Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Promovim libri dhe lule te busti Tomson
Publikuar më 29 qershor, 2015 në orën 21:43 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL, në bashkpunim me shoqatën ‘’Miqt e Tomsonit’’ organizuan më datën 15 qërshor 2015 një aktivitet të larmishëm përkujtimor për nder të 101 vjetorit të vdekjes së kolonelit Hollandez Tomson. Atë mbasdite, pjesëmarrësit ishin të shumtë, e midis tyre merrte pjesë edhe ambasadorja e Hollandës në Shqipëri znj. Dewi Van de Weerd.

Pjesëmarrësit e aktivitetit i përshëndeti znj. Mimoza Mele, drejtoreshë e klubit SIGAL të qytetit bregdetar të Durrësit. Midis të tjerave, ajo vuri theksin për kontributin që dhanë oficerët e Misionit Ushtarak Holandez për mbrojtjen e teritoreve shqiptare gjatë viteve 1913- 1914. Me interes e vëmendje u ndoq nga të pranishmit edhe fjala e ngrohtë e ambasadores hungareze në shqipëri znj. Devvi Van De Weerd.
Oficerët e Misionit Ushtarak Holandezë janë nderuar me medalje ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes me mativacionin: ‘’Për kontribut të shquar në organizimin dhe komandimin e repareve ushtarake dhe trimërinë e treguar për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe vendosjen e autoritetit shtetror në vitet 1913- 1914’’. Dhe ata nuk janë pak, por 18 oficerë, e midis tyre edhe Koloneli Lodevijk W. J. K. Tomson, oficer këmbësorie.
Në këtë aktivitet përkujtimor u promovua edhe libri me titull : ‘’ Kolonel Tomson- Misioni Holandez ‘’ të autorit Fluturak Gërmenji.
Shumëkush, që e morën fjalën nga ajo foltore atë mbasdite përkujtimore, ngritën edhe një herë lartë figurën e e Kolonel Tomson. Ata përgëzuan edhe autorin e librit z. Fluturak Gërmenji, sepse libri mbart me vete dëshmi historike e dokumenta të asaj periudhe, e lexuesi do njihet më nga afër me historinë e atyre viteve të shkuara, por që tingëllojnë fuqishëm me aktualitetin e vërtetësisë historike edhe në ditët e sotme. Fluturak Gërmenji, shkrimtar dhe studiues, ka lindur më 21 nëntor 1948 në Tiranë. Ai ka mbaruar Shkollën Ushtarake ‘’Skënderbej’’ , Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Tiranë. Eshtë autor i disa librave, dhe libri më i fundit që sjell para lexuesit tonë është ‘’Misioni Ushtarak Holandez – Kolonel Tomson’’.
Në këtë veprimtari kushtuar kolonelit Holandez Tomson, ishte organizuar edhe takimi muziko – letrar për nder të 101 vjetorit të tij. Pjesëmarrësit e aktivitetit dhe amasadorja holandeze znj. Dewi Van De Weerd vendosën kurora me lule te busti i kolonel Tomson.

Xhevahir Cirongu

Durrës, 15 qërshor 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 616 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi