Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në Universitetin e Grazit të Austrisë u promovuan tri vepra të Prof. Pllanës
Publikuar më 19 qershor, 2015 në orën 15:25 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këshilli Organizativ në përbërjë të: Fatmir Osmanit - Kryetar i “Këshillit Kordinues të Shoqatave Shqiptare“ në Shteimark, Rifat Krasniqi nga Unioni Humanitar i Shoqatave të Grazit - regjioni Shtmk, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë në bashkëpunim me Universitetin e Grazit, me Prof. dr. Kurt Kalcher, Prof. dr. Ahmet Hajrizi, realizuan me sukses promovimin e tri veprave të Dr. Pllanës.

Në Sallën e bukur të Universitetit në Graz, e cila ishte stërmbushur nga audienca, u mbajt promovimi i librit të autorit Prof.dr.Nusret Pllana “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999“, „Intervenimi i Nato-s në Kosovë“ si dhe i filmit dokumentar „Rrugëtimi i një libri nëpër botë, po nga i njëjti autor.Të pranishëm ishin edhe autoritetet shqiptare të akredituara në Vjenë. Ymer Lladrovci, Konsull, në emër të stafit të Ambasadës së Kosovës i uroi të pranishmit si dhe përshëndeti autorin Prof. dr. Nusret Pllana, Si dhe falënderoi Prof. dr. Kurt Kalcher, Prof. dr. Ahmet Hajrizin dhe Fatmir Osmanin me Shoqatën e tij “Këshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare në Shteimark.
Po ashtu u shfaq një film dukomentar mbi:Rrugëtimi i një libri nëpër botë,të autorit Prof. dr. Nusret Pllana.
Vepra “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999 në Kosove” është një libër që vlen të lexohet sepse ka të bëjë me fatin e popullit tonë.
Promovimi i këtyre veprave paraqet një ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që janë, andaj edhe u promovuan në shenjë të 16 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe si dhe në shenjë falënderimi të Bashkësisë Evriopiane, e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e udhëhoqën suksesshëm intervenimin humanitar dhe ushtarak të Nato-s në Kosovë.
Edhe Fatmir Osmani kryetari i “ Këshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare“ nga regjioni Shteimark“ ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i shpreh mirënjohje Profesor Pllannës për kontributin e tij të vyer në lidhje me librin, njiëherit i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre masive në këtë eveniment kulturor.
Atasheu ushtarak, Kolonel Dedë Prenga, në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë në Austri i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit. Ai mes tjerash tha:”derisa udhëtova nga Vjena për në Graz, i bëra një vështrim këtij libri dhe më la të kuptoj shumë. Vetëm ballina e librit tregon shumë dhe nuk don asnjë koment”, duke iu mbushur sytë me lot. Ai shtoi se” kjo punë është një motiv për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që ata jetojnë e tregojnë vlera të jashtëzakonshme me karakter të veçantë kombëtar, pa harruar për asnjë çast përkushtimin dhe detyrimin që kanë ndaj atdheut. Kjo është vlerë e patjetërsueshme dhe kjo do të jetojë ndër breza”.
Në promovim të pranishëm ishin edhe studentët dhe profesorët e këtij universiteti.
Poashtu prezentë ishin edhe përfaqësuesit nga Unioni i Shoqatave nga regjioni Shtmk. nga Shoqata ,,Mërgimi“, Steyr, z. Ymer Aliu, nga Shoqata “28 Nëntori”- Kirchdorfi, Miftar Kastrati aktivist nga St. Georgen nga Shoqata “Kastrioti”- Graz, nga Shoqata “Belushi” - Graz, nga Shoqata “Rinia”- Graz, dhe nga Shoqata “Dardania”- Knittelfeld
Shoqata “Skenderbeu” Kapfenberg. Po ashtu prezent ishte edhe Prof.-Doz. Dr. med. univ. Emir Haxhija, Magj. i shkencave Politike - Fatos Kryeziu, si dhe Dr. Karl Bauer nga Shoqata “Europa Jugent” e Gleisdorfit.
Që në fillim Prof. dr. Nusret Pllana i bëri një vështrim të kaluarës dhe aktivitetit gjithëpërfshirës kombëtar të mërgatës shqiptare në Austri. Profsor Pllana potencoi faktin se falë angazhimit dhe sakrificave për shumë dekada të patriotëve të mëdhenj shqiptarë, çështja e Kosovës dhe kauza e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, arriti të dalë në krye të agjendës politike të faktorëve më relevantë ndërkombëtarë. Kjo kauzë u bë vazhdimësi legale e kërkesave gjithë popullore për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës,
Në këtë libër autori Prof. Dr. Nusret Pllana duke qenë vetë një nga veprimtarët e devotshëm të aktiviteteve të ngjarjeve dhe kontribues shumë meritor për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, si shumë shqiptarë tjerë e përjetoi terrorin dhe barbarinë serbe me lëkurën e tij, pas torturave që kishte përjetuar në kazamatet fashiste serbe. Qysh atëherë dhe deri më sot, asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin patriotik që ta hidhte në shesh të vërtetën për terrorin dhe barbaritë serbe ndaj shqiptarëve të pa mbrojtur.
Profesor Pllana u dallua në vazhdimësi me aktivitetin e tij kombëtar. Angazhohet në radhët e UÇK-së duke kontribuar si luftëtar i lirisë, por edhe folës dhe gazetar i Radios së vetme të luftës “Kosova e lirë”. Ai poashtu dha kontributin e tij maksimal në njoftimin për të gjitha ngjarjet që ndodhnin në Kosovë gjatë tërë luftës, si dhe kontributin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Libri i sapopromovuar është një dokument i rëndësishëm që dëshmon terrorin dhe barbaritë serbe mbi shqiptarët për një kohë të rëndësishme për historinë e re të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Të gjithë ata që mbajtën fjalë rasti shprehën dëshirën që z. Pllana të vazhdojë edhe me pjeset e tjera, pasi që ishte e pamundur të përfshihen të gjitha ngjarjet qa kanë ndodhur një një libër të vetëm.
Autori Pllana falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij, për guximin dhe idenë, që të gjitha këto ngjarje që kanë përjetuar shqiptarët të mbesin të dokumentuara me fakte të pakontestueshme në një libër të tillë. Autori poashtu nga të pranishmit në mënyrë të fuqishme u inkurajua që të vazhdojë edhe me vepra tjera, e poashtu edhe më vëllimin e gjashtë e më tutje të kësaj vepre, e cila tashmë është përkthyer edhe në gjuhën japoneze e suedeze, të cilën lexuesit do ta kenë së shpejti në dorë. Ky libër u promovua edhe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Gjenevë, Zurich, Lugano, Paris, Lyon, Vjenë, Oslo, Stockholm, Budapest, Jovik, Katovice, Ankara, Istanbul, Bursa, Izmir, Rome, Stuttgart, Dortmund, Singen, Hechingen, Nurnberg, Hamm, Heidelberg, Munich, Ludwigsburg, Helsingen, Pforzheim, Helsinki, Toronto, Barrie, New York, Washington, Detroit, Melbourne, Mannheim, Copenhagen, Bruksel, Londër, etj.
Në fund autori u shpreh se ndjehet krenar për faktin që ka arritur që t’ia bëjë një argat të çmuar atdheut si dhe popullit të shumëvuajtur.

Vepra “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999 në Kosove” është një libër që ia vlen të lexohet , aq më tepër sepse ka të bëjë me fatin e hidhur dyshekullor të popullit tonë. Është një vepër që nuk të lë pa emocione dhe mbresa. Ajo çfarë përshkruhet në libër është reale dhe e vërtetë. Ky ishte përfundimi i atyre që e morën fjalën. Autori i këtij libri z. Pllana, nuk foli për përmbajtjen e veprës së vet me fjalë, por mbajti një ligjëratë të shkurtër e konkrete për gjenocidin serb mbi shqiptarët dhe pasojat e 24 elaborateve serbe për zhdukjen kolektive të popullit tonë nga faqja e dheut, si pasojë e së cilës u vranë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm, vetëm e vetëm pse ishin racë e kundërt me ekzekutorin. Këto fakte, me më shumë se 550 fotografi ai i ka shprehur në vepër, të gjitha të dokumentuara mirë, madje shumë prej tyre të nxjerrura edhe nga arkivat e Beogradit. Ky manifestim u ndoq nga shumë dashamirës tjerë të librit dhe fjalës së shkruar.
Është për t’u veҫuar edhe fjala e Prof. dr. Kurt Kalcher i cili i bëri një vlerësim të këtij libri, duke thënë se, ky libër është aq përmbajtësor dhe faktografik, sa që çdo koment rreth tij është i tepërt.
Së fundi për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest nga z. Bekim Shatri dhe Hakif Grajçevci.

Miftar Zagragja

12 Qershor 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 1,112 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi