Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJOHJA MBASE EDHE MUND TË TËRHIQET!
Publikuar më 10 nntor, 2017 në orën 15:46 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto ditë është bërë temë diskutimi e trajtimi çështja e njohjes së shteteve si institut i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Shkas për këtë ka qenë “tërheqja” e njohjes që kinse shteti i Surinamit ka bërë në raport me shtetin tonë.

Tani, pa u lëshuar në ligjshmërinë e këtij veprimi në kontekstin e rrespektimit të procedurave të brendshme të shtetit të Surinamit, është ngritë dilema nëse njohja që një shtet i bën tjetrit mund të tërhiqet? Mbase edhe mund të tërhiqet! Mirëpo për të eksplikuar në mënyrë të argumentuar institutin e njohjes para së gjithash duhet të nisemi, natyrisht edhe të mbështetemi, në të drejtën ndërkombëtare pozitive. Çka thotë e drejta ndërkombëtare për këtë çështje? Çka nënkuptojmë ne me marrëveshjet ndërkombëtare apo traktatet, rrespektivisht konventat ndërkombëtare? A janë këto të obligueshme për të gjitha shtetet apo vetëm për shtetet pjesëmarrëse, nënshkruese dhe ratifikuese?
Këtyre pyetjeve duhet dhënë përgjigje gjithsesi nga pikëvështrimi i normave juridiko ndërkombëtare të sistemit juridik ndërkombëtar. Kësisoji, dokumenti i parë juridik ndërkombëtar i cili ka trajtuar institutin e njohjes është Konventa e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve, e vitit 1933, neni 6 i së cilës thotë që njohja është e pakusht dhe e parevokueshme. Deri këtu gjithçka është e qartë. Pra njohja është akt diskrecional, natyrisht ekskluzivisht politik, që një shtet e ndërmerr për të njohur subjektivitetin juridik dhe politik të një shteti tjetër. Konventa e Montevideos natyrisht se është e regjistruar në sekretariatin e Kombeve të Bashkuara ashtu siç kërkon Karta e kësaj organizate. Kësisoji, ajo paraqet marrëveshje ndërkombëtare. Tani çështja është a paraqet kjo marrëveshje obligim për të gjitha shtetet apo vetëm për ato shtete të cilat e kan ratifikuar atë?! Këtë paqartësi e heqë neni 26 i Konventës së Vienës mbi të Drejtën e Traktateve, e datës 23 maj 1969 dhe e hyrë në fuqi, rrespektivisht e regjistruar në sekreteriatin e OKB- së më datë 27 janar 1980. Sipas këtij neni çdo marrëveshje në fuqi është detyruese për palët pjesëmarrëse (ratifikuese). Derisa sipas nenit 34 asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk krijon obligime për shtetet e treta, pra për shtetet që nuk kan nënshkruar dhe ratifikuar një marrëveshje të tillë.
Pra, për ta bërë sa më të qartë, secila marrëveshje ndërkombëtare nuk prodhon efekt juridik për shtetet e treta por vetëm për shtetet që kan nënshkru dhe ratifiku një marrëveshje të tillë. Në rastin e Konventës së Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve mund të themi se dispozitat e kësaj marrëveshje janë detyruese vetëm për shtetet pjesëmarrëse dhe ratifikuese të saj. Numri i shteteve që kan ratifikuar këtë marrëveshje është simbolik në krahasim me numrin e shteteve sot. Këto janë 15 shtete të Amerikës Latime dhe ShBA.
Shikuar në pikëvështrimin politik njohja është akt i pavarur dhe politik që një shtet sovran e ndërmerr për të njohur një realitet të ri të krijuar në një entitet tjetër. Në kontekstin aktual ndërkombëtar në kuptimin e formimit të shteteve të reja njohja ka rol pothuajse vendimtar në sajimin e subjektivitetit shtetëror të një entiteti. Mirëpo, duke qenë se kjo ështe çështje që kërkon studim dhe duke qenë se nuk mund të elaborohet në këtë format atëherë në mënyrë koncize duhet cekur gjithsesi se në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore formimi i shteteve të reja në masë të konsiderueshme varet nga njohjet që merr nga shtetet tjera, e veçanarisht nga Fuqitë e Mëdha.
Përfundimisht, njohja parimisht nuk mund të tërhiqet duke qenë se nuk është praktikë ndërkombëtare, e përjashtimisht mbase mund të tërhiqet. Një gjë të tillë e ka bërë Presidenti i ShBA- së Willson në vitin 1913 atëhërë kur tërhoqi njohjen e Meksikës duke qenë se në këtë të fundit në pushtet kishte ardhur në mënyrë të dhunshme gjenerali ushtarak Victoriano Huerta.

Arton Musliu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 281 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi