Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LPK-ja ISHTE VET UÇK-ja
Publikuar më 23 qershor, 2015 në orën 15:10 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pakënaqësi e mërgimtarëve me publikimin e listave për veteranin
pranë fondi „Vendlindja Thërret“

Duke mos paragjykuar se janë të qëllimta dhe orvatje për të ndryshuar një realitet historik, çfarë edhe në fakt janë realitet i kohës, përpjekjet e mërgatës që ishin edhe mbetën si një forcë kryesore e çlirimit të Kosovës, mbase edhe një faktor kryesor për sensibilizimin e situatës së rëndë dhe luftës së drejtë të UÇK-së me botën e qytetëruar.

Këtë e them nga fakti se lirinë nuk e sollën kukullat, as përkuljet e nënshtrimet, rrahja e çelësave, apo edhe e tenxhereve, bartja e arkivolit thatë as qarjet e lutjet, por thjesht e solli vendosmëria e veprimtarëve, atdhetarëve që pas LNÇ-së e këndej s’pushuan për liri dhe për ta bërë shtetin e pavarur-bashkimin e saj me shtetin amë-Shqipërinë që nëpër kancelarit e fuqive të mëdha pa vullnetin e saj ishte copëtuare në pesë shtete.
Duke u ndalur në periudhën e fundit pikërisht te lufta e shenjtë e UÇK-së me të drejt e them se kjo forcë jo vetëm që ka buruar nga LPK-ja, po në fakt ajo ishte vetë LPK-ja, nga që prej anëtarëve dhe udhëheqjes së saj doli në skenë kjo forcë ushtarake, UÇK-ja.
Për lexuesin (Me që kohëve të fundit po bëhet përpjekje të pluhuroset nga disa mashtruese qëllimkëqij lindja e UÇK-së) po sqaroi se kjo forcë e UÇK-së ka zanafillën e vetë që nga mbledhja së Divjajkes, që doli si nisë e parë dhe e domosdoshme për formimin e forcave të armatosura nga heroi i kombit, ideatori i shquar dhe sekretari i parë i LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fadil Vata, të cilët të dy ishin nënshkrues të kësaj deklarate, e për të vazhduar në konferencën e dytë jashtëzakonshme e LPK-së e cila u mbajt më 4 shkurtit të vitit 1991 në fshatin Prapashticë të Prishtinës, po ashtu edhe me 4 tetor të vitit 1991 pas konferencës së tretë që është mbajtur në Ujmir, dhe pas Mbledhjen Konsultative e cila u mbajt në prillit të vitit 1993, në Kollare, fshat afër Kërçovës. Pra këtu ishin fillet e para të formimit të “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ku rol kyç kishte heroi i kombit, Xhavit Hazir, nga që edhe ishte ideatori i parë edhe i përcaktuar për këtë forcë reale. Madje më 26-27 korrik 1993, në Kodër e Trimave, në Prishtinë në Mbledhja e katërtë e LPRK-së, LPK-së u fuqizua ideja që të kalohet në veprimtarin konkrete, dmth në formacionet ushtarake. Megjithatë është në interes të dihet se që nga Mbledhja e Prapashticës, e sidomos ajo e Kollares dhe kjo e fundit që u mbajt në Prishtinë ka pasur aksionet konkrete, ku për to ishte përgjegjës, LPK-ja, konkretisht udhëheqësi( bashkë ideatori i Afrimit Zhitis dhe i Fadil Vatës) Xhavit Haziri, pasi që edhe ishte i përcaktuar ta udhëhiqte këtë forcë reale.
Pas luftës e këndej, janë orvatur shumë kush qoftë përmes forcave politike apo individuale ta njollosin vlerën e luftës, më se edhe më tepër ta devijojnë në një kah tjetër, dikush në emër të saj të rrah xhokës e dikush tjetër ta keqpërdorë deri në atë mas sa t’ia humb kuptimësinë e vlerës heroike. Të gjitha këto përpjekje kanë formulën e dështimit, sepse koha e ka treguar dhe po e tregon se kjo forcë reale ka pasur adresë, e ajo adresë ka qenë dhe mbetej LPK-ja dhe ideatori i saj, Xhavit Haziri. Realisht kjo luftë ishte e përmasave të gjëra popullore por ajo që duhet të theksohet se LPK-ja ishte ajo që e krijoj këtë Forcë, e cila dhe u shndërrua edhe zyrtarisht në forca të Armatosura, nga që edhe emri i saj ka dal nga LPK-ja më 17. 11. 1994 në Arau të Zvicër nën pranin e Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe të Gafurr Elshani, emrohet “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, gjë që edhe stema e UÇK-së, u përgatit me dizajn të Adnan Asllani.

Pakënaqësi e mërgimtarëve me publikimin e listave për veteran pranë „Fondi Vendlindja Thërret“

Publikimit të listës për veteranët pranë „Fondi Vendlindja Thërret“, ishte një publikim që preku thellë ndërgjegjen e tyre nga që haptas u pa një shkelje e të drejtës së tyre. Nga kjo pakënaqësi e mërgimtarëve lidhur me listat e publikuara nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit u mor një iniciativë e përbashkët e veprimtarëve nga ish-Lëvizja Popullore e Kosovës që u mbajt 21. qershor 2015 Në Neuenhof të Zvicrës, në praninë e më se 60 vetave të ardhur nga shtetet e ndryshme Gjermania e Franca, duke ju bashkangjitur përmes formave të ndryshme shumë ish-veprimtarë të LPK-së dhe të “Fondit Vendlindja Thërret” si nga SHBA, Austria, Suedia, Danimarka etj. ku përmes kësaj forme i paraqiten mendimet e tyre. andaj nderta kishte edhe të tillë që kishin fituar statusin e veteranit, po për hir të ndërgjegjes, që shumë bashkëveprimtarëve të tyre ua kishin refuzuar këtë të drejta ata u solidarizuan me të drejtën, o të gjithëve o asnjërit t’i njihet statusi i veteranit, për ata që i kishin kontribuar luftës çlirimtare të Kosovë deri në fund.
Nga kjo mbledhje doli qëndrimi për korrigjimin e listave dhe përfshirje e veprimtarëve që kishin pozita me përgjegjësi në LPK dhe në Fondin „Vendlindja Thërret“. Madje nga kjo mbledhje doli deklarata drejtuar Komisionit Qeveritar ku shprehën qëndrimet e tyre lidhur me statusin e veteranit të UÇK-së, ku në këtë deklarate kërkohet:
-Që komisioni Qeveritar të marrë parasysh strukturat drejtuese të ish- LPK-së dhe redaksinë e Zërit të Kosovës, për shkak të përgjegjësive dhe detyrave të veçanta si dhe strukturën organizative të fondit „Vendlindja Thërret“, kurse kërkohet që të gjendet edhe një formë e njohjes së kontributit të donatorëve përmes statusit të veteranit – pjesëtar.
Pas kësaj deklarate u caktua një komision i cili do të kontaktojë me Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, me qëllim që të qartësohet listat e publikuara dhe të mos injorohen veprimtarët e devotshëm.

DEKLARATË

Ne, ish bashkëveprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatë që ka themeluar UÇK-në, dhe ish bashkëveprimtarët e Fondit „Vendlindja Thërret“, në takimin e mbajtur sot, më 21.06.2015 në Neuenhof të Zvicrës, duke shprehur pakënaqësinë pas publikimit të listave nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, dhe pas diskutimeve të shumta, duke u mbështetur edhe në Rregulloren e Fondit „Vendlindja Thërret“, të aprovuar nga Këshilli Qendror i këtij Fondi, në lidhje me përbërjen e listave të shpallura nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, dhe duke i parë këto diskutime si një ndihmesë shtesë dhe të sinqertë për punën e mëtutjeshme të këtij Komisioni, dalim me këto

Q Ë N D R I M E

T’u njihet Statusi i Veteranit:

• Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, dhe anëtarëve të Kryesisë (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).

• Anëtarëve të Këshillit të Nëndegëve dhe anëtarëve të Kryesisë së Nëndegëve të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).

• Anëtarëve të ish - Redaksisë së Gazetës "Zëri i Kosovës" (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).

• Strukturës Organizative të Fondit „Vendlindja Thërret“ në diasporë, që ka vepruar në bazë të rregullores së aprovuar nga Këshilli Qëndror i Fondit „Vendlindja Thërret“.

• Të gjendet një formë e njohjes së kontributit përmes Statusit të Veteranit-Pjestarit, të gjithë donatorëve të Fondit „Vendlindja Thërret“.

Kërkojmë nga Komisioni që të marrë parasysh qëndrimet tona, dhe për këtë, nga ky takim, u autorizua një komision i cili do të jetë në mbështetje të Komisionit Qeveritar për verifikimin e Statusit të Veteranit, për të qartësuar dhe kompletuar listat e kategorive të lartcekura. (Deklaratën e plotë dhe informatat plotësues marr nga A. Buja dhe A. Asllani)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 1,330 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi