Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A vlen edhe për Kosovën ajo se çfarë tha Ambasadori amerikan për politikanët e Tiranës?
Publikuar më 31 tetor, 2017 në orën 02:34 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mos vlen si reale dhe e vërtetë edhe për Kosovën deklarimi i Ambasadorit amerikan Donald Lu në Tiranë kur ai deklaroi për politikanët në Shqipëri se:

“Në këto 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e majta dhe nga e djathta, të cilët kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.

Mendoj se kjo vlen si e vertetë edhe per politikanët e Kosovës të këtyre 18 viteve.
Kjo është e vërtertë sepse prandaj paska qenë kaq shumë e vështirë në Shqipëri miratimi nga politikanët e “krimeve të tmerrshme” të ligjit të VETTING-ut. Dhe po prandaj edhe politikës në Kosovë pse edhe ajo është si kjo në Tiranë nuk merr persiper nismën pë miratimin e një ligji të tillë.

Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht te marrë nismën për miratimin e një Ligji VETTING si ky në Shqipëri,pasi Reforma në Drejtësi në Kosovë është jetikë për shtetin dhe shoqërinë në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Nëse Kuvendi i Kosovës e shmang një nismë të tillë atëhere kjo do të thotë se politika në Kosovë është mbërthyer nga krimi dhe korrupsioni, do të thotë se deputetët e saj kanë rekorde kriminale dhe për këtë arsye nuk e duan VETTING-un, ashtu sikurse bëri edhe politika e Tiranës gjithcka çfarë mundi për ta penguar dhe bllokuar miratimin e VETTING-un, ashtu sikurse përpëlitet edhe tani pas miratimit të saj për ta dështuar zbatueshmërinë e tij.

Nëse do të ishte bërë në kohë VETTING-u në Kosovë apo ndonjë ligj LUSTRACIONI nuk do të kishin kandiduar dhe rikandiduar shumë individë me rekorde kriminale për deputetë, për kryetar dhe për këshilltarë komunalë në Kosovë,nuk do ishim sot shumë gjyqtarë e prokurorë në sistemin e Drejtësisë kosovare , dhe njëkohësishti me VETTING-un politika e Kosovës do të ishte dekriminalizuar dhe e pastruar edhe nga individë me të kaluar politike të inkriminuar komuniste dhe UDB-ashiste.

Kosova duhet të vetëveprojë dhe nuk duhet të presë një imponim determinant nga SHBA dhe nga BE për ta miratuar Ligjin e VETTING-ut. Të paktën të bëjnë diçka vetë politika shqiptare në Kosovë në dobi të konsolidimit të shtetit, të pavarësisë, të ndërtimit të shtetit ligjor për t'i hapur rrugën edhe integrimit për në BE. Ta tregojnë veten deputetët ne Kosovë se kanë ndopak moral e përgjegjshmëri për interesin publik dhe kombëtar duke bërë e miratuar një ligj VETTING.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 500 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi