Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përfaqësimi “dinjitoz” i Haxhi Zekës nga pedofilët dhe kriminelët e UDB-së (1)
Publikuar më 20 tetor, 2017 në orën 02:33 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jo vetëm që keni dëgjuar për Haxhi Zekën, por me siguri dini diçka rreth personalitetit të tij. Pavarësisht se çfarë lexuesish mund të jeni, së paku mund ta paramendoni se Haxhi Zeka ka qenë një njeri i madh me vepra, pas të cilit janë emërtuar institucione dhe vende të ndryshme. Në vendbanimin e tij ose në Pejë, universiteti publik mban emrin e tij, ndërsa në Istog gjimnazi kryesor. Për të tjerat mund të interesoheni, por kësaj radhe tema është rreth përfaqësimit që i bëhet atij në institucionet arsimore që mbajnë emrin e tij, sidomos në gjimnazin mjaft të njohur “Haxhi Zeka” në Istog. Gjatë kohës së komunizmit ky gjimnaz mbante emrin “Vëllëzërit Ribar” dhe ishte një prej tri gjimnazeve më të forta në Kosovë që karakterizohej edhe me një disciplinë të madhe. Sot, ky gjimnaz shquhet për vepra të rënda kriminale siç janë pedofilia nga ana e disa pedagogëve. Do t’u sjellim raste të këtyre krimeve të rënda, ku njëri nga pedofilët tash po byrykatet të bëhet drejtor i gjimnazit.

Kopili dhe krimineli i UDB-së Izet Demaj, të cilit i është dhënë epiteti “Miliq Kërsta i II-të.” Vrasësi i Fitim Hasanajt dhe i dyshuari kryesor për masakrimin e Nexhat Muzlijajt
Praktika e dhunimeve si krime të luftës që e zbatonin serbët në Kosovë më 1999, e më herët edhe në Bosnjë, duket se po vazhdon nga disa shqiptarë në Kosovë në kohë paqeje. Derisa incidente dhe raste të kohëpaskohshme ndodhin nga personat privat krysisht me nivel të ultë të arsimimit, më shqetësuese duken rastet e dhunimeve nga pedagogët nëpër shkolla kundër nxënësve të tyre. Krimet e tilla mbesin të pandëshkuara. Çështja e keqpërdorimit të pozitës si profesor nëpër universitete dhe institucione tjera shtetërore duke bërë imponime seksuale është e njohur në Kosovë. Mirëpo, në shumë raste kemi të bëjmë me dhunime kundër vajzave nën moshën 16 vjeçare, çka paraqet vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po fillojmë me rastin e parë të njohur në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

Pjesëtarët e UÇK-së arrestuan pedofilin, por bënë krim që e liruan

Pas largimit të forcave serbe nga Kosova prapa mbetën shërbëtorët e tyre ose struktura e UDB-së që sot janë sistemuar mirë nëpër institucione kyçe të Kosovës, sidomos në polici, gjykata, komuna, dhe arsim. Disa prej këtyre shërbëtorëve menjëherë pas luftës u hudhën në aksione për krime të cilat deri në atë kohë i kishin bërë çetnikët serbë. Një prej tyre ishte Ibrahim Bytyçi, aktualisht mësimdhënës i fizikës dhe ushtrues detyre i drejtorit në gjimnazin “Haxhi Zeka”. Në vitin 2000 ai fillon ngacmimin dhe abuzimin seksual të nxënësve. Në atë kohë, nuk kishte as institucione të konsoliduara vendore se ku të adresohen krimet që ndodhnin në vijim. Vajza, të cilën Ibrahim Bytyqi tentoj ta dhunoj, drejtohet për ndihmë ose shpëtim tek një bazë e UÇK-së që ishte e vendosur aty përballë gjimnazit. Pjesëtarët e UÇK-së Emin Zagragjaj, Ramiz Kabashi dhe Shaip Çetta vijnë dhe e arrestojnë në gjimnaz Ibrahim Bytyqin dhe e burgosin në atë bazë me akuzën “abuzim të vajzave” ose nxënësve të gjimnazit. Me gjasë, Ibrahim Bytyqi do të pësonte shumë keq sepse krimet serbe siç janë dhunimet kundër shqiptarëve, ende nuk diheshin në përmasa dhe ishin duke dalë, ndërsa Ibrahimi po e shfrytëzonte rastin t’i vazhdojë ato, dhe këtë në cilësinë e mësimdhënësit kundër nxenësve të tij. Ndodhi befasia dhe Ibrahimi shpëton pa e marrë dënimin e merituar. Atë e nxjerrë nga arresti i UÇK-së miku i tij, Ramadan Dreshaj. Vajza e axhës së Ramadanit është e martuar për Ibrahimin. Që nga ajo kohë, Ibrahim Bytyqi ka fituar një lloj imuniteti dhe ka vazhduar me krime pa u ndëshkuar. Më vonë, edhe disa pjesëtarë të UÇK-së si Shaip Çetta, do të bëhen pjesë e LDK-së, duke u orientuar kështu në kauzën e UDB-së që e ka kapur arsimin, policinë, komunën dhe gjykatat në rajonin e Pejës, sidomos në Istog. Shumica e popullsisë së Istogut është aq e trullavt dhe e degjeneruar saqë janë në gjendje të reagojnë edhe ndaj çdo denoncimi të krimit. Në fakt, këta janë mbështetësit më të mëdhenj të krimeve, qoftë edhe atyre të serbëve. Sa për ilustrim, këtë e dëshmon edhe e kaluara. Miliq Kërsta i piqte për së gjalli shqiptarët e Istogut, gra, fëmijë, pleq. Shqiptarët e tillë jo që nuk reagonin, por edhe bashkëpunonin me të, sikur sot që bashkëpunojnë me kriminelët udbashë. Madje, vetë Selman Kadria (ai i cili e vrau Miliq Kërstën) ka qenë argat, bashkëpuntor dhe “pobratim” (i vëllazëruar) i Miliq Kërstës. Vrasja ka ndodhur aksidentalisht dhe prapa shpine në fshatin Muzhevinë. Se si e njihni ju Selman Kadrinë nga këngët, është tjetërgjë. Nëpër fshatra dhe kulla të shqiptarëve në Istog ka qëndruar edhe Aleksandër Rankoviq. Familjarët e atyre që e mbanin Rankoviqin sot janë të përkdhelurit e pushtetit. Për këtë do të raportojmë me emra e mbiemra herave tjera.

Abuzuesi i nxënësve të mitura dhe krimineli i shumëfishtë Ibrahim Bytyqi

Më vonë, Ibrahim Bytyqi dhunon një nxënëse të tij, të cilës i është shkatërruar jeta dhe sot ka mbetur rrugëve. Emrin e saj do ta bëjmë publik më vonë, dhe do ta shfaqim edhe në formë të videos, jo për t’iu bindur sa për t’iu alarmuar se krimet që po ndodhin para syve tanë po censurohen nga policia dhe gjykata, ndërsa popullsisë së zakonshme po ia fusin një lloj frike deri në atë masë sa që nuk guxon as të flasë. Prandaj, po e ruajmë emrin dhe mbiemrin e saj për secilin që shpreh ndonjë dyshim rreth të vërtetës së krimeve që po i raportojmë në këtë raport, e menjëherë t’ia përplasim fytyrës edhe shumë krime tjera. Ndonëse rasti është i raportuar në policinë e Istogut, aty është një grup hetuesit dhe policësh të UDB-së të cilët edhe publikisht i mbështesin, nxisin, dhe i fshehin krimet e tilla, sepse qëllimi i tyre është shkatërrimi i gjithanshëm i shqiptarëve. Grupi i tillë përbëhet nga Januz Bujupaj, Izet Demaj, dhe Hysen Berisha. Këta janë kryesorët ose peshqit e mëdhenj. Disa shqiptarë janë mësuar ta përdorin shprehjen UDB dhe udbash pa pasur ndonjë dëshmi, por në këtë rast po i referohemi disa fakteve. Kushdo është i mirëserardhur t’i përgenjështroj, por vetëm me fakte, jo me fjalë boshe:
1) Januz Bujupaj ka punuar në KOS (Kontra Obavestenje Sluzba – Shërbimi i Kundërzbulimit), organ i UDB-së. Kushëriri i tij Hamdi Bujupi ka qenë “supofc”, siç quheshin atëherë punonjësit e UBD-së. Vendin Januzit në KOS ia ka bërë Hamdi Bujupi. Januzi sot është hetues në policinë e Istogut. Për krimet e tij kemi raportuar më herët. Ky është koka e kriminelëve institucionalë në Istog me lidhje të krimit në prokurorinë e Pejës.
2) Izet Demaj është pjesëtar i policisë në Istog, nga fshati Vrellë. Babai i Izetit e ka marrë nënën e Qerim Demajt dhe me të e ka krijuar Izetin. Qerim Demaj ka qenë “supofc” si Hamdi Bujupi. Në bazë të tij ka hyrë polic Izeti, sepse në Istog pushtetin e ka 100% UDB-ja. Disa raportojnë se Qerimi ishte burrë i mirë, ashtu siç thonë shumë edhe për Januz Bujupin, por aq shumë sa e cilësonin Miliq Kërstën njeri shumë të mirë dhe dukat deri në momentin kur u vra. I tillë është mentaliteti i shumicës së popullsisë në Istog. Izeti me profesion është vrasës, kriminel, hajn dhe bandit famëkeq. Demajt dhe Maxharrajt në Vrellë kanë bërë gara se cilët janë shërbëtorë më të besueshëm të UBD-së. Pas luftës në Kosovë e deri në ditët e sotme, lojaliteti i tyre ndaj UBD-së ka vazhduar me një ndryshim – Demajt dhe Maxharrajt janë bërë bashkë ose kanë formuar një konzorcium për krime. Këtë do t’ua tregojmë me fakte më poshtë.
3) Hysen Berisha është hetues në policinë e Istogut, nga fshati Staradran. Detyrë e tij është montimi i rasteve, çka paraqet keqpërdorim të pozitës zyrtare. Së bashku me Izet Demajn janë të dyshuarit kryesor në masakrimin e Nexhat Muzlijajt në Banjë të Pejës ndërmjet datës 3 dhe 4 nëntor 2013. Masakrimi ndodhi pasi Nexhati njëherë kishte shkuar nga shkolla fillore “Trepça” e Banjës në shtëpi, dhe pasi është kthyer e kanë masakruar. Dyshohet se ai ia ka humbur fijen një çante plot para apo ia ka vjedhur një grup nga Shqipëria, për çka Izeti dhe Hyseni i kanë kërkuar llogari. Këta të mbysin për pesë pare, e mos të flasim se çka janë në gjendje të bëjnë për një çantë para. Çantë e dytë me para e ka marrë Januz Bujupaj, dhe kjo është fakt. Kur janë faktet s’ka nevojë për dyshime.
4) Enver Gashi, është komandant i stacionit policor në Istog, nga Banja e Pejës. Është pjesë e grupit kriminal në të cilin përfshihen edhe disa udbashë në K.K. të Istogut. Përgjegjës për bllokimin e hetimeve të masakrës së Banjës, sepse edhe vetë është nga Banja

Demajt dhe Maxharrajt bëhën bashkë për krime

Përsëri jemi në Istog, respektivisht në gjimnazin “Haxhi Zeka.” Në vjeshtën e vitit 2007 ose disa muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Arben (Sadik) Maxharraj në cilësinë e profesorit të “Edukatës Qytetare” apo të ndonjë lënde tjtër (s’ka rëndësi se cilës sepse gjindet) dërgon me veturë një nxënëse të gjimnazit për ta dhunuar tek burimi i lumit të istogut. E zhveshë me dhunë, dhe pas bërtimes, vajzën arrijnë ta shpëtojnë një grup i njerëzve. Vjaza ishte e klasës së IX-të, që do të thotë 15 vjeçare ose e moshës së mitur. Ngatërrohet vetëm dyshimi se a ishte e shkollës fillore apo e gjimnazit, por klasa e IX-të në atë kohë ishte në gjimnaz.
Arrijnë ta shpëtojnë vajzën nga profesori me “edukatë qytetare.” Vajza të cilën e ngacmoi dhe mezi i shpëtoj dhunimit, është e Selman Blakajt që punon në K.K. të istogut. Rasti ka qenë aq serioz sa që me të është marrë Policia e UNMIK-ut, edhe pse UNMIK-u në atë kohë thuajse po shuhej (vetëm disa muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës). A është përjashtuar Arbeni nga puna apo ka ikur vetë, këtë munden të ma konfirmojnë burimet e MI6, një pjesëtar i të cilit ka qenë i angazhuar në raportimin e këtij rasti. Ai vetëm më informoj se e ka ditur çfarë ditësh të zeza do ta presin Kosovën pas ikjes së UNMIK-ut, sidomos rininë e saj, sepse një pjesëtar i policisë së Kosovës me emrin Izet Demaj na gënjente vazhdimisht dhe e shtrembëronte rastin deri në atë masë sa të krijonte përshtypjen se po të njëjtën vepër penale ai do ta bënte me dëshirë. Tek e fundit, raportuesi i MI6 në UNMIK nuk e ka ditur se edhe vetë Izet Demaj është produkt i ngjashëm me dhunim, pra kush ka mujt kujna me i kcy brenda familjes sikur babai i tij që e ka marrë me zor nënën e Qerim Demës ose të axhës së Izetit. Atij nuk i interesonte kjo, por thoshte se në këtë rast është dashur të dënohet pjesëtari i policisë më shumë për shkak te shtrembërimit të rastit. Me kalimin e kompetencave nga UNMIK-u te policia e Kosovës, Izeti e mbyllë rastin e tentim dhunimit dhe keqtrajtimit seksual që e kishte bërë Arben Maxharraj, i biri i Sadik Maxharrajt.

Profesori i Edukatës Qytetare, abuzuesi i nxënësve të mitura Arben (Sadik) Maxharraj. Ku po don ma profesor i edukatës qytetare se të abuzosh seksualisht nxënëset!

Kjo facë kriminale ose Arbeni, siç e shihni edhe në foto, tash është agjent tregtar në Prishtinë. Atje nuk e ka Izetin për t’u marrë me pedofili sepse e dënojnë menjëherë. Ndërkaq, Izeti vazhdon me raste të tilla të krimeve në Istog, sidomos në Vrellë, sepse policinë e Istogut e kontrollon UDB-ja. Izeti është vetëm një kopil i UDB-së në krahasim me disa të tjerë që janë në krye. Ka qu krye fort ky Izeti, por nuk e ka larg jo. Po mashtrohet nga Prokuroria e shantazhuar në Pejë, dhe po i duket se mund t’i përgjakë duart deri në fyt duke e mbytur me veturë Fitim Hasanaj, duke e therur në fyt Nexhat Muzlijajn, e infinit krime tjera se po ia mbulojka Januz Bujupaj me çantën e parave në Prokurorinë e Pejës. Llogaria për krimet e tij po vjen nga Prishtina, ku do të rihapet edhe rasti të cilin e ka mbyllur ose zhdukur për Arben Maxharrajn.
KONFIRMIM I TË DHËNAVE NGA RAPORTUESI I MI6 NË UNMIK:
1) Izet Demaj? Po, ezkiston
2) Arben Maxharraj, i biri i Sadik Maxharrajt paska qenë mësimdhënës në gjimnazin e Istogut? Po, paska qenë.
3) Vajzës nuk ia mbante mend emrin. I kujtohej si “Ms Blakaj” (zonjusha Blakaj) sepse në botën anglosaksone më së shumti përdoret referenca në mbiemra, psh. Mr. Demaj, Mr. Maxharraj, Ms. Blakaj.
4) Emrin e babait të vajzës e kishte mbajtur mend, sepse kur i ka rënë të raportoj për Ms Blakaj, i është kërkuar edhe emri i prindit sepse ajo ende ishte e mitur sipas ligjit, dhe thoshte se quhet Salman. E mbante mend këtë emër në bazë të një disidenti anti-iranian dhe novelistit Salman Ruzhdie që jeton i fshehur në Britani. I thashë se ndoshta mund të jetë Selman a jo Salman, por tha është e njëjta gjë. Në fakt, Selman Blakaj ekziston.
5) E përshkruajti rastin si ka ndodhur. Mundohesha disi të shfaqem se nuk po i besoj, por kur m’i përmendke të gjithë këta emra dhe ku ishin të angazhuar, më linte pa fjalë. Kur edhe këtu fillova të shfaqi kinse dozë dyshimi, më tha: Kërkoj dosjet e UNMIK-ut, kërko Arben Maxharraj, Izet Demën mos e kërko sepse ai po i fshihte krimet dhe dyshonte se mos qëndron prapa atij krimi vetë Izeti me faktin se pa fije turpi gënjënte, shko në gjimnaz dhe KËRKO PERSONELIN QË KA PUNUAR ATY, E GJENË EDHE ARBEN MAXHARRAJ, DHE DATËN PREJ KUR MË NUK ËSHTË DUKUR NË GJIMNAZ, DHE PËR ÇKA. Ja, kaq thjeshtë zgjidhet ky problem dhe rasti duhet të gjykohet për të shkuar në burg jo vetëm arsimtari por edhe pjesëtari i policisë.
6) Raportuesi i UNMIK-ut i bëri këto sqarime pas njoftimeve shqetësuese dhe tronditëse në qarqet einteligjencës të shteteve përendimore se ish-Shtylla e Parë e UNMIK-ut (Policia dhe Drejtësia) pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë kthyer në grupe kriminale private, madje edhe me të këqija se grupet e paramilitarëve serbë gjatë regjimit të Millosheviqit. Kjo është arsyeja pse Kosova jo vetëm që nuk pranohet në interpol, por edhe shtetet kyçe të BE-së si Gjermania bëjnë presion që me këta kriminelë analfabetë në polici Kosovo assesi ta përmend anëtarësimin në interpol.
7) Policia e Millosheviqit ka pasur pak moral se këta kriminelë dhe terroristë analfabetë. Çdo rast haraçi që e ke raportuar, së paku e kanë trajtuar si duhet. Ndërsa këta, si për shembull, Januz Bujupaj, Izet Demaj, Hysen Berisha, bukë nuk hanë dhe gjumin nuk e bëjnë si duhet vetëm duke shkatërruar dhe montuar raste.
Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 2,802 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi