Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A I THA TË GJITHA TË VËRTETAT E “MASHTRIMIT”, Z. HASHIM THAÇI?
Publikuar më 03 nntor, 2017 në orën 01:47 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Akuzave të paradoditshme të Presidentit Hashim Thaçi, drejtuar BE-së dhe ndërkombëtarëve, iu dha publicitet vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Madje, ato akuza i publikuan edhe media e agjenci, gazeta dhe portale të njohura, si AP, The New York Times, The Washington Post, AFP, Yahoo, News, France 24, etj. Publiciteti që iu dha atyre akuzave të drejta të z. Thaçi qet në shesh edhe “fytyrën” e vërtetë të disa mediave e portaleve vendore, të afërta me UDB-në e me KOS-in shqiptaro-titist, se, kinse, Presidenti Thaçi i ka akuzuar edhe miqtë e Kosovës, citojmë: “Si asnjëherë më parë, ai ka goditur shtetet mike të Kosovës, të cilat kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale…” Po, çfarë gjykate speciale është ajo Gjykatë që ndjek luftëtarët e UÇK-së, të cilës po i gëzohen vetëm UDB-ashët dhe KOS-istët, me farë e me fis, me të gjitha mediat dhe portalet e tyre, deri edhe në të ashtuquajturin Kuvend?!...

Madje, një (k)”analist” tjetër me shkollë të madhe, kryepërpjetë, që nuk di të shkruajë as të mendojë shqip, thotë, citojmë: “Këto fjalë janë arsye e mjaftueshme që presidenti i një vendi demokratik t’i jepte dorëheqje, për shkak se ka hyrë në një proces “të padrejtë historik për Kosovën” dhe “përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj Gjykate”, pra, edhe duke vepruar në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve. Nëse nuk pasohet nga dorëheqja, cili është kuptimi i kësaj pendese? Dhe a ka vërtetë pendesë?”…

Dhe, e shihni, ju, shqiptarë, këtë ahmakllëk “akademik”, sepse, pikërisht, mashtrimet e këtij soji shqiptaro-titistësh me diploma të mëdha e me “dije” të pakufij kanë sjellë procese skandaloze, politiko-historike, për Shqipërinë, për luftën e lavdishme të UÇK-së, e, lëre më procese “të padrejta historike për Kosovën”(Sic!)… Dhe, ky soj (k)”analistësh” ka zgjedhur luftën politiko-mediatike kundër z. Thaçi dhe kundër Drenicës heroike…

Por, këtu, është me rëndësi të dimë pse i ka rrokur gjithë ky zor (k)”analistët” dhe “mediat” e “pavaruara” të “Republikës së Kosovës”, vazhduese dhe trashëgimtare të drejtpërdrejta e tërthore të politikave shqiptaro-titiste të UDB-së dhe të KOS-it “patriotik” dhe “kombëtar” dhe pse u ka hyrë gjithë ai lepur në bark(!) për luftën speciale, më shumë se dydekadëshe, kundër luftës së lavdishme të UÇK-së dhe kundër bartësve të saj?!...

Dhe, është mirë e qëndron gjithë ai publicitet që iu dha akuzave të drejta të z. Thaçi kundër BE-së dhe kundër “miqve” që po i mbajnë shqiptarët dhe Shqipërinë varur me litarin e quajtur jo vetëm “Republika e Kosovës” me shqiptaro-titistë e pasardhës të tyre në krye, për t’u dhënë hapësirë dhe për t’i mbajtur gjallë ëndrrat pushtuese e fashiste të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë (Maqedonisë!) e Greqisë ndaj territoreve të pushtuara e të copëtuara shqiptare(Sic!)…

Por, këtu, duhet ta zbardhim të vërtetën tjetër që z. Thaçi hezitoi ta thotë, ku edhe e kanë burimin dhe ku kanë gjetur mbështetje të fortë të gjitha mashtrimet evropiane e ndërkombëtare. Dhe, ato që na shqetësojnë si shqiptarë, janë disa sosh që duan përgjigje të menjëhershme: Mos, vallë, z. Thaçi, nuk e tha atë qenësoren që duhej thënë edhe dy dekada më parë? Ku qëndron, këtu, filozofia politike e Presidentit dhe e “krahut të luftës”?... A është ngutur, apo, është vonuar shumë Presidenti i Kosoves, që, këtu, na del shumë i njëanshëm, duke “kapërcyer” e “harruar” mashtrime e meshtrime, ku e kanë pasë burimin edhe mashtrimet ndërkombëtare dhe ato të BE-së që e akuzon sot, në veçanti, e, të miqve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Duke i parë me një gjakftohtësi dydekadëshe (vetë)sjelljet e z. Hashim Thaçi, mendojmë se z. ThaçI nuk është dashur t’i fshehë mashtrimet e vendorëve shqiptaro-titistë, LDK-istë&Co, të cilat mashtrime u kanë (para)prirë dhe u (para)prijnë edhe sot mashtrimeve vendore, rajonale, Evropiane dhe ndërkombëtare dhe ky është gabimi i tij publik i radhës, sepse, duke i akuzuar “miqtë” tanë ndërkombëtarë, dhe armiqtë e Shqipërisë e të shqiptarëve, se nuk i kanë mbajtur premtimet, duke i fshehur kështu mashtrimet e vendorëve politikë e ushtarakë shqiptaro-titistë e UDB-asho - KOS-istë&Co, të cilat mashtrime u kanë (para)prirë e u (para)prijnë dhe sot edhe mashtrimeve ndërkombëtare, dhe, paraprakisht, akuzave të ngritura jo vetëm nga Karla Del Ponte dhe më pas nga Dick Marty!...

Mashtrimet e para e të dhjeta i kanë bërë e po i bëjnë shqiptaro-titistët UDB-asho - KOS-istë e LDK-istë&Co e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”dhe mashtrimi i parë LDK-ist pas të cilit kanë vrapuar theqafas ndërkombëtarët ka qenë rreshtimi i FARK-ut dhe farkistëve në UÇK, e, edhe i kategorisë së të “burgosurve politikë shqiptarë” (për ta marrë kalanë nga mbrenda!), pastaj, në vijimësi, mashtrimi tjetër dhe i pafalshëm ka ndodhur me shkeljen e Betimit të UÇK-së, ku, hapave të këtyre mashtrimeve kanë ecur, njëra pas tjetrës, edhe mashtrimet vendore, rajonale, evropiane e ndërkombëtare dhe ky realitet i hidhur i qet si tepër të vonuara e shumë të njëanshme akuzat për mashtrim nga BE të Presidentit Hashim Thaçi!...

Mashtrimeve vendore, rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare u kanë (para)prirë mashtrimet paci(t)fiste të “Presidentit historik” Dr. Ibrahim Rugova dhe të ushtrisë së tij, FARK-ut&Co, pastaj, ato mashtrime i ka thelluar edhe më Komisioni i LDK-së “për krimet e luftës së UÇK-së”, në krye të të cilit Komision ka qenë Eqrem Kryeziu. Atyre mashtrimeve LDK-iste&Co u ka dhënë frymë po aq antishqiptare edhe aleati i Ibrahim Rugovës në Tiranë, Sali Berisha, me përfaqësuesit e “ligjshëm” të tij, Lulzim Basha dhe Argita Berisha-Malltezi&Co, që, si përkthyes të UNMIK-ut, kanë krijuar dosje e dosje në kurriz të UÇK-së!… Madje, mashtrimet e “patriotëve” dhe “shqiptarëve” të mëdhenj kanë qenë për dhjetëra e mijëra herë më antishqiptare sesa ato të ndërkombëtarëve, të cilat, me plot të drejtë, i thekson z. Hashim Thaçi. Por, pse i fshehë mashtrimet e “patriotëve” e “shqiptarëve” të mëdhenj vendorë të LDK-së&Co?!

Po, a ka mashtrim më të rëndë e më të madh sesa t’u besosh njerëzve të LDK-së&Co e “të burgosurve politikë shqiptarë”, të cilët e kanë mashtruar dhe futur në rrugë qorre UÇK-në dhe luftën e drejtë të saj për liri e për bashkim kombëtar. Po, a ka mashtrim më të madh sesa t’u besosh njerëzve si Sali Berisha, i cili i ka arrestuar luftëtarët e UÇK-së, e, ndër ta edhe Adem Jasharin, Hashim Thaçin e shumë shokë të tyre të luftës. Madje, në territorin e Shqipërisë londineze, nga prita të zeza, janë vrarë edhe luftëtarë të paepur të UÇK-së, si Ilir Konushefci, etj., siç janë vrarë nga LDK-ja luftëtarët e UÇK-së, nga prita të organizuara, në e për “Republikën e Kosovës”!...

Jo se nuk qëndrojnë akuzat e Presidentit Hashim Thaçi në kurriz të BE, por, ato na dalin qesharake, karshi akuzave për mashtrim që duhet t’i bëhen LDK-së&Co dhe shqiptaro-titistëve UDB-asho – KOS-istë me kategorinë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, të shpërndarë anekënd Atdheut, me detyra “patriotike” e “kombëtare”, për t’ia bërë Atdheut dhe kombit shqiptar njëmijenjë të zeza, mashtrime të pafalshme, radhazi, të cilat, duke mos i përmendur, po mbulohen aq trash, sa, një ditë, kurdo që do t’u thuhet emri dhe mbiemri i vërtetë, do të kundërmojnë aq rëndë dhe aq antishqiptarçe, sa nuk do kemi ku ta fusim kokën, ku të rrimë e ku të fshehemi prej kundërmimit të tyre të rëndë dhe antishqiptar. Populli shqiptar thotë: Mutin, sa më shumë e më trash ta mbulosh, kur ta çkapuritësh - i vjen erë edhe më e keqe e më e rëndë! Kjo është si kjo puna e “mbulimit” të shqiptaro-titistëve&Co e të “burgosurve politikë shqiptarë”!...

Prandaj, i quajmë të njëanshme, selektive dhe shumë të vonuara akuzat e z. Hashim Thaçi kundër mashtrimeve të BE-së, të cilave mashtrime u kanë (para)prirë e u (para)prijnë mashtrues të njohur e të panjohur të LKJ-së - LDK-së shqiptaro-titiste&Co e të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe shumë (k)”analistë” me shumë diploma e tituj “shkencorë” në xhepa, e, pa asgjë në kokat e tyre boshe, të “mbjella” serbo-jugosllavçe e shqiptaro-titistçe!…

Burojë, më 1 Nëntor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 587 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi