Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
STATUS PËR DËSHMORËT E PARA LUFTËS
Publikuar më 23 qershor, 2015 në orën 15:04 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kombi shqiptar në përgjithësi dhe Kosova në veçanti nuk pati dëshmorë vetëm gjatë luftës çlirimtare në Kosovë dhe vise të tjera. Por, dëshmorë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ranë edhe para luftës, të cilët ranë në fushën e nderit në forma të ndryshme në ballafaqim me forcat pushtuese serbe në dyluftime, në demonstrata të përgjakshme si dhe në prita që armiku iu kishte bërë veprimtarëve shqiptarë tani dëshmorë të kombit.

Edhe 16 vjet pas luftës çlirimtare në Kosovë, institucionet e vendit tonë nuk po ua njohin statusin dëshmor i kombit dëshmorëve të rënë gjatë periudhës kohore ’60-’95, pra nuk njihen ashtu siç i njeh populli shqiptar - dëshmorë të kombit përmes ligjit. Ky anashkalim i kësaj plejade dëshmorësh të kombit mund të ketë edhe konotacion me ngjyrime përmasash paradoksale, duke pasur parasysh faktin se dëshmorët e rënë në periudhën e paraluftës çlirimtare kanë bërë rezistencë e cila ishte një zgjim mbarëkombëtar dhe ia trasoi rrugën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para disa jave Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka organizuar një aktivitet përmes një marshi paqësor protestues me moton “Gjaku i dëshmorëve të na bashkojë” dhe “Mos i ndani dëshmorët”. Është e habitshme për popullin, por njëkohësisht është turp për institucionet e Kosovës që edhe 16 vjet pas luftës në Kosovë, ende me ligj nuk njihen dëshmorë të kombit ata veprimtarë shqiptarë, të cilët me rënien e tyre heroike, ishin pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lirisht mund të thuhet se qeveritë e deritashme të pasluftës dhe sidomos Komisioni Qeveritar për Verifikim, duke e anashkaluar këtë kategori të dëshmorëve të kombit, me vetëdije apo pa, po e injorojnë një histori sa të përgjakshme aq edhe krenare të popullit tonë. Pra sikur po heqin dorë nga një periudhë e lavdishme e historisë sonë kombëtare!
Si mundet që Qeveria e Kosovës të injorojë veprat e këtyre të rënëve dhe të mos ua njohë statusin zyrtar dëshmor të kombit Tahir e Nebih Mehës, vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, Bajram Bahtirit, Ismet Krasniqit, Sevdat Xhafollit, Vetim Shalës, Shukrie Obertincës, Skender Berishës, Ylfete Humollit, Mustaf Veselajt, dëshmorëve të Zhurit, atyre të Deçanit, të Prishtinës, Drenasit e Skënderajt, të Mitrovicës e Besianës, të Vushtrrisë e Rahavecit, të Gjilanit e Kaçanikut, të Prizrenit e Therandës, të Pejës e Gjakovës, Ferizajit, si dhe shumë dëshmorë të tjerë anekënd Kosovës, të cilët me vetëdije të plotë u flijuan në forma dhe periudha të ndryshme para luftës çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke i anashkaluar këta dëshmorë, institucionet e Kosovës sikur po heqin dorë nga një rezistencë kombëtare kundër regjimit okupues serbo-jugosllav.
Populli shqiptar është i vetëdijshëm për sakrificën që kanë bërë këta dëshmorë para luftës, vetëm që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran (gjë që ende për fat keq nuk jemi, duke pasur parasysh se një e katërta e territorit të Kosovës nuk është nën sovranitetin e shtetit tonë). Duhet t’i kuptojmë familjet e dëshmorëve, të cilat nuk po kërkojnë lëmoshë as atë që nuk e meritojnë. Thjesht, po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë ta zbatojë Ligjin në fuqi.
Pra neni 8 pika 2 tregon shumë mirë se kësaj kategorie duhet t’ia rregulluar statusin e dëshmorit si dhe familjarët e tyre, t’i gëzojnë ato benificione që i meritojnë, ngase edhe kështu gjendja e tyre ekonomike-sociale nuk është e mirë.
T’i përkrahim edhe ne të tjerët, sepse familjet e dëshmorëve të paraluftës përveçse kanë humbur më të dashurit e tyre, kanë përjetuar peripeci të ndryshme nga okupatori serb, duke u ndjekur e përndjekur nga policia serbe në forma të ndryshme. E kemi për obligim që në aktivitetet e ardhshme të paralajmëruara nga KDFK-ja t’u dalim në përkrahje, duke u solidarizuar me kërkesat e tyre plotësisht të drejta dhe legjitime.

Besart Krasniqi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 596 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi