė bazė tė interesit tė pėrbashkėt. Ka iniciativa pėr realizimin e programeve tė vogla qė do tė mund tė konstribuonin pėr zgjidhjen e kėtij problemi si bie fjala ndėrtimi i repartit tė ri "Jumkos" ose tė "Titeksit" nė Fushė - Kosovė ku pritet tė punėsohen 70-80 punėtorė, pastaj tė programit prodhues nė Prekoc, tė programit tė shfrytėzimit tė objekteve ndėrtimore nė Ēagllavicė e Kishnicė me nga 100 tė punėsuar, nė programin e shpuarjes sė thellė nė OP "Kishnicė dhe Novobėrdė" ku do tė duhej tė punėsoheshin 330 punėtorė, nė objektin qė do tė duhej ta hapte "Centro Kozha" e Titogradit, si dhe nė programin e rekonstruimit tė industrisė sė tekstilit "Kosovka" ku nė disa etapa gjatė kėtyre 2-3 vjetėve do tė duhej tė zinin punė rreth 1700 punėtorė. Kėto janė mundėsitė e vetme nė kėtė moment ku mendojmė tė orientojmė realizimin e kėtyre detyrave konkrete nga programi i kthimit tė serbėve e malaziasve.
Njėra prej intencave tė “pakos” mė tė re tė KEF’it, ėshtė edhe zvogėlimi i ēdo lloji tė konsumit e nė veēanti i konsumit tė pėrgjithshėm. Sipas kėsaj, ne si komunė nė kėtė moment nuk kemi mundėsi tė ndajmė mjete tė posaēme pėr qėllimet dhe detyrat qė dalin nga kėto dy programe tonat operative, por meqė jemi tė limituar me mjete buxhetore, zgjidhjen e vetme tė tė gjitha kėtyre detyrave e shohim nė kuadėr tė punės sė bashkuar.
Blerim REKA
(Botuar nė gazetėn 'Rilindja' - e shtunė, 06 Shtator 1986, faqe 13.

Lexoni faksimilin mė poshtė:

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 1,022 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi