Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dilaver Goxhaj: Tërrorin e organizojnë gjithmonë shërbimet e fshehta
Publikuar më 22 tetor, 2017 në orën 22:22 ( ) Dilaver Goxhaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kur ndodhi plagosja e Azem Vllasit nga Murat Jashari menduam se Muratit i kishte ngelur ora në vitet ’80-të shekullit të kaluar. Por kur Xhavit Haliti tha se “tani ky person do tregoi se kush ia ka hartuar pyetjet akuzë”, ndaj atij dhe disa të tjerëve, “ngase ai është i paaftë mendërisht”, e po, menduam se e kanë futur në grackë për t’u hakmarrë ndaj tij.

Por në datën 8 tetor 2017, duke lexuar gazetën “Expres”, e cila thotë: “Deri tani, nga kjo Prokurori, për këtë motiv, janë marrë në pyetje si të dyshuar: 1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqërisë LËVIZJA); 2. Gafurr Elshani (avokat); 3. Emrush Xhemaili (është thirrë përmes telefonit, e natyrisht nuk i është përgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi i tij); Në këtë lisët, si të dyshuar janë potencuar emrat e: 4. Muhamet Kelmendit (profesor univerasitar, ish nënkryetari i LPK) dhe 5. Ibrahim Kelmendi (nejri nga tre themeluesit e LPK-së, i vetmi i mbetur gjallë e në jetë)”. Dhe po atë ditë arrestohet edhe një i 6-të, Sadri Ramabaja, lindën të tjera pikëpyetje. Kjo, ngaqë të gjithë këta kanë qenë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LPK, të cilët gjatë Mbledhjes së Rambujesë ishin në një linjë me Adem Demaçin, kundër Drejtorisë Politike të UÇK-së, atëherë kuptohet që puna qenka më e thellë.

Pse kemi të bëjmë me hesape të vjetër, ndaj dhe ka filluar një makinë vigane propagandistike për “rrezikun” që u kanoset disa personaliteteve VIP të Kosovës nga një organizatë terroriste me emërin “Syri i Popullit”. Dhe kjo propagandë duhet të jetë vënë në lëvizje nga SHIK-u gjysëm ilegal i Kadri Veselit, të cilin z.Jakup Krasniqi e quan Shërbimi Sekret i PDK-së, për të cilin thotë: “Nuk kam asnjë dyshim se kjo shkollë është tepër e përafërt me shkollën gebelsiane e rankoviçiane, e sidomos këta kanë mësuar nga shkolla e UDB-ës”. Kjo propagandë ka marrë urdhër t’u bjerë trumbetave të “rrezikut terrorist”, duke “akuzuar” për këtë një krijesë të tyre, të pagëzuar me emërin e bukur “Syri i Popullit”. Me këtë lloj prapagande ky shërbim synon t’u marri mëndjen të padjallëzuarve që vrapojnë të dëgjojnë shefat e kësaj ”shkolla të UDB-së”.
Pse dyshojmë se organizata “Syri i Popullit” është krijesë e Shërbimit Sekret të PDK-së? Krijohet ky dyshim po të kihet parasysh se dy ditë pasi ndodhi tentativa për vrasjen e Azem Vllasit, pa u marrë Murat Jashari ende në pyetje, u dha në RTK-në e komanduar nga Kadri Veseli filmimi i mbledhjes themeluese i kësaj krijese “terroriste” me kryetar Murat Jashari!; si dhe u botua edhe lista e personaliteteve të ndryshme politike kosovare që “ishin planifikuar të vriteshin”. Si është e mundur, kur ende pa u marrë në pyetje ky “terrorist”, ku i gjeti RTK-ja këto prova materiale?! Prandaj ka të drejtë z.Jakup Krasniqi kur thekson se këta zotërinj “kanë mësuar nga shkolla e UDB-së”.
Këtë pohim të z.Jakup po e ilustroj me një rast konkret, të treguar nga ish Shefi i UDB-së për Kosovën, Selim Brosha, në qershorin e vitit 2000, në Prishtinë: “Një pjesë e organizatave nacionaliste ilegale në Kosovë janë themeluar nga vetë UDB-ja, për të zbuluar elementët e rrezikshëm. Dhe konkretisht, organizata . . . u krijua fillimisht me 7 persona, që të gjithë intelektualë. Nga këta të shtatë, pesë ishin agjentët tanë, por jo kryetari. Por asnjëri prej atyre të pestëve nuk e dinte për të tjerët. Porosia ishte që secili nga këta të tregohej më radikal se kryetari, me qëllim që të fitonin besimin e idealistëve nacionalistë.” S. Brosha desh të njihej me mua, pasi kishte bindjen se mua më pat dërguar në luftë shteti shqiptar, dhe të ndërmjetësoja për strehim të tij politik, se “disa agjentë të UDB-së që e dinë se i njoh, kanë sot shumë fuqi dhe rrezikohem prej tyre”. Dhe ashtu ndodhi.
E besova edhe më shumë këtë lloj strategjie të UDB-së kur lexova librin e Bedri Islamit për Fehmi Lladrovcin, “Përjetësia e dyfishtë”, ku në f.115-116 thuhet se brenda 4 nëntorit 1985 arrestohen reth 500 vetë. “Ishte një ndër goditjet më të ashpra… afërsishtë në të njëjtën orë, që nga lagjet e Prishtinës dhe deri te godinat e studentëve në Zagreb, që nga fshatrat e Drenicës dhe deri tek viset shqiptare buzë liqenit të Pogradecit. Nuk kishin ndodhur asnjëherë arrestime të tilla, me një shtrrije kaq të gjerë; ishte, si të thuash i gjithë kontributi i viseve ku flitej shqip dhe jetonin shqiptarë”. Po e theksoj: “afërsishtë në të njëjtën orë”! Kush ia dha UDB-së adresat e sakta të kësaj organizate ilegale, kur organizimi i tyre ishte me sistem tresh?! Pa tjetër, dikush që bënte pjesë në udhëheqjen e lartë të MLK. Dhe, çuditërisht, sipas këtij libri, i shpëtuan atij arrestime vetëm dy veta: një nga Tetova dhe një nga Kosova, anëtar i Byrosë Organizative të MLK, më vonë edhe anëtar i Drejtorisë Politike!

Vetëm edhe këto dy fakte të krijojnë bindjen se organizata “Syri i Popullit” është thjeshtë një krijesë tipike si ajo që tregon Selim Brosha. Madje bëhet e ditur se kjo organizatë “terroriste” është themeluar pasi i arrestuari Murat Jashari kishte filluar t’u drejtonte publikisht qindra pyetje-akuzë secilit anëtar të asaj Drejtorie Politike, duke i akuzuar si vrasësës të vëllait të tij, Ismet Jashari.
Dyshimin se kjo organizatë është inicuar prej SHIK-ut e përforcon edhe një fakt tjetër. I arrestuari i datës 13 mars 2017, Murat Jashari, kishte ardhur në Kosovë edhe herë të tjera pas asaj mbledhjeje të filmuar që e pamë në RTK; atëherë, pse nuk e kanë arrestuar përderisa e dinin se kishin të bënin me një “terrorist” me qëllim që të parandalohej vrasja?! Pse nuk e kanë vënë në dijeni këta zotërinj të SHIK-ut shtetin Zvicerian se atje ishte krijuar një “organizatë terroriste” me emërin “Syri i Popullit”?!
Por, me sa po duket, këta “nxënës të shkollës së UDB-së” nuk kavë vepruar ashtu sepse kanë pasur dhe kanë qëllime të tjera. Dhe cili është ai qëllim?
Mirëpo, që të dalë e vërteta e qëllimit kryesor e stisjes së kësaj “organizate terroriste”, duhet ditur origjina e themelimit të SHIK-ut, thënë ndryshe Shërbimi Sekret i PDK-së. Ky institucion nuk është asgjë tjetër, veçse Drejtoria Politike e dikurshme e UÇK-së, e cila përbehej prej drejtuesve të sotëm të disa institucioneve kryesore të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe Jakup Krasniqi. Këtij të fundit iu desh gati 15 vjet ta kuptonte se ky institucion multifunksional nuk ishte gjë tjetër vecse një mini-gestapo, e drejtuar nga “strategu i rrallë i UÇK-së”, (sikundër e quan Kadriun vetë Jakupi në f,86 të librit të tij “Kthesa e madhe”), strateg, i cili e pat shfrytëzuar me shumë mjeshtëri ndershmërinë, autoritetin si njeriu më i besuar i Adem Jasharit, por dhe naivitetin e tij. Dhe kur Jakupi e kuptoi, ishte tepër vonë, të cilin ai e shpreh edhe në shkrimin e tij të datës 07/05/2016, me titull “Katër polici sekrete, secila më kriminale se tjetra”, kur thotë se “Shërbimi Sekret i PDK-së është më i sofistikuar dhe më banal se UDB-a serbe-jugosllave dhe Shërbimi Sekret i LDK-së”. Veprimtaria personale e z.Jakup ka luajtur një rol të dorës së parë në bërjen e këtyre zotër të luftës dhe të UÇK-së, por është mirë që më në fund mundi ta zbulonte. Më mirë vonë se kurrë.
Kjo Drejtori prej krijimit të saj ka pasur disa funksione, të clët përshkruhen qartë në librin e z.Jakup Krasniqi “Kthesa e Madhe”, në faqen 90 të tij. Dhe konkretisht ajo ishte: Drejtori për informim publik, Drejtori për propagandë, Drejtori e Sherbimit të Fshehtë Informativ (SHIK) dhe njëkohësishtë edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Dhe ky institucion multifunksional është themeluar menjëherë pasi u realizua shmangia e Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës nga drejtimi i luftës në Kosovë dhe nga drejtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Ibrahim Kelmendi e Muhamet Kelmendi e quajnë puç. Ky puç është realizuar në 23 maj 1998 në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LPK, në Lidhjen e Shkrimtarëve në Tiranë (shih Muhamet Kelmendi “Pse nuk u ndërtua Fronti”, 1997, f.87-88; Bedri Islami “I vërteti” 181-182)
Data e krjimit të këtij institucioni multifunksional të UÇK-së, figuron pas dates 23 maj 1998. Ajo është data 11 qershor 1998, ndërsa Komandant i SHP, Azem Syla, emërohet në 16 qershor. Mirëpo, duke u krijuar ky institucion nga vetë anëtarët e tij dhe nga asnjë forum i ndonjë force politike, vetë Vali e vetë Kadi, e madje, duke qenë edhe shërbim i fshehtë, kjo Drejtori Politike natyrisht që do të ishte edhe polici private e këtij grupi. Dhe, të tërheq vemendjen fakti se vetëm pas këtyre datave ndodhën vrasje ende të pasqaruara mirë kundër disa viganëve drejtues të lartë të LPK-së, si p.sh Behajdin Hallaçi për të cilin akuzohet Kadri Veseli, Ismet Jashari-Kumanova, Femi Lladrovci etj. Madje, për mos-hyrjen e Femiut në Kosovë kanë bërë të pamundurën tre anëtarët e parë të Drejtorisë Politike dhe Azem Syla, (shih Bedri Islami “Lëvizja”, f.354).

Prandaj dhe dyshojmë se kjo organizatë mund të jetë krijuar nga Shërbimi Sekret i PDK-së, ose si quhet sot “Pronto”, për disa qëllime kryesore. E para, këta anëtarë të Prontos, sado që mbajnë aktualisht në duart e veta tërë pushtetet në Kosovë, e dinë fare mirë se për t’i ruajtur këto pushtete do t’u duhet të godasin ashpër kundërshtarët e tyre politikë, vitalitetin e të cilëve e kanë provuar edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kësaj lloj mini-gestapoje gjysëm legale, e cila në mes të ditës e fshehtas pat bastisur shtëpinë e S. Ramabajës pa u trembur nga ligji, do t’i duhet të bëjë shumë punë në këtë drejtim për ta nënshtruar popullin dhe shtetin, largimin nga politika të udhëheqësve të partive opozitare, sidomos te Vetëvendosja, duke u fabrikuar akuza, duke i arrestuar ose duke i detyruar të arratisen. Prandaj jo pa qëllim e theksojnë me të madhe përkatësinë e këtyre gjashtë personave si anëtarë të Vetëvendosjes, për ta përkulur atë ose të shpërbëhet ajo. Së dyti, për t’i thënë historisë se kanë bërë shumë mirë që e kanë zhvendosur Këshillin e Përgjithshëm të LPK-së nga udhëheqja e luftës dhe e UÇK-së, pasi “ata kanë qenë terroristë”. Dhe, së fundi, ta justifikojnë edhe ligjërisht privatizimin e luftës së popullit shqiptar në Kosovë për lirinë dhe pavarësimin e saj si dhe historinë e UÇK-së.

Pa dyshim se shumë shqiptarë të ndershëm kanë mbetur të habitur nga kjo lloj propagande e fuqishme dhe kthesë e papritur e ngjarjeve. Dhe kjo ndodh sepse të gjithë ne jemi gabuar kur nuk kemi vënë re paralajmërimin që pat lëshuar Drejtoria Politike në 26 maj 1998: “UÇK-ja nuk ka nevojë për udhëheqje të çdo force politike”, ngjashëm me paralajmërimin që pat lëshuar dikur Hitleri: “Atje ku jemi ne, nuk ka vend për askënd tjetër”!
Prej atij momenti këta anëtarë të Drejtorisë Politike u bënë zotërit absolutë të luftës dhe UÇK-së dhe sot të institucioneve kryesore të Kosovës. U lumtë, janë treguar shumë të aftë. Kiju inatin, por jepu hakun.

Tiranë, 10.10.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dilaver Goxhaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 623 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi