Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHTRESIME DHE DËSHMI NË VEPRËN POETIKE “DALLGË HYJNORE”
Publikuar më 14 qershor, 2015 në orën 20:41 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vëllimi me poezi me titull „Dallgë hyjnore“ i autores Ajete U. Pavataj, shpërfaqë elementet e natyrshme të një vije racionale dhe emocionale përmes vargut poetik, duke manifestuar artistikisht antagonizmat njerëzore me ndeshjet e ecejakeve shpirtërore, ku autorja me penën e saj ka artikuluar qartë realitetin diskret të një shtrese faktike e të brishtë dhe tjetërfare të emocioneve prej poeteje që ndërthuren me trekëndëshin jetë, ndjenja, përjetime.

Mendjemprehtësia e begatimit të artistikes poetike të komunikimit në relacionin realitet ndjenjë pasqyron përmes vargjeve të poezisë, akumulimin dhe pritjen paksa të zgjatur të erupsionit poetik, si pasojë që neglizhenca dhe mungesa e botimit të një libri poetik më herët mbase nuk përkon me ndonjë mosgjeturi individuale apo pajtueshmëri të një kohe dhe realiteti të caktuar.
Krijuesja Ajete Pavataj më në fund e përmbushi këtë kriter dhe solli para lexuesve librin me poezi, madje të botuar në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht, që do të thotë se e shtrin gamën e lejueshmërisë së vargjeve të saj në këto rrafshe të lexuesve që patjetër se do ta gjejnë atë që për ta është e pranishme, e dobishme, pse jo interesante dhe e mirë për t’u lexuar. Kjo krijuese i takon plejadës së poeteve e cila me kreativitetin e saj si në kontekstin kohor dhe hapësinor në rrafshin vertikal dhe horizontal arrin që përmes vargut poetik të zbërthej raportet disharmonike në ndjenjën e individit nëpërmes një fuqie mbresëlënëse e kreative. Andaj, me penën e vet, ia ka arritur që të sjellë tek lexuesi porosi përmes vargjeve artistike në kontekst të mbarëvajtjes pa marrë parasysh vendin, moshën, gjininë apo pozitën. Prandaj, mesazhi i krijueses, Ajete Pavataj, në këtë vëllim poetik është denoncimi i arrogancës, neglizhencës, urrejtjes dhe injorancës, në njërën anë, ndërsa përgatitet të mbillet dhe të kultivohet sa më shumë ndër njerëz dashuria, zemërgjerësia, bujaria, besnikëria, çiltërsia dhe mbi të gjitha virtyti i faljes, në anën tjetër. Ky është segmenti nëpër të cilin duhet të marshojë dhe defilojë secili njeri.
Kjo vepër mund të shërbej si thirrje dhe udhërrëfyes në koshiencë dhe vetreflektim personal dhe kolektiv.
Vepra “Dallgë hyjnore” ka në përbërjen e vet më se tetëdhjetë (80) poezi që janë të përkthyera edhe në gjuhën angleze dhe italiane, por megjithatë kjo poezi vjen e natyrshme dhe e qetësuar artistikisht, duke bërë që brenda vargjeve të saj të shpërfaqen teket e situatave të një kohe e hapësire dhe të emocioneve që përmbajnë ato.
Kjo vepër poetike strukturoret në katër qerthuj poetikë që janë: 1. “Legjendat e Dardanisë”, që ka nëntëmbëdhjetë poezi, 2. “Mesazhi hyjnor” me trembëdhjetë, 3. “Dallgët e jetës” ka tetë poezi dhe qerthulli i 4-të “Vargu im” që përbën hallkën më të gjerë dhe më voluminoze të strukturimit dhe përbëhet prej tridhjetë e nëntë poezive. Të gjitha poezive dhe qerthujve u prinë poezia “Fati im”, të cilën autorja e ven në vend të prologut, apo thënë më mirë është hallka strukturore e prologut edhe pse kjo gjë nuk e ka epilogun strukturor, që mbase nuk stigmatizon një heshtje as reale, por as artistike të autores që figurativisht pasqyrohet me nominimin “simbolizim” të poezisë “JETA” që është dromcë e pasqyrimit artistik të jetës së individit në një atmosferë të qenies njerëzore në këtë planetë reale, e pse jo edhe artistike të njeriut të sotëm, ku ndër të tjera ceket rrjedha e varkës që puthë jetën e kur zogjtë shtegtarë ngjyrosin nostalgjinë e ndërrohen stinët, jeta me të gjitha peripecitë e saj gjendet në zgrip.

Në brigjet e lumit
varka puth jetën.

sepse

Ndërrohen stinët,
jeta përherë gjendet në zgrip.

(Poezia “Jeta”, faqe 91)


Larushia e tematikës dhe konceptimi i motiveve e ngërthejnë më tutje vrapimin e figuracionit të krijueses Pavataj, e cila e ka gjetur në gurrën e frymëzimit. Ndaj kjo larushi nuk është e njëtrajtshme, madje as e tjetërsuar, por rrjedh ngadalë, me kujdes dhe me qëllim të caktuar. Fillimin e ka në fëmijërinë e subjektit lirik, i cili ka elemente autobiografike dhe depërton pa përtesë nëpër pothuajse të gjitha poret e katrahurave dhe bëmave të saj. Duke rrjedhur kështu shpërfaqen anët dhe trajtesat që ngrihen në nivelin artistik për t’iu serviuar lexuesit tash në tri rrafshe gjuhësore. Dhe kështu, pse jo, më qëllim të caktuar këto dallgë frymëzuese të autores tashmë shndërrohen në “dallgë hyjnore” sepse donë me qëllim apo pa qëllim të marrin këtë epitet, i cili madje mëton ta merr një konotacion të tillë. Kjo arrihet atëherë kur kthehet kah përjetimet e bukurisë së padjallëzuar fëmijërore duke shpalosur artistikisht, e pse jo edhe përjetësisht rritën e saj në bjeshkët legjendare të Kosovës, apo më mirë në Bjeshkët e Nemuna ku janë Bjeshka e Strellcit, Roshkodoli e të tjera që mëtojnë të përjetësohen në frymëzimin e saj si figuracion i një përkujtese që ka lënë shenja në jetë, por që fatmirësisht del si element i një sinqeriteti dhe padjallëzie.

Në Bjeshkët e Strellcit,
dashurinë e ndjeva,
kënaqësi e gëzime,
u rrëfeva shkëmbinjve ...

(Poezia “Vendlindja ime”, faqe 12

Për të vazhduar më tutje duke e përmbushur portretin e fëmijërisë ajo degëzon më tutje pipthat e jetës së saj që në fëmijëri kështu:

Në Bjeshkët e Zllanopojës
hapërova,
Në Bjeshkët e Zllanopojës
belbëzova,
I preka Majat e Roshkodolit.

thotë ajo në këto vargje të poezisë “Jetë e grabitur” faqe 13.
Vargëzimet e tilla përkushtuese nuk janë të pakta në këtë vëllim të kësaj autoreje dhe kanë një vend meritor, pse jo edhe domethënës. Andaj nuk është e tepërt të konstatohet në këtë aspekt dalin në shesh poezi të tjera përkushtuese nga fëmijëria e sidomos nga mosha e rinisë. Bile të gjitha këto dominohen me përkushtimet e vargjeve paksa më ndjenjësore kushtuar anëtarëve të familjes si: prindërve, babait e nënës, vëllait, motrës e të tjerëve. Binomi i këtij vargëzimi gërshetohet me jetën e subjektit poetik me gamën autobiografike dhe korrespondon me bërthamën e domethënies frymëzuese që shpesh duket e përjetuar dhe rrëshqet e ngjyrosur me petkun e baladës.
Edhe Kosovës, historisë së saj, luftove çlirimtare për çlirimin si dhe luftëtarëve të të gjitha kohëve autorja u kushton vargje me qëllim të caktuar. Madje të përkushtuara dhe mjaft efektive janë edhe vargjet përkushtuese për luftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë e UÇK-së.
Poezitë e kësaj natyre kanë një pozitë të duhur dhe meritojnë që të lexohen, pse jo edhe të përjetohen paksa më ndryshe, sepse jeta e këtyre martirëve të lirisë të të gjitha kohërave e ka peshën e vet specifike, ngase është peizazh i skalitur me gjakun e derdhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të moçme e kishte dashurinë
për atdhe,
për diell,
Sali Çekaj

(Poezia: “Legjenda e kroit të Dardanisë”, faqe 23)

Gjaku i derdhur i këtyre trimave solli lirinë e cila ka ngjyrën e gjakut, por edhe aromën e tokës, gëzimit dhe të pavarësisë. Kjo liri frymon tash lehtë, nuk gjëmon, nuk rënkon, madje as nuk përplaset. Mbi kurrizin e saj shkëlqejnë rreze, çelin lule këndshëm dëgjohen kënga e bilbilit:

Mbi shkëmbinjtë e atdheut tim
rrezon dielli,
çelin lule të bukura,
lirshëm ligjëron bilbili.

(Poezia: “Liria”, faqe 39)

Edhe plaga e mërgimit është një hallkë e jetës që trajtohet në vargjet e Ajete U. Pavatajt. Kjo plagë sot e ka më të pranishme rrjedhën e mallit, nostalgjisë, por edhe të dashurisë për vendlindjen, atdheun, Kosovën dhe vendet e tjera të saj. Ky element në vargëzimin poetik të kësaj krijueseje tingëllon me jehonë përmallimi që është disi tjetër, ngase, mbase, ndonjëherë e ka përjetuar vet ajo.
Këto dhe elemente të tjerë që i shpreh subjekti lirik me penën e autores janë të skalitura dhe të përjetësuara mirë edhe figurshëm. Të gjitha këto autorja i mbarështon me kujdes dhe frymëzim nëpërmes vargjeve të veta të bukura të cilëve nuk ua do ofshamat, nuk ua pëlqen lotët.
Vepra poetike “Dallgë hyjnore” e Ajete Pavatajt është një pasuri për poezinë tonë, sidomos pasi që është e përkthyer edhe në italisht e anglisht.

Halil Haxhosaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 685 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi