Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një promovim madhështor
Publikuar më 23 qershor, 2015 në orën 02:29 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reportazh kulturor

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Kluturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Bibliotekën “Naim Frashëri”, në QK “Hasan Prishtina” në Vushtrri, organizuan promovimin e monografisë së autorit Bedri Tahiri “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”, eveniment kulturor që u mbjat në 17- Vjetorin e Betejës së Hamidisë.

Për ta nderuar autorin dhe veprën e tij, për ta nderuar Jashar Jasharin dhe gjithë dëshmorët e lirisë, kishin vërshur sallën e madhe pleq e të rinj, familjarë dëshmorësh e luftëtarë të lirisë, veteranë e invalidë të UÇK-së, qeveritarë e veprimtarë, profesorë e studentë, artistë e këngëtarë, qytetarë e mysafirë.

Ata, fillimisht i përshëndeti moderatori i shkëlqyer, aktori Fazli Muharremi, i cili, pasi bëri një përmbledhje të shkurtër të veprimtarisë së profesorit, shkrimtarit e publicistit Bedri Tahiri dhe lavdisë së UÇK-së, fjalën ia dha drejtoreshës së DKRS, znj. Shpresë Rama, e cila tha:
I nderuar Kryetar i Komunës z. Bajram Mulaku, Nënkryetar i Komunës z. Dibran Përçuku, Kryesues i Kuvendit Komunal z. Shpëtim Zhegrova, të nderuar përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, të burgosur politik, familjar të dëshmorëve, martirëve, përfaqësues të qeverisë komunale, përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të bashkësisë islame, polici e Kosovës, e një përshëndetje të veçantë duhet t’ua bëjmë dashamirëve të artit të penës dhe të gjithë juve që erdhët për ta nderuar me pjesëmarrje profesorin Bedri Tahiri.
Ndihem shumë e nderuar që në këtë tubim, ku promovohet libri i 30-të i autorit Bedri Tahiri, marr fjalën në emër të institucioneve komunale. Është nder i madh për Komunën e Vushtrrisë që në mesin e saj ka autorin e më shumë se 30 veprave letrare, historike. Arti i penës është po aq i shenjtë sa gjaku i dëshmorëve, sepse ky lë dëshmi që dikur në një betejë ra si hero një njeri, dhe nuk e lë ta tret koha e ta harroj njerëzimi, por e sjell aq bukur duke bashkuar faktet e ngjarjet me artin e tij letrar, e kaq bukur di ta sjell historinë profesor Bedriu. Historia nuk do të harrohet kurrë, përderisa kemi autor si Bedri Tahiri. Kujtojmë librat e tij për UCK-në, për patriotë e heronj kombëtar si Adem Jashari, Hasan Prishtina e Azem Galica.
Nuk duhet harruar edhe që falë profesor Bedri Tahirit shumë të rinj arritën të nxjerrin në jetë artin e tyre poetik, kam takuar shume nga ta dhe të shohësh lumturinë në sytë e tyre, sa falënderues janë për ndihmën e pakursyer e motivimin që ju dha, edhe po të ngritej gjithë qyteti në këmbë për ta falënderuar profesor Bedriun, do të ishte e paktë. Vullnetarizmi i tij s'njeh kufij. Ky njeri është shembull i mirë që të rinjtë e Vushtrrisë mund ta ndjekin. Ka shumë gjëra për tu thënë për të.
Tani në mendje më erdhi një varg i Dritëroit
" po kur të jesh mërzitur shumë,
në raft të librave shfleto,
aty i fshehur do të jem unë në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë,
mjafton që librin pak ta heqësh dhe unë do zbres do vij pas teje,
ti si dikur me mall do qeshësh si një blerim pas një rrëfeje"
Thjesht poetët, autorët e librave si profesor Bedri Tahiri do të jetojnë sa të jetoj njerëzimi, sepse krijimtaria e tyre letrare i bënë të gjallë gjithmonë në mesin e njerëzve. Komuna e Vushtrrisë ka nderin që në mesin e saj e ka profesor Bedri Tahirin edhe do të bëjmë të pamundurën që ta mbështesim në veprimtarinë e tij të shenjtë atë edhe të gjithë poetët e autorët e tjerë të artit të penës.
Duke i uruar suksese të mëtutjeshme profesor Bedriut, ju falënderoj për vëmendjen.
































Pastaj, redaktori dhe recensuesit, e vlerësuan lart librin dhe punën e autorit, nga fjalët e të cilëve po shkëpusim fragmente:

Habib Mustafa: Duke vlerësuar veprimtarinë botuese të prof. Bedri Tahirit, mu kujtua Leonardo De Martini, i cili për Jeronim De Radën kishte shkruar: “Atë që e bëri Skënderbeu me shpatë, Ti e bëre me penë, o i madhi De Radë”. Edhe unë, ka kohë që kam bërë një krahasim në mes dy galicasve: Azem Galicës dhe Bedri Tahirit. Derisa Azem Galica, gjatë viteve 1912- 1924, me pushkë dhe me trimëri, u bë i njohur në Galicë, në Drenicë, në Kosovë, në Shqipëri dhe në të gjitha viset e banuara me shqiptarë, Bedri Tahiri u bë i njohur me penën e tij, duke botuar mbi 30 vepra, kryesisht me tematikë historike atdhetare...

Mentor Hasani: Në këtë libër prof. Bedri Tahiri, me qasjen e tij profesionale ka paraqitur sakrificën e atdhetarit Jashar Jashari, tashmë dëshmor i kombit, i cili dha një kontribut specifik dhe shumë të çmuar për Kosovën dhe lirinë e saj... Libri nga fillimi e deri në fund është shkruar me përkushtim për atë periudhë historike që është taban i fuqishëm i gjithë zhvillimeve në vend, për atë periudhë të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Ajo ishte koha më e artë e një gjenerate me gatishmëri të lartë guximi, angazhimi e flijimi për liri, për komb e për atdhe...

Ardian Jashari: Pas asaj që u tha më lartë, lirshëm mund të vijmë në konkludim se krijuesi i Monografisë “JASHAR JASHARI- -Komandant “DURAKU”, studiusi Bedri Tahiri, ka përdorur elemente faktike, duke u bazuar kryesisht në historinë gojore, që tashmë është duke u zbatuar në tërë botën. Kjo faktografi, e përcjell me një kujdes të shtuar letrar, i ka dhënë ngjyrë historiko-letrare librit, që e bënë atë një dokument të vlefshëm për brezat që do merren me historinë e Kosovës dhe luftën e UÇK-së.
* * *

Gjatë zhvillimit të ceremonisë arritën shumë përshëndetje e telegrame urimi, nga të cilat u lexuan dy, ai i krybashkiakut të Tiranës, kryetari të PD, z. Lulzim Basha dhe ai i shkrimtarit e publicistit nga Durrësi, z. Xhevahir Cirongu, përfaqësuesit të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, anëtar i se cilës është edhe z. Bedri Tahiri.
























* * *
I nderuari krijues Bedri Tahiri!
Të dashur miq, të nderuar kolegë! Përzemërsisht ju uroj nga zemra ime të gjithë pjesëmarrësit në këtë event sublim, sa përkujtimor por edhe historik, sepse të kujtosh e të shkruash për dëshmorët e atdheut tënd, ke bërë vlerësimin më të çmuar.
Me gjakun e dëshmorëve është shkruar edhe ky libër monografi-historik që i kushtohet dëshmorit të kombit tonë Jashar Jashari. Unë vërtet s’jam aty në atë sallë, por e ndjej veten mes jush, dhe ndihem krenar, sepse vargjet që i kam kushtuar këtij dëshmori, në çdo fjalë e gërmë të shkruar shqipe, penën e kam ngjyer me gjakun e këtij dëshmori. Dëshmorët kanë përjetësi në altarin e kombit, e si të tillë, ata janë midis nesh, sepse na dhuruan më të çmuarën fjalë: Liri!
Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!


Xhevahir Cirongu
Publicist, poet, shkrimtar

Durrës, 10. 06. 2015

* * *

Në emër të familjarëve përshëndeti bija e dëshmorit Jashar Jashari, Vlorë Jashari, e cila kishte ardhur nga Gjermania.




















Në fund i erdhi radha edhe autorit Bedri Tahiri, i cili të pranishmëve ju drejtua:

Të nderuar familjarë të dëshmorëve Jashar e Januz Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të lirisë!
Të respektuar veteranë, invalidë e bashkëluftëtarë të Jashar Jasharit!
Tё dashur kolegë, miq, mysafirë, nikoqirë e dashamirë tё fjalёs sё bukur artistike!
Sot mua mё takon tё flasë mё sё paku, sepse ato qё i kam ditur i kam thёnё nё libёr. Fridrih Niçe thoshte: Kur flet libri, autori duhet të heshtë. Ose, më mirë të them, pajtohem me shkrimtarin tonë, Fatos Kongolin, që thotë: Jetoj me librin derisa e përfundoj së shkruari, se kur botohet, ai nuk është më imi.
Gjithmonë është thënë: Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë. Kjo vlen sot më shumë së kurrë. Sot, kur çlirimtarët dhe lufta jonë e shenjtë po sulmohen nga të gjitha anët, me qëllim që të njolloset. Por, jo, ato janë përpjekje të kota. Shkëlqimi i diamantit nuk përlyhet dot. E historinë e përbëjnë ata që me gjakun e tyre mbëltuan Lirinë. Të djeshmit e të sotmit. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha e për lëvdata, sepse ata janë lavdia vetë. Dhe, të shkruash për ta, është krenari, por edhe përgjegjësi. I tillë është edhe dragoi i Qyqavicës, Jashar Jashari, i njohur më shumë si Komandant DURAKU, të cilit edhe ia kam kushtuar librin që e keni përpara. Librin nuk e shkrova vetëm, atë e bëmë bashkërisht: vepra dhe gjaku i vet dëshmorëve, familjarët, mësuesit, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët me rrëfimet e tyre autentike, redaktorët, recensuesit, botuesi, shtypshkronja etj., prandaj edhe besoj se kështu ka dalë më i fuqishëm.
Krypersonazhin tim, Jashar Jasharin, u përpoqa të skalis sa më të gjallë, në mënyrë që të mbetet gjatë në kujtesën e brezave që do vijnë. Atë e vendosa në sfondin e përgjithshëm të ngjarjeve historike, duke nisur edhe para ardhjes së tij në këtë botë, dhe pastaj duke ndjekur formimin e personalitetit të tij njerëzor, atdhetar e luftarak, deri tek përjetësimi në Altarin e Pavdekësisë.
Të nderuar të pranishëm!
Puna ime është e vockël fare në krahasim me veprën madhore të atyre që me gjak sollën Ditën e Bardhë- LIRINË! Nëse sado pak ia kam dalë të lajë një trohë borxh ndaj liribërësve, në përgjithësi, e ndaj Jashar Jasharit, në veçanti, do të ndjehem i nderuar. Këtë verdikt mund ta japin vetëm meritorët- lexuesit e respektuar!
Në fund, të gjithë ata, që në çfarëdo forme më kanë ndihmuar, i falënderoj nga zemra! Falenderoj familjen për financimin e librit dhe organizatorët e përurimit: Komunën, Drejtorinë e Kulturës dhe Bibliotekën “Naim Frashëri”, e cila, po ashtu, ka organizuar edhe një ekspozitë më librat e mi.
Lavdi Jashar Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë të të gjitha periudhave historike!





















Në holin e Shtëpisë së Kulturës, Biblioteka, gjegjësisht drejtoresha Advie Maxhuni, kishte organizuar një ekspozitë libri me titull “Opusi krijues Bedri Tahirit”, ku ishin ekspozuar 30 libra të botuar e disa dorëshkrime që presin për ta parë dritën. Referuesi, z. Hajrullah Mustafa, lexoi kumtesën “Opusi Krijues i Bedri Tahirit- Gërshetim i mrekullueshëm i së vërtetës me artistiken”, nga e cila po veçojmë:

“Për mua, është nder i veçantë, por edhe përgjegjësi e madhe, që të shpreh opinionin tim për veprimtarinë krijuese, të një pedagogu, të një intelektuali, të një publicisti dhe të një shkrimtari, i cili në çdo vepër të tij, e ato siç po shihet nuk janë një e dy, por mbi tridhjetë, reflektojnë shkëlqyeshëm rreze drite në rrugëtimin e gjatë historik të popullit tonë liridashës. Sepse prof. Bedri Tahiri, në asnjë çast nuk di të ndalet duke gjurmuar si ”meteor” nëpër këtë rrugëtim historik, duke gjurmuar faqet e lavdishme të qëndresës dhe sakrificës se popullit shqiptar, tribunët, ideatorët e personalitetet me te ngritura te kësaj historie, sado me plagë dhimbje, megjithatë krenare, nga se sakrificat dhe gjaku i tyre janë vetë liria që ne gëzojmë sot. Prandaj, është e pamundur që tërë këtë veprimtari te shkëlqyeshme krijuese te këtij shkrimtari të palodhshëm të sublimosh për pak minuta. Ndoshta vetëm tryezat dhe simpoziumet shkencore, të organizuara enkas për këtë veprimtari, do te kryenin deri diku obligimin ndaj këtij krijuesi te denje dhe mjaft te frytshëm, për krijimtarinë e tij, te shkruar me një stil te qartë, dhe me fjalën e tij te gjallë e plot kolorit…”















Dhe, fare në fund, autori u dhuroi me nënshkrim të gjithë pjesëmarrësve nga një libër, të cilin e kanë financuar vëllezërit e dëshmorit Jashar Jashari.































































Ditë më vonë, autori Bedri Tahiri dhe recensuesi Ardian Jashari, ishin mysafirë në RTK-1, ku, për 15 minuta folën për librin, për dëshmorin Jashar Jashari dhe dëshmorët e tjerë, për UÇK-në, si formacionin më të suksesshëm luftarak në gjithë historinë tonë, për fetstat e çlirimit që po i përjetojmë këto ditë...

















Pergatiti: Driton Tahiri

Fjalë rasti në ekspozitën e 30 librave të Bedri Tahirit, e cila u hap në kuadër të përurimit të monografisë së tij “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”, organizuar nga Biblioteka “Naim Frashëri” në Vushtrri, gjegjësisht nga drejtoresha Advie Maxhuni, më 11 qershor 2015

Mr.sc. Hajrullah Mustafa

Opusi Krijues i Bedri Tahirit- Gërshetim i mrekullueshëm i së vërtetës me artistiken


Prandaj, është e pamundur që tërë këtë veprimtari te shkëlqyeshme krijuese te këtij shkrimtari të palodhshëm të sublimosh për pak minuta. Ndoshta vetëm tryezat dhe simpoziumet shkencore, të organizuera enkas për këtë veprimtari, do te kryenin deri diku obligimin ndaj këtij krijuesi te denje dhe mjaft te fryteshëm, për krijimtarinë e tij, te shkruar me një stil te qartë, dhe me fjalen e tij te gjallë e plot kalorit.
















Të nderuar të pranishëm,
Për mua, është nder i veçantë, por edhe përgjegjësi e madhe, që të shpreh opinionin tim për veprimtarinë krijuese, të një pedagogu, të një intelektuali, të një publicisti dhe të një shkrimtari, i cili në çdo vepër të tij, e ato siç po shihet nuk jane nje e dy, por mbi tridhjetë, reflektojnë shkëlqyeshëm rreze drite në rrugëtimin e gjatë historik te popullit tonë liridashës. Sepse prof. Bedri Tahiri, në asnjë çast nuk di të ndalet duke gjurmuar si ”meteor” nëpër këtë rrugëtim historik, duke gjurmuar faqet e lavdishme të qëndresës dhe sakrificës se popullit shqiptar, tribunët, ideatorët e personalitetet me te ngritura te kësaj historie, sado me plagëdhimbje, megjithate krenare, nga se sakrificat dhe gjaku i tyre janë vetë liria që ne gezojmë sot.
Bedri Tahiri, u lind me 1956 ne Galicën e Azem Galicës, vendin e njohur te besës, e trimërisë, sakrificës e atdhedashurisë. Aty i mori edhe Bedriu, tani ky krijues i fryshem, mësimet e para për të vazhduar pastaj në Gjimnazin e Skenderajt, ndersa studimet Universitare, në degën e gjuhës dhe letërsisë ne Universitetn e Prishtines. Që nga viti 1980, ligjeron gjuhën dhe letërsinë shqipe në gjimnazin ”Eqrem Çabej“ te Vushtrrisë. Paralel me punen edukativo-mesimore, fillon heret te merret me artin letrar, dhe ja tani shkrmet, letrare-historike, dokuementare publicistike te Bedri Tahirit mund te gjejmë kudo nëpër revista dhe gazeta shqipe në terë gjeografinë shqiptare, por edhe në mërgatë.
Pena e Bedri Tahirit është pena që përjetëson lavdinë, është penë që nderon dhe lartëson herontë e kombit , te cilët i dolë zot, fateve te tokës që i lindi dhe i rriti.
Prandaj, është e pamundur që tërë këtë veprimtari te shkëlqyeshme krijuese te këtij shkrimtari të palodhshëm të sublimosh për pak minuta. Ndoshta vetëm tryezat dhe simpoziumet shkencore, të organizuera enkas për këtë veprimtari, do te kryenin deri diku obligimin ndaj këtij krijuesi te denje dhe mjaft te fryteshëm, për krijimtarinë e tij, te shkruar me një stil te qartë, dhe me fjalen e tij te gjallë e plot kalorit.
“Ndonëse me profesion jam letrar, historinë e mbaj përherë thellë në gjirmë te zemrës.Tek e fundit, letersia dhe historia jane si motra te një nëne. Që nga fëmijëria e hershme kam lakmuar berësit e historisë, heronjtë dhe dëshmorët. Kjo kersheri e pashuar me cyt vazhdimisht për të qenë, aq sa di e mundem në shërbim te asaj qe quhet kujtese historike”- thekson shkrimtari Bedri Tahiri në Prafjalë te veprës se tij ”HASAN PRISHTINA, Truri i Levizjes Kombetare Shqiptare” (2008).

Prandaj, studimi, hulumtimi, dhe dokumentimi i tij nëpër faqe te historisë sonë, u ben heret, preokupim, inspirim dhe punë e palodhur e shkrimtarit, Bedri Tahiri. Pikërisht këtu gjendet forca dhe fuqia e shpirtit te shkrimtarit Bedri Tahiri, kur shkruan për faqet e historisë, kur shpalos betejat e përgjakeshme, qëndresat dhe figurat me madhore, heronjtë e kombit, që bën historinë e këtij vendi. Sepse, dashuria për atdheun është dashuria me e shtrenjtë, ngase vetëm aty gjen shërim plaga e zemrës.
Stili kryesisht publistiko-letrar i Bedri Tahirit, me motive luftarake e historike, shtroj gjithëherë kërkesën e lexueseve, që disa nga këto vepra qe i kemi sot këtu, të ribotohen shumë here (libri për Adem Jasharin u ribotua nëntë here), sepse janë, vetë ”bibliotekë”, janë “arkiv”dhe burim i gjallë i informacioneve historike, nga se Bedriu në veprat e tij krijoj një individualitet artistik dhe stil te veçantë origjinal, konkret dhe te kapshëm për te gjitha grupmoshat. “Bedri Tahiri është shkrimtar i ngjarjeve te përjetuera, por edhe te rujtura në kujtesën e thellë popullore te përcjellë nder breza, shekuj, dekada e gjenerata, prej se cilës rrjedh pasioni i luftës se vazhdueshme për liri e bigezuar në dy anë: popull- ushtri, te shkrirë në njësi kombëtare të luftës për çlirim”- theksojn autorët: Zenun Gjocaj-Xhavit Aliu në librin “Opusi Krijues i Bedri Tahirit- Lapidar për Deshmorët e Lirisë”.

Në tërë veprimtarinë e tij krijuese, Bedri Tahiri gërshetoj mrekullueshëm, historinë, të vërtetën dhe artistiken. Ne krijimtarinë e begateshme te tij, lexuesi lehtë do te zbuloj lartësitë vlerësuese dhe mesazhet e fuqishme te autorit se dashuria për atdheun dhe lirinë nuk shuhen dhe s’duhet shuar kurrë. Frymëzimi i shkrimtarit Bedri Tahiri për historinë, por edhe formimi itelektual dhe familjar i tij, nuk e lën të qetë asnjëherë. Prandaj filloj trajtimin artistik te figurave me te shquara të historisë sonë kombëtare siç janë: Ahmet Delia, Hys Popova, Shote dhe Azem Galica, Shaqir Smaka, Hasan Prishtina, e deri tek heroi legjendar Adem Jashari, por edhe tribun e vigaj te tjerë të luftës se fundit, lufta e të cilëve zhduku robërinë me shekuj, dhe siguruan, ardhmërinë dhe lirinë e popullit tonë. Bile, te shumtën, krijimet për figurat më emblematike te luftës së fundit, prof. Bedriu i shkroj nëpër flakën e luftës, nëpër shkrumb e hi, nëpër klithma e masakra, por gjithësesi edhe nëpër heroizma dhe kushtrime të luftëtarëve të lirisë, siç janë veprat ”Adem Jashari -Legjend e legjendave”, “Agu i Lirisë” etj.

Kritika leterare, ka vlerësuar lart krijimtarine artistike te prof. Bedri Tahirit. Nuk mundem që të mos përmendi vlerësimin shumë pozitiv, te përcjellur me lavdata te larta,nga dijetari austriak Dr.Hermann Olberg-u nga Insbruck, Nadir Zhablaku, Liman Rushiti, Mehmet Kajtazi, Mehmet Rukiqi, Kadrush Radogoshi, Jakup Ceraja, Miftar kurti, Shpend Topallaj e shumë te tjerë.











































Prandaj krejt ne fund, krijuesit Bedri Tahiri i dëshirojmë, shëndet dhe jetë të gjatë, me dëshirë dhe shpresë, se lexuesit edhe me tutje do të kenë rast, te kënë në dorë edhe shume libra te këtij autori, siç ngjau sot, kur para nesh u shpalos monografia “Jashar Jashari- Komandant Duraku”.

JU Faleminderit!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 956 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi