Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
U mbajt kuizi vjetor i diturisë “Linci 2015”
Publikuar më 22 qershor, 2015 në orën 05:03 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
I. Lladrovci: “U bëjë thirrje prindërve shqiptarë që t’i regjistrojnë fëmijët në gjuhën shqipe” Y. Avdiu-”Të dashur vëllezër, u thërras që t’i mbushni klasat me nxënës shqiptarë, vijueshmëria është shqetësuese”. Z. Giegler: “Integrimi është çelësi i lidhjes sonë”.
Në një ambient të bukur u mbajt gara e diturisë “Linci 2015” në Landin e Austrisë së Epërm i organizuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Peshën kryesore në realizimin e programit e kishte mësuesi nikoqir, z. Ismet Sinani me gjithë familjen e tij. Në garë morën pjesë mësues/e nga e gjithë Austria.

Nga Ambasada e Republikës së Kosovës ishte z. Imer Lladrovci, konsull. Mysafir tjerë ishin edhe z. Ymer Avdiu, drejtor drejtorie për diasporë në Ministrinë e Diasporës, z. Nuhi Gashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë pranë MASHT së Kosovës, z. Arif Demolli, shkrimtar. Hajro Ulqinaku, shkrimtar, Fatime Blakaj veprimtare etj. Nga vendoret mori pjesë z. Stefan Giegler dhe z.Belimr Zec nga Bashkia e Lincit, përfaqësuesi i Partisë SPÖ z.Jakob Huber, Drjtoeresha, znj. Bammer Inge, Mustafa-Selimpahic , kryetar i shoqatës së mësuesve të gjuhëve amtare në Austri i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatës që drejton. Manifestimin e drejtuan me shije Valbona Krasniqi dhe Besian Sinani. Manifestimin e hapi Kryetari i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri z. Ismet Sinani. Ai përshëndeti në emër të shoqatës. “Sot na bashkoi Linci, një qytet me traditë e kulturë, ku strukturat udhëheqëse të qyteti gjenden në mesin e festave tona dhe të nacionaliteteve tjera duke i përkrahur aktivitetet tona në bashkëjetesën tonë shumëkulturore, për të krijuar ura lidhëse mes nacionaliteteve në Linc” Në emër të Ambasadorit të Kosovës z. Sami Ukelli, përshëndeti konsulli z. Imer Lladrovci. “Ju po e trasoni rrugën e rilindësve tanë, ju fëmijë të dashur, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Ju bëjë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në Austri që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip. Ky është interesi i fëmijës, familjes, kombit. Suksese! Ai në emër të Ambasadës ndau mirënjohje z. Ismet Sinani, si organizues i manifestimit. ”Nuhi Gashi (MASHT-Kos) përshëndeti të pranishmit në emër të dikasterit që përfaqëson. “ Uroj që gara të jetë fituese e të gjithëve dhe të jeni të lumtur”. Ymer Avdiu nga Ministria e Diasporës: “Ju përshëndes të gjithëve. Dua që t’i bashkëngjitëm thirrjes së z. Konsull që të regjistrohen të gjithë nxënësit shqiptarë dhe të mbushen klasat me nxënës. Suksese!” Përfaqësuesi i qytetit të Lincit, këshilltar z. Stefan Giegler:“ Mirëdita! (shqip) Në Linc jetojnë njerëz me prejardhje nga 150 kombe dhe fliten mbi njëqind gjuhë e shumë besime fetare. Ne synojmë që banorëve në qytetin tonë t’iu japim shanse për jetë e perspektivë me dëshirën të jetojmë së bashku dhe integrimin e shohim çelës i lidhjes sonë. Në këtë rast dua ta përshëndes Shoqatë e Mësuesve në Austri dhe ta falënderoj njëkohësisht për këtë angazhim në Kuizin Integrues të parin në Linc. Është me rëndësi shprehja, jo vetëm në gjermanisht por edhe në gjuhën amtare dhe kjo është shumë më rëndësi në kapjen e njohurive mbi historinë, kulturën, gjuhën e vendit të origjinës”. Znj. Bammer Inge, drejtoreshë: “Unë kam shumë nxënës në shkollën time dhe jam krenare me ta dhe prindërit e tyre. I falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm!” Në emër të Shoqatës “Kosova” në Linc përshëndeti veprimtari z Afrim Dedushaj. Shkrimtari i njohur Arif Demolli lexoi nga krijimtaria e tij për fëmijë i cili u prit ngrohët nga publiku.
Në garën e Ciklit të Ulët me temën “Integrimi” morën pjesë ekipet: Linc: “Shqiponjat”, “Prizreni”, “Opoja”, “Llapi”; Welsi,”Dardanët”, nga Vjena “Fluturat”, “Bletët” dhe “Ilirët”, nga Graci ekipet “Dituria” dhe “Dita”, nga Harbergu “Dardania”, nga Welsi ekipi “Shpresat”.
Juria e përberë nga mësueset: I. Hasani, F. Aredini dhe R. Ndrecaj, fitues shpalli ekipin “Llapi” nga Linci, vendi i dytë “Dardania” Hartberg, vendi i tretë ekipi “Shpresat” nga Linci. Kuizi me temë “Integrimi” i projektuar dhe organizuar nga organizatori u mbajt në gjuhën gjermane dhe sipas njohurive të mësuara në shkollë. Kjo formë pati kritika nga disa prindërit, disa e pëlqyen por në fund ekipet mbeten të kënaqura. Në garën e Ciklit të Lartë i fillores gara u mbajt në gjuhën shqipe në formën e përgjigjeve alternative e hartuar dhe projektuar nga z.Nuhi Gashi (MASHT) i cili i paraqiti pyetjet sipas ecurisë së garës. Kjo formë është tërheqëse edhe për publikun e gjerë. Në këtë cikël në gara morën pjesë tetë ekipe, juria: M. Berisha, M. Demaj, F. Aredinaj, fitues shpalli grupin e nxënësve “Afrim Zhitia” nga Deutsch Wagrami “me mësues Ibrahim Hasani, vendi i dytë i takoi ekipit “Dukagjini” dhe të tretin ekipi “Iliria”. Morën pjesë edhe ekipet: " Dituria", "Yjet " ," Rozafa" , "Shqiponjat" e "Flamuri " Programi artistik ishte i pasur me këngë, valle recitime nga nxënësit, ku veçan u dalluan vallet nga grupi i Gracit të përgatitura nga mësuesja Bukrije Limani. Me recitime u paraqitën: Yllka Vllahiu, Jetlira Maliqi, Agnesa Sinani. Deline e Benard Krasniqi, ekzekutoi në violinë Fiona Kabashi etj. Mësuesi nikoqir i cili organizoi kuizin u përkrah nga disa donator, ku Ministria e Diasporës u dallua në tri vitet e fundit me mbështetjen e saj çdo vit me 2 mijë eurosh. Të tjerët: Fondi SPÖ, Bashkia e Lincit, kompania “Festimi Turs”, Kompani e udhëtimi Zhitia Turs” u dallua në bartjen e nxënësve nga Grazi në Linc dhe anasjelltas etj.
Salla e bukur në Linc me pajisjet e nevojshme, foli e këndoj shqip me zërin e ëmbël të nxënësve shumë nga të cilët të veshur me kostum kombëtar, me flamuj kuqezi dhe të Republikës së Kosovës i dhanë gjallëri e kuptim që do mbetet gjatë në kujtesë. Disa pengesa si: zëri i lartë, gabimet teknike, pëshpëritjet e personave pa ndërgjegje, hamendjet e jurisë u mbytën në madhështinë e garës dhe mundi i organizatorit u shpërblye.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 507 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi