Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SNOBISTI “LETRAR” I INTERNETIT, SAMI ISLAMI!
Publikuar më 27 qershor, 2015 në orën 02:43 ( ) Tafil Duraku | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM ME SHKAK

Kundër “reagimit” të Sami Islamit “Drenica heroike nuk e ka pasur kurrë zakon të shajë, përjashtim bën vetëm Tafil Duraku!”, publikuar tek www.albaniapress.com, më datë 24 qershor 2015

Me këtë “reagim”, trimi dhe patrioti “shqiptar” i internetit, Sami Islami i islamëve të Llugaxhive të Lypjanit, e pranoi publikisht se atë e ka cytur dhe e ka (tele)dirigjuar, kush tjetër pos atij që e pat mizën pas veshi dhe shkroi edhe “poezi”! Prandaj, Isam therra e futi therrën në këmbën e tij të “shëndoshë” dhe nuk po mundet ta nxjerrë assesi, duke e sharë, kërcënuar dhe shantarzhuar Tafil Durakun, i cili, kurrë, në jetën e tij shqiptare, nuk u pajtua me shqiptaro-titistët as me politikat e tyre “patriotike” e “kombëtare”, si kjo e Sami Islamit të internetit!...

Pak iu duken mollat që hëngri e kapërdiu Sami dudalla pa pikë marreje, me “reagimet” dhe “argumentet” e mëparshme, por, vazhdon të hajë edhe më, bile, me direktiva të shtirësit (apo shtirësve), që, tash, përdorin “argumentet” e njëri-tjetrit për të më sharë, kërcënuar e shantazhuar mua, bile, “me kulturën” e tyre “intelektuale”, kolektiv, duke me quajtur edhe “tafil Karafili”(Sic!)…

Sami Llugaxhiu ka hyrë llugave me vetëdëshirë, sepse, është shumë i përdorshëm dhe është dashur t’i dëgjojë me patjetër shtirësit, duke mos i shkuar “mendja” se ka hyrë në një mal të madh pa sëpatë! Aifarë “trimi” nuk e ka fort për “gajle” të shesë “patriotizëm” në internet, ku, “fytyra” e tij shihet me hektarë! Edhe kërcënon, edhe shanë, edhe shantazhon me shumë “kulturë”, bile, edhe me “argumente” të shokëve që e kanë shtënë llugave, me m’i hedhë mua pafytyrësitë e tij, me një pafytyrësi të paparë në letrat shqipe!

Ty, Sami dudalla, ta paska pas “mbulu” Tita “ftyrën”, me çarçaf titizmi e me yll të kuq në ballë! Lëre ti nënën time të ndjerë, se ajo ka qenë dhe ka mbetur një burrneshë dhe shqiponjë e vërtetë e farës së selimëve të Açarevës, që “fara” e jote nuk i vjen as te zogu i këmbës dhe ka bërë e edukuar burra e shkuar burrash. Nëna ime ka qenë një shqiponjë njëkrenare, krahasuar me nënën tënde laraskuqe, që ka lindur laraskuqë si ti! Po, ti, s’ke kaçik mendjeje ta zbërthesh e analizosh poezinë time, mësa kanë shqiptaro-titistët që ti i çon në “qiell”, tok me “krijimtarinë” e tyre të njohur socrealiste të socrealizmit jugosllav e shqiptaro-titist, që, me plot gojën mund të quhet letërsi jugosllave, me ndonjë përjashtim shumë, shumë të vogël!

Ato çka i lype (kërkove) me “reagimet” tua, unë, t’i thashë troç, pa ekuivoke dhe pa frikë, por, tregove që dështove me “argumentet” tua dhe e deklarove polemikën të “mbyllur”, për t’i vazhduar shpifjet dhe intrigat kanaleve të njohura të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë&Co, e, edhe me ato “të të burgosurve politikë shqiptarë”(Sic!)… Sa keq dhe sa mjerim i madh e paska rrokur Sami Islamin e Llugaxhive të “bashkim-vëllazërimit” me shkie!...

Shihni, me ç‘fyerje më drejtohet “dijetari” i madh i internetit, “po ti nuk po merrje vesh!” Po, çka të marrë vesh unë, ore i mjerë? Të mos e them të vërtetën që ka ndodhur në Përmet(Sic!) Po të merrje vesh ti, nuk do hyje llugave me porosi të “poetëve” e të “juritarit”&Co, që të kanë detyruar ta shashë Tafil “Karafilin”!

Shihe ti, sherrin shqiptaro-titist, njëherë! Edhe thotë se nuk është “titist” edhe mbron “krijuesit” e njohur shqiptaro-titistë, duke më riakuzuar e sharë me fjalët e pista: “ti më shave prapë mua dhe të gjithë krijuesit e tjerë”, duke e hedhur gurin me porosi shqiptaro-titiste dhe duke e fshehur dorën “enveriste”! Çka don të arrijë me këtë Sami dudalla? Don t’i kthejë të gjithë “krijuesit” e njohur shqiptaro-titistë me gjithë orgjitë e tyre “demokratike” kundër meje, që të më linçojë “patriotikisht” dhe “kombëtarisht”!... Se, sa shqiptaro-titist është, binduni nga thënia e tij “shqiptare” e “patriotike”, citojmë: “Këta “shqiptarë-titistët” që ti i përmend vazhdimisht, nuk janë poet çkado Tafil Karafili!” Obobo e ububu, sa kralicçe paska shkruar!...

Shiheni sharjen tjetër të Sami Dudallës, citojmë: “Me keqardhje dua ta them se ti nuk mund të jeshë as hija e tyre, Tafil Karafili! Në mos për asgjë tjetër, ata janë shumë më lart se ti, mu për arsye se ata nuk shajnë, si ti!” Kjo thënje e “tij” tregon qartë se aq shumë u djeg e vërteta shqiptaro-titistëve, sa i përvëlon përfare, sepse, ata, duke e mbrojtur fort njëri-tjetrin me “argumente”, duan të tregojnë botërisht se “shqiptaro-titistë” dhe “shqiptaro-titizëm” nuk ka pasur kurrë ndër shqiptarët dhe në trojet e pushtuara shqiptare nga shqiptaro-titistët dhe nga jugosllavo-serbët! Bah!

Ai, Sami Dudalla, sharron edhe më thellë në mbrojtje të shqiptaro-titistëve, citojmë: “Ç’t’u desht ta përmendësh emrin e Shyqri Galicës në këtë debat për poezinë, që ishte vetëm kundër meje dhe teje? E përmende emrin e një kolegu tim të respektuar, madje duke ia shtrembëruar edhe mbiemrin? Pse? Apo mos e përmende se, ndoshta, fatkeqesisht, je xheloz se nuk ke mundur dhe nuk mundesh as sot, as gjithë ditën, të arrish atje ku është Shyqri Galica! Ai është krijues, poet, intelektual i vërtetë! Është, poashtu, profesor fakulteti Tafil Karafili, kurse ti ke mbetur në Burojë të fyesh, të etiketosh, të vjellësh kundër të gjithë këtyre që nuk do të mund t’i arrish dot kurrë! “ Ky citat i “tij” dëshmon edhe njëherë më shumë se kurrë për përkatësinë e tij shqiptaro-titiste, llugaxhiste! E di mirë se sa “krijues”, “poet” e “intelektual” i vërtetë e çfarë “profesor fakulteti” është ai shoku i yt dhe ti që e mbron me përulësi! Se, Sami Dudalla nuk di të mendojë e të shkruajë shqip, dëshmon edhe citati i tij: “në këtë debat për poezinë, që ishte vetëm kundër meje dhe teje?”, në vend që ta thotë, troç e shqip: në debatin që ishte mes meje dhe teje! A e shihni ende i çfarë “shkolle” ‘shqiptare’ është dhe ç‘”shkolle” ‘shqiptare’ e “patriotike” i përket dudalla me merin Sami?(Sic!)

Sa është “krijues, poet, intelektual… dhe profesor fakulteti Shyqri Galica”, me shokë e me shoqe, po shihen “rezultatet”, as s’ke pse flet! E kryejnë “fakultetin”, marrin tituj “shkencorë” dhe nuk dinë ta shkruajnë emrin e vet!...

Shiheni, çfarë pyetje budallicë bën, citojmë: “pse të përjashtuan e nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, që ti i pezmatuar , sigurisht që të përjashtuan, e quajte “Lidhja e Leshit të (Sh)krimtarëve të Kosovës”?! Mos ndodhi kjo se ishe “poet i mirë”, “krijues i mirë”, e ata që mbetën qenë “titistë”, bashkëpunëtorë të UDB-së? Apo se ta kishin inati? Jo more, jo! Kruaje veshin tënd Tafil karafili dhe mendo se diçka nuk është në rregull me ty? Nuk janë krejt “të këqij” dhe vetëm ti “i mire”! Dil e shikoje veten në pasqyrë dhe “pajtohu” me ato aftësi që i ke! “ Kjo që thua dhe trillon ti me shokë, nuk ka ndodhur për asgjë tjetër vetëm për shkakun se shokët e tu shqiptaro-titistë, “krijues”, “burra t’mirë”, “intelekktualë”, “poetë”, “shkrimtarë” e çka jo tjetër, që më janë afruar me porosi, nuk kanë mundur të më bëjnë për vete as të më thyejnë, në udhën time shqiptare, kurrën e kurrës, siç po të lakojnë, përdorin e yshtin ty për të më “sharë”, “poshtëruar”, e provokuar internetikisht!...

Shiheni shpifjen dhe trillimin tjetër, të radhës, bërë me porosi të shqiptaro-titistëve të Sami Dudallës, se, kanë thënë të moçmit, “me budallën merresh vesh diqysh, e, me dudallën - kurrqysh!”, citojmë: “Ti në reagimin tënd e the se ke qenë pjesëmarrës në UÇK, po pse nuk i tregove lexuesit të nderuar pse ike pra? Ti paske shku aty vetëm sa të dukesh dhe pastaj, kah sytë këmbët, apo jo? Mos dezinformo o Tafil Karafili, se njerëzit t’i dinë të gjitha! A po e sheh se po t’i di edhe unë, që s’jemi parë kurrë sy më sy. Kurse ti nuk di asgjë për mua. Ti në fillim të debatit me mua me quajte “një hiç”! A po e sheh se unë nuk qenkam “një hiç”, po njeriu që do të të dal arrë e fortë, që po ta kafshosh të bien dhëmbët! Nuk jam unë ai “i internetit”, siç po më quan ti vazhdimisht! Unë jam ai që t’i kam qitur “pelivanllëqet” e tua në fushë dhe krejt lexuesit do ta marrin vesh se kush je!”

Shiheni djallin shqiptaro-titist me brirë, ç‘shpifje e trillime bën ndaj meje, internetikisht, me porosi të shqiptaro-titistëve si vetë! Unë, lexuesit shqiptar ia kam thënë të vërtetën me prova dhe fakte, në shkrimin tim të publikuar po në faqen tonë të internetit, dervina dhe më vonë albaniapress, jo vetëm me një shkrim, por, me shumë shkrime për të vërtetat dhe të “vërtetat” e luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe, sidomos, me shkrimin “Kush fshihej prapa nofkës ‘ripress’, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-s?”. Po, ti,, me shokët, ku mrizoje asokohe? Nëpër ç‘hotele bëje “luftë” për Shqipërinë dhe për lirinë e popullit shqiptar, duke e sharë e shantazhuar luftën e lavdishme të UÇK-së, tok me Rugovën tënd? Kush po “dezinformon”, pra?... Merre, mbushe dhe këqyru në një gërrnaç shurrë, o Sami zeza!

Çfarë shpifë e thotë, faqeziu Sami, citojmë: “Për mua s’ke çka thua as sot as kurrë. Krejt çka thua për mua i ke paragjykime dhe trillime, kurse unë këto çka po t’i them të gjitha janë të vërteta!” A po i shihni të “vëretat” e tij, cipricullak? Langoi i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë e i Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës gjithçka po shpifë!... O kupidoni Sami! Prek rradakekakën tënde njëherë!...

Shiheni poshtërsinë e tij tjetërfare, citojmë: “Unë kurrë nuk jam marrë me politikë Tafil Karafili. Kurrë nuk kam qenë anëtarë i asnjë partie politike! Po asnjëherë në shkrimet e mia nuk e kam kritikuar askë pa fakte, ashtu siç bën ti Tafil Karafili! “ Edhe thotë se nuk ka qenë anëtar i “asnjë partie”, edhe mbron “komunistët”, shqiptaro-titistët “demokratë”! Bah!

Mjer ai popull që ka mbetur në “mëshirën” tuaj “komuniste”-“demokratike”, shqiptaro-titiste! Po e shohim saktësisht, me “paanshmërinë” që po udhëhiqet prej “komunistëve” shqiptaro-titistë dhe prej bijve të tyre (edhe “të burgosur politikë”), “historia”, secilit, po ia jap “vendin e merituar” dhe sipas “kontributit”! Për ta parë këtë “histori” cipricullak, lexonie thënien “gjeniale” të sajuesit të historisë “shqiptare”, Sami Dudallës, citojmë: “Tani historia do t’ia jep secilit vendin e merituar sipas kontributit”(!)…

Madje, me të gjitha provokimet, sharjet, shpifjet dhe sajesat e tij të porositura, ai (Sami dudalla), po “dëshmon” se krijimtaria ime “nuk ka vlera”(!), e, me bindje të plotë (kolektive, shqiptaro-titiste), po del në përfundim, duke më thënë “Se “krijimtaria” jote s’ka vlera!”(Bah!)

Shiheni “sihariqin” tjetër të Sami dudallogut, kur për krijimtarinë time thekson me zë të lartë shqiptaro-titist, citojmë: “Ajo është ‘mastrubacion poetik’”, Se aifarë dudallologu nuk di të mendojë e të shkruajë shqip, dëshmon edhe fjala kalke serbojugosllave “mastrubacion” (nga ‘mastrubacija”), që, në gjuhën shqipe, thuhet e shkruhet: “mastrubim”, ose, “derdhje poetike”!...

Shiheni poshtërsinë tjetër të radhës, të Sami dudallës: edhe i citon ata që e kanë cytur të shkruajë, të më fyejë, njollosë e të më “poshtërojë” internetikisht, edhe më akuzon mua, duke m’u “arsyetuar” se “Ti tafil Karafili ende po mendon se dikush po më nxit të shkruaj kundër teje! Jo mor jo! Unë nuk yshtem të shkruaj kundër askujt, me instrukcione të huaja! Këtë dije sot e gjithmonë! “ Nga kjo thënie e “ytja” kolektive, shihet qartë se kjo është mënyra më e mirë e “realizimit” dhe “arritjes” së qëllimit tuaj kolektiv, shqiptaro-titist!...

Edhe sorrat po qeshin me ty, Sami Islami i internetit!(!)! E bën Zeqir Gërvallën “titist”, pa e thirrë unë me emër! Po, a nuk ia dita emrin unë Zeqir Gërvallës, i cili, për poezinë e tij, do ta marrë një përgjigje me poezi, e, ai dhe ti&Co, zieni të zeza sa t’u dojë qejfi! Nuk mund t’ia veshni pendlat e korbit SHQIPOJNËS SHQIPTARE me një kokë shqiptare, Tafil Durakut!...

Me këtë “reagim” tëndin (të tretin me radhë), po tregon qartë se detyrat që i ke marrë mbi “supe”, do t’i çoshë deri në fund, me provokime, me përgojime, me kërcënime, me shpifje, me shantazhime, etj. Dhe, kjo dhe vetëm kjo është “fytyra” e yte e vërtetë, “patriotike” dhe “shqiptare”, “jopartiake”!...

Pra, kush e mashtroi Sami dudallën dhe kush e cili është ai që e futi llugave, një mali të pashkelur intelektual?... Po, çka e çfarë ke menduar ti kur i ke hyrë kësaj “pune të ndershme”, “patriotike” e “shqiptare”, për t’i mbrojtur “burrat e mirë” shqiptaro-titistë, sidomos “ajkën” e letërsisë së socrealizmit jugosllav, që ka menduar dhe mendon serbisht e shkruan shqip?(!)...

Ti, Sami Islami, je ai që u dole në krah shqiptaro-titistëve dhe e rëndite veten krahekrah me ta, nuk është se Tafil Duraku shpifi a trilloi diçka të paqenë. Bile, dole krah tyre me egërsi të paparë “intelektuale”, “patriotike” dhe “shqiptare”! Nuk e kam thënë rastësisht, para afër dy dekadave, se: As kudra më e zezë në histori të njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito, dhe, i të njëjtës prejardhje ka qenë kudrani tjetër, shqiptaro-titizmi!...

Duke i parë zhvillimet “patriotike” e “kombëtare” të shqiptaro-titistëve “komunistë” dhe “demokratë”, jemi këtu ku jemi! Prandaj, njeriu, as pordhë nuk duhet të bëjë për “rende” të tilla shoqërore, e, lëre më ta japë jetën e të derdhë gjak për hajnat, kriminelët dhe të korruptuarit e tjerë të sistemeve të tilla “demokratike”, çfarëdo qofshin ato!...

Po, pse më bjen në qafë, ore “burrë” e “trim”? A pak po të duket se pak na kanë hipur në qafë “komunistët”-“demokratë”, shqiptaro-titistë, të UDB-së dhe të KOS-it?...

A po e sheh kush ç‘erë po i vjen Sami Islamit të internetit? A di kush të më thotë se çka do të thotë të jeshë me “njerëzit” dhe me “burrat e mirë”, që tërë jetën e tyre kanë punuar kundër popullit shqiptar, kundër interesave të tij jetike dhe në kurriz të tij?!... Prandaj, pyetja që duhet shtruar, këtu, është: A është snob Sami Islami i internetit? A po i shihni mrizet e tij të snobizmit shqiptaro-titist?...

T’i mbrosh shqiptaro-titistët, sot, është njësoj, bile pakës më zi sesa t’i mbrosh krimet e tyre shekullore në kurriz të popullit shqiptar dhe në kurriz të intelegjencës së tij të vërtetë. Krimet e tyre politike, ekonomike, financiare, ideologjike, “kulturore”, sociale, etj.

Prandaj, mos paç ku e shikon “fytyrën” tënde, merre një gërrnaç shurrë, e shihe ku e ke çuar veten, Sami Islami i internetit!... Polelizojmë sa të duash dhe sa ta dojë qejfi, ti me “argumente” e tua e të shokëve tu që të kanë përdorur(!) dhe unë me të vërtetën time, që, plotësisht, është ajo që e them pa frikë. Mendon se do të më frikësosh me shqiptaro-titistin Shyqri Kralica! Ai nuk është prej Galice, dije!... Mbiemrin Galica e ka bërë që t’i mashtrojë shqiptarët! Ai është i ramë prej tjetërkah në Galicë!...

Për fund kam vetëm një pyetje: A ta blenë kush këtë snobizëm internetik, me porosi të shqiptaro-titistëve, firmosur me emrin dhe mbiemrin tënd “atdhetar”?... Merr vesh dhe angllatisu njëherë, ore “burrë” i “burrave” shqiptaro-titistë!... Mos i thuaj të “mirës”, e mirë!...

Burojë, më 25 Qershor 2015



































Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 789 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi