Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOMBI SHQIPTAR HYRI DHE DOLI NGA LUFTA PER CLIRIMIN E KOSOVES DHE TE VISEVE TE SAJ ME NJE FORMACION USHTARAK DHE ME NJE EMBLEME-UCK
Publikuar më 21 qershor, 2015 në orën 16:46 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Perpjekjet dhe lufta per clirimin e Kosoves dhe te krahinave tjera te Shqiperise, te pushtuara me forcen e armeve dhe me vendimet e Fuqive te Medha, nuk kane rreshtur per asnje cast qe nga dita e pushtimit... Keto perpjekje gjate njeqindvjecarit ishin dhe mbeten mbarekombetare... Rolin dhe peshen kryesore e mbante shteti shqiptar (perjashto kohen e Zogut e te Berishes por, megjithate, populli i shtetit shqiptar mbeti mbeshtetje dhe jatak i te gjitha perpjekjeve clirimtare).

Levizja Kombetare per clirimin e Kosoves dhe te krahinave tjera shqiptare mori hov dhe erdhi duke u rritur e maturuar sidomos pas Luftes se Dyte Boterore... Ne mbeshtetje, madje ne balle te ketyre perpjekjeve dhe te kesaj veprimtarie clirimtare, u vu Tirana zyrtare... Kjo Levizje Kombetare kulmoi me krijimin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, e cila fitoi jo vetem mbeshtetjen mbarekombetare dhe mbeshtetjen e botes demokratike, por edhe mbeshtetjen e forces me te madhe ushtarake, NATO-s.
Themelimi i UCK-se ishte merite historike e Levizjes Popullore te Kosoves, e cila diti ta ruante deri ne fund karakterin e saj te paster kombetar dhe clirimtar, pa rene ne ujerat ideologjike dhe politike te dites... Prandaj, edhe paten deshtuar te gjitha tendencat dhe perpjekjet e grupeve dhe qarqeve te ndryshme per ta penguar veprimtarine e LPK-se dhe luften clirimtare te UCK-se...

Sot, 16 vite pas perfundimit te luftes ne Kosove, ka grupe dhe qarqe (jane te njejtat e asaj kohe...!) qe po kerkojne nga Komisioni qeveritar per verifikim te njihen si "formacion" ne vete, qe paska ber namin duke luftuar per clirimin e Kosoves!!! Keta "burra" paskan qene "ministri e mbrojtjes"! Pyetja e pare qe do te bente secili shqiptar eshte: Ku ishte kjo "ministri e mbrojtjes", ku i kishin zyrat? Ke mbronin ata? Ky grup i kishin zyrta dhe rrinin ne Tirane?! A kishte nevoje Tirana te mbrohej prej tyre?!! A kishin, qofte edhe nje ushtar te vetem ne Kosove? Jo! Boterisht dihet dhe, nuk ka bir nene qe ta provoje te kunderten, se ne Kosove kishte vetem nje formacion ushtarak, me nje embleme, me nje emertim (UCK), me nje shtab dhe me nje komand unike. Kush do te mund te gjente vetem nje ushtar te vetem qe ka luftuar kunder forcave pushtuese neofashiste te Serbise me ndonje embleme, emertim apo komandant tjeter le ta gjeje po mundi... Ai "FARK-u" i Bukoshit ka qene nje shpikje-trillim imagjinar i deshpruar i Bukoshit dhe grupit te tij sipas shembullit te Abdicit ne Bosnje, por nuk i shkrepi...!!! Imagjinar, sepse asnje shqiptar dhe asnje njeri nuk ka luftuar dhe nuk ka vepruar ne Kosove dhe ne viset e saj te pushtuara me kete emertim apo me kete embleme e me keto iniciale... Ishte pjekuria kombetare dhe politike shqiptare qe nuk lejoi dhe nuk duroi percarjen ne luften per clirimin e Kosoves dhe te krahinave tjera shqiptare... Eshte fakt qe mund te provohet edhe me filmime, edhe me fotografi dhe me dokumente e prova tjera qe edhe ne zyrta e "ministrise se mbrojtjes" ne Tirane te gjithe ushtaret dhe oficeret e asaj strukture ishine me emblemen e UCK-se... Jam njeri prej atyre qe kam hyre ne ato zyra, kam takuar njerez te atyre zyrave dhe kam biseduar per ceshtje te caktuara te asaj kohe... Kam hyre, sepse ata kishin pranuar te mbanin emblemen e UCK-se dhe kjo ishte e mjaftueshme per t'i konsideruar si mbeshtetes te UCK-se e jo te ndonje formacioni tjeter inekzistent... Kjo ishte edhe ne perputhje me programin, politiken dhe qendrimet e LPK-UCK-se per bashkim pa dallim ideje, partie, krahine e feje ne lufte per clirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise... Mendoj qe Sali Ceku ka qene njeri prej anetareve me te devotshem te LDK-se, mirepo ka luftuar dhe ka rene ne fushen e nderit me emblemen e UCK-se dhe nen komanden e Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, dhe eshte deshmor i UCK-se. Edhe ky Anton Cuni i LDK-se se sotme ishte ushtar i UCK-se dhe luftoi (aq sa luftoi) me emblemen e UCK-se dhe nen komanden e Shtabit te saj te Pergjithshem... Le ta deshmoje te kunderten! Nuk kishte, ky ishte fat i madh, asnje ushtar me "fark" apo me sigla e emblema tjera ne luften per clirimin e Kosoves. Kishte vetem nje embleme: UCK. Rrjedhimisht, ka vetem deshmore, veterane, invalide, pjesetare dhe te internuar (rober lufte) te UCK-se. Cilido qe perpiqet t'i bie "melodise" se percarjes 16 vite pas luftes deshmon se nuk ia ka dashur dhe nuk ia do te miren Kosoves shqiptare... UCK-ja nuk njihte parti politike. Pavaresish perkatesise se tij ideologjike, partiake, krahinore, fetare..., cilitdo qe ka rrokur armet dhe eshte rreshtuar ne radhet e UCK-se, sepse nuk kishte fomacion tjeter ushtarak clirimtar, Komisioni qeveritar ka detyrim t'ia njoh kontributin... UCK-ja kishte vetem nje "parti": lufte deri ne flijim per clirimin e Kosoves shqiptare. Pastaj nuk ka as edhe nje zyre, qeveri, qeveritar, politikan, diplomat, organizate a shoqate ne bote qe t'i jete referuar qofte edhe njehere "ministrise se mbrojtjes" te Bukoshit... Mbare bota, pa dallim, madje edhe vendet jo mike, kishin reference dhe njihnin vetem UCK-ne...Prandaj, kerkesa e nje grupi te LDK-se se sotme per t'u njohur status te vecante (si "ministri e mbrojjtjes") eshte absurde, e demshme politikisht dhe ne kundershtim me te verteten e Luftes sone clirimtare... Po, ka patur Ministri te Mbrojtjes, pas Rambujes (qeveria e perkohshme), me Minister Azem Sylen... Komisioni qeveritar besoj qe nuk do t'ia beje edhe kete dem kesaj lufte dhe vlerave te saj, nuk do ta marre mbi vete nje pergjegjesi te ketille para historise dhe para kombit, duke njohur nje "formacion" te pa qene (inekzistent)...

Autori i ketij komenti eshte magjister i diplomacise, ka qene anetar i KP dhe i Kryesise se LPK-se, anetar i Keshillit Qendror te FVTH, anetar i grupit diplomatik te UCK-se (perfaqesues politik i UCK-se ne France), Kryetar i Nendeges se LPK-se ne France, themelues i Shoqerise shqiptare "Fan Noli" ne Lion, anetar i redaksise se gazetes "Zeri i Kosoves" (organ i LPK-se)...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 1,455 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi