Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DRENICA HEROIKE NUK E KA PASUR KURRË ZAKON TË SHAJË, PËRJASHTIM BËN VETËM TAFIL DURAKU!
Publikuar më 24 qershor, 2015 në orën 20:23 ( ) Sami Islami | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Përkitazi me “reagimin e T. Durakut “PRAPË PO I BJEN VESHIT TË VET, SAMI ISLAMI I INTERNETIT!”)

Drenica e shumë patriotëve, të njerëzve të fjalës të nderit e të penës nuk do ta ndijë veten mirë, kur të marrë vesh se në gjirin e saj, sot jeton “krijon” dhe shan një “poet” me emrin Tafil Duraku!

Duke e parë që ti Tafil Duraku, (Ose do të të quaj tafil Karafili, se po me duket se po të shkon më mirë!) nuk je kërkund në nivelin e debatit, se duke mos pasur argumente ti “shfryhesh” me fymje e trillime, bile edhe me kërcënime! Kësaj radhe nuk do të shkruaj shumë, sepse, edhe po të shkruaja shumë për ty qenka njësoj. Më vjen keq që po ta them, po ti nuk po merrje vesh! Ti qenke njeri që është turp të thuash se je i të njëjtit vend nga kanë dalë shumë burra të fjalës, të besës dhe të trimërisë, por edhe të krijimtarisë!

Tani, le të kthehemi prapë tek “margaritarët” e tu Tafil Karafili! Ti më akuzove mua si “titist” ( u muar vesh pa argumete, se jam i bindur se deri sot nuk më ke njohur fare!), ti më shave prapë mua dhe të gjithë krijuesit e tjerë, duke kërcënuar se askush nuk po t’i “trembka” ty as “qimet poshtë”!
Po a ka marrja kufi o Tafil Karafili? Pa pyte dike, bre, prej të afërmeve tu, më të moshuar se ti, se mos nuk të paska mbulu nana jote kur të ka lindur, ore? Se thonë që nëse nuk të ka mbulu nana kur të lindësh, s’do ta kesh gajle për marre më gjithë jetën! Ka shumë gjasa që kjo paska bërë vaki te ti , se një njeri që i thotë vetes “intelektual”, “poet”, pra “krijues” kësi fjalësh nuk i nxjerr nga goja!
Këta “shqiptarë-titistët” që ti i përmend vazhdimisht, nuk janë poet çkado Tafil Karafili! Ata qëndrojnë shumë më lart se ti! Me keqardhje dua ta them se ti nuk mund të jeshë as hija e tyre, Tafil Karafili! Në mos për asgjë tjetër, ata janë shumë më lart se ti, mu për arsye se ata nuk shajnë, si ti!

Ç’t’u desht ta përmendësh emrin e Shyqri Galicës në këtë debat për poezinë, që ishte vetëm kundër meje dhe teje? E përmende emrin e një kolegu tim të respektuar, madje duke ia shtrembëruar edhe mbiemrin? Pse? Apo mos e përmende se, ndoshta, fatkeqesisht, je xheloz se nuk ke mundur dhe nuk mundesh as sot, as gjithë ditën, të arrish atje ku është Shyqri Galica! Ai është krijues, poet, intelektual i vërtetë! Është, poashtu, profesor fakulteti Tafil Karafili, kurse ti ke mbetur në Burojë të fyesh , të etiketosh, të vjellësh kundër të gjithë këtyre që nuk do të mund t’i arrish dot kurrë!
Ti Tafil Karafili shikoje ore veten se çfarë niveli ke rënë! Eja në vete dhe mos merr njerëz nëpër gojë!
Pa thuaje publikisht Tafil Karafili, pse të përjashtuan e nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, që ti i pezmatuar , sigurisht që të përjashtuan, e quajte “Lidhja e Leshit të (Sh)krimtarëve të Kosovës”?! Mos ndodhi kjo se ishe “poet i mirë”, “krijues i mirë”, e ata që mbetën qenë “titistë”, bashkëpunëtorë të UDB-së? Apo se ta kishin inati ? Jo more, jo! Kruaje veshin tënd Tafil karafili dhe mendo se diçka nuk është në rregull me ty? Nuk janë krejt “të këqij” dhe vetëm ti “i mire”! Dil e shikoje veten në pasqyrë dhe “pajtohu” me ato aftësi që i ke!

Ti në reagimin tënd e the se ke qenë pjesëmarrës në UÇK, po pse nuk i tregove lexuesit të nderuar pse ike pra? Ti paske shku aty vetëm sa të dukesh dhe pastaj, kah sytë këmbët, apo jo? Mos dezinformo o Tafil Karafili, se njerëzit t’i dinë të gjitha! A po e sheh se po t’i di edhe unë, që s’jemi parë kurrë sy më sy. Kurse ti nuk di asgjë për mua. Ti në fillim të debatit me mua me quajte “një hiç”! A po e sheh se unë nuk qenkam “një hiç”, po njeriu që do të të dal arrë e fortë, që po ta kafshosh të bien dhëmbët! Nuk jam unë ai “i internetit”, siç po më quan ti vazhdimisht! Unë jam ai që t’i kam qitur “pelivanllëqet” e tua në fushë dhe krejt lexuesit do ta marrin vesh se kush je! Për mua s’ke çka thua as sot as kurrë. Krejt çka thua për mua i ke paragjykime dhe trillime, kurse unë këto çka po t’i them të gjitha janë të vërteta!

Ti i shave të burgosurit politikë! Marre besa! Ata njerëz që sakrifikuan jetën për atdhe ti i shanë, kurse veten e lavdëron se ke qenë në UÇK, pa u turpëruar fare që ke ikur menjëherë prej UÇK-së! Marre prapë!

Unë kurrë nuk jam marrë me politikë Tafil Karafili. Kurrë nuk kam qenë anëtarë i asnjë partie politike! Po asnjëherë në shkrimet e mia nuk e kam kritikuar askë pa fakte, ashtu siç bën ti Tafil Karafili!

Po ti pse në dabatin për konkursin e poezisë, që ti nuk fitove, (se nuk e meritove, u muar vesh), përmend edhe Ibrahim Rugovën? Pse po hyn andej ku nuk ke nevojë? Ibrahimi ishte ai që ishte. E dimë të gjithë! E di mirë edhe ti Tafil Karafili! Ai ka hyrë në histori! Tani historia do t’ia jep secilit vendin e merituar sipas kontributit se kush çka bëri për Kosovën, për shqiptarinë…Historia do t’ua jep vendin edhe të gjithë të tjerëve; edhe ty, edhe mua! Lere ti tash Ibrahim Rugovën! Merru me poezinë, edhe pse, siç të thashë, as me poezi nuk je këkund besa! Rezultatet po të tregojnë vetë!

Duke e parë nivelin e shkrimeve tua, ka shumë të ngjarë se lexuesi i vetëm poezive tua do të mbetesh ti dhe, eventualisht, ndonjë shok yti! Se “krijimtaria” jote s’ka vlera! Po të kishte qenë ndonje konkurs kur kërkohen krijime me tçë shara , aty ma merr mendja se do të kishe fituar!
Krijimtari poetike e mirëfilltë, kur ka vlera (kuptohet), lexohet nga masa gjithnjë, edhe kur krijuesi ende jeton, por edhe pas vdekjes së tij. Nëse krijmtaria e ndonjë krijuesi nuk lexohet për së gjalli të krijuesit, si para dhe pas vdekjes, nga lexuesit, ajo nuk është krijimtari! Ajo është “mastrubacion poetik” ose ta them ndryshe “vetëkënaqësi poetike”, siç është , fatkeqësisht, “krijimtaria” jote! Nuk kam lexuar shumë nga ti, po ato që i ke botuar vetëm në “Albaniapress”, mjaftojnë të krijoj mendimin tim për krijimtarinë tënde! Kjo “krijimtari” e jote do të vdes, fatkeqësisht, me vdekjen tënde!

Ti tafil Karafili ende po mendon se dikush po më nxit të shkruaj kundër teje! Jo mor jo! Unë nuk yshtem të shkruaj kundër askujt, me instrukcione të huaja! Këtë dije sot e gjithmonë!
Tafil ti je shumë kontraverz në mendimet tua! Ç’është puna me ty? Për ta parë ti veten, se të ka “humbur” busulla, duke thënë të kundërtën e asaj që vetë e ke thënë më parë, po t’i prezentoj fjalët e tua! Citoj: “Po, ti, ore teknefesi i kritikës, pse i bie veshit të Zeqir Gërvallës dhe e quan “titist”, në emrin tim?(!) Kush ta ka dhënë atë të drejtë? Ata që të kanë cytur ta shkruash “reagimin” kundër poezisë sime?...” Tafil Karafili, le të shkojmë me radhë! A je ti ai Tafil “poeti” që poezinë sarkastike e titullove “ Kalorësit e shpërblimeve”? A je ti Tafil Duraku, që të shpërblyerit i quajte i “titistë”? A e di që fituesi i shpërblimit të parë ishte Zeqir Gërvalla?
Nëse po, kjo automatikisht i bie se, sipas teje, edhe Zeqa ishte “titist” apo jo? Ti a mendon kur shkruan apo vetëm ia fut ashtu kuturu?
Që të bindesh se ti, por edhe lexuesi i nderuar ta shohë se ku je ti dhe se ti “harron” se ç’thua në poezi, ja vagjet e tua, ku të shpërblyerit i quan “titistë”:

KALORËSIT E SHPËRBLIMEVE

kalërojnë
anekënd
atdheut

kalorës
të zgjedhur
huajsisë tonë

i marrin
shpërblimet
kudo atdheut

në emër
të shqiptarizmës
kalorësit titistë kudo

Tafil Duraku

E dije mirë pra se personin që ti e ke fyer më së shumti është Zeqir Gërvalla, se ata dy fituesit e tjerë nuk qenë nga Kosova! Ata qenë, njëri nga Durrësi (më duket ishte me origjinë çame) e tjetri nga Saranda. Ata s’kanë pasur se si të “cilësohen” si “titistë” apo jo Tafil Karafili? E kush mbeti “titist”? Sipas “poezisë” tënde mbeti Zeqir Gërvalla! Mbeti njeriu që gjithë jetën e vet e ka luftuar këtë sistem dhe këtë ideologji.
Dil “poet” Tafil Karafili dhe thuaje troç se të paska ardhur “zapullim” që fitoi Zaqir Gervalla e jo ti! Sigurisht se i ke lexuar edhe poezitë më të reja të Zeqës të botuar, këtu, në “Albaniapres”, sidomos njëren që aludon krejt për ty! Po ta sjell edhe një herë këtu, ta lexosh edhe një herë ti dhe të gjithë lexuesit e nderuar. Lexoje poezinë e Zeqir Gërvallës me titull:

“FITOI… DHE DO TË FITOJË PËRHERË:
NËNË SHQIPËRIA ET(N)IKE!”

Citoj:

… E ti, çfarë poeti “kalërues” - je
Që “kalërove” - deri në PËRMET?
Siç duket: me kaq smirë - që n’shpirt ke,
Si mund ta quash veten: - POET?!

Ti, është dashur - të afrohesh,
T’ma urosh: shpërblimin e merituar;
E jo - në shpirt të keqësohesh…
Poezi - kundër POEZISË: për të shkruar!

Kur, pak para se të fillonte Manifestimi u afrove
Dhe, aq përzemësisht - më pëshëndete…
Por, kur u shpallen rezultatët… Ku ike? Ku shkove…!
Kujdes, se ç’flet… Se të gjithë jemi: në sprova jete!!!

Se, po të kishe fituar ti shpërblimin: një poezi të tillë
A do ta kishe shkruar, vetëlavdruese e mohuese - për të tjerë?
Mjer ai njeri që parimet Kombëtare-Njerëzore s’i përfill…
Ai hidhron të tjerët, e më së tepërmi - vetvetes i humb vlerë!

… Se Jo, o njeri, JO! Kësaj herë: s’fituan titistët e rrafinuar,
Po FITUAN Organizatorët: me taban Njerëzor-KOMBËTARË;
Fitoi PËRMETI i Vëllezërve FRASHËRI – fort të NDERUAR,
Po. Sërish,Vetë POET NAIMIT: i takoi SHPËRBLIMI I PARË!

Qe Tafil Karafili, ky qe ai “titisti” për të cilin ti “aludove” në poezinë tënde “Kalorësit e shpërblimeve” dhe prapë më akuzove se të paskam shpifur!

Unë nuk di a ia vlen të reagoj më ndaj Tafil Karafilit?! Ti nëse do reago sa të duash! E lum Buroja, Drenica, Kosova dhe krejt shqiptaria që të ka!
Nga ana ime polemikën e deklaroj të mbyllur!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sami Islami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 799 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi