Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUR JETA SHNDĖRROHET NĖ VEPĖR LIND PĖRJETĖSIA
Publikuar më 27 qershor, 2015 nė orėn 18:37 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Jeta ėshtė e pamatur”, pėrkushtime, pėrgatiti Mevlyde Mezini Saraēi, botoi QKAPSH “Gjakova”, Gjakovė, 2015.

Dekadat e fundit tė shekullit XX dhe vitet e para tė shekullit tė XXI pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, por pėr ata tė Kosovės nė veēanti, kanė lėvizur nė dy rrafshe qė janė shėnuar nė historinė mė tė re tė njerėzimit.
Rrafshi i parė ėshtė plot dritė sepse edhe nė trojet tona u ndezėn dritat e para tė shoqėrisė sė re moderne demokratike dhe u shporr njėherė e pėrgjithmonė diktatura e proletariatit, qė kishte mbushur tė gjitha poret e asaj shoqėrie tė demoduar tė shoqėrisė njerėzore.

Rrafshi i dytė pėr shqiptarėt e Kosovės mori ngjyrėn e kuqe tė lirisė dhe ēlirimit nga okupatori shekullor serb, i cili u pagua shtrenjtė me jetėn e dhėnė tė heronjve, dėshmorėve, trimave e luftėtarėve ku eshtrat e disave ende nuk janė tė gjetur dhe nuk dihet akoma pėr varrezat e tyre. Ky rrafsh lindi edhe paradoksin e vet tė kėtij fillim shekulli, i cili veē ėshtė shėnuar si diēka e veēantė dhe tragjike pėr fatin e kėtyre tė pagjeturve.
Simbioza e tė gjitha kėtyre e ka kurorėn e vet, sepse nė kėtė karvan janė pėrfshirė shumė njerėz, individė e fytyra tė njohura qė nuk e ndalen pėr asnjė moment interesimin qė plagėt e Kosovės tė shėrohen, tė mos dhembin dhe tė prarohen me triumfin e lirisė e tė pavarėsisė. Nė mesin e kėtij grupi tė pėrndritur patjetėr ėshtė edhe Gjylgjyzare Karaxhia Xharavina, Zarushi, e cila ishte nė mesin e kėtij karvani, por, madje, shpesh edhe si prijatare e tij, derisa biēikleta i doli nga rruga dhe trupin e saj e plandosi nė tokė, por shpirti u ngrit nė shtatė palėt e qiellit. Aty paksa u ndėrpre aktiviteti i Zarushit aktiviste, teknike medicinale, politikane e mė se shumti humaniste, por nuk u harrua dhe nuk po zvetėnohet fare figura e saj, madje as edhe kontributi, veprimtaria, qėllimi, synimet dhe tė gjitha tė tjerat. E gjitha kjo shihet e pasqyruar dhe e shpėrfaqur nė disa anė e aspekte, por njė kurorė pėrjetėsie ajo e mori kur lindi ideja qė tė mblidhen tė gjitha shkrimet pėrkushtuese pėr kėtė figurė dhe tė botohen tė bashkuara nė njė vepėr karakteristike edhe me titull figurativ e metaforike “Jeta ėshtė e pamatur”, qė korrespondon me tė gjitha anėt e arta tė kėsaj veprimtareje dhe humanisteje. Dhe vėrtet ėshtė kėshtu, sepse ėshtė thėnė qė nga lashtėsia se nuk ka qenie njerėzore qė ka mundur ta matė jetėn e vet, e madje as tė tjerėve, sepse “Jeta ėshtė e pamatur”. Jetė tė kėtillė ka edhe vlera e kėtij libri tė cilin sot po e pėrurojmė nė shenjė respekti pėr Zarushin dhe veprėn e saj prej veprimtareje dhe humanisteje, tė cilin e ka pėrgatitur pėr botim Mevlyde Mezini Saraēi dhe e botoi QKAPSH “Gjakova”.
Libri nė strukturimin e vet ka tre kapituj tė cilėt mund tė jenė edhe qerthuj strukturor artistik qė e pėrmbushin kriterin e njė vepre pėrkushtuese tė njė figure tė dalluar, siē ėshtė ajo e Zarushit tė cilės i dedikohet, dhe pėrbėhet nga kapitulli i parė POEZI, i dyti PĖRKUSHTIME dhe i treti ALBUM tė cilėve iu prinė shkrimi i redaksisė “Hyrja”, fotografia e figurės tė cilės i pėrkushtohet dhe biografia e Gjygjyzare Karaxhija Xharavina, Zarushit. Mbi kėtė synim, autorja qė e pėrgatiti kėtė libėr ia arriti qė ta pasqyrojė qėllimin e saj, por edhe ta shpalosė kėtė krijimtari pėrkushtuese nga tri kėnde. Shikuar nė tėrėsi kjo arrihet me sukses, por fatmirėsisht edhe forma e shpėrfaqjes e figurės ka anėt e veta dalluese tė njė mozaiku qė kurorėzohet me simbiozėn e kėtij indi figurativ e artistik.
Nė kapitullin “Poezi” janė paraqitur vargjet pėrkushtuese tė tetėmbėdhjetė poetėve qė kanė shkruar poezi kushtuar Zarushit. Kjo ėshtė bėrė nga secili prej tyre nė mėnyrė sa mė lirike, por nė ndonjė rast edhe me tone elegjiake, por kurrsesi me intonacione pesimiste e tė pa zgjidhje. Ndjena dhe shprehjet e tjera nė kėto vargje rrjedhin intimisht, lirshėm, por edhe figurativisht edhe pse njihet subjekti pėr tė cilin shkruhet. Fatmirėsisht kjo gjė nuk teprohet, madje as nuk tjetėrsohet, por qėndron nė nivelin e duhur tė njė krijimi ndjenjėsor. Dhe kėshtu arrihet qėllimi dhe synimi i caktuar, sepse poetėt nė vargjet e veta shprehen: /Zarush/ lindja jote ėshtė njė shekull mirėsie/ Engjėll nė tokė/ Parajsė je nė qiell/ Ku hėna u skuq/ Kur mėsoi pėr ty/ Te varri im mos derdhni lot,/Kėtė unė s’e dua aspak,/ Je fėrfėritja e lehtė e ajrit/Mes fjalėve tė pathėna…/ Mes rrezeve tė diellit/Ti dielli i parajsės/ Zoti tė mirėt i merr nė parajsė/ O bilbil i bukur fluturo tė lutem te Zarushi/ Kjo engjėllushe e rrallė/U shndėrrua nė legjendė/ Nė dritėn e rrezes ikin ngjyrat/ Legjendė e gjallė e gjallė.../Zarush u bėre pėrmallim pėr njė ēast/fluturove nė qiellin e kaltėr/ Gjygjyzarja motėr.../Urata nė ēdo votėr/ Dhe ēdo varg po qanė penave pa jetė /Kush tha qė ti nuk ke kthim/Me mall.../Njė zemėr e mallėngjyer sot ėshtė zgjuar/ e tė tjera figura.
Kapitulli “Pėrkushtime” ėshtė paksa mė i madh dhe kėto shkrime janė nė formė proze qė fillojnė me fjalime apo pėrkushtime tė tjera q ė janė bėrė nė momente dhe shėnime tė caktuara tė ndonjė manifestime apo pėrkujtimi pėr kėtė figurė, pra pėr Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina, Zarushin. Kėtu janė tė pėrfshira shkrimet e kryetares sė komunės sė Gjakovės, zonjės Mimoza Kusari Lila, Fetije Huruglicės, Dr. Ahmet Asllanit, Sevdije Tara Haxhibeqirit, Lumnije Shllakut, Adem Lushajt, Rubik Bejtullahut, Ilir Hajdarit, Nesrete Kumnovės, Mevlyde Muhaxhirit, Besim Kėpuskės, Afrim Domit, Armend Kukelit, Emine Kicės, Shkėlzen Rexhės, Liljana Katirait, Sulltane Ferizit, Artan Muhaxhirit, Ali Tafarshikut, Dr. Besnik Bardhit, Leonora Dautagės, etj. Kapitulli mbyllet me njė shkrim tė Fehmi dhe Natyra Xharavinės, bashkėshortit dhe vajzės sė Zarushit.
Kapitulli i tretė “Albumi” ėshtė njė begati tjetėr e kėtij libri sepse e shpėrfaq njė pjesė reale tė veprimtarisė dhe jetės sė Gjylgjyrare Karaxhija Xharavina, Zarushit. Ky kapitull me mėvetėsinė qė ka paraqet dėshminė qė dashtė e pa dashtė shndėrrohet nė dokumentacion real, madje edhe praktik, si pasqyrim i dromcave reale tė jetės dhe veprimtarisė sė aktivistes dhe humanistes Zarushit. Edhe kėtu materiali shpėrndahet nėpėr disa kaptina qė janė etapa tė paraqitjes sė jetės tė pėrkushtuares, e cila ka anėt e veēanta, por edhe tė pėrbashkėta. Andaj, madhėshtia e kėsaj jete dhe veprimtaria depėrton nėpėr disa hallka tė zhvillimit, duke marrė nuancat dhe referimet e rezultateve tė arritura me sukses dhe me plot harmoni e dashuri. Kjo gjė realizohet duke u paraqitur me nga dy fotografi qė pėrmblidhen gjithsej nė 52 sosh.
Albumi strukturoret shkallė-shkallė duke filluar qė nga aktivitetet profesionale si infermiere, pastaj aktiviste, humaniste, mėsimdhėnėse, politikane, e deri udhėheqėse e grupit tė asamblistėve tė AKR-sė tė Asamblesė sė Gjakovės. Kjo shkallėshmėri ėshtė e pėrzgjedhur dhe nuk ėshtė e tejkaluar.
Rrjedha e albumit kurorėzohet me takimet e Zarushit me fytyra tė njohura tė jetės politike si me Medelin Olbrajt, figurėn e njohur tė arenės politike tė SHBA-s gjatė kohės sė luftės ēlirimtare tė Kosovės, takimet e ngrohta zyrtare, por edhe miqėsore me presidenten e Kosovės, zonjėn Atifete Jahjaga e tė tjera. Kuptimin e nėnės, bashkėshortes, bijės, shoqes, e tė tjera, albumi e merr nė fotografitė qė paraqesin anėn e familjes sė saj, ndėrsa kuptimin e pėrjetėsisė dhe tė pavdekshmėrisė tė Zarushit e paraqesin fotografitė e ceremonisė mortore qė janė shprehje e dashurisė pėr tė.
Ky libėr pėrkushtues pėr kėtė figurė kaq tė madhe e kaq tė njohur ka edhe elemente tė tjera qė do tė hetohen e shijohen nė tė ardhmen, sepse ėshtė njė pasuri specifike pėr bibliotekat individuale, por edhe publike e pse jo edhe profesionale.

Halil Haxhosaj

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 421 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi