Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sulltan Murati I ishte pushtues i shqiptarėve dhe jo ēlirues
Publikuar më 20 qershor, 2015 nė orėn 16:12 ( ) Salih Mehmeti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Janė tė pafundme datat e ngjarjet historike pėr tė cilat myftiu, Naim Tėrnava nuk ka as mė tė voglin nderim. Por, kreut tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės qė gjallon me kontributet e besimtarėve tė vobektė, nuk mund t’i ikė edhe 626 vjetori i vrasjes sė Sulltan Muratit I nė Betejėn e Kosovės (qershor 1389). Nė njė ceremoni tė pėrhumbur nė temjanin e mirazheve, myftiu Naim Tėrnava do tė lamentojė vrasjen e sulltanit osman. Duke projektuar imazhe nė mėnyrėn mė disonante tė mundshme nga e tashmja nė tė kaluarėn ose anasjelltas, myftiu Naim Tėrnava i referohej Sulltan Muratit I si “ēlirimtar” tė shqiptarėve nga car Llazari.

Po tė qėmtohet deri nė fund ky mėtim, s’do mend se del absurd. Por ky nuk ėshtė problemi fundamental. Marc Bloch, njė prej pėrfaqėsuesve impozant tė Shkollės sė Analeve, thotė se historia do ta ketė vendin e saj midis njohurive tė tjera, vetėm atėherė kur nė vend tė njė numėrimi tė thjeshtė pa lidhje dhe pothuajse pa caqe, do tė na lejojė njė klasifikim tė arsyeshėm dhe njė kuptueshmėri nė rritje. Sipas Bloch “natyra e tė gjykuarit tonė tė ēon shumė mė pak te dėshira pėr tė ditur sesa te dėshira pėr tė kuptuar” (1992: 8-9). Nė kėtė dritė, fjalimi patetik i myftiut Tėrnava del si njė numėrim eklektik i tė bamave historike, tė cilat pėrzgjidhen kujdesshėm pėr t’u gėrshetuar me projekte aktuale real-politike. Myftiu Tėrnava ka vite qė pėrsėrit nė mėnyrė ad naseum ‘miqėsinė shqiptaro-turke’, tė cilėn madje e legjitimon edhe nė premisa biologjike (?), prandaj me kėtė alkimi ai pėrdor imazhe tė huajtura nga mesjeta asisoj sa pėr tė sajuar njė legjitimitet pėr pretendimet turke mbi Kosovėn. Thirrja e Tėrnavės ėshtė sugjestive: ajo synon tė krijojė te audienca nevojėn e shtirur pėr njė rishikim tė githēkaje me Perandorinė Osmane:

“ėshtė obligim pėr ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi nė ēlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav qė kishte zaptuar trevat shqiptare, duke zbritur nga malet e Rusisė me qėllim qė shqiptarėt t’i asimilojnė plotėsisht duke i zhdukur”.

Pėrdorimi me emfazė i termit ‘ēlirim’ ėshtė shpėrdorues meqė nuk merr parasysh rrethanshmėrinė e kohės. Pa bėrė as edhe orvatjen mė tė vogėl pėr tė depėrtuar nė kontekstin e dhėnė historik, myftiu Tėrnava me njė tė rėnė tė lapsit e thjeshtėzon tė kaluarėn, ashtu sikur tė ishte njė sekuencė nė filmin ‘Lord of the Rings’, ku taborėt e tė mirės dhe sė keqes kanė njė alamet hendeku nė mes. Termi ‘ēlirim’ do tė kuptimėsohej vetėm e vetėm kur nė njė aksh rrethane do tė kishim tė bėjmė me X entitetin qė i bėn vullnetshėm ftesė Y entitetit, i cili nė prapakthim i pėrgjigjet kėrkesės pėr ndihmė, duke rezultuar nė ēlirimin e nevojtarit. Rrjedhimisht, mėtimi pėr ‘ēlirim’ nuk i qėndron njė kritike objektive. Ai ėshtė veēse njė projektim fantazist i motiveve tė sė tashmes nė tė kaluarėn. Pėr tė dhėnė qoftė edhe pjesėrisht shpirtin e kohės, le tė stivojmė shkurtimisht disa prej ngjarjeve qė shėnuan pikė kthese nė historinė e Ballkanit tė shekullit XIV:

• Sikundėr e shpjegon nė mėnyrė tė thuktė medievisti amerikan, John V.A. Fine, veprimet kryesore tė osmanėve nė Ballkan gjatė viteve 1360-1370 manifestoheshin me lėvizje tė ēakėrdisura tė bandave plaēkitėse, pjesėtarėt e tė cilave quheshin ghazi. Ndonėse burimisht termi ghazi i referohej njė luftėtari tė fesė islame, Fine arrin tė shkėrmoq luspėn romantike, duke pikasur se kėto grupe i pėrbashkonte pėrpjekja pėr tė zaptuar toka tė reja, aq mė tepėr qė vendbanimet osmane nė Anatoli po pėrmbyteshin nga valė tė pafundme tė nomadėve turkoman nga Azia Qendrore (Fine 1994: 406). Kjo gjendje shpėrthyese do tė bėhej shtysa kryesore e Sulltan Muratit I, qė do tė pėrfshihej gjithnjė e mė shumė nė orientimin e pushtimeve drejt Ballkanit.

• Duke pėrvijuar kontekstin historik, Fine vėren se inkursionet osmane sollėn paqėndrueshmėri gjithandej Ballkanit. Derisa tė mbjellat shkatėrroheshin dhe fshatarėt kapeshin robėr, prodhimi bujqėsor do tė shuhej. Qytetet e rralla do tė pėrballeshin me rritje tė numrit tė refugjatėve, duke sjellė me vete edhe problemin e urisė tė shkaktuar nga mbipopullimi dhe burimet e varfėruara tė rrnesės (Fine 1994: 408).

• Pushtimi gradual, inkursionet e vazhdueshme si dhe humbja e baraspeshės feudale do ta bėnte tė pashmangshme pėrplasjen ushtarake. Kjo do tė ishte ndėr rastet e paprecedentė tė kohės kur njė faktor i jashtėm do tė pėrftonte tejkalimin e rivaliteteve feudale dhe bashkimin nė njė aleancė ushtarake gjithė-ballkanike. Pavarėsisht se Beteja e Kosovės nė qershor tė vitit 1389 ėshtė trumbetuar si pivotale, penetrimi osman nė Ballkan u bė i mundur vetėm pas disfatės sė feudalėve serbė e shqiptarė nė Betejėn e Maricės nė vitin 1371 (Fine 1994: 379).

• Hamendėsimi se 1389-ta i dha fund shtetit mesjetar serb ėshtė i pathemeltė meqė Perandoria serbe u shkėrmoq qysh me vdekjen e Car Dushanit nė vitin 1355 (Malcolm 1999: 58). Pranimi i statusit vasal nga pasrendėsi i Llazar Hrebeljanoviqit, Stefan Llazareviqit do t’i zgjaste jetėn shtetit serb edhe pėr 70 vite tė tjera, mė saktė deri nė rėnien e kėshtjellės sė Smederevės nė vitin 1459.

• Hamendėsimi tjetėr mbi gjoja rrezikun e akulturimit tė shqiptarėve orotodoks nė Kosovė nga shteti serb nuk ka urė tė qėndrojė. Pas vdekjes sė Car Dushanit, Perandoria e tij efemere do tė pėrpjestohej nė pakthim nė disa principata. Tėrthoret lindore tė Kosovės, pėrkatėsisht rajonet ku ndodheshin damarėt e pasur tė xeheve ishin pjesė e principatės sė Llazar Hrebeljanoviqit, ndėrkohė qė pjesa tjetėr do tė zotėrohej nga Vuk Brankoviqi i cili arriti tė dobėsonte pushtetin e Balshajve arbėrorė (Malcolm 1999: 59). Superstruktura ekonomike dhe fetare e Brankoviqit nuk kishte as fuqi dhe as mjete pėr tė asimiluar popullatėn arbėrore. Siē vė nė dukje historiani francez, Alain Ducellier, themelimi i njė fuqie politike ose ekonomike nė njė territor tė dhėnė nuk garanton, veēmas nė mesjetė, se ata qė kanė autoritetin politik janė edhe etnikisht shumicė: pėr shembull, despotati i vogėl serb i Serresit, zgjati nga viti 1355 deri nė 1371, mbizotėroi mbi njė popullatė krejtėsisht greke (Ducellier 2006: 29).

Sulltan Murati I siē njihet nė kronikat e kohės

Ēdo rrėfim pėr betejėn e 1389-ės e ka tė pashmangshėm pėrimtimin e gjendjes sė botės shqiptare nė 30-vjeēarin e fundit tė shekullit XIV. Pas rrėgjimit tė Perandorisė jetėshkurtėr tė Car Dushanit, kryezotėrit shqiptarė do tė pėrfitonin nga rrethanat e reja pėr t’u pahėtuar si faktor me peshė nė hartėn politike tė kohės. Familja fisnike Shpata nė Epir, Arianitėt dhe Muzakajt nė Shqipėrinė e mesme dhe lindore, Topiajt, Balshajt, Kastriotėt si dhe dyer tė tė tjera bujare pėrfaqėsonin ngrehinat e reja politike nė Arbėrinė e kohės. Rėndom nė historiografi dhe nė tekstet divulgative, viti 1385 merret si terminus post quem i inkursioneve osmane nė Arbėri, pavarėsisht se ka dromca qė flasin se sulmet osmane filluan disa vite mė herėt. Ndėr burimet e paēmueshme qė hedhin firoma drite ne kėtė ēėshtje ėshtė edhe e ashtuquajtura Kronikė e Janinės, qė i pėrket me gjasmė fillim shekullit tė XV. Prej saj mund tė induktohet se inkursionet e para osmane nė Arbėri zanafillojnė qysh nga mesi i vitit 1380. Kronika nė fjalė, autorėsia e sė cilės ngre ende pikėpyetje, pasqyron besnikėrisht gjendjen e trevave tė Epirit, Etolisė dhe Akarnanisė. Nga kėto njoftime me vlerė dokumentare vihet nė spikamė rezistenca e fiseve shqiptare ndaj komandantėve tė trupave osmane, si Timurtashi dhe Evrenozi. Kėto ekspedita tė udhėhequra nga Evrenozi dhe Jashi beu lanė tė vrarė shumė shqiptarė tė krishtėrė ('εδίωξαν τούς Χριστιανούς, χαί εσφαξαν ουχ ολίγους…). Tablo tė gjalla tė inkursioneve osmane jep edhe kronikani tjetėr bizantin Laonik Halkokondili nė veprėn e tij ‘Απόδειξις ίστορικῶν δέκα’ (Tregime Historike, dhjetė). Me rėndėsi tė veēantė janė fragmentet qė dokumentojnė fushatat pushtuese tė Sulltan Muratit I. Pėr kronikanin bizantin nga Athina, Murati I nėnshtroi disa popuj nė Evropė, tė cilėt u detyruan tė paguajnė taksa ('Υπηγάγετο μέν ουν Αμουράτης τόσα δἑ εθνη χαἱ ἠγεμόνας τούς ἐν τῆ Εώρώπη ἑς φόρον τε άπαγωγἠν). Nė sytė e Halkokondilit, ushtria osmane nė 'Αλβανῶν χώραν (vendin e shqiptarėve) kryente plaēkitje, sulme e vrasje. E njėjta politikė pushtuese do tė vijohej edhe nga sulltani pasues, Bajaziti I i mbiquajtur Yıldırım. Mbase pėrshkrimi i historianit tjetėr bizantin, Dukas, jep njė pasqyrė reale tė drobitjes sė popullsisė arbėrore nga sulmet e pandėrprera osmane: “…shqiptarėt, qė ishin njė popull i madh nė numėr, i pakėsuan” (τοῦτο τους Αλβανους γένος ύπέρ άριθμόν όν, εύαριθμήτους εποίησεν).

Kundėrpėrgjigja arbėrore: Beteja e Kosovės (1389)

Pėrplasjet midis osmanėve dhe fisnikėve arbėrorė, nė mesin e tė cilėve mė i shquari Balsha II, kulmuan me Betejėn e Savrės pranė Lushnjės (18 shtator 1385). Thyerja e ushtrisė arbėrore u bė prologu i njė antagonizmi gjithnjė e nė rritje. Shprehje e temperamentit luftarak tė kohės janė edhe krijimi i disa vendbanimeve turke pėr qėllime kryekreje ushtarake nė viset me rėndėsi strategjike nė Arbėrinė veriake. Kėshtu nė rrethinėn e Tivarit pėrmendet vendi ‘Turqini’ (1375) si dhe nė rrethin e Shkodrės ‘villa turchi’ (Shufflay 2009: 54). Me fjalė tė tjera, ky ėshtė sfondi i ngjarjeve qė i paraprinė Betejės sė Kosovės qė u zhvillua nė Shqipėri, ashtu siē pėlqen tė thotė Alphonse de Lamartine (Lamartine 1855: 269-70: “...upon the steeps of the mountains of Albania”). Ky mjedis shpėrthyes e bėri tė pashmangshėm bashkėrendimin e fisnikėrisė serbe, boshnjake dhe shqiptare (Ranke 1853: 16). Njė koalicion i shqiptarėve dhe popullsive sllave tė Danubit, siē shprehet William Duckett, do t’i kundėrvihej ushtrisė sė Sulltan Muratit (1868: 52: “de la coalition des Albanais et des populations slaves du Danube”). Njė nga burimet mė autentike tė kohės, siē ėshtė kronika e logothetit, Hierak ‘Χρονικὀν περἰ τῆς τῶν Τούρχων Βασιλείας’ pikas mobilizimin e shqiptarėve nga gjithė gjeografia arbėrore. Duke artikuluar kronikėn nė formė poeme, logotheti bizantin pėrmend sesi pranė despotit serb, Llazar (δεσπότης τῆς Σερβίας) erdhėn nė ndihmė edhe arkontė nga Dardania e Shqipėrisė (χαί άρχοντες οί έν 'Αλβανητία λεγόμενοι οί Δάρδανες), Myzia, Akrokeraunet, Epiri dhe viset nė Adriatik (Sathas 1872: 247). Fakti se shqiptarėt ishin ndėr pjesėmarrėsit kryesor nė kėtė betejė do tė merrej aq i mirėqenė saqė nuk harrohet tė pėrmendet edhe nė pėrkthimin nė spanjisht tė veprės sė Marin Bardhecit pėr Skėnderbeun (1597). Pėr pėrkthyesin spanjoll, nė kėtė betejė morėn pjesė zotėrinj nga Bullgaria dhe Shqipėria (“senores de Bulgaria y Albania”). Vėmendjen e nguc edhe njė tjetėr fakt: beteja e Kosovės do tė qėmtohet edhe nga historiani hebraik Joseph ben Joshua ben Meļr (1496-1575). Nė Gjenova, ai do t’i jep jetė veprės monumentale ‘Kronikė e mbretėrve tė Francės dhe Turqisė’ (Dibre ha-Yamim le-Malke Zarfat we-'Otoman). Pėr rabinin gjenovez, despoti Llazar bashkė me shumė princėr nga Shqipėria do t’i dilnin pėrballė Muratit (1835: 248). Njė prej njoftimeve mė intersante ėshtė edhe ai i priftit italian, Filippo Angelico Becchetti nė vitin 1788, i cili vrasėsit tė Sulltan Muratit I i referohet shprehimisht si “un Albanese” (1788: 169).

Antipatia shqiptare ndaj Sulltan Muratit I

Njė tjetėr aspekt jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė edhe pėrjetėsimi i Betejės sė Kosovės nė kujtesėn kolektive, duke u bėrė si pikė referente, njė lloj atavizmi qė kujtonte tė kaluarėn para-osmane. Francesco Tajani nė “Le istorie albanesi” pėrmend rrėfimet e dėgjuara nga malėsorėt kelmendas, tė cilėt me krenari pohonin se kishin marrė pjesė nė Betejėn e Kosovės (1886: 21). Tradita rrėnjėse nė Kosovė pėrmban njė laryshi vlerash materiale e shpirtėrore qė kanė pėrjetėsuar Betejėn e Kosovės dhe animozitetin latent ndaj gjithēkaje qė asocionte me Sulltan Muratin I. Tė dhėna tė dorės sė parė sjell edhe udhėpėrshkruesi osman, Evlija Ēelebiu gjatė udhėtimit tė tij nė Kosovė nė dhjetorin e vitit 1660. Me kurreshtinė e pashuar ekzotike, ai do tė vizitonte edhe tyrben e Sulltan Muratit I, pėr ēka nuk pėrmbahet nga zemėrimi kur mėson se “rajatė e pafe tė fshatrave pėrqark e kishin bėrė zakon tė ndaleshin para tyrbes kur shkonin nė Prishtinė e nė Vushtrri dhe, pėr fyerje, e kryenin nevojėn aty” (2008: 11). Ēelebiu mezi mban zemėrimin kur mėson qė jo larg tyrbes ndodhej njė manastir ku prehej ‘ai i pafe ogurzi’ qė vrau sulltanin. Varri i kėtij tė 'pafeu', sipas udhėpėrshkruesit osman, ishte i ndriēuar me llamba tė stolisura qė mbanin erė tė mirė. Ky varr dritėplotė mbahej mirė me bamirėsinė e blatimet e tė pasurve nėn kujdesin e murgjve, tė cilėt ditė e natė prisnin e pėrcillnin mysafirė, qofshin tė 'pafe' ose myslimanė. Tė njė interesi tė veēantė janė shėnimet e ambasadorit raguzian, Ivan Kaboga i cili kur kaloi lumin Llap gjatė rrugės sė tij pėr nė Stamboll nė vitin 1792 pikasi ‘3 milje nė tė majtė njė kishė’, ku Milush Kopili ishte varrosur (Lidov 2007: 284). Kjo kishė duhet tė identifikohet me rrėnojat e njė kishe tė motshme nė fshatin Sallabajė (emėrtimi serb Kisela Banja) qė tashmė gjendet nė komunėn e Besianės. Edhe Nikolla Boshkoviq, njė tregtar me nam nga Novobėrda, nė memuaret e tij qysh nė fillim tė shekullit tė tetėmbėdhjetė, i referohet njėfarė kishe nė tė cilėn thuhej se ishte varrosur Milushi. Mitet e tilla, simbolet, vlerat dhe kujtimet, sipas Anthony Smith, janė “shenja tė fuqishme dhe shpjegime, ato kanė fuqinė e prodhimit tė emocioneve ndėr breza” (Smith 1986: 201). Ai vėren se njė komunitet e gjen vetėn nė “gjendjen fillestare” pėrmes dy mėnyrave: prej pėrdorimit tė mjedisit gjeografik dhe prej pėrdorimit tė historisė. E para qėmton komunitetin nė tokėn e tij tė pėrveēme; e dyta trazon fijet e sė kaluarės deri nė epokėn e heronjtve. Qė tė dyja, sipas Smithit, japin njė histori dhe metafizikė tė individualitetit tė komunitetit (Smith 1986: 183).

***
I gjithė ky shpalim i tė dhėnave tregon pėr falsitetin e pėrpjekjeve pėr tė kornizuar mesjetėn sipas interpretimeve bashkohėse. Ajo ēka bėn myftiu, Naim Tėrnava e disa tė tjerė si ai, ėshtė pėrzgjedhja e motiveve tė sė tashmes dhe projektimi i tyre nė histori, duke sajuar interpretime qė nuk pėrkojnė me realitetin kompleks historik. Ashtu sikundėr animozitetet mesjetare nuk mund tė barten nė tė sotmen, ashtu edhe preferencat e sotme nuk mund tė barten mekanikisht nė tė kaluaren. Profanitete tė tilla, si ato qė patėm rastin t’i shohim tek fjalimet e Tėrnavės, vetėm sa shpėrhapin njė frymė versionesh vulgare qė i sheshojnė udhėn penetrimit tė Turqisė neo-imperialiste nė Kosovė. Mė e pakta qė mund tė bėhet nė raste tė tilla ėshtė dorėheqja e myftiut, Naim Tėrnava nga drejtimi i Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Vetė Kushtetuta e kėtij institucionini nė nenin 73 qartėson se secili funksionar ose anėtar i organit tė Bashkėsisė Islame mund tė revokohet, nėse konstatohet se: “[...] e keqpėrdor pozitėn e vet nė dėm tė interesit tė Bashkėsisė Islame dhe tė atdheut". Nė rrethana normale, veprimet e dyshimta tė Naim Tėrnavės do tė duhej tė ishin subjekt i hetimeve tė kujdesshme tė Prokurorisė. Ai jo vetėm qė nuk i ka vėnė fre inflacionit tė organizatave tė dyshimta me agjenda parapolitike, por edhe ka bishtnuar nga pėrgjegjėsia e tij pėr tė penalizuar funksionarė qė kanė shpėrdorur autoritetin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, njė numėr jo i paktė imamėsh e hoxhallarėsh kombėtaristė kanė qenė vulnerabėl ndaj sulmeve tė pabesa qė u janė bėrė nga grupime me frymėzime sektariane.

Salih Mehmeti
18 qershor 2015
salih.mehmeti@gmail.com

Bibliografia

Becchetti, F. A. 1788. Istoria degli ultimi quattro secoli della Chiesa. Presso Antonio Fulgoni.

Bloch, M. 1992. The Historian's Craft. Manchester: Manchester University Press.

Bozhori, K. 1967. Lufta Shqiptaro-Turke nė shekullin XV, Burime Bizantine. Tiranė.

Ēelebiu, E. 2008. Evlija Ēelebiu nė Shqipėri dhe nė viset fqinje Kosovė, Mali i Zi, Ohėr. Tiranė: 55.

Ducellier, A. 2006. ‘Is it true that Albanians invaded Kosova?’ nė Lellio A. D, The Case for Kosova, Passage to Independence. Anthem Press. ff. 27-36.

Duckett, W. 1868. Dictionnaire de la conversation et de la lecture. Paris.

Fine, J. V.A. Jr. 1994. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest, Ann Arbor.

Kohen. J. 1835. The Chronicles of R. Joseph Ben Joshua Ben Meir the Sphardi, Volume 1, (Translated from the Hebrew by C.H.F. Bialloblotzky). London: Bentley.

Lamartine, A.D. 1855. History of Turkey, Vol I. New York: D. Appleton & Company.

Lidov, A. 2007. Kosovo. Christian Orthodox Heritage and Contemporary Catastrophe. Moscow: Indrik.

Malcolm, N. 1999. Kosovo: A Short History. Harper Perennial

Ranke, L.V. 1853. The history of Servia, and the Servian Revolution. London: Henry G. Bohn.

Salde, J. O. D. L. 1597. Coronica del esforēado principe y capitan Jorge Castrioto, Rey de Epiro, o Albania. Madrid.

Sathas, K. N. 1872. Bibliotheca graeca medii Evi: nune primum edidit constant sathas. EN BENETIA: ΤΥΠΙΣ ΤΟΥ ΧΡΟΝΟΥ.

Smith, A. D. 1986. The Ethnic Origin of Nations. Blackwell Publishing.

Shufflay, M. 2009. Histori e shqiptarėve tė veriut, (Pėrkth. Abdullah Konushevci). Prishtinė: Nositi.


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Salih Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 595 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
Marie Shllaku- intelektualja shkodrane qė jet...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 23:20
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim) Heroina Marie Shllaku la gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn dhe mendjen e p...
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
E martė, 28 nėntor 2017 - 07:30
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republi...
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi