Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ku janë ata mësues, profesor, në Preshevë që nuk dalin të kërkojn së bashku me nxënsit e tyre abetaren shqipe, me protesta
Publikuar më 06 shtator, 2017 në orën 00:43 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia e popullit shqiptar është ndër më të përgjakshmet dhe më të vuajtuarat që njeh historia botrore e arsimit së paku gjatë mbi 500 viteve nën sundimin Osman se i’u mohua shkolla, gjuha dhe alfabeti shqipë, vetëm popullit shqiptar dhe asnjë nga popujt ballkanik që ishin nën pushtimin Osman nuk e patën këtë fat të hidhur. Popullatën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kjo fatkeqësi historike po e ndjek edhe sot e kësaj dite për shumë arsye.

Udhëhiqet nga një klasë politike që gjindet nën pushtimin serb, nuk kanë në platformat e tyre politike një planprogram dhe një strategji kombëtare se si duhet ndjekur vijat e qarta për shkollën shqipe në këtë raste për abetaren shqipe, pasohet nga njëri brez tek tjetri një mentalitet nënshtrues i klasave politike lokale, nuk janë këmbnguls në kërkesat kruciale si arsimi, mbajn distanca si me fqinjët me vllezrit e tyre në Prishtinë e Tiranë e Tetovë, dhe mbi të gjitha nivelin e atdhedashuris për vendin, shkollën e kanë shumë të ultë.
Në këtë shtator të shejtë të rrugës së dijes nuk janë pafajë edhe mësimëdhënsit, ku janë ata mësues, profesor, që nuk dalin të kërkojn së bashku me nxënsit e tyre abetaren shqipe, historinë e popullit shqiptar e libër leximin shqipë. Athua vallë këta mësues nuk janë të vëtëdishëm se duhet të kryejn misionin e shejt të rilindasve tanë që edhe jetën dhanë për librin shqip për abetaren shqipe e për shkollën shqipe si dhe si prindit të dytë për të edukuar fëmijët tanë me libra shqipë, apo janë sa për të marrë ato rroga e që të i’a vrasin perspektivën e fëmijëve shqiptare. E kuptoj se mësuesit nuk do ta shihnin si etike që ti thuhet që së paku ditën e parë të shkollës që të gjithë së bashku me nxënsit e tyre të dalin të protestojn mu në sheshin e Preshevës me një zë shumë të fuqishm për abetaren shqipe gjë që do të krijonte një besim të patundur në shoqërin shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës se duhet bërë përpjekje të parreshtur për abetaren shqipe.
Se fundja të gjitha ndryshimet rrënjësore për shoqërin njerzore kanë ardhur nga studentët, rinia dhe ky reflektim do të ketë efekt si në nivelin lokal të klasës politike po ashtu edhe në atë ndërkombëtarë se në shekullin XXI na mohohet e drejta e mësimit në gjuhën amtare me abetaren tonë.
Një kontribut të veçant mund të japin mërgata shqiptare e cila duhet të organizohet e të udhëhiqet nga intelektual atdhetar, e cila është në numër të konsiderushme jasht dhe për fatë të mirë tani më kemi nga mërgata kuadro shumë të shkolluar nëpër universitete botrore, gjë që janë një urë lidhëse me institucionet të ndryshme ndërkombëtare të arsimit, shkencës e donacioneve, që të kontribojn për arsim. Mjafton ti referohemi rilindasve tanë ku shumica e tyre vinin nga kolonit e mërgimit që ishin vendosur nëpër shtete të ndryshme, por që kontributi i tyre bëri që shkolla shqipe të ketë atë ecje vertikale të sukseshme gjatë periudhës së rilindjes.
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë thuaj se nuk kemi shoqeri civile apo qytetari aktive që çështjen e arsimit të shtyejn përpara, ajo pjesë e shoqëris civile që është, është instrumentalizim i partive politike që më shumë merren me fushata politike e kampanja se për çështje me rëndisi si arsimi.
Tirana dhe Prishtina sillen brenda bosullës së tyre politike me ndonjë reflektim të vogël por pa bërë atë që i’u takon që duhet lobuar me mjetet e tyre nëpër institucionet relevante ndërkombtare.
Ndonëse vetë shkolla si institucion ka karakter edukativ arsimor por në vetvete ngërthen synime të qarta politike, ngase aty përgaditen dhe dalin kuadro për të përgatitur, vetëdisuar vetëdijen kombëtare për çlirimin e atdheut nga robëria dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet me të cilat po përballet popullata. Andaj mësuesit kanë vetëm një mision atë që të edukojn-shkollojn brezat e rinjë vetëm në bazë të drejtës historike të etnogjenezës së popullit të tij, dhe se rruga e rilindasve ende nuk ka përfunduar për mësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe duhet që të ndjekin rrugën e tyre për shkollën shqipe.

Valon Jashari

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 602 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi