Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė pėrvjetor qė nuk e tronditi botėn
Publikuar më 08 nėntor, 2017 nė orėn 04:26 ( Para 12 ditė e 15 orėve ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
7 nėntori, nė mos tė gjithėve, tė paktėn brezit tim, i kujton njė datė apo ngjarje tepėr tė rėndėsishme, Revolucionin Socialist tė Tetorit, tė 1917-ės, kur pėr herė tė parė nė histori, nė krye tė Rusisė, deri atėhere e njohur si “cariste”, u vendos njė sistem apo pushtet, krejt ndryshe nga tė tjerėt, sistemi apo pushteti i sovjetėve, me nė krye Leninin.

Siē shkruante analisti i njohur i ēėshtjeve ndėrkombėtare, George Friedman, - ishte njė revolucion i bazuar jo vetėm nė shpresėn, por nė sigurinė qė gjendja njerėzore mund tė mbushej me barazi, bollėk dhe liri. Ai krijoi njė regjim qė ishte i gatshėm dhe ndihej i detyruar tė bėnte ēdo gjė pėr tė krijuar atė pėrsosmėri, por ai regjim pėrfundoi nė vitin 1991, i rraskapitur nga mjerimi qė kishte krijuar”.
Pėr kėtė ngjarje epokale, nė llojin e vet, janė shkruar e botuar qindra nė mos mijėra libra. Por, nė vitet qė pasuan Revolucionin, libri qė bėri mė shumė bujė e qė e njohu Botėn me gjithė sa u zhvillua nė Rusi, nė ato ditė tė stuhishme, ishte libri i gazetarit amerikan Xhon Rid: “Dhjetė ditė qė tronditėn Botėn”. Se vėrtet qė Bota u trondit: pėr herė tė parė njė shtet i madh si Rusia, po qeverisej nga njė ekzekutiv krejt ndryshe nga tė tjerėt, nga i ashtuquajturi:”pushtet i punėtorėve dhe i fshatarėve”, qė simbolizohej dhe nga drapėri e ēekani, i pranishėm nė flamurin jo vetėm rus por dhe tė shumė shteteve tė tjera qė do to ndiqnin shembullin e tij. Jo vetėm kaq, por me parullat qė shpėrndante apo programet qė shpaloste, ai Revolucion bėri pėr vete miliona njerėz nė mbarė Botėn, pėrfshirė kėtu edhe politikanė, shkrimatarė, artistė, filozofė e tė tjerė personalitete tė shquara tė tė gjitha fushave. Do tė zgjateshim shumė po tė merreshim me kėtė aspekt, problem ky qė lidhet me komunizmin, apo me socializmin real, njė temė qė del jashtė caqeve tė kėtij shkrimi.
Pėr tė qėnė mė tė saktė, duhet tė mos harrojmė se njė pushtet i tillė, qe pėrjetuar edhe njė herė mė parė, nė atė qė njihet si “Komuna e Parisit”, (28 mars – 28 maj 1871), ku realisht nė pushtet ishin masat e popullit, por qė e pati jetėn shumė tė shkurtėr dhe tashmė i pėrket Historisė, si dhe Revolucioni i Tetorit, pėr tė cilin po flasim. E vlen tė theksohet edhe diēka tjetėr. Gjatė Komunės sė Parisit, frymėzuesit e saj, themeluesit e Socializmit Shkencor, siē i kemi njohur ne nė shkollė, Marksi dhe Engelsi, ishin akoma gjallė, por nė vend qė tė gjendeshin atje, nė Paris, e tė udhėhiqnin revolucionin e frymėzuar prej tyre, ata e ndoqėn atė nga jashtė. Mė pas, ata do ta analizonin e kritikonin atė, por tashmė qe vonė. ( Sa pėr kuriozitet: Nė Tiranė ėshtė njė rrugė qė mban kėtė emėr ).
Dhe ja tani ne po pėrjetojmė 100 vjetorin e asaj ngjarjeje, qė siē thamė, tronditi Botėn. Pėr kėtė pėrvjetor, kanė filluar tė botohen prej kohėsh shkrime e studime, nga analistė e autorė tė tjerė me autoritet; janė organizuar konferenca akademike e lloj-lloj tubimesh tė tjera. Lexuesi kureshtar, me njė klikim nė Internet, gjen me qindra nė mos dhe me mijėra burime informacioni, pėr gjithė sa thamė mė sipėr. Unė po pėrpiqem, si pėrherė nė shkrimet e mija modeste, ta shoh atė nė njė pėrjetim thjesht personal.
Nuk e di se si do tė pėrkujtohet kjo ditė nė Rusi, pse jo dhe nė vendin tonė, por mund tė them me bindje se si do tė pėrkujtohej ajo sikur tė mos kishin ndodhur ngjarjet epokale tė fund-shekullit tė kaluar qė sollėn pluralizmin, shėmbėn Murin e Berlinit, shpėrbėnė Bashkimin Sovjetik dhe shėnuam fillimin e njė epoke tė re. Pėrgatitjet pėr ta festuar atė sa mė madhėrishėm, do tė kishin filluar prej kohėsh. Propaganda pėr sistemin e ri, qė e pat zanafillėn nė atė nėntor historik, do tė kishte njė kreshendo tė ndjeshme duke kulmuar me parada ushtarake e manifestime madhėshtore, nė Sheshin e Kuq tė Moskės dhe nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, tek ne, sigurisht po tė mos ishim prishur me Hrushovin. Por ja qė ngjarjet rrodhėn siē nuk ishin parashikuar dhe sot, ky 100 vjetor i atij Revolucioni qė “tronditi Botėn”, po pėrjetohet krejt ndryshe.
Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pohuar se sistemi komunist, qė e pati zanafillėn tek ai revolucion, kishte konsoliduar njė shtet apo diktaturė aq tė fuqishme, sa qė vėshtirė tė mendohej se mund tė vinte njė ditė e tė pėrmbysej. Kėtė nuk e them unė, por e pohojnė gati tė gjithė ata qė janė marrė me problemet e Bashkmimit Sovjetik e tė vendeve tė Europės Lindore. Unė nuk do tė isha i sinqertė me lexuesin po tė thosha tani se e prisja njė dėshtim tė tillė. Ne, me kohė e patėm kuptuar se nė zhvillimet tona kishte diēka qė nuk shkonte, por as qė na priste mendja se ai sistem edhe mund tė merrte fund njė ditė, siē e meritonte, nga qė laku nė qafėn e popullit kishte arritur aty ku nuk mbante mė, qoftė pėr nga ekonomia qė kishte rėnė nė kolaps tė plotė, ashtu dhe pėr nga liritė e munguara, njė luks i harruar prej kohėsh tek ne. Keq na vinte, por s’kishim se ē’tė bėnim. Kishim krijuar bindjen se ai qe fati ynė dhe po e pėrballonim atė realitet tė pėrēudnuar nė heshtje.
Por, nė tė tilla pėrfundime nuk ishim tė vetmit. Bashkimi i ashtuquajtur i lavdishėm Sovjetik, tashmė ishte kthyer nė njė supefuqi qė vėshtirė tė tė shkonte nė mendje se mund tė shkėrmoqej ndonjė ditė.
Kjo situatė apo dhe bindje vazhdoi deri nė fund tė viteve ’80, tė shekullit tė kaluar. Gorbaēovi, me Perestrojkėn dhe Gllasnosin, krijuan njė klimė krejt tė re. Tė krijohej pėrshtypja se sistemi komunist edhe mund tė mbijetonte nė ndonjė formė mė njerėzore, siē u pėrpoq nė Ēekosllovaki i ndjeri Dubēek, e qė e pagoi aq shtrenjt. Por, siē e dimė, as ky supozim nuk u realizua.
E thamė dhe mė lart se Bashkimi Sovjetik apo dhe satelitėt e tij, kshin mundur tė paraqisnin njė pamje tė gėnjeshtėrt tė realitetit tė ashtuquajtur socialist. Nė ato vite nuk kishte Internet dhe mjete tė tjera tė komunikimit e informimit masiv, si tani. Nga ana tjetėr, diktatura e ashtuquajtur e proletariatit qe ndėr mė tė tmerrshmet qė kishte njohur historia. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pohuar se jo tė gjithė mendonin kėshtu. Realiteti, shifrat dhe faktet tregonin krejt tė kundėrtėn e asaj qė propagandohej me aq bujė. Pikėrisht nė kėto vite, u botua libri i Sbignev Brzezhinskit, “Dėshtimi i madh, Lindja dhe vdekja e Komunizmit nė shekullin e Njėzetė”. ( Zbigniew Brzeziński: “ The Grand Failure: The Birth and Death of Communism in the Twentieth Century”).
Ia vlen tė ndalem pak mė gjatė tek ky libėr, qė, pėr hir tė sė vėrtetės, ishte dhe shtysa kryesore e kėtij shkrimi.
Mua mė ra nė dorė vetėm pak kohė pas botimit, falė njė kolegu tė Institutit tė Studimeve M-L, ku punoja nė atė kohė, aty nga fundi i viteve ’80, tė shekullit qė lamė pas. Librin e lexova me njė frymė dhe e skedova gjithė interes, sa nga faktet e tė dhėnat bindėse qė jepte, aq dhe nga mėnyra e tė shkruarit. Pėr temėn qė po shtjelloj, mund tė citoja faqe tė tėra pėr tė pėrligjur vlerėsimin tim pėr atė libėr e sidomos pėr autorin e saj. Pėr mua ai ishte njė nga mendimtarėt gjenialė qė jetonin akoma. Ai kishte urrejtje tė madhe pėr komunizmin dhe, ndryshe nga shumė kolegė tė tij nė universitete apo dhe nė Partinė Demokratike amerikane, ai nuk pati asnjė iluzion pėr Bashkimin Sovjetik. Me shifra dhe fakte ai tregonte dėshtimin e komunizmit, si njė sistem shoqėror utopik por qė nė tė vėrtetė qe njė diktaturė e egėr, ndofta e pakrahasueshme me tė tjerat. Me argumenta bindėse ai vinte nė dukje se regjimi qė u vendos nė Rusi pas Revolucionit tė Tetorit, nuk kishte thuajse asgjė tė pėrbashkė me teorinė marksiste pėr pushtetin e dalė nga populli e nė shėrbim tė tij. Autori, me tė dhėna konkrete ballafaqon realitetet e dy superfuqive tė kohės, Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-sė, pėrmes tė cilave lexuesi, pa pasur nevojė pėr asnjė koment, e kupton se kush po jeton mė mirė apo, pėr tė qėnė mė tė saktė, kush arrin tė gėzojė e tė shijojė tė mirat materiale e kush i siguron ato pėrmes stėrmundimesh raskapitėse nė sasira e cilėsira shumė mė tė ulta. Dhe vetė Hrushovi nuk e fshehu habinė kur u pėrball direkt me arritjet e sofistikuara teknologjike nė Amerikė.
Fenomeni komunist, thekson ai, pėrfaqėson njė tragjedi historike. Nė analizė tė fundit, politikat marksiste-leniniste buronin nga njė keqinterpretim i historisė dhe nga njė keqkonceptim fatal i natyrės njerėzore. Ai nuk mundi tė marrė parasysh etjen bazė njerėzore pėr liri individuale, pėr vetėshprehje artistike dhe shpirtėrore.
Por, ajo qė mė bėri mė shumė pėrshtypje e m’u ngulit si thikė nė mendje qe parashikimi i tij gjenial, se ai sistem, shumė shpejt, do tė merrte fund. “Parashikoj njė skenė tė tillė, - shkruan ai, - qė mė 2017, 100 vjet pas Revolucionit Bolshevik, tė hapet nė Moskė, atje ku ėshtė Mauzoleu, njė ekspozitė e pėrhershme: “100 vjet tė humbura kot! 50 milion jetė tė humbura kot!”. Ky qe pėr mua njė pohim tronditės, se ne akoma, siē thashė mė lart, nuk besonim se do tė ndodhnin ato qė ndodhėn. Edhe pse tė gjithė e kuptonim se rruga ku kishim hyrė qe njė katastrofė e vėrtetė, prapė na dukej se sistemi do tė mbijetonte, qoftė edhe duke u zvarritur. Nuk besoj se po shpreh vetėm mendimin tim. Madje dhe vetė Brzezhnski vė nė dukje se “kriza pėrfundimtare e komunizmit bashkėkohor historikisht ėshtė dhe mė dramatike, pikėrisht pėr shkak tė fillimit tė saj tė befasishėm”. Nė libėr tema e komunizmit trajtohet gjerėsisht e nė disa plane. Ai ndalet dhe tek zhvillimet e pas-Luftės sė Dytė Botėrore kur Bashkimi Sovjetik ua imponoi atė sistem/regjim shumė vendeve tė Europės Lindore, pėrfshi dhe vendin tonė. “Ėshtė fakt, - shkruan ai – se asnjė regjim komunist nuk e mori kurrė pushtetin si rezultat i vullnetit tė popullit tė shprehur lirisht”. Nė renditjen qė bėn pėrsa i pėrket totalitarizmit, Shqipėrinė e vendos tė parėn.
Libri nė fjalė ndikoi ndjeshėm tek unė dhe pėr kėtė i jam shumė mirėnjohės autorit tė tij i cili ndėrroi jetė mė 26 maj tė kėtij viti, vetėm pak muaj para 7 nėntorit dhe nuk arriti tė pėrjetonte apo edhe tė gėzonte atė qė kishte parashikuar rreth 30 vjet mė parė.

Andon Dede

Nju York, 6 nentor 2017

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 71 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Skandali i kriminelėve tė UDB-sė dhe familjes...
E premtė, 17 nėntor 2017 - 18:13
Kompania ndėrtimore “Conex Sh.p.k.” me para tė veta i kreu punė Haki Rugovės nė fshatin Syriganė nė vlerė 80 000 euro, ia siguronte 100 vota LDK-sė nga 100...
Pėrfaqėsimi “dinjitoz” i Haxhi Zekės nga pedo...
E martė, 14 nėntor 2017 - 18:57
Rezultatet e Programit pėr Vlerėsimin Ndėrkombėtar tė Studentėve (PISA) tė cilat e radhisin Kosovėn diku kah fundi i pusit, nuk i bėnė pėrshtypje thuajse a...
Kosova, Dubai, energjia diellore dhe ajo e qy...
E enjtė, 09 nėntor 2017 - 19:07
Mora shkas nga njė kontratė e Dubait ( Emiratet arabe) me njė firmė nga Shangaji dhe njė nga sauditet pėr ndėrtimin e njė termocentrali diellor me fuqi 700...
Njė pėrvjetor qė nuk e tronditi botėn
E merkurė, 08 nėntor 2017 - 04:26
7 nėntori, nė mos tė gjithėve, tė paktėn brezit tim, i kujton njė datė apo ngjarje tepėr tė rėndėsishme, Revolucionin Socialist tė Tetorit, tė 1917-ės, ku...
HAXHI SALI BEJ PĖRRENJASI - NDĖRTUESI I VEP...
E premtė, 03 nėntor 2017 - 01:52
Sa mė shumė kalojnė shekujt, aq mė e trashė bėhet perdja e errėsirės pėr tė ndriēuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo qė nis tė shkruaj, me s...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi