Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUNDËRSHTIMI I GJYKATËS SPECIALE BASHKON SHQIPTARËT E KOSOVËS
Publikuar më 17 qershor, 2015 në orën 05:15 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PAVARËSIA NË RREZIK, KOSOVA THËRRET)

Këmbëngulja e Fuqive të Mëdha për ta themeluar një Gjykatën Speciale, e cila do të dënonte përpjekjet, luftën dhe flijimet e UÇK-së dhe të kombit tonë për çlirimin e Kosovës shqiptare, ka ngjallur kudo ndër shqiptarë indinjatë dhe kundërshtim të vendosur. Gjykata Speciale është tërësisht arbitrare, ilegale dhe jolegjitime. Krijimin e kësaj Gjykate Speciale e ka inicuar dhe sponzorizuar Serbia neofashiste me miqtë e saj, e cila është përgjegjëse për gjenocidin dhe holokaustin në Kosovë, në Bosnjë e në Kroaci...!!!

Themelimi i saj nuk ka mbështetje në asnjë dokument dhe në asnjë konvente ndërkombëtare, nuk ka mbështetje as në kartën e OKB-së dhe në asnjë organizatë tjetër ndërkombëtare... Prandaj, Fuqitë e Mëdha, të cilat po këmbëngulin për themelimin e saj, po bëjnë presion, po bëjnë shantazh, po kërcënojnë dhe po kërkojnë nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga populli i Kosovës që t'i japin legalitet dhe legjitimitet kësaj Gjykate absurd, arrogante dhe antishqiptare me votën e tyre në Kuvendin e Republikës...!!!
Gjykata Speciale do të ishte një shtet mbi shtetin e Kosovës! Republika e Kosovës me sovranitet të cunguar, me themelimin e kësaj Gjykate Speciale do ta humbiste edhe pavarësinë dhe lirinë e saj të fituar... Asnjë deputet, asnjë qeveritar dhe asnjë shqiptar (qytetar i Republikës) nuk ka mandat të votojë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nuk ka mandat ta doëzoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës... Përkundrazi, çdo qytetar i Republikës dhe çdo zyrtar e institucion i saj ka detyrim kushtetues, politik, moral e kombëtar ta mbrojë me të gjitha mjetet dhe mënyrat lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, edhe me jetën e tij...
Themelimi i kësaj Gjykate dhe votimi i ligjit për të në Kuvendin e Republikës së Kosovës po kundërshtohet fuqishëm edhe nga shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së dhe e kombit shqiptar. Këto shoqata për datën 17 qershor kanë thirrë protestë në Prishtinë... Ato kanë ftuar të gjitha partitë politike (pozitë e opozitë), të gjitha shoqatat joqeveritare e qeveritare dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës (shqiptarë e joshqiptarë) që t'u bashkohen në këtë protestë...
Në një takim me shoqatat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, opozita (VV-AAK-NISMA) u dha përkrahje atyre për kundërshtimin e Gjykatës Speciale dhe mori përsipër që t'i bashkohet protestës më 17 qershor, në orën 12, në Prishtinë... Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim ideje, partie, krahine, feje e kombësie që të qëndrojnë të bashkuar për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, të bashkuar në protesta dhe të bashkuar në kundërshtimin e kësaj Gjykate me të gjitha mjetet dhe format...! Uniteti i institucioneve të Republikës, i partive politike, i shoqatave dhe i popullit për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë (kundër Gjykatës kundër çdo misioni a tendence që kufizon ose suprimon sovranitetin, lirinë dhe pavarësinë e Republikës) është i domosdoshëm... Pavarësia në rrezik, Kosova thërret!
Kosova dhe populli i saj liridashës ftonë posaçërisht Tiranën tonë, por edhe miqtë tanë (amerikanët, anglezët, gjermanët, francezët...), të gjitha shtetet (të mëdha a të vogla qofshin) dhe të gjithë popujt liridashës, paqedashës dhe demokratik që ta mbështesin Kosovën dhe popullin e saj në rrugën e ndërtimit të pavarësisë, sovranitetit, lirisë, demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe pavarësimit të plotë (shkëputjes) nga Serbia!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 666 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi