Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Babilonasit dhe egjiptianët e njihnin 3700 vjet para teoremën që sot quhet „e Pitagorës“
Publikuar më 29 gusht, 2017 në orën 22:11 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më 1945 një numër shkencëtarësh theksonin në pretendimet e tyre se zbërthyen tabletën matematike babilonase që daton nga para 3700 vjetësh ku janë dhënë tabela më të suksesshme trigonometrike në botë. Ata pretendonin se « teorema e Pitagorës » ishte dhënë mbi « Plimtonin 322 » (si referencë për George Plimpton, editor njujorkez i ci ia dhuroi tabletën e argjilit në fjalë rreth viteve të 30-a universitetit të Columbia-s), tabletë kjo e shkruajtur (gdhendur) nga një babilonas i panjohur, 1000 vite para se të lind matematikani grek Pitagora.

Në një studim të ri të publikuar të enjten 21 gusht ’17, në The Guardian, thuhet përpos tjerash se bëhet fjalë për « tabelë argjili më të lashtë dhe më të përpiktë në botë, me formë të re trigonometrie, ku "format e trekëndëshit kënddrejtë, përshkruhen me një trigonometri të bazuar në raporte e jo kënde dhe qarqe" dhe që ka shërbyer në ndërtimin e pallateve, tempujve dhe piramidave.»

Litari 13 nyejsh

Kur flasim për egjiptianit, është vërtetuar se ata e njihnin trigonometrinë e pra teoremën që pas mija vjet, do të merr emrin “e Pitagorës” duke përdorur litarin me 13 nyje të bëra në largësi të rregullt dhe e tërhequr në trekëndësh në proporcione 3; 4; 5 fitonin trekëndëshin kënddrejtë i cili u mundësonte themele të përpikta e sidomos pingultësi të përpiktë të mureve. Ky litar është përdorur nga muratorët edhe në gjysmën e parë të qindvjeçarit të XX.







Me këtë zbulim, vihet sot pyetja e kamotshme mbi vërtetësinë e zbulimeve të atribuuar dijetarëve grekë, pa konsultuar seriozisht e thellësisht mundësinë e plagjiaturës ose thjeshtë mosrespektimit për arritjet e popujve tjerë në hapësirat ku ndërlidheshin kulturat.
Sot me deshifrimin e shkrimit kuneiform si dhe hieroglifëve, gjejmë pasuri të reja që kanë rrënjët në Egjipt, Babiloni dhe vende për rreth.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 518 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi