Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Reagim: Ibrahim Kelmendi, mos u bė avokat i dreqit!
Publikuar më 06 nėntor, 2017 nė orėn 21:40 ( Para 13 ditė e 22 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas publikimit tė reagimit tim tė titulluar « Drejtėsia » raciste e Shkupit dhe i ashtuquajturi «Rasti i Kumanovės» nė profilin tim tė Facebook-ut reagoi Ibrahim Kelmendi. Nė postimin e tij, qė mė bėri tė reagoj pėrsėri, ai shkruan:

“ E patėn burgos njė djalosh para rreth 4 viteve ne Peje. E kisha farefis. Shkova te prindet e tij per vizite e per t'u informuar, perse. Ishin grumbulluar shume veta dhe te hidheruar po garonin sekush te thoshte llafe te medha, se nuk ka bere gje, se po bejne padrejtesi policia, e ngjashem. Gjyshja e te arrestuarit, rreth 80-vjecare, e heshtur, shihte ata qe flisnin, meqe ndihmonte me pamje veshet per te kuptuar me mire. Ne nje moment nderhyri: "Po te arrestonte policia njerez krejt te pafajshem, do te me arrestonte mua dhe jo nipin..." (parafrazim i lire). Keto lloj qasjesh nuk me duken gjithaq analitike, por sllogane te fryera patriotike. Te shtrojme pyetjen, si do te gjykohej ai grup ne Prishtine ose Tirane, por te vepronin ngjashem? Juristat duhet te bejne analize, nese kodi penal i RM nuk i permban keto masa denimi per veprimtari te ngjashme. Ka bere ndonje jurist analize profesionale (jo atvokatet, sepse ata jane mashtrues ordinere)? Mbaj mend ne Gjermani cfare denimesh drakonike u paten bere pjesetareve te RAF-it, vetem per nje antentat. Po shohim angazhimin e prokurorise speciale ne Prishtine kunder te ashtuquajturit "syri i popullit" dhe do te shohim cfare denimesh do te shqiptohen, nese Murat J. Jasharit nuk i njihet statusi i te semurit psiqik. Sogurisht, ne RM jane institucione te kapura nga nacionalistet makedone. Por, sa do t'i kishin denuar gjyqtaret profesioniste, edhe te perkatesise shqiptare?”

Ibrahim Kelmendi, mos u bė avokat i dreqit!

Nė reagimin tėnd lidhur me dėnimet qė iu shqiptuan tė ashtuquajturit “Grup i Kumanovės” ti pėrdor tė gjitha mėnyrat e mundshme pėr tė degraduar reagimet e tė tjerėve.
Qė nė fillim tė reagimit tėnd disa rreshtash ti e banalizon skajshmėrish kontekstin e arrestimit tė ish luftėtarėve tė UĒK-sė me arrestimin e njė anėtari tė farefisnisė tėnde, pėr tė cilin gjyshja e tij paska nxjerrė konkluzionin se ėshtė fajtor ngaqė policia nuk paska ardhur ta arrestojė kėtė plakė rreth 80 vjeēare!!!
Ibrahim, kur kėrkon nga tjerėt qė tė bėjnė “vlerėsime racionale dhe jo emocionale” duhet sė paku tė jesh mė serioz dhe t’i lėsh talljet me njė anė!
Pushteti racist nė Maqedoni pati burgosur dhe dėnuar nėnėn e Zaim Beqirit qė ishte “rreth 80 vjeēare”! Dhe kjo plakė mbajti disa vite burg. Nuk do tė flas pėr arrestimin dhe dėnimin e tė gjithė vėllezėrve tė Zaimit qė u gjetėn nė shtėpitė e tyre nė Tetovė, sepse kam frikė qė mund tė duket “vlerėsim jo racionale”!
Pushteti racist nė Maqedoni pati burgosur dhe dėnuar nėnėn e Rafi Halilit qė ishte “rreth 80 vjeēare”! Dhe kjo plakė mbajti disa vite burg. Nuk do tė flas pėr arrestimin dhe dėnimin edhe tė motrės sė Rafiut sepse kam frikė qė mund tė duket “vlerėsim emocional”!
Ibrahim, pėrdorimi i logjikės sė plakės sė farefisnisė tėnde qė mbėshtetet nė postulatin se "po te arrestonte policia njerėz krejt te pafajshėm, do te me arrestonte mua dhe jo nipin..." ėshtė logjikė qė nuk e ka vendin nė njė shtet ku aplikohet diskriminimi racial.
Ibrahim, ty mund tė duken se “qasjet e tė tjerėve nuk janė gjithaq analitike, por sllogane tė fryera patriotike”, por, siē tė thash, problemin e ke kapur mbrapsht.
Tė krahasosh dėnimet qė Drejtėsia Raciste e Shkupit shqiptoi kundėr shqiptarėve nė procesin gjyqėsor tė motivuar politikisht me rastin e “dėnimeve drakoniane qė autoritetet e drejtėsisė gjermane kishin shqiptuar kundėr pjesėtarėve tė organizatės RAF” ėshtė e njėjta logjike me logjikėn e asaj “plake rreth 80 vjeēare” qė arsyetonte arrestimin e nipit tė vet dhe implikonte fajėsinė e tij duke u nisur nga pafajėsia e saj.
Tė kėrkosh qė “juristėt tė bėjnė njė analizė nėse kėto dėnime janė nė pėrputhje me Kodin Penal tė Maqedonisė dhe se tė shtrosh ēfarė dėnimesh do t’u kishin dhėnė gjyqtaret profesioniste, qofshin edhe tė pėrkatėsisė shqiptare, njerėzve qė kanė kryer akte tė tilla” ėshtė pėrpjekje qė logjikės sė “plakės rreth 80 vjeēare” t’i jepet njė pamje profesioniste.
Ibrahim, nė reagimin tim si politolog jam munduar qė tė sjell argumentet qė dėshmojnė se drejtėsia e Maqedonisė zbaton diskriminim racial. Vetėm ky kėndvėshtrim mundėson tė dilet nga gracka e logjikės sė “plakės rreth 80 vjeēare” sepse nga kėndvėshtrimi politologjik bėhet e parėndėsishme tė dihet se deri nė cilėn masė dėnimet ishin tė pėrputhje me Kodin Penal tė njė shteti qė aplikon diskriminim racial kundėr shqiptarėve.
Nėse veprojmė nga kėndvėshtrimi i “juristėve profesionist” qė kėrkon ti atėherė mund tė sillen “argumente” se mė 18 janar 1994 Maqedonia ka nėnshkruar Konventėn Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit Racial dhe Paktin Lidhur me tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe u zotua se nuk do tė kryejė asnjė veprim apo praktikė tė diskriminimit racial kundėr personave, grupe personash apo institucionesh dhe se do tё sigurojė qė tė gjitha autoritetet publike dhe institucionet publike, kombėtare dhe lokale, t'i pėrmbahen kėtij detyrimi dhe tė heq diskriminim racial.
Nė reagimin tim unė rikujtojmė se me nocionin « diskriminim racial » me konventat ndėrkombėtare nėnkuptohet ēdo dallim, pėrjashtim, kufizim, ose preferenca qė bazohet nė racėn, ngjyrėn, prejardhjen ose origjinėn kombėtare e etnike, gjuhėn apo fenė dhe qė ka pėr qėllim pamundėsimin e njohjes dhe realizimit tė drejtave dhe tė lirive themelore tė njeriut nė politikė, ekonomi, kulturore dhe nė ēdo fushė tjetėr tė jetės publike.
Pėrkundėr nėnshkrimit tė kėsaj konvente dhe zotimeve qė u bėnė nga pėrfaqėsuesit e kėtij shteti nė praktikė diskriminimi racial ndaj shqiptarėve nė Maqedoni vazhdoi me intensitet edhe mė tė madh. Ky diskriminim nxiti shpėrthimin e Luftės nė vitin 2001.
Nėse veprojmė nga kėndvėshtrimi i “juristėve profesionist” siē kėrkon ti Ibrahim atėherė mund tė themi se nė Maqedoni nuk ka diskriminim racial dhe se Lufta e vitit 2001 ishte e padrejtė!
Nėse veprojmė nga kėndvėshtrimi i “juristėve profesionist” qė kėrkon ti atėherė mund tė sillen “argumente” se Maqedonia ka nėnshkruar dhe ratifikuar me 12 dhjetor 1994 « Konventėn kundėr torturės, veprimeve dhe dėnimeve mizore, trajtimeve ēnjerėzore dhe poshtėruese » dhe rrjedhimisht ky shtet ėshtė shtet i sė drejtės!
Tė gjithė e dinė se realiteti dėshmon tė kundėrtėn: shqiptarėt rrihen, poshtėrohen, ēnjerėzohen, keqtrajtohen, torturohen, dėnohen dhe vriten me bekimin e autoriteteve politike tė Shkupit. Ky realitet ėshtė tragjik pa marrė parasysh se ēka mund tė nxjerrin “juristėve profesionist” nė analizat e tyre, qofshin edhe shqiptar.
Shpresoj tė mos kesh harruar se nesėr, mė 7 nėntor, bėhen 1o vjet nga “Masakra nė Brodec” dhe torturat e tmerrshme qė u ushtruan ndaj tė burgosurve shqiptarė nė vitin 2007.
Shpresoj tė mos kesh harruar se nė atė kohė “juristi profesionist” Ixhet Memeti, qė kishte funksionin e Avokatit tė Popullit, deklaroi publikisht se ndaj tė burgosurve shqiptar nuk ėshtė pėrdorur tortura. Nė atė kohė dhe saktėsisht me 18 nėntor 2007 kėrkova dorėheqjen e kėtij instrumenti politik qė kishte hyrė nė funksion tė fshehjes sė dhunės dhe torturave qė ushtroheshin kundėr shqiptarėve.
Ibrahim, kėndvėshtrimi i politologut duhet tė nxjerr nė shesh realitetin sado irracional t’i duket dikujt. Nė analizėn politologjike emocionet mbesin nė kuadėr tė ndjenjave personale dhe nuk mund ta devijojnė aksin e analizės.
Nė reagimin tim unė solla vetėm disa fakte qė dėshmojnė pėr aplikimin sistematik tė diskriminimit racial nė fushėn e drejtėsisė qė ky shtet ka aplikuar vazhdimisht kundėr shqiptarėve, edhe pse nė tė shumtėn e rasteve ministri i drejtėsisė nė koalicionet e njėpasnjėshme tė partive politike shqiptare me ato maqedonase ka qenė shqiptar.
Kėtė fakt mund ta mohojnė vetėm “juristėt profesionist” tė tipit tė Ixhet Memetit qė instumentalizohen nga pushteti dhe qė mund tė nxjerrin konkluzione nėse dėnimet janė tėligjshme apo jo dhe nėse “dhuna e ushtruar ishte konform asaj qė ėshtė e lejuar pėr tė neutralizuar rezistencėn”.
Ibrahim, reagimin tėnd ia bashkėngjite prononcimin e Fatmir Reēicės, i dėnuar me 40 vjet burg nė “Rastin e Kumanovės”. Nuk e di se a e bėrė pėr tė ilustruar logjikėn e asaj “plake rreth 80 vjeēare” tė fisit tėnd apo pėr ndonjė motiv tjetėr. Sido qė tė jetė, edhe deklarata e tij ėshtė njė konfirmim i dhunės, torturave dhe terrorit qė ky shtet ushtron kundėr shqiptarėve. Edhe nga prononcimi i Fatmir Reēicės del qartė se pa heqjen e diskriminimit racial dhe realizimit tė plotė tė drejtave legjitime tė shqiptarėve nė Maqedoni nuk mund tė ketė as paqe e as stabilitet tė qėndrueshėm. Ky ėshtė konkluzioni i njė politologu, duke lėnė nė brendinė time emocionet dhe urrejtjen kundėr atyre qė aplikojnė diskriminimin racial kundėr shqiptarėve.
Analizat e “juristėve profesionist” qė kėrkon ti mund tė sjellin vetėm konkluzione analogjike me ato qė Ixhet Memeti nė cilėsinė e Avokatit tė Popullit nė Maqedoni ka nxjerrė pėr “Masakrėn e Brodecit” apo partitė politike shqiptare pėr krimet qė bėheshin kur ata ishin (dhe janė) nė bashkėqeverisje me partitė maqedonase. Ibrahim, leni analizat e “juristėve profesionist” apo logjikėn “plakės rreth 80 vjeēare”! Ibrahim, mos u bėn argat i dreqit!

Bardhyl Mahmuti

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 165 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi