Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Skica periodike
Publikuar më 27 tetor, 2017 në orën 00:45 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
FUSHATA ZGJEDHORE
Një kandidat në garën për kryetar të Prishtinë ka premtuar se me zgjedhjen e tij Prishtina gjatë dimrit do të ketë patinazh, ndërsa gjatë verës teleferik si dhe ajër të pastër. Prandaj qytetarët prej tri premtimeve të kandidatit për kryetar shpresojnë që synimi i fundit për ajër të pastër do të plotësohet patjetër, meqë edhe ashtu kryeqytetit i mungojnë oxhaqet e fabrikave që vjellin tym.

JAM MË I MIRI
“Unë nuk marr vesh në politikë, as në ekonomi nuk marr vesh. Jam më i mirë se disa kandidatë që ju premtojnë shumë pallate e fabrika, rrugë të gjata me ura të qëndrueshme. Ju e dini që unë si magjistar kam aftësi të bisedoj me zotin. Ju lutem, dëgjoni me kujdes! Për ndërtimtarët që dëshirojnë të bëjnë qerpiçë, jam në gjendje t’ua siguroj diellin për tharjen e qerpiçëve. Ndërsa për bujqit që dëshirojnë të mbjellin kallamboq, jam në gjendje t’ua sjell shiun dhe arat do të kenë rendimente të larta. Prandaj, votoni për mua! Jam i bindur se gjysmën prej jush do t’ua plotësoj dëshirën, dhe aspak nuk do të dëshpëroheni!” – kështu deklaroi magjistari para masës në sallë.

DINJITETI, SHPIRTI DHE INTEGRITETI
Javën e kaluar ish-kryetari Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në fushatën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të Gjakovës, ka thënë: “T’ia kthejmë prapë shpirtin Gjakovës”. Prandaj sipas deklaratës së bujshme të kryetarit të LDK-së, përndryshe ish-kryeministër i Kosovës, duhet gjetur fajtorin që ia ka marrë shpirtin Gjakovës për ta vënë para drejtësisë. Deklarata e Mustafës mund të jetë ironi metaforike për pushtet, përndryshe askush nuk ia mori shpirtin, jo vetëm Gjakovës, por asnjë qyteti në Kosovë. Ngjashëm deklaruan edhe kandidatët në Prizren dhe Han në Han të Elezit, të cilët në fushatën e zgjedhjeve për kryetar të komunës deklaruan se do t’ia kthejnë dinjitetin. Prandaj edhe këta kandidatë duhet treguar se kush ua mori dinjitetin qyteteve, për ta vënë para drejtësisë. Tani pritet që pas Gjakovës, Prizrenit të vijë edhe ndonjë kandidat për kthimin e integritetit të komunës.

KTHIMI I KRYETARIT NË SHTËPI
Nuk ka asnjë dyshim, me vend është deklarata e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, i cili gjatë vizitës në lagjet e Prishtinës ka thënë se do ta dërgojnë në shtëpi atë që nuk bëri asgjë për Prishtinën. Dihet, synimi i tij është largimi i ish-kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti. Megjithatë, sipas retorikës së tij, vetë kandidati i LDK-së duhet të shkojë në shtëpi. Nëse të reshurat atmosferike me breshër e dëmtojnë fushën, atëherë nuk dëmtohet vetëm një fshat, por një vend bukur i madh. Prandaj nuk duhet harruar se të gjithë kandidatëve u takon të shkojnë në shtëpi, jo vetëm ata që nuk i duan, siç është Vetëvendosja. Sa i përket mos realizimit të planit për ndërtimin e objekteve arsimore dhe shëndetësore, si dhe qendrat e rekreacionit sportiv, do ta kenë trashëgim nga të parët e tyre, sepse qysh ua kanë lënë të parët, do të veprojnë edhe të dytët. Nuk thonë kot populli “dardha nën dardhë bie”, prandaj edhe i dyti do të veprojë si i pari.

TRAKTORË DHE KAZMA
Një kandidat për kryetar të komunës, duket se vinte nga Krusha buzë Drinit, foli: “Dashamirë të nderuar, votoni për mua! Unë nuk do të hapi fabrika, as çerdhe për fëmijë, as shkolla nuk do të ndërtojë, as spitale nuk do të ndërtojë, as rrugë me ura nuk do të ndërtojë, por do t’ju sjell 10.000 traktorë me plugje dhe 100.000 kazma për punë. Betohem, unë nuk gënjej, dhe me të vërtetë premtimin do ta realizoj. Do të bindeni”. Për habi, jo që asnjë qytetar nuk e përkrahu, por të gjithë e braktisën sallën, sikur të kishte hyrë ndonjë ujk prej malit.

HALLET E KOSOVËS
Me një skicë të një autori shkruante “mallet prekin qiellin”. Prandaj fjalën ”mallet” jo që nuk e kuptojnë lexuesit, por as në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe nuk përfshihet. Padyshim që duhet të jetë ndonjë lajthitje teknike. Prandaj nëse fjala është për “malet”, atëherë regjistri i korporatës google na çon te Tropoja me alpe të larta, nëse fjala është për ”hallet”, atëherë na çon në Kosovë, ku populli vuan për kafshatën e bukës.

MIKPRITJA
Kur ministrat e qeverisë së Kosovës shkuan në gosti në kabinetin e zyrtarëve të UNMIK-ut në Prishtinë, këta të fundit në mikpritje u thanë ministrave “si në shtëpinë tënde”, ndaj ministrat e Kosovës e falënderuan, duke harruar që me të vërtetë gjenden në shtëpinë e vet. Kjo do të ishte sikur qiraxhiu t’i thotë pronarit të shtëpisë “si në shtëpinë tënde”, kur dihet që shtëpia është e pronarit.

NASTRADINI AUTOKRITIK
Nastradini ka qenë autokritik, i ashpër edhe ndaj vetvetes. Sa herë që ka bërë gabime, kokën e vet e ka dënuar që në shtrat të shtrihet pa jastëk, ndërkohë që këmbët i mbante mbi jastëk, sepse të shkretat këmbë mundoheshin gjithë ditën dhe ishin viktimë e gabimeve të kokës së tij budallaqe.

HUMANIZMI NDAJ KAFSHËVE TË EGRA
Vërtet banorët e fshatit Vevçan të Strugës gjatë muajit shtator ia shpëtuan jetën ariut në mal që ishte ngatërruar në rrjetin me tela, megjithatë faktori njeri është ai që e ka vendosur mjetin e gabuar në mjedisin malor, në të cilin kafshët e egra duhet të kenë lëvizje të lirë. Dihet, pylli dhe lumenjtë janë të kafshëve dhe shpezëve primitivë, ashtu siç është qyteti i njerëzve të qytetëruar.

ANKESA E QYTETARËVE
Flitet se fshatarët kanë qenë të siguruar nga shteti për dëmet për shkak të reshjeve të mëdha atmosferike, ndaj shteti kishte marrë masa për të ndihmuar me kompensim për pasojat dhe dëmet. Për habi, dikur kanë qenë 7-8 shtëpi që kanë pasur pula, kurse vetëm një shtëpi kishte biban, dhe një tjetër kishte pata e rosa. Mirëpo kur u shpall gjendja për ndihmë, të gjitha familjet u ankuan se kishin pasur shumë pula, rosa e bibanë, besa edhe strucë këmbëgjatë që vezët i bëjnë sa një pulë.

ANKESA E ÇIKLISTIT
Një çiklist kishte shkruar një koment pa emër, me nofkën ”i dëmtuari” ankohet për hajdutët që vjedhin çikleta, të cilit ia kanë vjedhë me dhjetëra, prandaj çiklisti është detyruar të blejë të njëjtën çikletë prej të tjerëve me para deri në 200 euro, që nuk janë pak. Në fund çiklisti i dëmtuar hajdutin e këshilloi që mos t’ia vjedhë çikletat. Mirëpo këshilla e policit për çiklistin është që çikletës t’i vë zinxhirin me dry dhe sytë t’i bëjë katër, sepse hajduti nuk ka kohë të lexojë qortimin e viktimës.

URREJTJA DHE VOTA E DEPUTETIT
Siç dihet, kandidati për pushtetin republikan të Maqedonisë, Koce Trajanovski, botërisht është deklaruar kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, mirëpo për të siguruar karrigen në pushtetin republikan të Maqedonisë kërkon votën e popullit shqiptar. Retorika e kandidatit sllavomaqedonas është se me anën e sllavishtes dominuese dëshiron të shtyp të drejtat e popullit shqiptar, ndërsa me anën e gjuhës shqipe dëshiron votën.

VJEDHJE E MADHE
Më 11.04.2017 shtypi maqedonas shkruante për një zyrtar që ka bërë vjedhje të madhe në një bankë në Maqedoni, i cili ka marrë hiç më pak se 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro pastaj është zhdukur. Uroj që hajduti të jetë serb ose grek dhe pa gjemb në këmbë shpëton prej ndjekjes policore, ashtu siç po shpëtojnë kriminelët serbë, të cilët kanë vrarë njerëz të pafajshëm shqiptarë e boshnjakë dhe askush prej tyre nuk po dënohet.

MENYJA E “TITANIKUT”
Në shtypin suedez "Metro" shkruan se si në shpallje shitet menyja e restorantit të anijes "Titaniku" që ka shpëtuar nga katastrofa më 4 prill 1912, në të cilën tregohet menyja e ushqimit "Moltid" me patate të fërguara me mish gjedhi, me mish peshku, me margarinë dhe lloje tjera të djathit, duket se në fund do të ketë sukses të shitet. Prandaj ai që e blen, do të heq një pjesë të ushqimit në familje. Më mirë që me ato para të ushqehen zogjtë dhe kafshët në fushë, se në dhomën e tij të mbahet një dokument “0” zero.

Suedi, 18.10.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 534 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi