Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“SHPIRTPARAJSA”-NJË PERLË E VEÇANTË LETRARE
Publikuar më 03 nntor, 2017 në orën 01:59 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Botim i ri

Sot, më 27 tetor 2017, në shtypshkronjën Lena Grafic (botim i ArtClub “Rifat Kukaj”), doli libri më i ri i krijuesit dhe studiuesit të palodhur, z. Xhemail Peci “SHPIRTPARAJSA”.

Si redaktor, librin e lexova në dorëshkrim dhe me plot gojën e them se ai paraqet një perlë të veçantë në letërsinë tonë moderne. Është një studim i stërholluar, ku është shkrirë një erudicion i paparë i një hulumtimi e studimi të gjatë nëpër margaritarët e përbotshëm për të dhënë një tekst unikat, të nevojshëm për çdo lexues të vëmendshëm, madje edhe për studiuesit e mirëfilltë letrar e specialistët e eseistikës.
Derisa libri të bie në duart e lexuesve, për kureshtarët, po paraqes vetëm fragmentin që e kemi vënë në pasballinë:
Përpara se të shfaqej Aurora, shumë kohë përpara baletit elegant të fluturave, përpara se bletët të fillonin thithjen e pjalmit të luleve; përpara se ylberi të ndiente dhimbje për lotët e shiut duke ia falur si ngushëllim buzëqeshjen e ngjyrave të veta, përpara se të shfaqej fjala e zjarri i shenjtë i frymëzimit dhe, përpara se mbi artin poetik të shfaqej si një kurorë e shenjtë drite bekimi hyjnor, u shfaq ajo, Mbretëria e Fillimit dhe Paralaksa e Dashurisë: Shpirtparajsa!
Shpirtparajsa i shtriu kështu krahët e saj të bardhë përmbi gjithë universin. Ajo merr dhe rimerr kështu konturet e para të shfaqjes së saj: në të kaltërtën e syve ajo mban pasqyrat e qiellit dhe të detit bashkë. Shpirtparajsa bëhet kështu dëshmitarja më e mirë se: Krijuesi i Universit është Poeti më i Përsosur!
Nga thellësitë e shpirtit të saj si dhe nga shtresat më delikate të këtij shpirti, Shpirtparajsa dëshmon përjetësinë!
Po: Libri i Shenjtë i ka të gjitha!
Le të shterrin të gjitha krojet, të gjitha ujëvarat, të gjithë lumenjtë, detet dhe oqeanet, le të pushojnë të gjitha simfonitë dhe operat botërore, e bashkë me to edhe këngët e zogjve e të kanarinave. Shpirtparajsa i ka të gjitha të ruajtura në magjinë e zërit të sferave qiellore. Në oktavat e një zëri të tillë, ajo shpalos një simfoni hyjnore tepër të veçantë sa dhe të papërsëritshme.
Duke e mbështjellur universin me krahët e saj dhe duke e mbajtur botën si një buqetë me lule, Shpirtparajsa shpëton çdo gjë.
Sepse ajo ka hyrë në universin e përjetësisë, shekuj drite më parë!
Urime e të lumtë pena Xhemail Ali Peci!
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 321 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi