Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kėrcėnimet e njė spurdhjaku
Publikuar më 03 nėntor, 2017 nė orėn 01:39 ( Para 17 ditė e 19 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pėr shqetėsimet qė i ka krijuar botės mbarė e sidomos SHBA-sė, Japonisė, Koresė sė Jugut, Kinės e Rusisė, Koreja e Veriut, pėrmes kėrcėnimieve me armė bėrthamore apo dhe provave tė vazhdueshme tė raketave, si pėr tė acaruar nervat e tyre, lideri suprem i atij vendi, tė ngjall sa tė qeshura aq edhe zemėrim e urrejtje. Nuk ka ngelur politikan e analist i problemeve ndėrkombėtare pa folur e shkruar pėr kėtė. Duke qėnė kėshtu, ēdo koment do tė qe i tepėrt. I vetėdijshėm pėr sa mė sipėr, po pėrpiqem ta shoh problemin nė njė kėndvėshtrim tjetėr.

Sa herė qė e shoh nė ekranet e televizionit tė ashtuquajturin “udhėheqės suprem”, mė duket se parcaktimin mė tė saktė pėr tė e kemi nė gjuhėn shqipe me fjalėn spurdhjak. Nisur nga mendimi se lexuesi edhe mund tė mos e dijė kėtė fjalė, jo aq shpesh e pėrdorur, po e sqaroj qė nė fillim kuptimin e saj. Me kėtė term quhen harabelat, trumcakėt apo dhe ēdo zog i vogėl, nė pėrgjithėsi. Por unė, si shumė tė tjerė, mund tė mos e kisha nė fondin tim aktiv kėtė fjalė, nėse nuk do tė kujtoja fėmijėrinė, kur kjo fjalė pėrdorej nė kuptimin e mbartur, figurativ tė saj, si njė fėmijė i vogėl, pa vlerė e pa pėrvojė, kalama, mistrec. Kėshtu na thoshin mė tė vjetrit kur ne bėnim ndonjė gjė prej kalamani apo mistreci, si pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve, pa pasur tė drejtė, madje edhe duke i shqetėsuar ata. “Ik mor spurdhjak!”, “U bė dhe ai spurdhjaku tė flasė kėshtu?!”, “Do na mėsojė ai spurdhjak…” dėgjonim ta na thuhej prej tyre e tė tjera shprehje si kėto.
Pėr ta bėrė sa mė tė pėrligjur krahasimin, mė duhet t’i lė pak shteg fantazisė. Po qe se do tė vinte njė jashtė-tokėsor e do tė njihej me pėrplasjen pėr tė cilėn po flasim, pra, me shqetėsimet qė i ka shkaktuar botės mbarė ky diktatoruc, pyetja e parė e jashtė-tokėsorit do ta qe: “Kush ėshtė ky dhe, sidomos, ē’pėrfaqson?”. Kur tė dėgjonte pėrgjigjen se ai ėshtė “lideri suprem” i njė vendi relativisht tė vogėl e tė papėrfillshėm nė arenėn ndėrkombėtare, populli i tė cilit, nė shumicėn e vet, ka vuajtur e vazhdon tė vuajė deri edhe pėr bukėn e gojės, jashtė-tokėsori do tė befasohej e nuk do t’iu besonte pohimeve tė tjetrit. “Tė qe fjala pėr SHBA-nė, Kinėn, Rusinė, Gjermaninė apo dhe ēdo shtet tjetėr me potenciale tė spikatura ekonomike e ushtarake, edhe mund ta pranoja, por pėr sa dėgjova, sikur s’ma mbushni dot mendjen…”.
Nuk besoj se dikush mund ta vėrė nė dyshim mesazhin realist qė mbart episodi i mėsipėrm, edhe pse i stisur prej meje. Me kėtė unė absolutisht nuk mohoj potencialin ushtarak qė zotėron shteti koreano-verior, siē ėshtė vėnė nė dukje nga shumė analistė e politikologė. Kjo ėshtė e kuptueshme, kur kemi parasysh tė vėrtetėn e hidhur se Koresė sė Veriut, si gjithė diktaturavet tė tjera, shumicėn e buxhetit ia gėlltit armatimi, pėr mė tepėr kur bėhet fjalė pėr atė bėrthamor. Por, sidoqoftė, sado i madh qoftė ai, as qė ka tė krahasuar me ato tė superfuqive. Po atėhere si duhet kuptuar ky shqetėsim i madh qė ka ngjallur me kėrcėnimet e tij diktatoruci koreanoverior?
Pėr ta pėrligjur kėtė shqetėsim, sipas optikės time, pa e banalizuar problemin, mė duhet tė kaloj nė njė krahasim tjetėr. Parafytyroni njė fėmijė tė vogėl, pra njė spurdhjak, qė ka arritur tė gjejė njė armė dhe me tė nė dorė, del nė rrugė e kėrcėnon kalimtarėt. Duke qėnė fėmijė, rreziku ėshtė edhe mė i madh, nga qė mund ta shkrepė armėn e rrezikėshme, pa e vrarė shumė mendjen pėr pasojat. E vetmja zgjidhje pėr tė shmangur rrezikun e mundshėm ėshtė nxjerrja jashtė loje e kalamanit: ose duke ia hequr me marifet armėn nga duart, ose duke e bllokuar atė me ēdo rrugė tjetėr, pėr tė mos kaluar nė masa ekstreme, nėse rreziku bėhet konkret, pra, pėr ta asgjėsuar vetė atė, para se ai tė vrasė tė tjerėt. ( Nė parantezė, i kujtoj lexuesit, se jo vetėm kėtu nė Amerikė, por dhe gjetkė, kjo zgjidhje ekstreme, shpesh e vonuar, ka qėnė e vetmja).
Nuk ka nevojė tė jesh ushtarak, politikan apo analist qė tė pranosh se pėr SHBA-nė, nuk ka gjė mė tė lehtė se sa tė largojė ēdo shqetėsim thjesht duke e asgjėsuar atė qė po kėrcėnon, siē e pohoi fare qartė, pa dorashka, vetė presidenti Tramp. Por, po kaq e qartė dhe e thjeshtė pėr ta kuptuar ėshtė dhe pėrgjigja se pėrse SHBA nuk e ndėrmarin njė veprim tė tillė. Mjafton t’i kujtoj lexuesit se me sa lehtėsi u pėrmbysėn diktatorė tė tillė si Sadami e Gedafi pėr tė mos pasur as dyshimin mė tė vogėl pėr gjithė sė mė sipėr. Por, siē ėshtė thėnė edhe para pėrmbysjeve tė tyre, problemi ka qėnė e mbetet jo lufta por pas-lufta, temė kjo qė del jashtė kufijve tė kėtij shkrimi.
Po qe se do ta vazhdojmė krahasimin e mėsipėrm, me spurdhjakun e armatosur, qė pa asnjė arsye kėrcėnon tė tjerėt e pafajshėm, edhe Koreja e Veriut, pėrmes “liderit tė vetėshpallur suprem”, kėrcėnon e shqetėson botėn, pa qėnė i kėrcėnuar nga asnjė shtet tjetėr, e aq mė pak nga ata qė kėrkon tė sulmojė. Kemi tė bėjmė thjesht me ēmėndurinė e njė psikopati qė erdhi nė fuqi me mėnyrėn mė tė paligjshme, kur kemi parasysh se ai shtet nuk ėshtė as mbretėri qė ta ketė sadopak tė pėrligjur trashėgiminė e fronit. As qė bėhet fjalė pėr tė ashtuquajturin sistem komunist, siē pretendon ai.
Me qė dolėm tek ky shteg, dua tė bėj disa pėrsiatje tė tjera, qė janė dhe arsyet kryesore tė kėtyre radhėve. Ne shqiptarėve teatri i sotėm politik koreano-verior na kujton edhe diēka tjetėr, dikataturėn qė lamė pas. Pėr hir tė sė vėrtetės, “Enveri ynė” nuk arrinte nė tė tilla marrėzi groteske si Kim-at koreanė por, nė shumė dukuri tė tjera pėrngjasonte ma ta. Brezit tim i kujtohet i famshmi sllogan i tij: “Nėse armiqtė, pėrfshi dhe superfuqitė, na kanė nė grykė tė pushkės, ne i kemi ata nė grykė tė topit…”. Bunkerizimi i gjithė vendit qe njė marrėzi tjetėr e tij, alla-Kim, paēka se tė gjithė ishim absolutisht tė bindur se ne nuk kėrcėnoheshim nga asnjė agresion, aq mė pak nga ndonjė sulm bėrthamor.
Pėr tė mos u zgjatur, dua tė shtoj dhe diēka. Tek shoh “liderin suprem”, lakejtė civilė e ushtarakė qė e ndjekin dhe sidomos turmat qė duartrokasin e bėrtasin, mė dalin para syve, si tė gjalla tė tilla skena qė i pėrjetuam nė heshtje pėr afro gjysmė shekulli. Me kohė ne e kuptuam tė vėrtetėn, u zhgėnjyem keqas por s’kishim se ē’tė bėnim. Nė shpėlarjen e truve tona, si popull, ndihmonte dhe mungesa e informacionit, sidomos ne qė ishim tė izoluar deri nė ekstrem. Dhe pyes veten: ”Po sot, nė kėtė kohė qė e ke vėshtirė nė mos edhe tė pamundur ta mbash njė popull nėn sundim me metoda tė tilla, kur mjetet e kumunikimit dhe informimit masiv nuk ka burrė nėne qė t’i ndalojė, si ka mundėsi qė ai popull tė durojė njė diktatoruc tė atillė qesharak?! Unė e di se ai, si ēdo diktator tjetėr, zotėron njė aparat tė tmerrshėm shtypės pėr t’ua mbyllur gojėn turmave. Por prapė pyes veten: a thua se nuk ka nė atė vend intelektualė apo dhe tė rinj tė shkolluar qė mund ta ndėrgjegjėsonin, pak e nga pak, masėn e gjerė, pėr tė ngritur krye kundėr diktaturės, siē ndodhi kėtej nga anėt tona?! Kam mendimin se shumė shpejt do tė ndodhė dhe atje pėrmbysja e madhe dhe ato turma qė i kemi parė duke duartrokitur e brohoritur pėr “liderin suprem”, do ta bėjnė kėtė pėr tė kundėrtėn: pėr lirinė e demokracinė e munguar. Ėshtė vetėm ēėshtje kohe!

Andon Dede
Nju York, 31 tetor 2017

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 104 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi