Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJĖ UDHĖTIM NĖ KRAHINĖN E MATIT, VENDLINDJES SĖ FIGURAVE HISTORIKE
Publikuar më 25 tetor, 2017 nė orėn 21:31 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Njė udhėtim me sfond eksplorues, qė nuk ngjan me frymėn bajroniane tė shtegtimit, por qė riaktivizon energji tė pashtershme ndaj natyrės dhe historisė, pėr tė depėrtuar nėpėr labirintet, ku dora e njeriut ka ruajtur dritė-hijet e kohėrave, kurioziteti e bėn "ritualin" tepėr pasionant e vizionin shpirtėror tė prekshėm.

Liqeni i Shkopetit
Relievi i Luginės sė Matit me ngjyrėn e kaltėr tė ujėrave dhe faqet e thyera tė brigjeve shkėmbore, si njė tablo mbresėlėnėse qė ravijėzohet tė shpėrfaq malet, pėrjetimet s’i ka njėsoj dhe as tė pakrahasueshme me tė mėparshmet. Ka veēanti nė atė mozaik ngjyrash tė natyrės, qė bėhet frymėzim pėr piktorin, poetin, skulptorin, arkitektin, studiuesin, (pėr tė gjithė ata, tė cilėt fshehin pak talent brenda vetes) dhe mund t’i nxjerrin nė pah ato. Lumi i Matit me digat e dy hidrocentraleve tė para shqiptare, tė Shkopetit dhe Ulzės, me liqenet e krijuara prej tyre, tė shndėrruara nė dritė, na rizgjon kujtesėn e njė kohe aksionesh tė mėdha pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e Shqipėrisė, ku historia flet pėr muskuj e pėr burra, tė cilėt lanė pas kėto vepra tė mėdha, por edhe kėtė peizazh pyjesh si tunel me klorofil. Janė pjesė tė peizazhit qė ndryshon kilometėr pas kilometri, duke tė krijuar ndjesi tė mrekullueshme. Tė shtojnė emocionet edhe vendbanimet me ndėrtime tė shpėrndara, si dėshmi tė origjinės shqiptare gjatė shekujve. Pėrmes tyre hyn thellėsive historike tė Matit, nė rrėnojat qė fshehin gjurmėt e Sė Shkuarės, me kėmbėt e udhėtarėve tė huaj, kronikanėve e studiuesve dhe dėshmitė e tyre.
Mati ėshtė njė tokė e banuar nė tė gjitha periudhat historike, me zanafillė nga qytetėrimi prehistorik i Pellazgėve dhe i Kulturės Iliro-Piruste e mė gjerė. Ato sot shpėrfaqen, me shtrirje nė tuma dhe varre ilire, vendbanime shpellash, objekte tė epokės sė Gurit, Bakrit, me mure fortifikimesh e qyteza antike, me ura e fragmente kalldrėmesh, etj, tė cilat pėrbėjnė krenari edhe nė legjenda, kėngė, besime, veshje tradicionale tė mrekullueshme dhe plot fantazi qė, duke u thurur gjatė shekujve, kanė rrjedhur deri nė ditėt e sotme si pasuri e pashtershme kulturore apo edhe nė epikėn krijuese tė poetėve tė kėsaj treve.

Miq qė afrojnė kohėra dhe figura historike

Pas kthesave tė shumta gjarpėruese, mbėrrijmė nė qytetin e Burrelit, ku po mė priste me buzėqeshje miku im, Hamdi Hysuka, kryetar i Klubit tė Shkrimtarėve dhe Artistėve “Pjetėr Budi” Mat. Pa u shtruar mirė nė bisedė me njėri-tjetrin dhe duke kėmbyer pėrshėndetjet e mirseardhjes tė kapėrcyeshme lehtė, vjen radha e kafesė nė kėtė pragmėngjesi tetori, si shenjė mirėsie qė ka rėndėsi pėr pritjen e mikut, nė sofrėn matjane. Me Hamdiun, ndjehesh kėndshėm edhe kur bisedon pėr historinė.
-Ēdo vend ka historinė dhe menēurinė e tij, -thotė Hamdiu. – Ka pasur e ka burra tė menēur e fisnikė. Kohėrat me trajektore lėvizjesh qė lindėn me luftra, pėrplasje, kurthe, kėrkuan edhe trimėrinė e burrėrinė e tyre, qė as shekujt nuk i kanė tretur. Mati, si krahinė, i ka dhėnė Kombit shumė figura historike: Gjergj Kastriotin, qė bėn krenar ēdo shqiptar; tė pakrahasueshmin Pjetėr Budin, Rexhep Pashė Matin, Ahmet Zogun, Shahin Toēin e shumė tė tjerė, qė shkruan dhe ndritėn historinė e ndritur arbėrore.
Ėshtė pohuar se Kastriotėt ishin matjanė dhe se nė Mat kishin bazat e tyre mė tė fuqishme, si: kalatė e Stellushit, Petralbės, Xibrit, tė cilat ishin fortesa, tė tė mposhtnin sulmet osmane, por qė u shkatėrruan pas vdekjes sė Kryetrimit nga osmanėt e tėrbuar. Tė tjerė pushtues do tė nxitonin tė nėnshtronin shpirtin matjan, por gjaku i arbėrit i thėrriste ata, ndaj dhe bashkonin herė-herė armėt nė kryengritje e kuvende tė ndryshme qė tė mbronin trojet e veta. Dhe si mund tė ndodhte ndryshe nė kėtė vend tė pėrcėlluar nė histori, por edhe me patriotizėm pėr tokėn, vendin dhe shtėpinė e tyre; me vuajtje, luftėra pėr mbijetesė, fitore, humbje, por dhe me fatalitete, shpresa, besim, etj. E kėsisoj nė atė ecje tė Matit, hapi i tyre, herė kthehej nė triumf, herė nė ndėshkime kolektive.
Kafja, biseda, na prinė tė kundrojmė mjediset e gjelbėruara e ēlodhėsė tė Burrelit, qė marrin tė tjera vlera me statuja dhe buste. Nė sheshin kryesor tė qytetit pėrballesh me shtatoren e mbretit tė shqiptarėve, Zogu I, birit tė Matit, tė kthyer kėtu tashmė, nė monument, nė truallin e vet, ku i ra pėr hise epoka mbretėrore shqiptare nė fillimshekullin e kaluar. Dhe, pa e ndalur ecjen tonė vėshtrojmė bustin modest tė Gjergj Kastriotit, disi nė kontrast me madhėshtinė e tij e mė tej te ambientet e gjimnazit tė qytetit, atė tė Pjetėr Budit. Kėta, kanė , aty historinė, qė rrezaton pėr Matin dhe gjithė kombin tonė. Ėshtė paradoks qė kėto buste, tė fshihen thuajse larg syrit tė matjanėve (vizitorėve patjetėr) e tė duket sikur nuk u kanė dhėnė vendin e duhur nėpėr cepa lulishteje, apo oborre shkollash.
Cilido prej shqiptarėve tashmė po pėrjeton goditjen e dashurisė (madhėshtisė) pėr bėmat e figurave historike. Mos vallė jemi nė krizė shpirtėrore si pasojė e ca shqiptarėve antishqiptarė me qėllime antikombėtare, qė po vrasin historinė e lashtė e vazhdojnė tė tregojnė instiktet e tyre prej tradhėtari, duke mos lėnė figurė historike (dhe jo) pa njollosur e pėrbaltosur, qė tė ēojnė tė ardhmen tonė pa krenari?!
Eh, Shqipėrisė s’i ndahet mjegullnaja mbi kokė, edhe pse demokracia qė erdhi premtoi se do tė ndėrtonte njė shoqėri vlerash dhe jo "antivlerash" si ajo e Diktaturės. Por fizikisht kjo murtajė e ka lėnė litarin jashtė, ku pengohemi, tė ngatėrruar sa nga njė anė, nė tjetrėn, me ndasi partiake, duke humbur elemente tė karakterit tonė tradicional, si: menēurinė, dinjitetin dhe hierarkinė e vlerave. Sepse shoqėria shqiptare dhe insitucionet nuk po gjejnė mėnyrėn pėr tė pasur njė relatė tė pėrgjegjėsisė mbi historinė tonė nė kėto zhvillime tė reja, por jemi aty ku kemi qėnė, duke ricikluar tė njėjtat probleme me tė njejtėt protagonistė e ide. Por mbase erėrat qė po fryjnė do ta pastrojnė qiellin e bukur shqiptar nga retė qė tė shohin horizonte me dritė dhe tė japin shpresė.

Ftesė nė vėnde historike

U bė shkak njė ftesė e Hamdiut qė tė vizitoja Klosin, i cili ndėrshtrihet luginės sė Matit, tė cilin nuk mund ta kalosh pa pėrshtypjen e Sė Bukurės mes malesh miqėsore me pamje zanash e djepesh tė lashtė, ku po na priste studiuesi i kėsaj treve Aqif Ymeri. Ėshtė njė njeri qė meriton t’ja dėgjosh fjalėt. Mjafton tė dėgjosh emrin Klos dhe pėrfytyrimet tė marrin udhėn e historisė Sė Largėt, edhe kėtu e pranishme dhe mbizotėruese sė bashku, me kėngėn e zogjve, apo tringėllimat e zileve tė bagėtive, (tek-tuk) me zėrat e banorėve, ndėrsa dielli lind e perėndon mbi kėtė natyrė magjepėse, ku jetohet raliteti i sotėm, duke shpresuar pėr tė nesėrmen.
Ecim tė nanurisur nga shushurima e lehtė e lumit tė Matit, qė gjarpėron nė shtratin e tij tė stėrlashtė e sikur tė pėrpin e tė gllabėron sė bashku me hijeshinė e tij, gjelbėrimin e ngjyrosur, pėr tė ngjallur nė shpirt njė ndjenjė kėnaqėsie. Nėpėr horizontin e mjegullt vjeshtak, nė ujin e kristaltė tė lumit, me gjethet e verdha e nė copėzimet e tokės, nė faqet e rrėpirta, nė hijet dhe dritėn, tė shfaqet dora e palodhur, kujdesi i pamunguar i mendjes sė hollė tė banorėve. Janė karakteristike vendbanimet kėtu nė ndėrtime; secila me pamje tė pangjashme, diku- diku tė braktisura pėr shumė arsye, si ajo e infrastrukturė dhe kėrkesės pėr mė shumė dije e qytetėrim. Kur njerėzit e larguar tė jenė lodhur nga zhurma qytetare, ne do ta kėrkojnė mė shumė qetėsinė e saj.
-Ėshtė bukur kėtu, -thotė Hamdiu, -por pa investuar dhe krijuar ato qė mungojnė, gjithėēka mbetet pėr t’u dėshiruar. Ne duhet t’i thėrrasim ndėrgjegjes shoqėrore dhe politike qė diēka tė ndryshojė edhe pėr kėto vende me bukuri natyrore.
Pasi pėrshkon rrugėn mes njė hapėsire me gjelbėrim tė shoqėruar, me aromėn e frutave tė Vjeshtės, drejtimin e marrim pėr nė Fshat (Fushat), Klos. S’di ē’tė shohėsh mė parė nė mirėqėnien arkitekturore mes pemėve, kopshteve, avllive, oborreve tė tij, shtrirė rrėzė njė shpati shkėmbor. Nė kėto ndjesi tė kėndshme ardhjen tonė e pėrshėndet njė tufė zogjsh dhe tė lehura qensh. Ėshtė njė idil i bukur fshati. Banorėt, nė njė bashkėjetesė natyrale, japin e marrin me njėri-tjetrin reciprokisht me dashamirėsi, respekt dhe atmosferė miqėsore. Njė model pėr gjithė shoqėrinė njerėzore, qė nga qeliza e saj (familja) e deri nė organizma tė tjera shoqėrore, ekonomike e politike qė tė shton krenarinė. Ndaj edhe mikpritja pėr ne, (patjetėr si e gjithė tė tjerėve) nė kėtė trevė, ishte njė privilegj.

Gjurmė Lashtėsie, nė themelet e pazarit tė Klosit

Tė parin aty takuam Aqifin, njė burrė i thjeshtė e i ndershėm, njohėsi i mirė me frymė drite i zbulimit tė kumteve shpirtėrore e historike dhe vėzhgues i mprehtė i realitetit e problemeve shoqėrore tė trevės sė tij. Pėrshėndetjet dhe pyetjet e pasuruan qėndrimin nė shtėpinė e tij tė fshehur mes gjelbėrimit.
Rritet kurba emocionale e rrėfimit tė tij kur filloi tė bėjė gjeografinė e trevės dhe mė tej historinė, duke ngritur lart vlerat, jo vetėm me nerv tė hollė lirik, por dhe me argumente qė i ka pikasur ato nė kujtesėn e tė moshuarėve tė zonės. Natyrisht biseda pėrzihet me shkėmbime mendimesh dhe (pse jo) me debat tė kulturuar gjatė hulumtimit tė vlerave historike. Ndaj ajo, e mbėshtetur nė dashuri s’mund ta lejė Aqifin tė rrijė duarkryq e me njė zė mikpritės, tė shėtit me sy e kėmbė nė pamjet e natyrės dhe aspektin arkeologjik me toponiminė (pėllėmb e vend histori), por edhe me zanafillė tė shumė thesareve kulturore, tė lėna nė harresė si vend e kohė, por qė vlerėn e kanė tė madhe.
Njerėz hulumtues me thellime tė tilla vlerash ja shtojnė dinjitetin bisedės. Prandaj jemi me fat qė i mėsojmė dėshmitė tė cilat ngrenė historinė tonė kombėtare nė kohėra dhe pėrcjellin shumė opinione pėr tė ardhmen. Jetojmė nė njė kohė kur njė pjesė e konsiderueshme e njerėzve janė tė pushtuar nga problematika tė ditės dhe, kėsisoj enigmat e misteret e depėrtimit nė histori e pėr tė pėrceptuar ngjyrėn, formėn e natyrės, me pėrqasje nė botėn shpirtėrore, i shohin si absurditet. Duke ngjitur shpatin tė mbuluar aty-kėtu me drurė, ku asfalti humbet pėr t’i lėnė vendin rrugės me ēakull, makina ecėn lehtė duke u lėkundur nga gropat e shumta, qė duket se nuk mungojnė nė infrastrukturė, e cila bėn apel pėr mė shumė fonde nga shteti.
Vėshtrimin e kalon nė tablotė e maleve, qė ngrihen triumfatorė nė formėn e njė verande gjatėsore mbi luginėn e Matit. Hedh shikimin mbi kėto pamje madhėshtore dhe provon njė ndjenjė krenarie prej bukurive natyrore. Hije resh rrinė pezull nė njė lartėsi marramendėse dhe heshtja rreth e rrotull ėshtė sunduese. Dhe, si pėr tė zgjuar heshtjen e Natyrės u hap biseda pėr kėto gjurmė lashtėsie, qė i ndesh gjatė rrugės, tė cilat sipas Aqifit, janė themelet e pazarit tė Klosit, qė dikur shpaloste profilin e njė qyteti mesjetar autokton. Na bėjnė pėrshtypje fragmente muresh tė kalasė sė Petralbės, qė ngrihen mbi njė majė shkėmbore.
Historia e veēantė e saj (jo vetėm) nė tė gjithė trevėn e Matit e bėn njė monument historiko-kulturor tėrheqės dhe tė madh pėr nga historia. Ajo, pat qėnė jo vetėm fortesė ushtarake, por edhe vendverimi i Gjergj Kastriotit me Donikėn, gruan e tij. Mė tej, nėn kėmbėt e Petralbės, nė njė grykė pėrroi (Lesendra), ku shtrihet lagjia e Llaveshėve, ujėrat zbresin nga maja e malit dhe derdhen nė lumin e Matit. Dėshmitė tregojnė se baroti i zi shqiptar ėshtė prodhuar pėr herė tė parė kėtu. Aqifi tregon diēka nga trashėgimia nė breza e familjes sė Llaveshėve, kėtyre prodhuesėve tė njohur prej pesė shekujsh tė barotit, pėr tė cilat ka shumė dokumente e fakte me vlerė, por edhe histori tė dhimbshme tė qėndresės sė tyre e tė masakrave qė u janė bėrė nga pushtuesit turq.
Historia e kėtyre dingave (punishte baruti) duhej tė vazhdonte ende, por Aqifi tė thotė se ato u shkatėrruan nga pushtuesi italian nė vitin 1939. Nga pėrtej shpatit tė kalasė sė Petralbės, Guri i Bardhė, si njė copėz Parajse bukurie tė fton tė ngresh kokėn dhe, tė shohėsh malet. Sa shumė qetėsi pėrcjell natyra e papėrsėritshme e kodrave, brigjeve tė gjelbėruara, pėrrenjve, pyjeve e shkurreve, por edhe e ngastrave tė vogla, diku zallishte e diku kullota, me prodhime tė pakta!
Ndaj, kėtu Sė Bukurės s’i thua dot E Shėmtuar, megjithėse peizazhi ėshtė i ashpėr nė shkėmbinj, ku, si krifė kali shkunden retė duke t’u shfaqur nė ag tė kaltėr, si krijim i porsadalė nga energjia e Universit. E kush s’do t’i ketė zili kėto peizazhe tė qėndisura nė ashpėrsinė e Natyrės, tė cilat u ngjajnė kaq shumė atyre tė Zvicrės, por qė, ashtu si shumė tė tjera nė Shqipėri, janė lėnė nė harresė dhe besoj se njė ditė do tė mbushen nga turistė kuriozė.
Por bukurinė e njė vendi e bėn dora dhe mendja e banorėve tė mirė dhe punėtorė nė kohėra; kėshtu edhe tė kėtij vendbanimi me tradita. Eh, Guri i Bardhė ka pasur kulturė dhe, kjo ėshtė trashėguar edhe ndėr breza! Eh, kėtu u lind poeti ynė i madh, Pjetėr Budi!

Ura e Vashės nė Klos, si njė shtojcė e magjisė sė natyrės

Ura e gurtė shekullore e Vashės, njė bukuri arkitekturore nėn shenjtėrinė e Natyrės si shumė tė tjera, mban mbi vete ende gjurmėt e brezave. Tatėpjetė rrugės, na duhet tė zbresim nė njė shteg gjithė gjapėrime dhe aty ku ajo ka ngulur kėmbėt e saj, tė shfaqen madhėshtore e tė thikėzuara shkėmbinj e kanione tė njėanshme nė gjatėsi dhe lartėsi qindra metra, me rrjedhje ujėrash nazike nė zbritjen e tyre tė beftė. Ecja krijon lodhje, por nė tė njėnjtėn kohė edhe tė gėzon kur prek kėtė mrekulli, qė i ka mbijetuar shekujve, si dėshmi e rrallė gjithandej te ne pothuaj identike.
Ja dhe Ura e Vashės. Ajo ėshtė ndėrtuar nė fundshekullin XVIII nė njė grykė tė ngushtė duke ndėrlidhur dy brigjet e lumit Mat, ku ai gurgullon i rrėmbyer nėpėr gurėt e bardhė me njė virtyozitet mahnitės. Kjo urė harkore, me gjatėsi 11 m, 2.8 m e gjerė, e gjatė, 7 m e lartė, e gdhendur me gurė tė bardhė, ėshtė e ndėrtuar me themele mbi shkėmb dhe reflekton mė sė miri mjeshtėrinė e e duarve dhe mendjve tė ndėrtuesėve gollobordas.
Tek ura duket sikur kalon fryma e lumit me vibrime ndijesore nė shpirt e tinguj tė Natyrės dhe mėrmėrimės sė saj. Emocionet qė vijnė nga errėsira e shekujve ta sundojnė vetėdijen, veēanėrisht kur njohėsi i mirė, jo vetėm i historive tė trevės, studiusi Aqif Ymeri, me ligjėrimin dhe ngjyrimin lakonik tė mendimit, tė ēon natyrshėm nė botėn e rrėfimit tė tij interesant.
-Kėtu bashkė kanė udhėtuar, -thotė Aqifi, -luftėtari dhe tregtari, halli dhe malli pėr ‘‘tė mirė” a pėr ‘‘tė keq”, nuse mbi kalė, krushq e gėzime, sihariqe pėr djalė e hidhėrime, pėr punė; sigurisht edhe pėr t’u ēmallur me tė afėrmit, a pėr tė takuar miqtė; por janė shpėrfaqur edhe xhinde, dreqėr, djaj, maluketėr, ėngjėj dhe meleqe.
Dhe, pasi ka mbaruar tregimet e tij, tė dhjetra detajeve, fakteve, ngjarjeve nga kujtesa e tė moshuarėve, Aqifi tė fut nė njė botė tė panjohur, qė, nga rrethanat, koha dhe vendet ku kanė ndodhur, nuk e lenė tė qetė kėshtjellėn e shpirtit me imagjinatėn e pakufijshme. Histori tė tilla tė marrin pėrdore dhe ka pasur gjithkund, nė ēdo krahinė, ku kalonin rrugė e ngriheshin ura, tė cilat mbartin moralin, idenė dhe shijet e gjuhės sė popullit tonė; veēanėrisht duke nxjerrė nė pah antitezat edhe kontrastet e Sė Shkuarės. Por, pėrderisa koha evolon dhe shoqėria zhvillohet, ato tė mbushin shpirtėrisht me mesazhe tė gjalla, tė cilat pėrcillen aq qartė e qė pėrfaqėsojnė njė epokė tė artė e tė prezantojnė breza e histori.
Kjo urė ishte dikur pjesė e njė rrugė tė rėndėsishme, e cila emėrtohej si “Rruga e Arbėrit”, ose “Rruga e Karvaneve”, por dhe “Rruga e Detit pėr Dibėr” e kaluar, me kuaj e mushka tė ngarkuar me mall e kripė nė kriporet e Durrėsit, por edhe e mbushur me kalorės e kėmbėsorė nga fushat e Tiranės vijonte nė Shkallėn e Tujanit, drejt Qafė-Murrizės, Gurit tė Bardhė e zbriste tek Ura e Vashės nė lumin Mat pėr nė Dibėr e mė tej drejt Shkupit e anasjelltas. Ajo kalonte mes pyjeve dhe shkėmbinjėve, me gurra e burime, me prita dhe rreziqe tė shumta. Ėshtė e vėrtetė qė jetesa ishte e vėshtirė dhe rronin edhe me mercenarizėm, vasalitet, apo grabitje me armė, aty ku gjenin terren. Ndaj kjo rrugė dhe Ura e Vashės me vlera e interesa mbrohej me karakolle, por kishte edhe hane pėr strehim.
-E kthyer nė njė simbol, -thotė Aqifi, -Ura e Vashės nė vetvete ka vlera tė patjetėrsueshme historike dhe tani mundohet tė mbrohet nga vėrshimi i lumit e myshqet. Ndaj u jemi mirėnjohės tė parėve pėr ato vlera qė na lanė trashėgim, por qė ato tė mos zhduken, duhet ta mirėmbajmė me kujdes. Ndėrtimi i Rrugės sė Arbėrit do ta kthejė nė njė vend tė vizitueshėm. Klosi s’ka parė kurrė njė investim kaq me prespektivė pėr Tė Ardhmen, qė tė pėrmirėsojė jetėn e banorėve dhe njohjen e pasurive natyrore e historike tė tij. Ndoshta njė ditė do tė bėhet mė mirė, por duket disi e vėshtirė sa kohė qė ata tė cilėt kanė mundėsi tė sjellin zhvillim, nuk po mendojnė tė bėjnė mė shumė.
Kemi nevojė pėr kėto vlerėsime tė njerėzve tė mirė; tė shkundin shoqėrinė qė tė mbrojė Natyrėn dhe pasuritė historike.
Njė udhėtim mes bukurisė natyrore dhe monumenteve arkitekturore tė mbetet gjatė nė kujtesė, sidomos kur je me miq, mes maja malesh, tė pėrqafuara nga re e tė copėtuara nga ujėrat, me rrėfenja qė kanė mbetur nė origjinė, si simbol krenarie, tė cilat i flasin bindshėm Tė Sotmes pėr Tė Shkuarėn e Largėt.
Gėrshetimi i bukurisė natyrore, i miqėsisė, harmonisė dhe artistikes nė shoqėrinė e njerėzve tė fjalės sė shkruar, me natyrėn shpėrthyese tė Klosit, tė fton tė kthehesh pėrsėri kėtu dhe, nėse nuk kthehesh, ajo ėshtė e gatshme tė zeri njė vend tė veēantė nė kujtimet e tua, prej eksploratori.

PĖLLUMB GORICA


Ura e Vashes











Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 157 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Skandali i kriminelėve tė UDB-sė dhe familjes...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 18:13
Kompania ndėrtimore “Conex Sh.p.k.” me para tė veta i kreu punė Haki Rugovės nė fshatin Syriganė nė vlerė 80 000 euro, ia siguronte 100 vota LDK-sė nga 100...
Pėrfaqėsimi “dinjitoz” i Haxhi Zekės nga pedo...
E martė, 14 nėntor 2017 - 18:57
Rezultatet e Programit pėr Vlerėsimin Ndėrkombėtar tė Studentėve (PISA) tė cilat e radhisin Kosovėn diku kah fundi i pusit, nuk i bėnė pėrshtypje thuajse a...
Kosova, Dubai, energjia diellore dhe ajo e qy...
E enjtė, 09 nėntor 2017 - 19:07
Mora shkas nga njė kontratė e Dubait ( Emiratet arabe) me njė firmė nga Shangaji dhe njė nga sauditet pėr ndėrtimin e njė termocentrali diellor me fuqi 700...
Njė pėrvjetor qė nuk e tronditi botėn
E merkurė, 08 nėntor 2017 - 04:26
7 nėntori, nė mos tė gjithėve, tė paktėn brezit tim, i kujton njė datė apo ngjarje tepėr tė rėndėsishme, Revolucionin Socialist tė Tetorit, tė 1917-ės, ku...
HAXHI SALI BEJ PĖRRENJASI - NDĖRTUESI I VEP...
E premtė, 03 nėntor 2017 - 01:52
Sa mė shumė kalojnė shekujt, aq mė e trashė bėhet perdja e errėsirės pėr tė ndriēuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo qė nis tė shkruaj, me s...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi