Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NË PIKNIKUN E HOTIT NË AMERIKË
Publikuar më 30 korrik, 2017 në orën 23:56 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që nga vitet e ‘30-ta të shkullit të kaluar në vendlindje, Hotjanët nuk kanë pasur ndonjë takim më të madh se sa ky i 2 Korrikut 2017 në Newfoundland, New Jersey të Amerikës. Prej kohësh, ne - Hotjanët të ardhur nga krahina e Plavë-Gucisë si mërgimtarë në Amerikë, e kena dëshiruar një takim të tillë, por rrethanat e kohërave dhe plagët e mërgimit e kanë bërë të vetén. Edhe pse larg nga trojet stërgjyshore hotjanët e gjetën mënyrën të bashkohen kësaj here me mesazhin e përbashkët se nuk do të harrojmë asnjëherë rrënjët tona.

Rreth 300 pinjollë të denjë të Hotit në këtë Piknik dukej sikur me prezencën e tyre bartnin krenarinë e bjeshkëve dhe maleve tona alpine duke defiluar me mburrje dhe me karizmin e veçantë të gjeneve tona të pastërta ilire. Përndjekjet politike dhe vrasjet masive të hotjanëve në 150 vjeçarin e fundit për shkak të atdhetarisë së tyre kombëtare e etnisë së tyre shqiptare, sikur e dëmtuan rëndë perspektivën dhe mbajtësen në trojet tona autoktone në Hotin e legjendave e të krenarisë kombëtare të Luftës së madhe të Nokshiqit në brigjet të Limit në vite të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me në krye Alush Smajlin e Murat Osmanin dhe trima të tjerë hotjanë.
Nyjet e Hotit u bashkuan më 2 Korrik 2017 në Newfundland, New Jersey. U takuan e, pse jo, edhe u çmallen në mes veti hotjanët shqiptaro-amerikanë, pasi jena shumë në mërgatë në Amerikë, disa herë ma shumë se sa në vendlindje, në Hotin e Vendit dhe në vise të tjera të Plavë-Gucisë.
Edhe ne, Hotjanët, e mbajmë gjallë dhe do të vazhdojmë të mbajmë gjallë me gjelozi atdhedashurinë dhe me krenari përulemi e gjunjëzohemi para amanetit të të parëve tanë që të mos harrojmë trojet e stërgjyshërve tanë të lara ndër shekuj me gjak vetëm që të ruhet Shqiptaria ndër brezni, Plava e Gucia si tërësi etno-historike.
Na mban’ shpresa e ringjalljes së jetës dhe e gjallërisë në vendlindje, duke qënë në dijeni se në dy dekadat e fundit Hoti ynë është i vetmi vendbanim shqiptar në komunën e Plavës që ka pasur rritje të popullsisë së vet.
Pikniku i Vëllazërisë së madhe të Hotit mbi Plavë ishte me shumë vlerë, mjaft i rëndësishëm, sepse sot jemi shtuar në numër goxha i konsiderueshëm i hotjanëve në SHBA.
Takime të kësaj natyre kanë edhe karakter njoftimi në mes të gjeneratave të reja hotjane dhe përafrimin e tyre në mes veti si vëllezër të një gjaku dhe të një trualli që i përkasim. Kështu, brezat hotjanë lidhen më mirë ndërveti, ecin më gjatë e më të bashkuar ndërveti në Amerikë e në vendlindjen tonë, në Hotin e Vendit dhe në Plavë-Guci.
Ky tubim i madh do të ishte i pamundur të realizohej kaq mirë sikur mos të ishte përkushtimi e dedikimi i vullnetarëve të Vëllazërisë tonë Hoti, pasi falë angazhimit të tyre u arrit të realizohet ky piknik familjar i hotjanëve, i brezave hotjanë, që do të mbetet për kohë të gjatë në kujtimet tona, në ditët e vitet tona. Mirëpo meritat u takojnë të gjithë atyre që muarën pjesë në këtë Piknik të Hotjanëve, të cilët me prezencën e tyre dëshmuan dashurinë e ndaj njeri-tjetrit, dëshirën për të kanë më të lidhur ndërveti si Vllazni Hotjane.
Por mbesim me shpresë se takime të tilla të shndërrohen në tradicionale, sepse fundja e kemi edhe obligim moral ndaj njëri tjetrit dhe ndaj rrënjëve tona etnike hotjane, që të ruajmë dhe kultivojmë traditën, gjuhën dhe vlerat tona të larta kombëtare, vlera këto të trashëguara brez pas brezi në Hotin tonë.

Imer M. HOTI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 392 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi