Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“SHQIPËRIA, DESHËN S’DESHËN TRADHTARËT, DO TË BËHET!” (4)
Publikuar më 20 nntor, 2016 në orën 14:14 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këtë intervistë po e organizojmë dhe po e bëjmë në 65-Vjetorin e tij të lindjes dhe në 42-Vjetorin e krijimtarisë së tij në fusha të ndryshme të artit politik e letrar, vjershëtor e prozator. Multidimensionaliteti i tij krijues shtrihet në shumë fusha të kulturës e të letrave tona shqiptare: në politikë, në letërsi, në prozë, poezi e dramaturgji.

Afrim Morina
Ç‘është e gjithë kjo përçarje dhe e gjithë kjo armiqësi mes partive tona politike? Kush ka gisht, kush po ua jap shtagën “shqiptarëve” në pushtet, që të sillen kështu, keq, kundër popullit të vet dhe kundër interesave të tij vitale e të Atdheut shqiptar?

Tramaku i zgjatur nga dora e dikujt, mëzatit i duket se është më i madh se atë që e ka në grazhdin e vet! Menjëherë, fillon ta lakmojë, sepse, nuk e di vlerën. Edhe te ne, me politikë po merren ata të cilët e kanë zgjedhur tramakun e kojshisë, se, kanë frikë mos grazhdi i tyre po zbrazet. Këtë tramak e kanë duart e pushtuesve dhe lakmia për të qenë pushtetar i ka shtyrë të harrojnë, se, ku duhet t’i shkelin këmbët, pra, të qëndrojnë si Anteu. Po t’ua thuash këtë, menjëherë, do të të marrin për të çmendur, e, besa, nuk të kursejnë të të shpallin as për të tillë.

Ata që kanë interesa tek ne, kanë dy kuti për përzgjedhjen e liderëve. E para, sllavët kërkojnë të kenë njerëz me biografi dhe varësisht prej biografive edhe i ofrojnë mundësitë e prijësit. Edhe UNMIK-u, kur ka ardhur, mua më ka rënë në dorë një dosje “top sekret”, e kam fotokopjuar dhe aty kanë qenë biografitë e secilit zyrtar, për të pasur kujdes në avansim dhe ndërprerje të marrdhënies së punës. Dosjet kanë qenë të përgatitura nga Beogradi, duke u nisur nga e imja dhe atyre që i njihja. E bëra publike dhe ata grumbulluan “disa fakte”, por, tash, përmes Ahmet Isufit (Ministër), më suspenduan nga puna për tre muaj.

Amerikanët parapëlqejnë të gjejnë njerëz pa biogarfi dhe vetë t’ua rregullojnë atë. I dimë cilët janë dhe si ua kanë rregulluar biografitë.

Këto dy metoda, që janë përfillur e zbatuar në trojet shqiptare, kanë dhënë rezultate për të huajt, që kanë pasur mision për trojet tona. Dhe, po ta analizojmë mirë e mirë, kjo na del në pah në të gjitha fushat e jetës dhe në të gjitha qeveritë që janë krijuar në trojet tona, pas 1990. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në trojet tona, që janë nën pushtim klasik, përmes subjekteve politike që participojnë në krijimin e qeverive apo koalicioneve.

Kjo po na ndodhë në vitet e “demokracisë” që po e shohim në çdo hap, si rezultat i të tjerëve dhe, ne, ende nuk kemi arritur që të vetëdijesohemi dhe ta kemi një model autokton për përzgjedhjen e njerëzve në organet udhëheqëse e vendimmarrëse. Këtë, nuk e lejojnë këto dy rryma shumë të fuqishme kameleonësh, sa kanë arritur edhe t’i ndajnë “analistët e pavarur” në këto taborre. Disa janë të tejdukshëm, se, për cilin mision punojnë, disa, nën petkun e të kaluarës, mundohen ta fshehin fytyrën e tyre të vërtetë.

Asnjë shqiptar i ndërgjegjshëm, nuk ka mundur ta marrë me mend se pas gjithë kësaj lufte, pas gjithë këtij gjaku të derdhur, trojet tona do të jenë në aeropag. Kjo lojë, po ndodhë që nga Kongresi i Berlinit, pa fije turpi, nga “miqtë” tanë dhe nga pushtetarët “tanë”, duke amnistuar politikën maltusiane të serbosllavëve. Tanët e luajnë lojën e kalasë, kush do ta zë atë, se aty është grazhdi më i fortë, më i begatëm. Mu për këtë, kam bërë thirrje për mosdalje në zgjedhje, derisa, ne, t’i largojmë këto dy rryma nga jeta politike e vendimmarrëse dhe ta kemi një demokraci tonën, e cila di ta peshojë edhe kohën, edhe vlerën kombëtare, individuale e kolektive, pasuritë dhe forcën e kombit dhe ta koordinojë politikën për gjeneratat, sepse, këta po na i lënë trashëgim armiqësitë dhe luftën. Këtë, e kam thënë publikisht edhe në vitin 2005.

Gjendja sociale është rënduar në tepri, kanë mbetur pa punë shumë shqiptarë dhe familjet e tyre janë buzë ekzistencës? Sidomos, bjen në sy mospërkujdesja për veteranët e UÇK-së dhe për familjet e tyre, madje, ka raste kur merren vendime politike për t’i larguar nga puna shqiptarët e pathyeshëm dhe, vetëm ata që ditën dhe dinë çfarë duan për ta bërë Shqipërinë. Vetëm ata që duan t’i largojnë përfundimisht nga politikëbëria dhe nga fushat e tjera shoqërore shqiptaro-titistët&Co. Çfarë mendoni ju se duhet bërë?

Në fillim, UNMK-u, Kosovën e ka shpallur pasuri të veten, ky fenomen nuk ka ndodhur askund në botë, duke pasur parasysh edhe shtetet e Afrikës, që e kanë përjetuar protektoratin ndërkombëtar. Një prej rregulloreve që e ka nxjerrë UNMIK-u, ka qenë ajo e privatizimit, e cila ngërthen në vete dy të këqija të mëdha, falë tumirjes së lidershipit, në Kosovë. E para, nuk kanë pasur të drejtë konkurrimi ata të cilët nuk kanë veprimtari të njëjtë, do të thotë, shqiptarët janë përjashtuar nga privatizimi me Spinof special, e dyta, dhe më tragjikja, paratë e privatizimit, sikurse edhe ato të Trustit pansional, qarkullojnë jashtë territorit tonë dhe kamatën e tyre e shfrytëzojnë kompani të ndryeshme, që, nuk është çudi, që, nesër-pasnesër, të konkurrojnë me paratë tona për të bërë hulumtime dhe blerje e shfrytëzim të kapaciteteve tona nëntokësore. Ky privatizim, nuk është përcjellur ashtu siç e parasheh Regullorja, për tri vite dhe ta vlerësojë, në është drejtzbatuar, apo, jo. Praktika ka treguar, se askujt nuk i ka interesuar se çfarë do të ndodhë më tej, sa shumë kemi ndërmarrje që u është ndërruar destinimi, sepse, janë marrë para të majme nga institucionalistët, për fitimin e tenderëve, dhe, tash, nuk mund ta bëjnë kontrollin. Kjo ka bërë që edhe ajo pak industri që ka qenë, në Kosovë, të shkatërrohet nga misioni i “miqve” tanë, duke i shfytëzuar misionarët shqipfolësa. Kjo “mbikëqyerje” e pasurisë kombëtare, ka bërë që të shuhen shumë vende pune. Ky avaz vazhdon ende dhe askush nga pushtetarët nuk pranon që të rishikohet ky problem, madje, edhe ato subjekte politike, që dikur ishin në valle me të sotmit.

Ligji për Trustin pensional nuk ka qenë i detyruar, por, këtë e ka pranuar Qeveria, dhe, as që janë pyetur punëtorët, në duan për t’i derdhur mjetet e kursimeve në atë agjenci, dhe, është vepruar an bllok, për të gjithë.

Gjithë ky lloj “privatizimi” është bërë me (para)pëlqime politike, dhe, po t’i kishim kuadrot meritore në krye të institucioneve, kjo nuk do të ndodhte. Të gjithë kundërshtartët e kësaj loje, në forma të ndryshme, janë larguar nga marrëdhënia e punës ose i është ndërruar vendi i punës, jo nga ndërkombëtarët, por, nga argatët e tyre vendorë të sistemit të shkuar, dhe të sotmit, të cilët, qe shtatëmbëdhjetë vite, e zhvatin qytetarin tonë.

Lidershipi, përmes kësaj loje, ka krijuar tre mekanizma mbrojtës, forcën ekonomike, përmes krimit të organizuar, ku bën pjesë edhe privatizmi i të dyja kategorive, kursimet pensionale, etj., pengjet e veta për marrje vote, duke ua lënë vendet e punës në kontratë mbi vepër, për dy e më shumë vite dhe mekanizmi më i fortë del, kontrolli i dy të parave, për të siguruar pushtet të mëtejshëm, në atë institucional e ekonomik.

Njerëzit e sinqertë dhe luftëtarët e njëmendtë, i kanë pasur këto mundësi, por, nuk kanë pranuar të hyjnë në lojëra të pista, për të krijar pasuri, duke mohuar mundin e vet, të familjes, duke mohuar gjakun që i është derdhur në zyrat e UDB-së dhe në vija të frontit. Kjo kategori, sot, është më e goditura, më e nëpërkëmbura, dhe, në anën tjetër, kurrë nuk ngritet zëri për uljen e pagave të kuvendit, për zvogëlimin e mëditjeve, për heqjen e mëditjeve në seancat kuvendore, për heqjen e benificioneve të kuvendarëve (shujtë, telefonata, vetura luksi, etj), ndërprerja e pagave për trurin e Kosovës, për heqjen e të drejtës për dy vende pune: borde, profesorë universitarë, ministra e zëvendësministra, etj. por, luhet me veteranët: se do t’u zbriten pensionet, ndërsa, për invalidët, edhe pas një viti të dhënies së mendimit të Komisionit Qeveritar, ende nuk është krijuar komisioni për përcaktimin e shkallës së invaliditetit, ku, edhe aty, bëhen lojëra të pista.

A ekziston rreziku që veteranët e vërtetë të mbesin pa atë që e meritojnë, për t’i përmbushur pushteti kosovar e kosovarist orekset e atyre “veteranëve” që e shanë dhe e shantazhuan luftën dhe sot janë në listat e veteranëve?

Rreziku, veç është i dukshëm. Një pjesë, nuk ka konkurruar fare, kërkesa e një pjese as që është marrë në shqyrtim, duke i ditur përcaktimet politike, ndërsa, një pjese tjetër i është mohuar kjo e drejtë, sepse, nuk ka pasur kë ta çojë mësit, përmes parave e ryshfeteve të tjera. Kjo lojë ka bërë që të hynë parashutistë, duke i marrë parasysh të tri metodat e theksuara më lart. Është paraqitur edhe fenomeni i mospranimit të çertifikatave apo mohimi, nga disa, për shkak të lojës që u është bërë shokëve të tyre. Të gjithë fajin e kanë ushtarakët që kanë pasur mundësi të japin deklarata, në mënyrë që të pastrohen stoqet e bërllokut që e ka mësyrë të pamerituarën.

Kanë mbetur shumë keq shqiptarët e asaj ane të kufirit shqiptaro-shqiptar, që erdhën vullnetarë në radhët e UÇK-së, e, edhe të tjerët. A nuk meritojnë edhe ata përkujdesje të veçantë shoqërore? A, më mirë do ishte t’i nderonim të gjithë luftëtarët dhe veteranët e asaj lufte apo që po nderohen e respektohen në kulm shqiptaro-titistët, të cilët e kanë uzurpuar pushtetin dhe e kanë kthyer në pronë familjare e private?

Jo vetëm shqiptarëve, por, kushdo që ka ardhur në luftën tonë shlirimtare, duhet t’u njihet e respektohet kjo e drejtë. Luftërat shlirimtare, pakës vërehen. Kjo luftë kishte karakter kombëtar, dhe, vetëm atëherë kur e kuptoi faktori ndërkombëtar, mori masa parandaluese, për të mos humbur Serbia. Kjo luftë, për shkak të karakterit dhe qëllimit që pati, bëri që të vijnë shumë vullnetarë nga kombe e shtete të tjera, edhe përtej Atlantikut. Në historinë e luftërave shlirimtare, ky fenomen është i rrallë, mu për këtë, të drejtën e veteranit duhet ta gëzojnë të gjithë, madje, qeveritë, në Kosovë, ka qenë dashtë t’i mbrojnë të gjithë ata për të cilët Serbia ka lëshuar fletarreste. Mbrojtja duhet nënkuptuar, punësimin apo pensionin, për të mos i lënë nëpër rrugët e botës, pa kulm mbi kokë, nga frika e kthimit në shtëpitë e tyre.

Me ne po ndodhë sikuse në të kaluarën. Po copëtohen trojet tona edhe më keq e më për t’zi se në kohën e Kongresit të Belinit e të Konfrencës së Ambasadorëve, në Londër. Greqisë i falet det, thuase ka pak tokë shqiptare të pushtuar, Çamëri e deri në Peloponez… Bullgarisë pushtuese, të quajtur Maqedoni, i falet tokë shqiptare pos Maqedonisë që e mban të pushtuar, Malit të Zi, po ashtu. Po, çfarë do t’i falet Serbisë pushtuese, pas të të ashtuquajturit “Demarkacion” me Malin e Zi?

Në përgjegjen e mëparme, e theksova se kjo luftë filloi të marrë karakter kombëtar dhe këtë e ndërpreu faktori ndërkombëtar, me një pjesë bukur të mirë të faktorit tonë “prijatar”, me nismën e tij. Kur shqiptarët e krijuan politikën e informimit të drejtë të luftës, të cilën deri atëherë e orientonte rugovizmi, përmes shtypit të verdhë, nga janari i vitit 1999, kombi filloi ta kuptojë drejtë këtë luftë dhe lojën e palës tjetër. Kushtrimi për shlirim dhe bashkim kombëtar filloi ta zgjonte ndërgjegjen e masës së gjerë, në vend e mërgatë, e, edhe të atyre ushtarakëve, të cilët sorollateshin në Malësinë e Tropojës e në Laprakë. Disa prej tyre edhe iu bashkangjitën shlirimtarëve.

Po të mos ishte propaganda e verdhë nga rugovizmi dhe krahu i tij berishist në Tiranë, që ia mbante ison propagandës së Beogradit, në këtë luftë do të përfshiheshin të gjithë shqiptarët dhe do të ishte përmbushur Betimi i UÇK-së. Nuk do të kishim pasur më probleme me Maqedoninë e Malin e Zi dhe çëshjta e Luginës as që do të diskutohej sot. Për mëtej, si problem, do të na kishte mbetur vetëm çëshja Çame.

Misioni i sllavëve dhe pansllavistëve ka qenë në veprim të koordinuar edhe më herët se në Kongresin e Berlinit, mirëpo, atëherë, veç vihen konturat, nga pansllavistët, për gllabërimin e tokave tona. Zbatimi i Rezulutës së Kongresit të Berlinit nuk ia ka arritur të zbatohej lehtë, por, një pjesë e saj do të zbatohej pas shpalljes së pavarësisë së Shqiprisë (1912), edhe pse Shqipëria ishte e pushtuar nga Tuqia, dhe, Evropa, si “Kurvë e Motit”, për nevoja të veta, bëri shumë kompromise me sllavët, duke ua dhuruar fqinjëve tanë, trojet tona. Pra, Kongresi i Belinit e zyrtarizoi aeropagun. Ky mision është përcjellur në Posdam dhe në shumë konferenca e kongrese, deri te Konferenca e Paqes, në Paris (1945-1947).

Realizimi i këtij misioni, ku, mëse shumti përfituan nga loja e aeropagut sllavët, me krijimin e dy shtetetve: Serbisë e Malin të Zi dhe Maqedonisë, si republikë artificiale, në vitin 1945, për t’ia dhënë një pjesë të territoreve tjera shqiptare, gjë që, u arrit falë ndihmës së misionarëve shqiptarë, pazare që kishin filluar herët. Nuk dua të hyj në thellësinë historike, por, po nisem nga Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Koqi Xoxe, Panajot Plaku, të shumë bajraktarëve, dërzhavni imamëve (imamëve shtetërorë, që paguheshin ta kryenin misionin e sllavëve), posllanikëve (kuvendarëve), prefektëve dhe naçallnikëve (shefave e nënshefave) shqiptarë, e, më vonë, prej titistëve që mundoheshin, me çdo kusht, t’i nënshtronin shqiptarët, me ligje, me elaborate dhe me masa të tjera represioni politik, ekonomik, financiar etj., shumë ndëshkuese. Sa për ilustrim, po e përmendi Arsim Bajramin, sot ministër, i cili më 1989 ka dalë me dy elaborate: Se Kosovës nuk i takon Republika, të elaboruar me gjashtë pika dhe i dyti, se si duhet thyer qendresën e shqiptarëve përmes diferencimeve në famijle, fshat, shkollë dhe punësim. Pse e mora si shembull Arsim Bajramin? Sepse, ky ishte ekspert në Vjenë, proces të cilin e udhëhiqte Ahtisari, që karrierën e ka filluar si mbojtës i vlerave të ortodoksizmit, dhe, ky, ishte edhe bartës i projekt-kushtetutës dhe elaborues në Kuvend, që, me mjeshtri, e ka futë në këtë akt më të lartë, 80% të platformës serbe të prillit 2004. Pra, në këtë akt më të lartë juridik të Kosovës, përcaktohen konturat e pavarësisë së shtetit, bisedimet me Serbinë për Kosovën, mospasja e të drejtës të krijojë ushtri dhe mundësitë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar në krijim qeverie, në përzgjedhje presidenti, në qokëzimin e vijave kufitare, në politikat e investimeve, në privatizim, etj.

Edhe sot, dëgjojmë rrahagjokse, duke pëshpëritur se komisioni qeveritar nuk ka gabuar, se nuk gaboi me Maqedoninë?! Mundohen ta fshehin marrëveshjen e Serbisë me Maqedoninë, të vitit 2001, dhe elita politike shqiptare, që ishte në Kuvend, e miratoi dhe Kosovës iu morën 2100 hektarë. Nuk është aeropag ky? Sot, hamendën shqiptarët për kufirin me Malin e Zi! Po, a ka kob më të madh, që, me ndihmën e propagandës së verdhë, me veprimin e kolonës së pestë (ku bëjnë pjesë edhe ndërkombëtarët, të prirë prej vendorëve titistë), të jenë në shërbim të misionit malazez, synim që Mali i Zi e kishte që nga Kongersi i Berlinit.

Poqëse i shikojmë rrjedhat e derisotme të garniturave qeverisëse, atëherë, duhet mobilizuar urgjentisht, sepse, kufiri mund të na vjen deri në Ibër. Për të mos ardhur deri këtu, duhet ndërprerë projektin e Zajednicës, projekt i faktorit ndërkombëtar, për të mos e lënë Serbinë t’i shkojë në krah Rusisë. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me Pakon e Ahtisarit, por, kemi të bëjmë me modelin e Kongresit të Berlinit, atëherë, kur Turqia dhe Evropa (tokat shqiptare i shkonin te sllavët, se po hidhërohet Rusia!), ndërsa, sot, Serbia dhe Evropa (tokat shqiptare duhet të shkojnë te sllavët se po hidhërohet Rusia, sepse, Serbia ka nënshkruar kufijtë e jashtëm të Kosovës, pa praninë shqiptare). Ata të cilët nuk e zbërthejnë këtë enigmë sot (kuvendarë e intelektualë, se ASHAK-u me kohë është betuar se nuk do të dalë nga misioni i sllavëve), ose, nuk janë në rrjedha politike e historike të kombit tonë, ose, janë misionarë të misionit sllavomadh.

Si ka mundësi logjike që të ndodhin gjëra të tilla para hundëve të njerëzve përgjegjës, në radhë të parë, të atyre njerëzve që ishin në krye të luftës sonë dhe kush na i qiti në krye, kur, bartës të luftës politike, diplomatike dhe luftarake ishin shqiptarët dhe jo shqiptaro-titistët, që u involvuan dhe u rehabilituan plotësisht?

Shoku Tafil, mos të harrojmë se lufta ishte përgatitur nga gjenerata të tëra, në vijimësi. Shumë breza kishin kontribuar për heqjen e frikës te bashkëkombasit e vet dhe kur arritën që gogolin Serbi t’ia heqin nga koka, lindi edhe momenti për t’i rrokur armët.

Hegeli thotë: ”Njerëzit e lindin kohën dhe koha i lindë njerëzit”. Sipas këtij parimi, secila gjeneratë ka lindur një kohë dhe nga ajo kohë kanë dalë njerëzit që e kanë shtyrë procesin mëtej. Këta nuk ishin njerëz dosido, por, njerëz të guximshëm të pendës dhe, sipas nevojës, edhe të gatshëm për t’i rrokur armët.

E para, kategoria që parapërgatiti lindjen e kohës së UÇK-së, shumë pak ose aspak u mor në konsideratë, gjatë dhe pas lufte, dhe, atë, duke zgjedhur me pincetë, më të dëgjuarit. Kjo edhe e shpjegon logjikën e krijimit të vakumit me kuadro. Ky vakum duhej plotësuar dhe është plotësuar me njerëz, protagonistë të vënies së frerit çështjes kombëtare, si misionarë, sepse, detyrën e kishin marrë nga misioni. Ky bashkëdyzim kimik, domosdo, krijon lëgurë, (lëng, gas, etj.), pra, ari dhe argjendi nuk mund të krijohen me përzierje. Derisa UÇK-ja ishte ar, këta e rrokullisën në humnerë, me ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilëve u paraprinë pacifistët “shqiptarë”. Si dëshmi, mund t’i marrim proceset gjyqësore që ndodhën dje, po ndodhin sot, dhe, që do të ndodhin edhe nesër, ku, pothuaj, të gjithë ata të cilët dikur e shanin UÇK-në për prishje të miqësisë me Serbinë, janë të kënaqur dhe mëzi presin ta marrin dënimin e “merituar” shlirimtarët, atë dënim që nuk kishin munduar t’ua shqiptonin, dikur, publikisht.

Mënjanimi i veteranëve të rezistencës kombëtare dhe afrimi i mercenarëve, i kolonës së pestë, i shtypit të verdhë, si zëvendësim, e ka prurë gjendjen në këtë shkallë dëshpëruese, mirëpo, përgjegjja është me adresë dhe nuk kemi pse hutohemi. Përsëri, do të jetë kjo kategori që e lindi epokën e UÇK-së, ajo që do t’i mbrojë vlerat e saj, duke ua ngrirë buzëqeshjen në buzë titistëve dhe rugovistëve, të cilët edhe i fabrikuan dosjet për Gjykatën e Hagës, e, edhe për Specialen.
(Vijon...)

Për albaniapress, Intervistoi: Tafil DURAKU

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 1,282 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi