Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
XHEMALEDIN SALIHU, NJERI I ADHURUAR NGA POPULLI I LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS
Publikuar më 01 nėntor, 2017 nė orėn 05:58 ( Para 19 ditė e 15 orėve ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Presheva, pėr mua ėshtė vendlindja e dytė, pa e harruar vendlindjen time Velegllavėn (Velia Glauan e lashtė) njė pjesė tė synimeve e tė aspiratave jetėsore m’i plotėsoi Presheva sepse aty e kreva gjimnazin, aty e kuptova mė mirė se ēdo kund tjetėr, kuptimin e tė qenit gjallė, kuptimin e tė jetuarit dinjitetshėm, kuptimin e heqjes sė prangave (imagjinare) qė nuk dukshin po hapnin plagė... Aty takova shokė e miq qė ua pėlqeva vizionin.

Profesorėt e mi tė nderuar, veēmas, Mustafa Selimi e Adem Ahmeti, u bėnė dritė frymėzim pėr tė ecur pėrpara pa marrė parasysh sakrificat. Xhemaledin Salihun, derisa isha nė Gjimnaz e takoja pėr ditė. Ai si nxėnės, bashkė me Jonuz Fetahajn/tashti shkrimtar/ dhe Rexhep Ismajlin/tashti Akademik/ e mirėmbanin dhe e udhėheqnin Bibliotekėn e Gjimnazit vullnetarisht. Ėshtė i shėnuar viti 1965 kur nė revistėn javore “Zani i rinisė”u botua njė faqe me poezi tė grupit letrar tė gjimnazit. Nė tė gjitha takimet njėsoj si Xhemaledini frymėzonte, nė frymėn atdhetare, edhe Rexhep Ismajli, tash akademik nė hulumtime albanologjike. Mexhit Mehmeti, i cili para njė viti mori ēmimin “Naim Frashėri” pėr krijimtari letrare ishte njėsoj i kyēur nė tė gjitha rrjedhat pėrparimtare e atdhetare nė gjimnazin e Preshevės, po megjithatė qė atėherė dallohej Xhemaledin Salihu. Xhemaledini nxėnės i Gjimnazit drejtoi, organizoi dhe mori pjesė aktivisht nė aktivitetet kulturore dhe sportive/mori pjesė nė recitime, drame dhe ne fudboll/. Nė Preshevėn e atėherit dhe e gjithhershme, “Voskopoja e dytė shqiptare” u shqua dhe mbeti njėra nga shtyllat gjigante tė kalasė sė qėndresės shqiptare me veprat e tyre tė mira, artistike, hulumtuese, shkencore e tė tjera... Xhemaledini u brumos me zjarr patriotik edhe nė Universitetin e Prishtinės nė Prishtinė ku, studionte pedagogjinė. Nuk kishte gazetė, apo revistė qė nuk shkruante Xhemaledini pėr tema tė ndryshme, gjithmonė nė frymėn e luftės ndaj asaj qė ishte e dėmshme dhe devijante pėr rininė, dhe shoqėrinė shqiptare nė tė gjitha trevat, jo vetėm nė Kosovė. Gjatė studimeve, nė vitin 1970/71 ishte bashkėpunėtor i gazetės sė Studentėve “Bota e Re”, kryeredaktor i sė cilės ishte Ibrahim Rugova. Aty kah vitet e ’80, pas daljes tė shumė gjeneratave me shkolla tė larta, fakultete, magjistratura e doktorantura, Presheva frymonte njėsoj si tė gjithė ata qė donin tė ishin tė lirė, donin tė ishin tė barabartė nė krijimtarinė shpirtėrore e materiale. Xhemaledini, kudo nė arsim, kulturė dhe veprimtari qė plotėsonin shumė vakumet me elemente dhe prurje tė reja pėr tė ecur pėrpara... . . . E di e mbaj nė mend kur hynim nė tregun e Preshevės mezi kalonim nga njerėzit qė pėrpiqeshin tė gjejnė shteg pėr t’u afruar tek vendi ku kishin nevojė tė blenin diēka. Tė kėnaqej shpirti kur shihje shtim nė popullatė. Mė vonė veēmas pas vitit 1989, kur Kosovės iu uzurpua autonomia, edhe nė Preshevė u bėnė shkelje tė shumta tė sigurisė, tė tė drejtave elementare njerėzore ... kjo, pėr shkak tė ndryshimit tė politikės serbo-jugosllave, popullata filloi tė mos shoh perspektivė pėr tė jetuar nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė. Shpėrnguljet filluan dhe vit pas viti, gjendja nė tregun e rrugėt e Preshevės ndryshoi, nuk kishte shumė blerės nė treg, numri i nxėnėsve nėpėr shkolla filloi tė zvogėlohet. Kudo pasiguri... Vetėm, te ata qė kishin vizion pėr ardhmėrinė, vetėm ata qė kishin vendosur tė flijoheshin pėr tokėn e trashėguar nga gjysh stėrgjyshėrit e tyre, nuk lėviznin ishin shndėrruar nė Ante, nė Ante ishte shndėrruar edhe Xhemaledini . Dilte, takonte njerėz me shpresa tė thyera, bisedonte kurajonte, bindte qė tė qėndrojnė aty nė tokėn qė i kishte lėnė gjyshi e strėgjyshi; Xhemaledin Salihu, qė atėherė me shėnimet qė kishte grumbulluar gjatė gjithė kohės, prej kur ishte nxėnės i gjimnazit nė Preshevė, edhe gjatė studimeve, mė vonė edhe si punėtor i kulturės e i arsimit, botoi librin pėrkatėsisht monografinė pėr kultuėn e Preshevės : “Kultura shqiptare nė Preshevė 1945 – 1999” dhe shumė shkrime nga lėmija e historisė, gjeografisė, kulturės, bibliotekarisė, trashėgimisė nė shumė gazeta dhe Web faqe. Afirmimi i krijimtarisė sė Xhemaledin Salihut shtrihej gjithandej sikur njė fllad qė ta freskon shpirtin. Ditė pas ditėsh e vjet pas vjetėsh bėhej i admirueshėm, shumė i ndershėm e i nderuar nga masat e pėrgjithshme tė popullit. Ishte njeriu qė i njihte vlerat shpirtėrore, materiale dhe ato natyrore qė me fanatizėm i kishin ruajtur brez pas brezi shtresat e ndryshme popullore. . . . Fati i Luginės sė Preshevės ishte ngushtė i lidhur me fatin historik, politik e social tė Kosovės – me statutin politik tė Saj. Xhemaledini ishte sy e vesh, nė tė gjitha rrjedhat. Bashkė me shumė veprimtarė nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, kishin formuar parti politike dhe tė gjitha nė programet e punės pėr agjendė kryesore kishin statusin politik tė shqiptarėve, mbrojtjen e tyre dhe orientimin politik duke e sensibilizuar edhe opinionin ndėrkombėtar se ato troje me tri komuna ishin pjesė e shkėputur nga trungu kombėtar, nga Kosova e bashkė me Kosovės nga shteti amė Shqipėria. Kosova nė fillim kėrkonte republikė nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, pas uzurpimit tė autonomisė, Kosova ndėrroi orientimin politik. Kėrkoi sovranitet nė kufijtė ekzistues, formoi organet shtetėrore (paralele). Edhe Lugina e Preshevės ndėrroi vendosi qė tė organizojė referendum gjithė-popullor. Pas formimit tė Kuvendit pėr shpalljen dhe organizimin e Referendumit, nė kuadėr tė tij u zgjodh edhe Kryesia e Kuvendit me Kėshillat pėrkatėse tė veprimit. Kėshilli pėr Arsim, Kulturė dhe Informim i Kuvendit, me kryetar Xhemaledin Salihun, para Referendumit, mė 24 shkurt 1992, sė bashku me forcat tė tjera relevante, organizoi Konferencėn e parė pėr shtyp, nė lokalet e PVD-sė,(Partia pėr Veprim Demokratik), ku morėn pjesė shumė gazetarė, nė mesin e tė cilėve edhe Shefki Ukaj, gazetar i mirėnjohur. Para kėsaj Konference shtypi, Nehat Hyseni, kryetar i Degės sė PVD-sė nė Preshevė dhe Xhemaledin Salihu, sekretar mė 19 shkurt 1992, ditė e hėnė, nė Prishtinė morėn vulėn e porositur tė referendumit dhe pėrgatitėn Konferencat pėr shtyp. . . . Nė mbrėmje po tė kėsaj dite, duke u kthyer nga Prishtina, nė kthesat e Liqenit tė Badovcit, me qė ishte dimėr me acar, rrugėt ishin me borė dhe akull, rrėshqitėn me makinė dhe u rrokullisėn, duke e zėnė gjithė rrugėn. Me ta nė makinė ishte edhe Akademik Rexhep Ismajli, i cili nga Presheva udhėtonte pėr nė Gjermani, me dy strajca material politik tė LDK-sė. Jetėn tonė e shpėtuan dy tė rinj, tė cilėt e ndalėn komunikacionin qė vinte nga Prishtina. Pastaj ndihmuan edhe xehėtarėt e Kishnicės qė ktheheshin nga puna. Ata e rrotulluan makinėn e pėrmbysur e tė prishur, e larguan nga rruga meqė mė nuk ishte pėr pėrdorim. E morėn Rexhep Ismajlin nė autobus dhe vazhduan pėr Gjilan, ndėrsa Nehati dhe unė erdhėm mė vonė. Rreziku mė i madh ishte tė gjendej vula e referendumit dhe materiali politik, por kjo nuk ndodhi fal syēeltėsisė tonė. Konferenca e parė pėr shtyp ndodhi mė 24 shkurt 1992, ndėrsa Referendumi nė pyetjen: A jeni pėr Autonomi Territoriale politike me tė drejtė bashkimi me Kosovėn, ndodhi sipas planit dhe pėrgatitjes mė 1 dhe 2 mars 1992. Konferenca e dytė pėr shtyp u organizua mė 4 mars 1992, ku morėn pjesė shumė gazetarė. Referendumi rezultoi me 98,86% tė deklarimit tė Shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės. Mė 28 shkurt tė vitit 1993, nė Shtėpinė e Kulturės u mbajt Tribuna politike me temėn:”Referendumet e Shqiptarėve nė-ish-Jugosllavi dhe rėndėsia e tyre nė zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare”, tė cilėn e organizoi Partia pėr Veprim Demokratik, Kėshilli pėr Arsim, Kulturė dhe Informim i saj, me kryetar Xhemaledin Salihun, nė shenjė tė kremtimit tė 1-vjetorit tė mbajtjes sė Referendumit mė 1 dhe 2 mars 1992, ku morėn pjesė: Prof.dr. Fehmi Agani, nėnkryetar i LDK-sė, Prof.dr. Ali Aliu e Akademik Rexhep Ismajli, anėtarė tė Kryesisė sė LDK-sė, Dr. Jusuf Bajraktari, nėnkryetar i PFK-sė, Rasim Lajiqi, kryetar Qeverie dhe sekretar i pėrgjithshėm i PAD-it nga Sanxhaku, Riza Gruda, ish deputet popullor dhe aktivist i dalluar i PAD-it, Basri Musmurati, kryetar i Degės sė LDK-sė nė Gjilan, Ibrahim Kadriu, kryetar i Kuvendit pėr shpalljen e referendumit, Zeqirja Fazliu, kryetar i PDSH-sė, pėrfaqėsuesit e Forumit tė Gruasė, pėrfaqėsuesit e mjeteve tė informimit dhe prezenca e shumtė e qytetarėve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės. Pėr ta vėrtetuar rėndėsinė e kėsaj tribune, po japin disa fjali tė shkėputura nga fjalimet e pjesėmarrėsve tė Tribunės, marrė nga gazeta “Veprimi”: titulli: REFERENDUMET-MJET I FUQISHĖM POLITIK I LĖVIZJES POLITIKE SHQIPTARE:
Riza Halimi: Deklarimi i Shqiptarėve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės pėr Autonomi Territoriale politike ėshtė kėrkesė minimale drejt realizimit tė aspiratave tė tyre politike.
Prof.dr. Fehmi Agani: Referendumet e Shqiptarėve janė rezultat i rėndėsishėm drejt realizimit tė qėllimit final tė Lėvizjes Politike Shqiptare.
Prof.dr. Ali Aliu: Pikė kryesore ku mund tė humbim apo tė fitojmė, gjithėsesi ėshtė ajo qė sot po zhvillohet nė Kosovė.
Rasim Lajiqi: Shqiptarėt dhe Myslimanėt kurrė nuk kanė pasur arsye qė tė gjenden nė fronte tė ndryshme.
Dr. Jusuf Bajraktari: Me referendum u shpreh njėra prej kaptinave mė tė rėndėsishme tė dėshirės dhe vullnetit politik tė popullit tonė”,
Basri Musmurati: Integrimin tonė shpirtėror ta bėjmė integrim politik. etj.
Kur nisi tė shpėrbėhet RFSJ, Shqiptarėt nga Serbia Jugore morėn pjesė totalisht nė veprimtaritė politike tė pėrbashkėta tė sivėllezėrve tė tyre kudo, nė tė gjithė vendin. Dy parti nga zona ishin anėtare e Kėshillit Koordinativ tė Partive Politike Shqiptare nė Jugosllavi/KKPPSH/, tė kryesuar nga udhėheqėsi kosovar, Ibrahim Rugova. Kėto qenė Partia pėr Veprim Demokratik/PVD/ dhe Partia Demokratike Shqiptare. Kėshtu qė kėto parti ndan idetė e Shqipėrisė dhe Kosovės reale, tė mbrojtura nga KKPPSH nė fillimet e krizės Jugosllave mė 1991 dhe 1992. Falė gjeografisė dhe historisė sė tyre, veēanėrisht shqiptarėt nė Serbinė e Jugut kėrkonin Kosovėn e Madhe, ose nė terma mė konkrete, ribashkimin e tyre me Kosovėn. Mė 1 e 2 mars 1992, ata organizuan njė Referendum dhe u kėrkuan shqiptarėve nė tė tri bashkitė nėse ata donin ”autonominė territoriale dhe politike, me tė drejtėn e bashkimit me Kosovėn” Sipas tė dhėnave tė organizatorėve 96.86 % e afro 45.000 “qytetarėve me tė drejtė vote” e pėrdorėn votėn e tyre. Vetėm 25 individė u pėrgjigjėn negativisht. Pavarėsisht nga besueshmėria demokratike e njė referendumi tė tillė, pak dyshime mund tė kishte se ai shprehte ndjenjat e atyre qė morėn pjesė, domethėnė tė popullsisė shqiptare tė zonės. Pas Referendumit, e ashtuquajtura Ansamble pėr Autonomi Territoriale dhe Politike e Shqiptarėve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės publikoi njė broshurė prej pesėmbėdhjetė faqesh, me letėr lustėr, dyngjyrėshe, nė shqip dhe anglisht. Ajo pėrmbante njė hartė qė tregonte zonėn “nė kontekstin e shqiptarėve nė Jugosllavi” dhe pohonte qė kjo zonė kishte qenė nė lashtėsi, pjesė e shtetit antik tė Dardanisė, tė cilėn shqiptarėt fort tė pėrkushtuar pėr pavarėsinė e Kosovės, e kishin zgjedhur, pėr komb tė shquar si pikėn referimit historik. Mė tutje broshura thoshte se banorėt shqiptarė tė tė tri bashkive ishin, pavarėsisht ndarjeve administrative, “pjesė pėrbėrėse e tėrėsisė etnike tė shqiptarėve” qė “ merrnin pjesė nė tė gjitha veprimtaritė kombėtare shqiptare “. Nė ditėt e para tė krizės Jugosllave mė 1991 dhe 1992, Shqiptarėt nga Serbia Jugore formuluan ankesat e tyre nė tre dokumente: I pari ishte njė dokument i quajtur “Informacion mbi shkeljet e tė Drejtave Civile dhe Kombėtare tė Shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė” e nėntorit 1991, e nėnshkruar pėr PVD-nė nga Riza Halimi. Ai u ndoq, nė dhjetor 1991, nga njė letėr pėr Organizatėn Arsimore, Shkencore dhe Kulturore tė KB-sė/UNESCO/, tė firmosur nga sekretari i PVD-sė pėr arsim dhe kulturė, Xhemaledin Salihu, i cili ankohej pėr “diskriminim e plotė me njė prirje shkatėrrimi fare” tė arsimit nė gjuhėn shqipe. Dokumenti i tretė ishte broshura e lartėpėrmendur e 1991-shit. Nė qeverisjen lokale tė parė shqiptare tė Preshevės, nė qeverinė e saj udhėhoqi resorin per kulturė, arsim, kulturė fizike dhe informim. . . . Xhemaludin salihu, ky njeri i madh i regjistrimit tė vlerave tė ndryshme kishte mbrri numrin e vlerave qė duheshin tė eksploroheshin mė se 800 sish. Duke e kuptuar se kjo mund tė realizohej vetėm me ndonjė Shoqatė qė udhėhiqej prej njerėzve tė devotshėm, prej njerėzve qė kishin pėrkrahjen e masave tė shumta popullore nė terren, prej njė shoqate qė do ta mbėshteste nė radhė tė parė sovrani – populli, po edhe institucionet aktuale tė vendit, morri iniciativėn, formoi grupin inicues tė cilėt e thirrėn Kuvendin themelues dhe nė vitin 2010, themeloi Shoqatėn pėr Trashėgimi dhe Krijimtari Kulturore, me seli nė Preshevė duke pasur nė agjendėn e eksplorimit edhe Bujanocin, edhe Medvegjėn. Kryesia e themeluar nga Kuvendi pėr kryetar e zgjodhi Xhemaledin Salihun, tė cilit iu hapėn rrugėt e eksplorimit tė vlerave tė shumta nė kėtė rajon qė zyrtarisht, qė nga viti 1945, quhet Lugina e Preshevės. Pėr tė pasė sukses nė fushat hulumtuese zgjeroi bashkėpunimin me tė gjithė ata hulumtues qė i njihete, pėrmes veprave nė fusha tė ndryshme si nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Shqipėri, hapi bashkėpunim me shumė Shtėpi botuese , nė Gjilan e nė Prishtinė, tė cilat i afruan ndihmė tė pakursyeshme profesionale tė botimit nė vėllime tė ndryshme veprash. Shtėpia Botues “KURORA” nė Gjilan i ėshtė shumė mirėnjohės pėr afrimin e veprave, qoftė pėr lektorim, redaktim apo thyerje teknike sepse duke u bazuar nė vlerėn, qėllimin dhe synimin e Shoqatės ia rriste vlerėn edhe Shtėpisė Botuese. Kjo shtėpi Botuese duke njohur qėllimin e programit kombėtar eksplorues tė Shoqatės, ishte shumė e interesuar qė ta mbėshteste e t’ia afronte ndihmėn qė mund t’ia afronte, sepse Xhemaledin Salihu ishte bėrė njeriu mė i kėrkuar dhe i admiruar por edhe shumė i kėrkuar dhe i namun nga pushteti serb pėr ta penguar nė qėllimin qė ia kishte shtruar vetes pėrpara. . . Shoqata pėr Trashėgimi dhe Krijimtari Kulturore me seli nė Preshevė, pėr pėrmbushjen e detyrave programore tė punės sė saj, nė tetor tė vitit 2010 organizoi konferencė shkencore me temėn “Ēėshtja e valles popullore shqiptare nė Preshevė dhe rrethinė” duke shpallur konkurs me qėllim qė tė merrnin pjesė sa mė shumė hulumtues, pėrkatėsisht njohės tė kėsaj fushe tė trashėgimisė popullore, nė tė cilėn janė lexuar 12 kumtesa tė suksesshme, tė cilat pėr ta vazhduar ruajtjen e vlerave tė veēanta me tė njėjtin titull “Ēėshtja e valles popullore shqiptare nė Preshevė dhe rrethinė” e botuar po ashtu nga Shoqata pėr Trashėgimi dhe Krijimtari Kulturore nė Preshevė. Mė datėn 24 dhe 25 dhjetor 2011, u mbajt konferenca e radhės me temėn “Dasma shqiptare nė Preshevė dhe rrethinė, dikur dhe sot” , nė tė cilėn u lexuan 25 kumtesa shkencore tė cilat u vlerėsuan shkėlqyeshėm nga ekspert tė folkloristikės shqiptare. Kumtesat e lexuara nė kėtė konferencė e panė dritėn e botimit nė librin me tė njejtin titull tė redaktuar nga editori i SHB “Kurora” nė Gjilan, Kjo shtėpi botuese bėri edhe pėrgatitjen teknike tė librit. Simpoziumi i radhės u mbajt mė 23,24 nėntor 2012 me temėn “Lugina e Preshevės nė lėvizjen shqiptare gjatė historisė”, nė tė cilėn u lexuan 26 kumtesa me rėndėsi historike, arkeologjike, letrare e muzikore. Tė gjitha kumtesat u botuan nė librin me tė njėjtin titull, botimin e sė cilės e mori pėrsipėr Shtėpia Botuese “Kurora” nė Gjilan. Mė datėn 12 e 13 dhjetor tė vitit 2014, nga shtėpia Botuese “Kurora” nė Gjilan u botua libri me kumtesat e radhės me temėn “Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės dhe tė trojeve etnike nė ish-Jugosllavi, nė mbarim tė luftės sė Dytė Botėrore”. Kėto konferenca shkencore, tė organizuara nga Shoqata pėr Trashėgimi dhe Krijimtari Kulturore, kryetar i sė cilės edhe aktualisht ėshtė Xhemaledin Salihu, regjistruan njė pėrpjekje edhe tė intelektualėve tė trojeve tė ndryshme tė atdheut qė debatojnė dhe sjellin kumtesa pėr temėn e caktuar dhe tė propozuar nga kryesia e Shoqatės qė kanė tė bėjnė me begatinė e thesarit tė krijuar e tė ruajtur nga qytetarėt e Preshevės dhe tė rrethinės.
Xhemaledin Salihu ky bir i popullit as nuk u ndal as nuk ndalet para ēdo vėshtirėsie e rreziku, nga qėllimi i tij. Motivet e tij janė gjithmonė tė hapura dhe frymėzuese pėr tė dalė me botime edhe mė specifike edhe mė tė zgjeruara, gjithmonė me regjistrime tė trashėgimisė sė vlerave shpirtėrore, materiale dhe natyrore. Nė vitin 2014 Xhemaledini, pas njė pune me ngulm pėrkaktėsisht me pėrqendrim, botoi njė monografi me titull “Bujanoci burim i trashėgimisė sonė kulturore dhe natyrore”. Ky libėr pėrmban: Objektet dhe lokalitetet arkeologjike, objektet sakrale islame me njė vėshtrim historik pėr pėrhapjen e fesė islame n Kosovėn Lindore pėrkatėsisht nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Objektet sakrale tė krishtera, Objektet e banimit dhe ndėrtesa ndihmėse, Objektet publike dhe pėrmendoret, lapidarėt, bustet dhe pllakat pėrkujtimore dhe Trashėgiminė natyrore, duke qenė botues SHB “Kurora” nė Gjilan.
Bashkėpunimi me shtėpinė botuese kurorėzohet edhe me njė libėr tjetėr po tė kėsaj fushe “Rainca, vendbanim i vjetėr dardano-shqiptar nė rajonin e Preshevės” e botuar nė vitin 2015.
Kontributi individual dhe kolektiv i Xhemaludin Salihut ėshtė i madh - thuaja i papėrshkrueshėm. Me tė gjitha botimet dhe synimet qė i ka ky njeri, meriton respektin tonė e tė krijuesve tjerė tė fushave tė ndryshme nga se edhe pėrėkundėr moshės synimet e tija janė edhe mė afirmative tė vlerave tė shumta nėpėr lokalitetet e hapėsirės gjeografike tė quajtur Lugina e Preshevės...

Editori i Shtėpisė Botuese “KURORA” nė Gjilan
Hysen Kėqiku- shkrimtar


Gjilan, mė 16. 08. 2017


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 21 vizitorë
Lexuar: 76 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Skandali i kriminelėve tė UDB-sė dhe familjes...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 18:13
Kompania ndėrtimore “Conex Sh.p.k.” me para tė veta i kreu punė Haki Rugovės nė fshatin Syriganė nė vlerė 80 000 euro, ia siguronte 100 vota LDK-sė nga 100...
Pėrfaqėsimi “dinjitoz” i Haxhi Zekės nga pedo...
E martė, 14 nėntor 2017 - 18:57
Rezultatet e Programit pėr Vlerėsimin Ndėrkombėtar tė Studentėve (PISA) tė cilat e radhisin Kosovėn diku kah fundi i pusit, nuk i bėnė pėrshtypje thuajse a...
Kosova, Dubai, energjia diellore dhe ajo e qy...
E enjtė, 09 nėntor 2017 - 19:07
Mora shkas nga njė kontratė e Dubait ( Emiratet arabe) me njė firmė nga Shangaji dhe njė nga sauditet pėr ndėrtimin e njė termocentrali diellor me fuqi 700...
Njė pėrvjetor qė nuk e tronditi botėn
E merkurė, 08 nėntor 2017 - 04:26
7 nėntori, nė mos tė gjithėve, tė paktėn brezit tim, i kujton njė datė apo ngjarje tepėr tė rėndėsishme, Revolucionin Socialist tė Tetorit, tė 1917-ės, ku...
HAXHI SALI BEJ PĖRRENJASI - NDĖRTUESI I VEP...
E premtė, 03 nėntor 2017 - 01:52
Sa mė shumė kalojnė shekujt, aq mė e trashė bėhet perdja e errėsirės pėr tė ndriēuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo qė nis tė shkruaj, me s...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi