Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lidhja e tretë e Prizrenit trokiti në derë të Prizrenit
Publikuar më 04 gusht, 2017 në orën 21:31 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Takim historik gjatë korrikut 2017

Nacionalistët idealist për Ribërjen e Shqipërisë Etnike nga shumë anë të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë si edhe të Mërgatës ishin mbledhur në Prizren për të debatuar për çështjen e Ribashkimit Kombëtar. Këtij takimi i kishin mbëritur disa letra përshëndetëse ngase ata vetë personalisht për shkaqe objektive nuk kishin mundur të vinin.

Këtë evenimet të rëndësishëm me pik artistike e kishte begatuar Fejsall Shaqiri, kryetar i Shoqatës Kulturo/artistke nga Bresana e Opojës. Oraganizatori kishte paraparë që të debatojnë sipas këtij Rendi Ditës:
1. Shqyrtimi i kërkesës për të drejtën e vetvendosjes së popujve;
2. Thirrja në dokumente relevante ndërkombëtare me të drejtën e popujve për bashkim dhe liri të drejtave të njeriut;
3. Zgjedhja e një komisioni për jetësimin e vendimeve të këtij takimi si dhe shpërndarjes së mirënjohjeve;
4. Shqyrtimi i mundësisë që i gjithë aktiviteti të bëhet përmes një subjekti politik, qoftë ai subjekt i dalë nga ky takim dhe
5. Të ndryshme.

Organizatori që në fillim kishte caktuar z, Florim Isufin ish-veteran i UÇK-së dhe profesor i historisë që të bëjë regjistrimin e pjesëmarrësve të këtij takimi, ata në hyrje të sallës nënshkruheshin në listat që organizatori më përpara i kishte përgatitur.

Veprimtarë të kauzës gjithkombëtare, veteran të luftës së UÇK-së e prindër dëshmorës iu kishin përgjigjur ftesës së Shqoatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar për takimin që kishin paraparë të mbahet qysh në qershor të këtij viti, por për shkaqe objektive ai termin ishte shtyer për sot-8 korrik 2017
Pasi u ulën pjesëmarrësit e këtij takim nëpër vendet e tyre, u dëgjua himni kombëtar dhe më pastaj një minut heshtje për të rënëit gjatë gjitha periudhave për atdhe. Më pastaj moderatorja poetja e talentuar e Kosovës Hasije Kryeziu hapi mbledhjen dhe menjëherë ia dha fjalën kryetarit të Këshillit organizativ z. Ferat Imerit.
Posa doli përpara foltores z. Ferat Imeri i përshëndeti të gjith të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje. Në vazhdim z. Ferat Imeri tha: Të nderua vëllëzër e motra më lejoni që në fillim të punës së këtij takimi ti lexojm disa letra përshëndetëse: Përshëndetje vëllazërore dhe suksese në punë na dëshiron një veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare, një intelektual me përmasa botërore, z. Sami Repishti, shqptaro amerikan i cili ka kontribuaR SHUMË PËR DEMOKRATIZIMIN E Shqipërisë londineze si edhe për Pavarësin e Kosovës, pastaj një atdhetar tjetër dhe një ekspert i vërtet i çështjeve politiko/diplomatike dhe ish ambasador në OKB që ka përfaqësuar Shqipërin, z. Abdi Baleta si edhe Prof.dr. Eshref Ymeri, një atdhetar dhe luftëtar i kauzës shqiptare, zaten për këtë intelektual jemi të bindur se shumë kush nga ne shkrimet e tij i kemi lexuar nëpër portale të ndryshme, ai në letrën e tij e jep edhe një propozim e ky është që ky takim të emërtohet Kuvendi i Tretë i Lidhjes së Prizrenit. Letrat e të sipërpërmendurve u përshëndetën me duartrokitje të pranishmit, ndërkaq propozimin e prof. Eshref Ymerit të pranishmit e mirëpritën, por organizatroi pasi u konsultua me stafin e punës vendosën që ky takim të shpallet si Kuvend Nismëtar i Lidhjes së tretë të Prizrenit, kështu që të pranishmit e mirëpritën këtë propozim dhe menjëherë pas kësaj z. Ferati Imeri propozoi kryesin e Punës.
Vlen të thuhet se për këtë takim pjesëmarësit më përpara përmes të wiberit i kishin marrë ftesat por edhe shumë të tjerë dorëpasdore kishin marrë ftesat dhe sigurisht që të gjith e kanë lexuar rendin e ditës dhe agjendën e këtij takimi propozime lidhur me këtë çështje nuk pati kështu që Ferat Imeri e propozoi kryesin e punës:
Për kryesi të punës propozoi Ferat Imerin, Ibush Hetemin, kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, z. Cenë Pushkollin kryeredaktor i Qendrës Kombëtare të Informimit pran SHAIBK, Halil Canolli, veteran i luftës së UÇK-së dhe prind i Dëshmorit të Kombit, Shpend Halil Canollit, Sahit Rama, veteran i luftës së UÇK-së, Baton Marku, studen veterinarie në Tiranë dhe Nexhmi Muqiqin kryetar të Shoqatës Çamëria të Kosovës.
Pasi të propozuarit i zunë vendet e tyre organizatori ia dha fjalën kryetarit të shoqatës Ibush Hetemit, edhe ky veteran i UÇK-së.
Ibushi në diskutimin e tij u përqëndrua në rëndësin e organizimit të të gjithë atyre në programet e të cilëve është Ribashimi Kombëtar, bile - bile Ibushi bëri thirrje që të bashkohen rreth kësaj kauze, duke i lënë të gjitha kapricet ..., dhe fotelet mënjan e ti reken punës drejt Ribërjes së Shqipërisë Etnike.
Nexhmi Muqiqi, kryetar i Shoqatës Çamëria për Kosovë, në emër të Shoqatës që numroin rreth 20 mijë anëtarë pos tjerash tha: Unë me shokët e mi(Mustraf Haziri, Xheladin Tafallari, Përparim Uka e Aziz Bytyqi si edhe anëtarësia e gjerë përkrahim këtë takim me këtë aktivitet të Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim kombëtar, pra e mbështes dhe e përkrahi përderisa ajo angazhohet për Ribërjen e Shqipërisë Etnike. Edhe Baton Marku foli për nevojën e madhe që ka kombi ynë për Ribashkim Kombëtar.
Për diskutim u paraqit veterani i Luftëls së UÇK-së Ruzhdi Saramata, i cili pos të tjerash tha: Ndonëse unë nuk jam drejtpërsëdrejti i ftuar në këtë takim, unë pasi kuptova trajtimin e temave në këtë takim vendosa që të vijë, dhe e mbështes këtë organizim. Më pastaj në foltore doli Komandant Shkupi nga Prizreni i cili pos tjerash tha: Mua z. Cenë Pushkolli më ka takuar nëpërmjet të Sahit Ramës, dhe më ka njoftuar për këtë takim që jemi mbledhur sot këtu. Unë që nga dita e parë kur z. Pushkolli më ka folur për aktivitetin dhe orientimet e kësaj shoqateje e kam mbështetur dhe për këtë arsye jam këtu, zatem për këtë kauz edhe jam rreshtuar në anën e luftëtarëve të lirisë, pra e mbështes dhe do ta ndihmoj me çka mundem këtë aktivitet, ndonëse unë jam ushtarak, di të luftoj, por besoj se edhe për nevoja të tjera të këtij organizimi jam i gatshëm ti kryej nëse nga unë kërkohet.
Në vijim fjalën e mori Cenë Pushkolli njëri prej atyre që gjatë fund vitit të kaluar ka qëndruar disa muaj në Amerikë dhe atje ka lobuar për këtë organizim, ai pos tjerash tha: Të nderuar fillimisht më lejoni që nga të gjith ju në emër të organizatorit të këtij evenimenti të kërkoj falje për mos organizimin më të mirë të këtij evenimenti, arsyet janë nga më të ndryshmet, por e para arsye është se nga askush nuk kemi dashur të marrim ndonjë donacion në para për ti bërë ca përgatitje më domethënse, sido qoftë ju lusim për mirëkuptim. Për hir të vërtetës në qoftë se përmbajtja dhe mesazhi i këtij takimi e arrin parashikimin tonë për çka jemi mbledhur në këtë takim, gjësendet tjera nuk zënë vend në kujtesën tonë.
Tjetër ju po shihni se në këtë takim po vërehet mos ardhja e shqiptaro/amerikanëve dhe të tjerëve nga mërgata, arsyet janë ngase ne këtë takim e kemi pas paralajmëruar të mbahet me 10,11 e 12 qershor në Prizren, mirëpo siç e dini ato ditë pra me 10 qershor ishte heshtja e aktiviteteve politike ndërkaq me 11 ishin votimet, prandaj ne u dashtë që ta shtyejm takimin tonë për më von, kjo është arsyeja pse nga jashtë nuk kanë ardhur vëllëzërit tanë. Ju e dini se në amerik besa edhe në evropë pushimet janë të rregulluara sipas planeve të punëdhënësit, kështu që merren pushimet sipas dinamikës që e parasheh punëdhënësi, pra janë rregulla strikte, si do qoftë këtë takim me kamerë e përcjellë z. Sahit Troshupa dhe se ky meterial do tu përcillet te të gjithë interesuarit për këtë ngjarje.
Pasi diskutes të tjerë nuk pati, organizatori tha: ne kemi menduar ti zgjedhim 104 delegat, e ata duhet të zgjedhen me këtë proporcion: 70% nga trojet shqiptare, 10% nga Evropa dhe 20% nga Amerika e shtetet thjera të largëta.
Ju mund ti propozoni edhe ata njerëz që nuk janë sot këtu prezent, për të propozuariin duhet të jepet një CV-i dhe një deklerat. Në atë deklerat duhet të shkruaj se dëshiron të kyqet në këtë oeganizim. Mirëpo ta keni në dijeni se oganizatori i këtij Kuvendi nismëtar i Lidhjes së tretë të Prizrenit ka autorizimin që të bëjë verifikimin e të gjith të propozuarve, dhe në rast se ndokush nga të propozuarit kanë diçka që bie ndesh me postulatet atdhetare e patriotike shqiptare, ai automatikisht hiqet nga lista e kandidatëve, edhe ky propozim u miratua me duarktrokitje.
Kandidatët duhet të propozohen deri ka gjysma e shtatorit ku një dit prej ditësh ata thirren në një takim ku do të njoftoheshin ndërmjet veti dhe aty do të caktohej mbajtja e Kuvendit të tretë të Lidhjes së Prizrenit dhe diku ka 25 nëntori do të thirrej një takim të të gjitha trojeve shqiptare dhe të mërgatës dhe bashkë me këta 104 delegatë do ta kishin përgatitur materialin për marrjen e vendimeve lidhur me njohjen e të drejtës për Ribërjen e Ribashkimit Kombëtar shqiptar dërguar dy shteteve shqiptare, associacioneve relevante ndërkombëtare, Senatit dhe Kongresit Amerikan, Ministrive të punëve të jashtme të Turqisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Anglisë, Rusisë, Kinës, Serbisë, Mali i Zi, Greqisë dhe të Maqedonisë si edhe OSBE-së, BE-së dhe OKB-së.
Më pastaj organizatori kishte përgatitur një pikë artistike me ansamblin kulturo/artistike të Bresanës së Opojës nën drejtimine Fejsal Shaqirit, lryetar i Shoqatës. Pas kësa pikea artistike, në podium dolën edhe valltarët nga Rrugova.
Pas përfundimit të diskutimeve dhe pikës artistike mesazhi për opinion, ishte: Mbi të drejtën e të gjitha Ligjeve, konventave të miratuara nga OKB dhe institucione tjera relevante për liritë e të drejtat e njeriut dhe të vetëvendosjes edhe ne shqiptarlt duam ti gëzojm këto të drejta, u tha në fund të këtij takimi.

Cenë Pushkolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 721 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi