Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Çfarë është qëllimi i gjithë kësaj që e them unë?
Publikuar më 23 qershor, 2015 në orën 14:55 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Porosi shqiptarit kozmopolit: – Merr pjesë në gjithë dhimbjen e botës, vetëm mos i përqendro forcat tua aty ku je i pafuqishëm dhe aty ku nuk është në interes të Kombit dhe Vendit tënd, por tek ata që ti mund të ndihmosh e duash dhe atje ku ti, Kombi dhe Vendi yt fiton kënaqësi.

Problemet e refugjatëve afrikan-aziatik le t`i ndreqin ato shtete Evropiane që me shekuj Afrikën dhe Azinë e kanë pas koloni; janë ata që i kanë shkaktuar ato probleme atje dhe është obligimi tyre t`i zgjidhin, e jo Shqipëria me Kosovën dhe trojet tjera shqiptare që edhe vet ia ka pa sherrin Evropës plakë në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Shqipëria xhuxhe bile as që është vend i BE, askush nuk mund ta detyron të pranon azilkërkues. Ne qysh tash kemi shumë fundamentalistë shqipfolës, duke filluar prej hoxhallarëve, veçanërisht me qindra IS terroristë që luftojnë dhe vdesin për ”Tokën e Shamit” në Irak, Siri etj. Nuk na duhen të importojmë katilë të tjerë.
***
Dëgjova se policia e FYROM-it ka arrestuar një numër të konsideruar terroristësh internacional që merren me trafikimin e “emigrantëve”, dhe shefin e tyre “Bangladeshi” të cilin shqiptarët me shekuj e kanë mbajtur ilegalisht në shtëpitë e tyre.
***
Mua dhe miqve të mi na shqetëson, poshtëron dhe provokon shumë fakti se një numër i konsideruar i shqiptarëve janë të gatshëm të japin jo vetëm shtëpinë dhe lekët por edhe jetën për të “shpëtuar” jetën e “azilkërkueseve” fals që hyjnë në tokat tona hiç pa na pyetur neve. Tokë jetime! Sikur ju të hynit pa leje në tokat e tyre do ta paguanit shumë shtrenjtë këtë poshtërsi.
Na shqetëson fakti se ju shqiptarë të FYROM-it etj shtroni dreka, darka, i strehoni ardhacakët e paftuar në shtëpia e xhamia pa menduar fare për pasojat.
Pse them kështu?
Sepse përveç tjerash, me “mikpritjen” e juaj të disa qindra “azilkërkuesve” në shtegtim ju në realitet nuk ndihmoni, por joshni të vijnë me mijëra dhe milion tjerë që dëgjojnë për rastet ku ju tregoheni “fisnik”, ashtu që shumë prej tyre do të humbin jetën rrugëve s`bashku me fëmijët e pafajshëm.
Përveç tjerash, unë nuk besoj aspak se këta që ikin nëpërmes Shqipërisë, FYROM-it, Kosovës do të fitojnë azil në Perëndim. Me siguroi se 99% prej tyre do të dëbohen në vendin e parë ku shkelën Evropën. Kjo dmth se do të kërkojnë dhe fitojnë azil në trojet etnike shqiptare; dhe hopa, me vullnetin e juaj e kolonizoni tokën e juaj; ju, shumica e të cilëve edhe vëllain e barkut e vrasin për një kufi livadhi.
Evropës Perëndimore i konvenon ndërtimi i kampeve për azilkërkuesit afrikan-aziatik në vendet e origjinës apo llafi vjen në Shqipëri, FYROM, Kosovë. Kjo edhe me arsyetim se shumica e tyre janë myslimanë dhe më mirë do të “integrohen” mes jush që gjithashtu “jeni mysliman”. Kështu pra planifikojnë shumë politikanë dhe qeveritarë Perëndimor me të cilët kam kontaktuar; dhe me një plumb vrasin dy gjela:
- e heqin qafe (nga vetja) valën masive të “azilkërkuesve” fals
- njëherë e përgjithmonë e zgjidhin çështjen shqiptare në Ballkan, me tokat e kolonizuara nga afrikanët-aziatikët – shqiptarët do të asimilohen
***
Mua më kontaktojnë edhe shumë hoxhallarë të nderuar shqiptarë (nga vendi dhe diaspora) që e dinë se jam shqiptar katolik, por si atdhetarë të mirëfilltë, më thërrasin “vëlla” dhe i thërras “vëlla”. Njërit prej tyre i telefonova dje:
“Siç duket, arabët, pakistanezët, afganët, nigerianët, somalezët etj do të nguliten në tokat shqiptare” – i thash.
“Mjerisht, ke të drejtë Aurel, ne shqiptarët jemi mësuar t`ia ngulim vetvetes” – ishte përgjigja.
***
Në verën e vitit të kaluar, kalimthi e vizitova FYROM-in dhe Kosovën. Kudo shikoja mjerim, dhembje e trishtim. Gjithkush përpiqet të shet diçka, sa për të fituar një copë bukë. Edhe sende të vjetra bile, por askush nuk blenë. Shikoj. Në rrugët e Tetovës shumë traktorë të mbushur me mijëra shalqinj apo speca, blerës askund. Nuk kanë lek të blejnë. Një “shitës” më tha se do të jetë i detyruar t`i fugi shalqinjtë por edhe specat pasi rrallë kush i blenë dhe kanë filluar të prishen. Shkoj në Shkup, hy në Bit Pazar. Një çift bashkëshortësh shumë pleq, shumë të leckosur dhe të sëmurë më lutën të blejë nga ta disa pjata të përdorura. “Jemi shumë të unët, nuk kemi fëmijë të na ndihmojnë, asnjë ndihmë sociale ...” më thanë. Më tutje një grua e re më lutën të blejë nga ajo një xhemper: “Është punë dore, kam tre fëmijë jetim, jetojmë me qira në një podrum, kam punuar 10 ditë në te...pronari do të na dëboje nga banesa...”- rrëfehet.
Trishtim!
Ika për në Kosovë. Me taksi. Prishtinë. Para se me arritur në aeroport (aeroplan për Gjermani), me dy fëmijët e vogël dhe gruan u ndalëm në një restorant. Pasi nuk ishim të unët as që hëngrëm ushqimin. Na u afrua një grua me djalin 11 vjeçar përdore. “Zonjë, a mundemi me e ngrënë këtë ushqim që u ka mbetur në pjata, nuk kemi hëngër me ditë të tëra” – i thotë gruas time e cila filloi të qajë me zë.
Trishtim!
Krejt kjo tragjedi për shkak të kriminelëve prej qeveritarësh që tradhtuan, shitën, vodhën dhe plaçkitën gjithçka.
***
Askush prej jush që me lot deveje vajtoni për arabët...nuk demonstroi, askush prej jush nuk mbajti grevë urie, askush prej jush nuk i dërgoi ultimatum qeverisë të zgjidhet problemi i atyre qindra mijëra motrash dhe vëllezërish tonë të gjakut dhe gjuhës që vuajnë në mjerim, por menjëherë vajtoni, demonstroni, mbani grevë urie, u ndihmoni “vëllezërve” të juaj të fesë myslimane që sipas fotografive, veshmbathjen e kanë shumë më të shtrenjtë dhe më moderne se ju. Por edhe xhepat i kanë më të thellë. Sipas statistikave, për të udhëtuar deri në FYROM secili prej tyre ka paguar kriminelët kontrabandist minimum 10-15000 euro.
Pasi shumica prej atyre “refugjatëve” të huaj e quajnë veten mysliman, atëherë pse dëshirojnë të vendosen në Evropën Perëndimore të krishterë ku gati në secilin ushqim, edhe në gatimin e bukës, përdoret mishi (dhjami) i derrit?
Pasi shumica e tyre janë arab, pse nuk kërkojnë azil në shtetet shumë të pasura arabe, për shembull në Arabinë Saudite, Kuvajt, Dubai, Katar...?!
Unë e di pse. Shumica e “azilkërkuesve” janë meshkuj, të moshës së re, nuk u konvenon të vendosen në shtetet që përmenda sepse atje nuk do të kenë asnjë shanse të bëjnë seks jashtëmartesor me ndonjë femër, Ligjet e Sheriatit do t`i dënonin shumë keq, kurse në Evropën “moderne” nuk ka këso rreziqesh.
Sikur këta të vendosen në tokat shqiptare, përveç të gjitha të këqijave tjera, do të vijë edhe te çekuilibri gjinor. Më shumë meshkuj se sa femra, ashtu që shumë prej femrave shqiptare do të martohen me afrikanët-aziatikët, dhe si pasojë, shumë meshkuj shqiptarë do të mbesin virgjrin dhe beqarë të devotshëm, llafi vjen, si beqarët e Kinës dhe Indisë.
***
Ka shumë gjasa që do të ketë përleshje për gratë
Ekziston frika e madhe se deficiti i madh i grave në këto shtete: Indi dhe Kinë do të ketë pasoja sociale të rrezikshme, kjo për arsye se pas disa vitesh, kur fëmijët që sot janë të vogël do të bëhen të mëdhenj - do të përplasen ndërmjet veti në një luftë tepër të vështirë për gratë.
Dy vendet më të populluara të botës, Kina dhe India rrezikojnë çekuilibër serioz gjinorë në popullsitë e tyre. Një nga arsyet kryesore është se shumë çifte për shkaqe (jo)kulturore zgjedhin të abortojnë vajzë-fetusin. Si rezultat, pas 20 vitesh popullata e këtyre dy vendeve do të ketë një tepricë meshkujsh prej 25-30 për qind.
Mungesa e femrave do të ketë pasoja të rënda sociale, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore kanadeze CMAJ.
Çekuilibri në raportin e shpërndarjes gjinore do të thotë se shumë meshkuj nuk do të jenë në gjendje të martohen dhe të kenë fëmijë. Atje edhe sot ka me dhjetëra milion burra të “virgjër”, të moshës mbi 45 vjeçare. Prandaj, ka arsye shumë serioze për frikën se kjo do të çojë në një numër në rritje të akteve të dhunës dhe krimeve të tjera të rënda, thotë studimi.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 524 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi