Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GJENOCIDI I KRYENGRITËSVE SERB NDAJ SHQIPTARËVE AUTOKTON TË BEOGRADIT MË 1806
Publikuar më 16 tetor, 2017 në orën 22:08 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tragjedinë më të madhe shqiptaret e Beogradit e përjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatë vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqiptarëve nëpër tanë Pashallëkun e Beogradit në përgjithësi e të shqiptarëve të Beogradit në veçanti. Më 29 dhjetor 1805, rreth 250 mijë kryengritës serbë me 40 topa e kishin rrethuar Beogradin.
Nga ushtima e gjyleve të topave, banorët u zgjuan në panikë nga gjumi dhe nxituan të strehoheshin në këshjellën e Kalemejdanit. Mirpo burimet arkivale thonë se në qytet kishin mbetur 1200 banorë të tjerë, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Si rezultat i granatimeve me 2 janar 1806 në qytet kishin mbetur të vrarë 240 veta prej tyre shumica ishin fëmijë dhe persona të moshuar. Shumica e familjeve të cilat nuk kishin pasur mundësi të strehoheshin në kalanë e qytetit, ishin strehuar nëpër xhamitë dhe teqet e Beogradit.

Kryengritësit serb u hakmorrën në mënyrën më më ç’njerëzore ndaj banorëve të pambrojtur shqiptarë e në veçanti ndaj femrave që ishte vështirë të përshkruhej. Sjelljet jonjerëzore të kryengritësve i përshkruajnë kronistët e asaj kohe: “Ushtarët serbë të cilët nuk dinin se ç’është mëshira e as njerëzia i zhvishnin lakuriq grate dhe vajzat dhe i detyronin ashtu lakuriq që të lëviznin para turmës të ushtarëve dhe orgjive të ç’frenuara serbe deri sa intervenoi prijësi i tyre Karagjorgje Petroviqi, i cili i caktoi dy xhami ku i vendosi ato femra të mjera shqiptare. Po ashtu Karagjorgje urdhëroi që muslimanët shqiptarë që kishin mbetur gjallë të tuboheshin në disa xhami të cilëve ua caktoi rojën dhe ua ndaloi ushqimet”. Ky knjaz i principatës ishte shqiptar ortodoks nga rrethina e Kragujevcit (vër. autorit).
Më vonë kryengritësit e pushtuan tërë qytetin dhe e rrethuan kalanë e cila ishte përplotë me gra e fëmijë. Rrethimi i kalasë vazhdoi për tre muaj në vazhdim. Populllata e rrethuar mbeti pa ushqime. Në kalanë e Beogradit siç shkruajn kronistët nuk mbeti azgje, përveçse gurve të kalasë. Rrethimi më nuk mundë të përballohej. Për ç’do ditë vdisnin nga uria një numër i madh i grave dhe fëmijëve. Për këtë shkak disa dolën prej kalasë dhe iu dorëzuan kryengritësve. Këtë gjendje të mjerueshme e kishte përjetuar edhe veziri i Beogradit Sulejman Pahai i cili ishte rrethuar mbrenda në kala. Në dhjetë ditët e fundit nuk kishte mbetur azgjë për t’u ngrënë. Në këto rrethana të pa përballlueshme ishte dorëzuar edhe veziri i madh i Beogradit dhe kërkoi të bisedojë me kryengritësi. Pas bisedimeve atij iu lejua që me suitën e tij prej njerëzve më të ngushtë ta lëshoi Beogradin.
Pas pushtimit të kalasë, kryengritësit i tubuan të gjithë shqiptarët e përkatësisë fetare muslimane dhe i detyruan ata me force të kalojnë në të krishterë. Burimet më tutje flasin se mbrenda një dite u kryqëzuan 6 mijë shqiptarë dhe disa qindra çifutë. Ata shqiptarë që rrefuzonin të kryqoheshin përfundonin me kokë në kazanin që vlonte me ujë të nxehtë dhe kështu i lëshonte shpirti të mjerit nga ky inkuzicion sllave.
Me gjithë atë në qytet mbetën një numëri konsiderueshëm i shqiptarëve të cilët e vazhduan jetën në një varfëri të skajshme. Ç’do njeriut i vinte keq kur i shikoje fytyrat e zbehta të këtyre njerëzve. Kjo golgotë e shqiptarëve në Beograd do të zgjasë me vite në vazhdim gjer në dëbimin e tyre përfundimtar gjer nga fundi i vitit 1867.

Këshqella e Beogradit ku u masakruan dhe u kryquan shqiptarët
autokton të asaj pjese të DARDANISË ILIRE.
















P.s. këtë shkrimë po e publikoj në kundërshtim me vizitën e T. Erdoganit sot me të o8.10.2017. në Beograd me suitën e tij. Sërbia e cila ishte dhe mbeti armiku më i përbetuar i shqiptarëve si kolektivitet i etnisë së tyre. Sot me të o8.10.2017.

Reshat AVDIU

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 1,216 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi