Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kryetari i fondit “Vendlindja Thrret”-Michigan, Luigj Gjokaj nderohet me statusin e veteranit të UÇK-së
Publikuar më 21 qershor, 2015 në orën 16:56 ( ) Agim Vuniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 15 (8) të Ligjit nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre (Gazeta zyrtare Nr. 30 me datë 31.12.2011) si dhe nenin 19 (6.2) të Rregullores së Punës së qeeverisë Nr. 09/2011 (gazeta zyrtare nr.15. 12.09.2011) ka miratuar:

Rregulloren Nr 23/2012 për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjestarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës http://komveterani.net/repository/docs/_RR__23-2012_SKENUAR.pdf

Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Lufta Çlirimtare e Kosovës (LÇK) – është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK – ja, me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe sjelljes së lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, me karakter mbrojtës dhe çlirimtar, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake, policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;

1.2. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) – Formacion ushtarak i armatosur dhe i organizuar në baza vullnetare me uniforma dhe shenja dalluese, me njësi organizative dhe zinxhir komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm, nën kontrollin civil të udhëheqjes politike, me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat ushtarake, policore dhe administrata okupuese e Serbisë në Kosovë;

1.3. Veteran i UÇK–së - pjesëmarrës në luftën për çlirimin në Kosovë si:

1.3.1. Invalid i luftës së UÇK–së – luftëtari, pjesëtari dhe i internuari (burgosuri) i UÇK-së, i cili ka pësuar plagë, lëndime (dëmtime) fizike dhe psikike apo sëmundje të rënda gjatë luftës ose në burgjet dhe kampet e armikut, gjatë periudhës së luftës, me shkallë të invaliditetit së paku 10%;

1.3.2. Veteran luftëtarë i UÇK–së – është qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-së, dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës;

1.3.3. I internuar i UÇK-së – secili person i cili për shkak të veprimtarisë së tij si pjesëtarë i UÇK-së është arrestuar gjatë periudhës 1997 -1999, dhe mbajtur në burg nga forcat e Serbisë;

1.3.4. Pjesëtarë i UÇK-së - çdo person i cili me vendim apo akt tjetër është caktuar të kryej detyra konkrete në mbështetje politike, logjistike, financiare dhe detyra të tjera të marra nga komandantët e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK-së, përkatësisht shtabi i përgjithshëm i UÇK- së, gjatë periudhës 1997-1999;

1.3.5. Pjesëmarrës i Luftës - ushtari, i cili është radhitur në radhët e UÇK-së, ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive për të kontribuar në luftë, por për arsye të ndryshme i ka lëshuar radhët e UÇK- së, para përfundimit të luftës;

1.3.6. Ushtari i zhdukur (i pagjetur) i UÇK-së - veterani ose pjesëtari i UÇK-së, fati i të cilit ende nuk është zbardhur.

1. Statusi i dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së dhe të internuarit të UÇK-së, konstatohet nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së.

2. Statusi i viktimës civile dhe invalidit civil të luftës, konstatohet nga organi përgjegjës i Komunës përkatëse, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuarameaktin nënligjor të nxjerrë nga Qeveria.

3. Për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, për lirinë dhe çlirimin e vendit,Adem Jasharit i njihet statusi: Komandant Legjendar i UÇK-së.

4. Krahas Komandantit Legjendar Adem Jashari, për sakrificën dhe kontributin për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, Familjes Jashari nga Prekazi (Komuna e Skënderajit) i njihet statusi i veçantë, ku përveç të drejtave dhe benificioneve të përcaktuara me këtë ligj i njihen edhe të drejta dhe benificione tjera të cilat përcaktohen me akt nënligjor të veçantë të nxjerrë nga Qeveria.

5. Epopeja e UÇK-së përkujtohet me datën 5, 6 dhe 7 mars.

6. Akti nënligjor nga paragrafi 3. dhe 5. i këtij neni nxirret nga Qeveria, në afatin kohor më së largu prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

7. Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, apo të internuarit të UÇK-së, themelohet me Vendim të Qeverisë dhe në përbërje të tij ka së paku përfaqësues të:

7.1. Zyrës së Kryeministrit;
7.2. Ministrisë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale;
7.3. Ministrisë përkatëse për Forca të Sigurisë
7.4. Ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së;
7.5. Ish Zonave operative të UÇK-së;
7.6. Organizatës së Veteranëve të UÇK-së;
7.7. Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së;
7.8. Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së;
7.9. Ish TMK-së;
7.10. Ish Ministrisë së Mbrojtjes;
7.11. Përfaqësues tjerë për të cilët vendos Qeveria.

8. Organizimi i punës, funksionimi detyrat dhe përgjegjësitë, pagesa për angazhimet e anëtarëve si dhe çështjet tjera të rëndësishme të Komisionit Qeveritar do të përcaktohenmeakt nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës.

9. Komisioni Qeveritar i përcaktuar në paragrafin 7. të këtij neni, duke u bazuar në dokumentacionin e Ministrisë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ish TMK-së, dhe sipas nevojave dhe kërkesave
dokumentacionit tjetër përkatës që e lëshon organi kompetent i komunës, përcakton
Listën e personave të kategorive të përcaktuaramekëtë ligj.

Formularët për aplikim

Të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, kanë mund të tërheqin formularët edhe online.
Poashtu të njëjtën procedure kanë mund të bëjnë edhe të gjithë shtetasit jo Shqiptar të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së
Pas tërheqjes dhe plotësimit, formularët kanë mund të dorëzohen me postë, ose në formë direkte në të gjitha ambasadat e Republikës së Kosovës, por edhe në Prishtinë në adresën e mëposhtme:

Adresa: Ndërtesa e Qeverisë Kati IV, zyra nr 407, Sekretaria e Komisionit,
10000 Prishtine
Pas plotësimit të aplikacioneve, aplikantët duhet ti bashkangjesin kopjen e leternjoftimit (ID) ose të Pasaportës (të jene valide)

Për sqarime shtesë, të interesuarit kanë mund të kontaktojnë në numrat e telefonit:

044 602 635
049 141 126
038200 14 530
Si dhe në adresën elektronike:
skt.komisioni@rks-gov.net

Luigj Gjokaj “Veteran i UÇK-së

Lufta nuk fitohet pa logjistikë, ajo ishte “Fondi i luftës, e atij fondi në Michigan i prinin grupi i malësorëve, ai grup meriton, te gjithë së bashku, statusin e veteranit, nuk di a ua kane pranuar te tjereve, sidoqoftë, njëri ndër ta më i merituari ndër të barabrtit u nderua si “Veteran i luftës”, ai është luigj Gjokaj.

Në një adresim në facebook Luigj Gjoka iu falenderohet te gjithë atyre qe po e urojnë. Ai thotë: “Une nuk kam punuar vetëm, ashtu që sigurisht se edhe te tjerët e kan merituar një mirënjohje të tillëë, ateher do te isha shumë më i gëzuar! Sidoqoftë ne s’kemi punuar për asnjë llojë mirnjohjeje, thekson ai, sepse para 16 vitesh, pra nga fundi i viteve 90 ta, qe ishin vite të sprovave të mëdha për kombin tonë shqiptar, pore edhe per secilin shqiptar veç e veç. Na që ishim në diasporë dhe jetonim larg atedheut e kishim një ndjenjë fajesie që nuke po jepnim kontributin e drejtpërdrejtë, prandej duke parë atedheun në rrezik u organizuem sa më mirë që mundëm për të dhënë kontributin tonë, ashtu që në mars, 1998 formuam Fondacjonin “Vendlindja Thrret”.. Ne fillim duke dhëne ndihmë me mjete financiare, kurse më vonë me armë dhe vullnetarë në luftë direkte në UÇK. Askush nga ne as që mendonte për meritat që do të vinë një ditë, sepse në atë kohë askush as që e dinte fatin e kësaj lufte, e jo më të mendonte gjëra te tilla. Por tani kur ka perfunduar lufta dhe gjakderdhja, dhe u arritë liria dhe pavarësia e Kosoves, karshi të arriturave kombëtare kënaqësi paraqet edhe mirënjohja per kontributin e dhënë për ato ditë të shënuara me shkronja të arta të historisë soëe kombetare. Flas tani nga pozita e individit i cili aso kohe ishte në ballë te Fondacionit "Vendlindja Thrret" ne Michigan, fond ky qe ishte tejet aktiv gjatë kohës kur atedheu e kishte nevojën tonë, prandaj jam krenar për kontributin që komuniteti jonë dha ateherë. Por ndihem krenar dhe i privilegjuar edhe sot, kur këtë kontribut e njohu edhe shteti i Kosovës, i cili përmes KOMISIONIT QEVERITAR PȄR VERIFIKIMIN DHE NJOHJEN E STATUSIT TȄ DȄSHMORIT TȄ KOMBIT, VETERANIT, INVALIDIT, PJESTARIT DHE TȄ INTERNUARIT TȄ UÇK-së, me njohu statusin e Veteranit të UÇK-së,,mirenjohje kjo që nuk më takon vetëm mua, porë krejt Fondacionit dhe çdo antarit të saj, si dhe ëdo donatori te saj,sepse edhe ata dhanë kontributin e vërtetë, derisa unë ndër ate pata fatin dhe nderin të jem kryesuesi i tyre. Prandaj shfrytezoj rastin që komisionit në fjalë dhe Qeverinë e Kosovës ti falenderoj në emrin e të gjithëve,, duke shpresuar se nëse ka pasur ndonjë lëshim gjate trajtimit të kandidateve (e unë mendoj se po), ato t'i ndreqin sa më parë. Gjithsesi kënaqesi kryesore paraqet statusi i Kosovës, liria dhe Pavarësia e saj ,,kurse për individin dhe për pasardhësit e tij, rëndësi ka qe t’i njihet dhe vlerësohet kontributi e sakrifica e bërë për atdhe,, për komb dhe për lirinë e tij.”

Meritat e tij si kryetar i “Fondit te Luftes” janë të pamohueshme, nuk ka aspak mëdyshje, gjithashtu mendoj se të gjithë bashkëpunetorët e tij pa asnjë hamendje e meritojnë statusin e veteranit, ngase lufta çlirimtare, antikoloniale ishte kolektive, dhe do të bëhej një gabim fatal që edhe te tjerëve mos tu pranohet statusi i bile pjestarit të luftës. Kjo kërkese i adresohet komisionit per verifikim dhe vet Agim Çekut....
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 1,030 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi