Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUR NË FUNKSION TË “ARGUMENTEVE” PËRDOREN SHPIFJET DHE SHARJET?
Publikuar më 16 qershor, 2015 në orën 14:44 ( ) Sami Islami | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM

Përkitazi me reagimin e Tafil Durakut “Tellalli shqiptaro- titist të internetit Sami Islami”!

Është e natyrshme, kudo, në veprimtaritë shoqërore, si në art, shkencë etj., të ketë njëfarë rivaliteti në mes njerëzve, në mes krijuesve… Kjo në njëfarë mënyre e nxitë krijimtarinë në kuptimin pozitiv të fjalës, po të shkohet aq larg sa të urrehen kolegët, krijuesit e tjerë, kjo është diçka patetike, është diçka shizofrenike, që s’ka të bëjë asgjë më me artin, me krijimtarinë! Por, kur kjo urrejtje shfaqet edhe ndaj një publicisti (që sipas Tafilit jam “pa emër”, e që gëzohem që tash e tutje Tafili, le që do të ma mësojë mirë emrin, por s’do t’ma harrojë kurrë!), i cili s’bëri asgjë tjetër , pos që e tha një të vërtetë, kjo e kapërcen çdo normë morale e njerëzore! Ti z. Duraku do të duhej të kishe pasur pak më shumë respekt për manifestimin në përgjithësi, për kolegët tuaj, me të cilët, me gjasë edhe ke bashkëpunuar një kohë shumë të gjatë.

Të them të drejtën unë kam pritur prej teje z. Duraku, të më falenderosh për shkrimin që e kam bërë, ose thjesht të heshtësh në shenjë pranimi. Por jo, ti z. Duraku paske qenë “nxe” aq shumë sa shkrimi im ta paska humbur logjikën!
Dua t’i them dy-tri fjalë, jo se e meriton të humbas kohë me ty, po se e kam për obligim moral t’i tregoj opinionit publik të nderuar se çfarë llum “intelektuali” qenke! Edhe Tafil Duraku ta quajë veten “krijues”, “poet” , “intelektual”? Ky llum “intelektualiteti” mund të ndodh vetëm në Kosovë, ndoshta edhe në Shqipëri. Po të kishte shkruar dikush kështu si Tafil Duraku në vendet Perëndimore, për shembull, ky njeri do të shkonte në gjyq, e prej gjyqi, ndoshta, edhe drejt në burg! Por jo. Kosova tani është shtet demokratik. Dhe merre me mend se si e kupton ky njeri demokracinë! Për z. Duraku në demokraci mund të bësh çfarë të duash, të shkruash çfarë të duash, të etiketosh çfarë të duash, të fyejsh çka të duash dhe kë të duash! Mund të shpifësh! Pse jo?!, Por jo për të gjithë ama! Ishin dhe janë disa “të fortë” që Tafili as tash as përpara nuk ka guxuar t’i marrë nëpër gojë. E di mirë z. Duraku kush janë ata! Një nga ata ka qenë mu në atë manifestim!
Unë, sa për ta sqaruar lexuesin e nderuar , mund të them se kësi “vlerësimesh”, kuturu nuk më ka rënë të dëgjoj e as të lexoj kurrë deri sot. Të flasësh kuturu, me emocione, pa i logjikuar aspak fjalët, kjo mund të ndodh vetëm tek ndonjë “poet” a “krijues”, si z. Duraku, që nuk ka lidhje me etikën poetike, gazetareske apo publicistike! Ai më etiketoi edhe mua si “titist” pa më njohur fare!
Unë isha në manifestimin e Përmetit. U kënaqa me programin që u dha, por kurrë s’ma kishte marrë mendja se në atë manifestim të jetë i fuar edhe një i sëmurë psikik me emrin Tafil Duraku! Se je person i tillë e dëshmove veten me reagimin tënd!
Ah, sa kam dëshirë që edhe organizatorët e manifestimit që të paskan ftuar edhe ty, ta kishin lexuar reagimin tënd, që të binden plotësisht se në çfarë llumi noton “krijuesi” me emrin Tafil Duraku! Që të binden edhe ata se paskan bërë gabim të madh që të paskan ftuar ty. Tani e tutje Përmeti do ta marrë vesh të vërtetën tamam ashtu siç je! Që të bindet edhe kryetari z.Ligor Shyti për maskarallëqet tua! Nëse ata nuk kanë pasur rastin t’i lexojnë “margaritarët” e tu, do të përpiqem që unë, personalisht, t’ia marr postelin kryetarit të manifestimit, në mënyrë që unë vetë t’ia dërgoj “poezinë” të botuar në gazetë, reagimin tënd dhe timin që ta kuptojë ai, pse jo edhe të gjithë poetët në Shqipëri se kush je ti? Z. Shyti do të informohet, kujtoj, se në Kosovë, fatkeqësisht, ka “poetë” pa etikë intelektuale, publicistike, krijuese! Ta marrin vesh, poashtu, se në Kosovë ka “poet” kapadai, të sëmurë psikik, që fatkeqësisht, në vend se me art, rrahin gjoksin për të treguar “personalitetin” nëpërmjet muskujve dhe fëlliqësive të tyre! Se në Kosovë ka gjela që kokorisin maje plehut, si ti, dëshmon një “vlerësim” “brilant” yti kundër meje. Citoj: “Pse orvatesh kot së koti t’ia mveshesh “shpirtngushtësinë” poetit, shkrimtarit dhe publicistit Tafil Duraku, moj zhelja e keqe “letrare” e zhelani i Titos dhe Ibrahim Titos dhe, tash, së fundi i Shyqri Kralicës&Co e edhe i LSHK (Lidhjes së Leshit të (Sh)krimtarëve të Kosovës)!...” Nuk di se a ka nevojë për komet , lexues të nderuar!
Duket se reagimin e ke shkruar në gjendje inati z. Duraku! Kjo shihet qartë nga fjalori që përdor. Po s’ke faj se emocionet e paskan bërë të veten! Të paskan kapur përpara, e kur të marrin ato, vend për logjikë s’të lënë (le që ti s’ke logjikë edhe ashtu!)! Ti madje tentove ta shpërfillje reagimin tim me “reagim i thënçin” (të cilin e keni përsëritur disa herë). Po realisht po del se reagimi im nuk paska qenë veç “reagim i thënçin”, po paska qenë diçka, që ta paska humb ekuilibrin, apo jo i nderuar? Kjo më bën të ndihem mirë. Se po të mos kishte qenë ashtu ti do të ishe treguar më i matur, ashtu siç jam treguar edhe unë në reagimin tim paraprak. Uroj që kësaj here reagimin tim ta lexosh pak më i qetësuar!
Dua ta bëj të qartë se unë nuk jam fëmijë që dikush të më marrë për dore. Unë nuk yshtem nga askush. Unë kam arsyen time dhe e di se çka them dhe çka bëj. Po çka të bëjmë me ty, o i shkretë, që t’u paska ndalur ora , disa dekada më heret; te Titoja e te titizmi, te Ibrahimi, te socializmi, te kumunizmi! Ti s’po dije gjë tjetër, pos t’u thuash krijuesve (poetëve) të tjerë, atyre që nuk mendonjë si ti, “titistë”! “Titist” më the edhe mua! Më the se unë paskam qenë i tillë “gjithnjë”! Hajde Tafil , hajde! Po ti qenke i “mërrimë” ore! Ti paske asi aftësish për tua “ditur” njerëzve biografinë, ndoshta edhe mendimet dhe veprimtarinë pa i parë, bile edhe pa i njohur fare! Të lumtë i nderuar! Për kësi burrash ka nevojë Kosova! Që ta shfrytëzosh mirë e mirë këtë “aftësi”, që ta paska dhënë zoti, të kisha sugjeruar të punosh në kriminalistikë, në sektorin e hetimeve! Aty sigurisht do të kishe fituar edhe para, pse jo?
Edhe pse volle vrer për fituesit, prapë fole në përgjithësi. Nuk fole për fituesin e shpërblimit të parë, për Zeqir Gërvallën. Sigurisht se e ke parë që nuk ke “kaçik” të shtyhesh me të, apo jo? Nuk the gjë të drejtpërdrejt, edhe pse tërthorazi vërehej qartë se aty e ke pasur “dhembjen” e madhe. Po nuk e the. Dhe bëre mirë që s’e the, se ishte koritur akoma më shumë. E kujt po i them unë se “ishe koritur”? Po ku koritet Tafili ore? Po një “krijues” . “poet”, “publicist” si Tafili nuk e ka gajle për kori. Këtë kori ai e mban lule mbi kapuç dhe shetit katundit e qytetit me krye përpjetë! Kështu është puna me ata që pajtohen me turp, si Tafili!
Ti më quajte mua, në mes shumë “epiteteve” të tjera, edhe “zhelan”. A e di ti zotëri se ç’do të thotë fjala “zhelan”, apo ia ke futur kot, si shumë herave të tjera, edhe kësaj radhe? E marr me mend se nuk e di, se po ta kishe ditur nuk do të ma kishit thënë mua. Unë nuk jam zhelan (Kjo fjalë më shumë do t’ju kishte përshtatur juve e jo mua! Shiko fjalorin e mësoje z. Duraku , që të mos e përdorish vend e pa vend herave të tjera!), po jam ai që ke për të më mbajtur në mend gjithë jetën, se kam për t’i qitur në fushë të gjitha pisllëqet që i ke bërë! Pyeti vetë ata me të cilët kam polemizuar dhe të tregojnë!
Ti zotëri nuk u ndale vetëm me kaq! Ti, shkove deri aty sa edhe më shave duke përdorë fjalët më të ndyta, që, fatkeqësisht, mund të gjenden vetëm në gojën tande! Një “krijues” si ti, që i thotë vetes “intelektual” dhe që mban mustaqe të flet kështu është turp! Turp i madh bile! Uh, më fal lexues i nderuar, që prapë Tafilin e quajta “intelektual”! Po si mund të quhet Tafil Duraku “intelektual” ore? Kur mban në gojën e tij asi fjalë të ndyta, që as një rrugaç nuk do t’i fliste? Të m’i gjuan mua ato fjalë të pista që vetëm në gojën e Tafilit i gjen! Sa për ilustrim po i sjell fjalë për fjalë të sharat e tij: “Sa mirë po e gjuaka gurin Sami Islami dhe sa mirë po e “fshehka” dorën, muti i mutave shqiptaro-titistë të Shyqri Kralicës&Co! Dhe unë po e,pyes publikisht Sami Islamin: Cilat qenkan meritat dhe të merituarit që cilëson ti për të tillë? Ata shqiptaro-titistë&Co, që gjthçka shqiptare sollën buzë varrit kolektiv të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, si atdhe i vetëm i ne shqiptarëve?!?... “ Përsa i përket “meritave”, se cila poezi ka qenë dashur të përzgjedhet, nuk është puna ime të vlerësoj. Atë e kanë vlerësuar ata që ta kanë pranuar poezinë dhe ata që nuk ta kanë shpërblyer, pra kjo ishte punë e jurisë. Po ajo tjetra , më skandalozja, është se z. Duraku më shau publikisht. Tani nuk kanë më vend normnat morale, njerëzore, intelektuale, me të cilat Tafili nuk ka lidhje! Tani hyjnë në punë muskujt dhe trimëria, e jo kultura dhe poezia! A ka menduar, paraprakisht, ky burrë Kosove, me mustaqe se ai, të cilit ia adreson ato të shara, do të mund t’ia kthente në fytyrë një për një? A e ka menduar ky burrë Kosove (por jo “poet” e as “intelektual”, se poetët dhe intelektualët nuk përdorin kësi fjalësh) se ashtu siç ka poetë , e poetë, krijues e krijues; ka edhe asi që t’i fusin fjalët andej nga i ke nxjerrë! Del dikush me mustaqe më të mëdha se tuat dhe çfarë do të bësh ti pastaj? Ku do t’i fusish ato fjalë ti burrë Kosove me mustaqe? Sigurisht do t’i fusish andej nga i ke nxjerrë, apo jo?! Boll keq për një burrë që besoj se ka edhe familje! Po a nuk te vjen turp, o I shkretë, nëse reagimin tënd e lexojnë fëmijët e tu ore?
Unë kërkoj nga Tafil Duraku, që ashtu siç ka ditur të më shajë, poashtu duhet të më kërkojë fjalje! Au, çka po flas edhe unë? T’i them Tafilit, të më kërkojë falje? Po ku kërkon falje një gjysëm intelektual, një gjysëm poet një gjysëm publicist ore? Jo, jo, mos më kërko falje Tafil! Nuk je njeri që kërkon fajle ti se po të ishe burrë që kërkon falje nuk i kishe thënë burrit të botës ato fjalë që m’i the publikisht, pa të pasur as hak as hile, as pa më njohur fare bile! E ti burrë Kosove vazhdo me të shara, se në rrugë të mirë je! Të lumtë!

Edhe një gjë dua ta them ty burrë azgan, me mustaqe dhe “poet” , “krijues” e “publicist”. Para se të merresh me shkrime mëso të shkruash mire shqip bre burrë! Me sa lexova pak për biografinë tënde kuptova ti paske shkruar libra me “poezi” madje edhe një “roman”! Qysh paska mundësi të botojë dikush libra pa ditur të shkjruajë mirë shqip ore? Në Kosovë dhe kjo bën vaki!

Sami ISLAMI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sami Islami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 969 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi