Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përfaqësimi “dinjitoz” i Haxhi Zekës nga pedofilët dhe kriminelët e UDB-së (3)
Publikuar më 14 nntor, 2017 në orën 18:57 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) të cilat e radhisin Kosovën diku kah fundi i pusit, nuk i bënë përshtypje thuajse askujt rreth shkaqeve pse gjendja në arsim është edhe më e tmerrshme se sa që mendohej. Në vend se të hulumtohen shkaqet dhe të ndërmerren masat korrigjuese, shqiptarët e Kosovës filluan të tallen: “kemi dalë ndër popujt ma budallë n’botë.” Ç’është e vërteta, testimi kishte përfshirë studentët e moshës 15 vjeçare (në këtë rast nxënësit sipas standardeve të Kosovës sepse në botën anglosaksone studentë i quajnë edhe nxënësit e shkollave të mesme). Këta janë kryesisht nxënësit e klasave të 9-ta ose vitit të parë në gjimnaz. Vetë PISA, edhe pse nuk e ka obligim, nuk i din ose nuk i kishte gjetur shkaqet e kësaj performance të turpshme të kosovarëve. Ndërkohë, Minstria e Arsimit (konkretisht Arsim Bajrami), Qeveria dhe institucionet tjera arsimore të Kosovës llapallapën palidhje se rezultatet e PISA-s “janë një pikë kthyese për rolin e arsimit në Kosovë, duke e theksuar nevojën për ta vënë arsimimin si prioritet kryesor të Qeverisë.”

Parada e pedofilëve “Haxhi Zeka” i ka numrat!
Ti si prind e dërgon vajzën në shkollë, atë ta ngacmon dhe abuzon seksualisht Arben Maxharraj, Ibrahim Bytyqi, Xhevdet Zekaj, e militantë tjerë partiakë dhe të UDB-së. Le të mbetet arsimi prioritet edhe për ty si prind, gjersa ti pajtohesh ose heshtë ndaj abuzimeve seksuale të vajzës tuaj. Çka mendon ti dhe të gjitha ato specie që pajtohen se arsimi duhet të jetë prioritet? Se vajza e juaj nën ato trauma të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale mund të arrijë rezultate më të mira në testet e PISA-s? Kurrë. Prioritet duhet të jetë luftimi i pedofilisë nëpër shkolla, o injorantë. Së pari nxënësit duhet të jenë të sigurtë nga dhuna fizike dhe seksuale e Ibrahim Bytyqit. Mbylljani gojën Ministrisë së Arsimit me këtë prioritet.
Në pyetje-ankesën time ICITAP-it se “çka është gjithë ky kriminalitet nga prokurorët në Pejë që janë trajnuar nga programi i juaj, dhe se mos i keni mësuar ju se si të vëhën në shërbim të kriminelëve?”, ICITAP përgjigjet:
- Jo, programi i jonë i ka trajnuar pikërisht në të kundërtën, që ta luftojnë krimin.
- Por ata janë bërë vetë kriminelë pasi janë vënë në shërbim të krimit?
- Ne nuk jemi përgjegjës për veprimet e tyre të mëtejme.
- Ani kush duhet të jetë?
- Duhet të jesh ti?
- Mirë pra. Hapni letrat!
Ky është një sqarim i vogël për të gjithë ata nëpër Istog që po shpenzojnë mund të madh se kah po i marrë unë informatat, dhe pse po i bëjë këto analiza. Edhe rezultatet e PISA-s qartas kanë treguar se çka dhe pse duhet të hulumtohet. Menduat ju se ato teste të PISA-s janë bërë pa ndonjë qëllim, dhe pas tyre asgjë nuk ndodh, a po? Po të ishte kështu, PISA nuk ka nevojë të bëjë teste të atilla.
Të ashtuquajturit studiues nga Kosova, kudo që kanë studiuar, vazhdojnë të mbesin peng i sëmundjes për të botuar punime “shkencore” në revista, siç i quajnë ata, të indeksuara me “impakt faktor.” Kur botojnë në revista të tilla, mburren se janë bërë dikushi me publicistikë meqenëse po i lexuaka shumëkush punimet e tyre, ndërkaq impakti (ndikimi) i punimeve të tyre në realitet është thuajse zero. Manifesti i Partisë Komuniste nuk është punim shkencor por fletushkë e Karl Marksit dhe Fridrih Engelsit nga viti 1848 që ka mobilizuar dy kontinente, dhe mbetet edhe sot ndër dokumentet më me ndikim në historinë e kohës së re. Çfarë kuptimi kanë punimet tuaja kur ti s’guxon të përballesh me të keqen ose krimin që e ka përfshirë arsimin dhe shoqërinë kosovare? Së paku nuk po guxon as ta denoncosh atë, dhe në këtë mënyrë heshtja e juaj është baras me krimin. Kot i tregon tjetërkujt kush je dhe sa punime e analiza shkencore i ke botuar.

Shkon të konkurroj për bursë, pedofili ia lypë dhe e kapë për cicave

Ka shumë nxënës dhe studentë të cilët i kanë parakushtet për ta ngritur Kosovën në kuadër të njohurive shkencore, por atyre u duhet një përkrahje. Shoqëria bashkëkohore është bërë shumë e diversifikuar, prandaj është e pamundur t’i gjesh të gjitha gjërat që nevojiten tek një individ apo grup i njerëzve. Virtyti dhe prioriteti kryesor i shumicës së njerëzve nga Istogu të kapur nga UDB-ja është injoranca dhe konsumi. Çdo gjë tjetër është e pavlerë për ta, madje armik i tyre. Të drejtën e konsumit dhe posedimit të parave e kanë pasur edhe gjatë regjimit të Millosheviqit. Vetëm kur e panë veten të hedhur jashtë Kosovës, atëherë e kuptuan se jeta nuk qenka vetëm me hangër, me pi, dhe me pasë pare. Madje, edhe ato para që i kishin me vete, serbët ua merrnin, dhe shpesh herë edhe i vrisinin. Atëherë e kuptuan se fati i indidividit nuk varet nga mirëqenia dhe qejfet e tij, por edhe nga rrethina. Tani përsëri e kanë harruar atë përvojë. U janë kthyer të zezave sikur të mos ketë instinkt reagues për veprimet e tyre as nga kafshët, se lëre më nga njerëzit.
Me datën 6 janar 2016, një studente nga fshati Llulkavc, përndryshe vajza e dajës së Ibrahim Rugovës, shkon në ndërtesën e K.K. të Istogut për të konkurruar për një bursë. Zyrtari përgegjës për bursa me emrin Xhevdet Zekaj (nga fshati Lluga mund të jetë, por s’ka rëndësi i kahit), së pari ia lypë ose ia kushtëzon çështjen e bursës me shërbim seksual. Ajo skuqet dhe shtanget. Xhevdeti megjithatë nuk ndalet. Pos ngacmimit seksual me fjalë, Xhevdeti fillon ta sulmojë duke ia ngjitur për cicave, dhe me atë rast shkaktohet skandal. Rasti raportohet në polici. Skandali arrinë të raportohet edhe në disa media, pavarësisht se në Istog, më konkretisht në gjimnazin “Haxhi Zeka” ka pasur raste edhe më të rënda të skandaleve, si për shembull ai i Arben Maxharrajt të cilin e ka mbyllur dhe mbuluar Izet Demaj. Raste edhe më skandaloze kanë qenë ato të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale nga Ibrahim Bytyqi, për çka njëherë ai ishte marrë nga disa ushtarë të UÇK-së, ku rrezikonte të paguaj shtrenjtë. Siç u kemi njoftuar më herët edhe më emra e mbiemra, Ibrahimin e nxjerrin nga UÇK-ja miqtë e tij nga Vrella. Më vonë, Ibrahimin për skandal ose krim të ngjashëm (ngacmim dhe abuzim seksual), nga policia e Istogut e nxjerrë gruaja e tij. Merreni me mend! Gruaja e tij nga Vrella e din që e ka burrin pedofil, dhe i del në mbrojtje. Tash mbetet të hetohet se çfarë koncesioni i ka bërë gruaja e tij milicëve në Istog për lirimin e Ibrahimit. E shihni se si mbrohet e keqja në gjimnaz nga një rrejt i madh. Përpos Ibrahimit dhe gruas së tij, fajtorë të mëdhenj janë miqtë e tij nga Vrella ose gjinia e gruas së tij që shfaqen të gatshëm për të sakrifikuar në mbrojtje të pedofilisë. Ata janë në pozitë t’i qortojnë Ibrahimin dhe gruan e tij. Së pari, mund t’i thonë Ibrahimit: “More njeri, për çka ta kemi dhënë motrën na ty? Që ti të abuzosh më nxenëse të mitura?” Pastaj, mund t’ia tërheqin vërejtjen edhe motrës së tyre (gruas së Ibrahimit): “A s’po don me ba sex Ibrahimi me ty, a ti s’po i del sa duhet e ai po na bon prrallë me nxënëse, a çka është n’pyetje?” Po kthehemi edhe njëherë te skandali i datës 6 janar 2016 në ndërtesën e K.K. të Istogut, jo për shkak se atë e paskan raportuar shumë media, por se aty, pra në K.K. të Istogut, drejtori i drejtoratit të arsimit, Agim Haxhijaj (në shumë vende e gjëni të shënuar si Haxhiu, por në fakt është Haxhijaj i Rakoshit) ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë se çka ka ndodhur dhe çka po ndodhë në gjimnaz, e aq më tepër është përgjegjës për skandalet lidhur me arsimin brenda K. K. të Istogut.

Ngacmuesi seksual i studentes në K. K. të Istogut, militanti i LDK-së, Xhevdet Zekaj

Personi që e shihni në fotografinë më lartë, ka qenë vartës i drejtorit të drejtoratit për arsim, Agim Haxhijaj. Mirëpo, Agimi edhe pse në pozitë përgjegjëse, nuk ka dhënë asnjë sqarim publik rreth skandalit që e bëri vartësi i tij. E si ta bëjë Agimi ndonjë sqarim ose reagim kur për vite të tëra raste edhe më skandaloze kanë ndodhur në gjimnaz? Nëse mendoni se është në pyetje militantizmi partiak, që do të thotë se përgjegjësit në pozita lejojnë ose i heshtin krimet e vartësve të tyre, atëherë këtë do ta sqarojmë pak më vonë në këtë shkrim. Agimi ndoshta mund të ankohet se kanë qenë mediat ato të cilat kanë vendosur ta pyesin kryetarin e K. K. të Istogut, Haki Rugova, e jo atë si drejtor i drejtoratit të arsimit për skandalin në fjalë. Sidoqoftë, po ua rikujtojmë reagimin e Haki Rugovës me SMS të cilin e kanë transmetuar shumë portale të internetit:
“Po, një rast i tillë ka ndodhur dhe mua më vjen keq si kryetar dhe si qytetar. Ndaj zyrtarit në fjalë janë marrë masat ligjore të pezullimit nga puna, derisa të përdundoj procedura përkatëse. Unë besoj në mirëkuptimin e studentes dhe të familjes së saj dinjitoze. Jam i bindur se problemi nuk është skandaloz dhe mund të zgjidhet. Por, janë organet e drejtësisë, ato që do ta marrin vendimin final.”
Këtë përgjigje të Haki Rugovës e ka kritikuar përmes një deklarate Lëvizja Vetëvendosje (në tekstin e mëtejmë VV) në Istog si reagim jo të duhur meqenëse kryetari nuk e ka cilësuar rastin si skandal, dhe ka kërkuar mirëkuptimin e stduentes dhe familjes së saj. Shumica prej jush nuk e dini përse e kryetari e zgjodhi këtë gjuhë për “mirëkuptim të familjes së saj dinjitoze.” A e njeh Hakiu familjen e saj? Jo vetëm që e njeh, por Ibrahim Rugova i ka pasur dajtë në Llukavc, prej nga vjen edhe studentja që u ngacmua. Haki Rugova vjen nga familja e gjerë e Ibrahim Rugovës. Me këtë rast, Hakiu ka kërkuar “mirëkuptim” për tezaken rugovasve të Cerrcës. Personi kompetent në K. K. të Komunës, pra Agim Haxhijaj, ka mbetur i heshtur.

Drejtori i drejtoratit për arsim në K. K. të Istogut, Agim Haxhijaj

Gjersa skandalet në sektorin e arsimit, sidomos në gjimnazin “Haxhi Zeka” janë të shumëllojshme, nuk është vërejtur asnjeherë ndonjë qëndrim ose masë nga Agim Haxhijaj. Ju si lexues, pavarësisht të cilit rajon jeni dhe që s’keni fare të bëni me Istog, me siguri u intereson jo vetëm të dini për skandalet, por edhe pajtoheni se ndaj tyre është dashur të ndërmerren masa të menjëhershme ndëshkuese. Nëse Agim Haxhijaj nuk ka ndërmarrë asgjë kundër vartëse të tij ose atyre që i ka nën kontroll, atëherë edhe ky bëhet bashkëpërgjegjës me ta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e kishte çertifikuar Agim Haxhijajn, Demë Çetën dhe Hazbi Bajrën nga komuna e Istogut për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Këta kishin bërë ankesë dhe u ishte lejuar pjesëmarrja në zgjedhje. Megjithatë, Agim Haxhijaj nuk kishte fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputet i K. K. të Istogut. Mirëpo, ai ka krijuar një rrjet i për vazhdimin e situatës së krimit që mbretëron në arsim, në mes tjerash, edhe këta si vijon:


Lindita Kaliqani, sfastikja (motra e gruas) e Agim Haxhijajt

Lindita Kaliqanin me fakultet të xehetarisë Agimi e bënë koordinatore të cilësisë në gjimnazin “Haxhi Zeka.” Motra e saj, Luljeta (gruaja e Agimit) jep kimi në një shkollë fillore në Istog. Lindita tash ka regjistruar magjistraturën në fakultetin e edukimit. Nuk keni nevojë të mendoni shumë se si lidhet cilësia e mësimdhënëies me xehetari dhe të krijoni dyshimin se edhe vetë Lindita qenka e vetëdijshme për këtë mospërputhje dhe për pasojë e paska regjistruar magjistraturën për mësimdhënie, por gjykoni shkurt e shqip: “prania e pedofilisë, ngacmimeve seksuale, vjedhjes dhe shitjes së pronës publike, rrahjet e nxënësve, skandalet me diploma e shumë të tjera në gjimnaz, çfarë cilësie paraqesin?” Për grupin e madh të UDB-së dhe nepotizmit me rrënjë të forta në gjimnaz, polici, dhe në komune, të gjitha këto janë vlera të cilat ata i kultivojnë dhe mbrojnë me fanatizëm si cilësi. Deri në këso përmasash ka arritur degjenerimi dhe çmenduria mendore e UDB-së përmes lakejve të tyre në Istog.






Naim Behlulaj, mësidhënës në gjimnazin “Haxhi Zeka”, i cili e quan veten Prof. Mr.

Ky “profesor” që e shihni në fotografi nuk mund të cilësohet ndryshe për nga ekspertiza dhe njohuritë e tij pos si katastrofë. Po, po! Katastrofë. Se po e quaj unë kështu, apo dikujt nuk i pëlqen dhe mendon se mund të jetë vlerësim i gabuar? Po ia lëmë vlerësimin vetë këtij “Prof Mr.” Gabimet drejtshkrimore të rastit mund të jenë të pranishme tek çdo kush, por te ky Behluli ato janë të përhershme dhe standard i injorancës së tij. Shikoni dëshmitë e tij në vijim:













Njoftimi i “Prof-magjister Naim Behlulaj” për kandidaturën e tij. Gjëni gabimet.


“prof. Mr Naim Behlulaj” din ta shkruaj emrin e tij, por jo edhe të Bedri Hajzerajt. Për këtë dhe gabime tjera ai “e faleminderon kuvendin komunal ne veqanti drejtoratin per Arsim Rini Kulru dhe sport z. Agim Haxhiu dhe zavenës drejtorin Z, Bedit Hajzeraj”














Gjeni edhe këtu gabimet, për shembull, “Uqë” (Uçë), “veqant” (veçantë), etj.












Nxënësi i cilës klasë fillore ka mundur ta shkruaj këtë teskt? Magjistratura është shkruar dhe “mbrojtur” me këtë stil të shkrimit, e ju thuani çka të doni!












Porosia e “Prof. Mr. Naim Behlulaj” për votuesit e LDK-së.






























Tani, të gjithë ata në Kosovë që janë tallur me rezultatet e PISA-s që i nxorën nxënësit e Kosovës si ndër më budallenjët në botë, e kanë rastin ta rimendojnë seriozisht atë tallje dhe të kërkojnë falje publike. Pavarësisht se diku kah fundi i pusit, rezultatet e nxenësve janë shumë të mira kur merret parasysh fakti se kush i mëson ata. Çka mendoni ju? Me nivelin e drejtshkrimit të Prof. Mr. Naim Behlulajt, a do të ishte e mundur të merrni notë kaluese në hartimin me shkrim në klasën e pestë të shkollës fillore? Në kushte normale jo. Tjetërgjë pse UDB-ja nëpërmjet LDK-së e ka imponuar analfabetizmin dhe çdo gjë tjetër të zezë nëpër Istog si vlerë. Po shpresojmë se bota e qytetëruar do të gjykojë me arsye njerëzore për këto “vlera”, e më shumë përse qeniet normale njerëzore në Kosovë nuk kundërshtojnë me forcë. Ju nuk e dini për momentin se sa serioz është ky problem. Ndoshta do t’u duhen vite të tëra ta kuptoni se armiku më i madh i shqiptarëve dhe arma më e fuqishme e UDB-së është imponimi i antivlerave të cilat LDK-ja po i mbron me fanatizëm.
Naim Behlulaj është nga fshati Uçë. Sipas legjendës së fshatrave të Podgurit nga Kaliqani deri në Syriganë, në bjeshkën e Uçës të quajtur Gollostena, rrijnë dreqërit. Shprehjet “dreqi i Gollostenës”, “vendi ku rrijnë dreqërit” janë të njohura edhe tek fëmijët e Uçës dhe fshatrave përreth. Nuk është se shumica e Istogasve besojnë në mitologjinë për Gollostenën, por ekziston një fakt dhe ngjarje e vërtetë që i ka tmerruar shumë njerëz dhe i ka shtyer të besojnë se atje me të vërtetë ekzistojnë dreqërit. Kjo lidhet me masakrimin që i kishte një djalë babait të vet. Beqir Zymeri nga fshati Uçë kishte qenë duke ardhur prej bjeshkës së Vojdollit së bashku me djalin e tij Shabanin dhe me një qerre po bartnin sanë. Kur vijnë tek Gollostena, Shabani ia heq kokën babait të tij Beqirit. Në pyetjen e fshatarëve të tronditur Shabanit “çka i ke ba babës kshtu more?”, ai përgjigjet: “kur erdhëm ktu, dolën do njerëz prej qeti kerrshi, m’thanë hiqja kryet babës, unë e nxora thikën e ja hjeka”! Kjo ngjarje sipas dëshmitarëve ende të gjallë ka ndodhur “kur u ra partizani”, që përkon me vitet 1945-47. Ju do të pyesnit me shaka se Naim Behlulaj me siguri paska dalë prej atyhit me mision! Një tjetër prej jush do të thoshte: “Uhh, po vend i mirë qenka me i qu qatje Ibrahim Bytyqin, Gani Alihajdarajn, Agim Haxhijajn, Haki Rugovën, Demë Çetën, Izet Demajn, Januz Bujupajn, Arben Maxharrajn, Xhevdet Zekajn, Arban Abrashin...., ndal; u banë shumë bre, e po tutna këta janë edhe ma dreqër dhe i mundin ata të Gollostenës!”

Si i manipulon UDB-ja prindërit e vajzave pas ngacmimeve seksuale?

Në vazhdimet e mëparme të kësaj analize keni mësuar se si Izet Demaj e kishte mbyllur dhe fshehur rastin e tentim dhunimit nga Arben (Sadik) Maxharraj të vajzës së Selman Blakajt më 2007. Selmani punon në komunën e Istogut. Edhe ai e mban të heshtur rastin, ndoshta nga frika e klikës së UDB-së të instaluar gjithandej në komune, polici, dhe shkolla. Edhe për rastet e ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale të nxënësve nga Ibrahim Bytyqi jeni në dijeni se si janë fshehur dhe kanë mbetur të pandëshkuara nga pushteti i UDB-së. Rasti i skandalit të Xhevdet Zekajt kundër vajzës së dajës të Ibrahim Rugovës nga Llukavci, pavarësisht se bëri bujë nëpër disa media (edhe pse ky ishte rast më i lehtë në krahasim me ato të Ibrahim Bytyqit dhe Arben Maxharrajt), dyshoni se do të censurohet, mbyllet ose fshehet. Keni arsye të besoni duke u bazuar në mos ndëshkimet e gjertanishme të rasteve të ngjashme, dhe të konstatoni se ato po vazhdojnë dhe intensifikohen. Shikoni se çka ka bërë UDB-ja e Istogut. Babain e vajzës të cilën e ngacmoi Xhevdeti, të cilit po ia vëjmë emrin Emrush, e kanë punësuar si korril në shkollën e mesme të ultë “Trepça” në Banje të Pejës. Si ta vërtetoni këtë? Kërkoni në shkollën e Banjës një korril që është nga Llukavci. Ai është babai i asaj vajzës. Me këtë synohet jo të merret me të mirë prindi i vajzës, por kjo është strategji e UDB-së për t’ia mbyllur gojën prindit, do të thotë, po të punësojmë, e tash ti mos bëjë zë rreth atij skandali. Dhe prindi duket se nuk po bënë zë. Cili është roli ose përgjegjësia e drejtoratit për arsim të K. K. të Istogut në këtë rast, më konkretisht i drejtorit Agim Haxhijaj? Sa ia vlen nëse juve si prind tenton t’ua kapë me zor vajzën ndonjë zyrtar, e ju pastaj të arrini ndonjë konsensus me pushtetin për ta heshtur rastin? Këtu nuk është në pyetje ndonjë çështje politike, por politika e UDB-së e instaluar në LDK. Ti si prind je në LDK, ndërsa keqtrajtuesi i vajzës tuaj, si për shembull Ibrahim Bytyqi, po ashtu është në LDK. Ti po që se je prind normal, ke përgjegjësi ndaj vajzës tënde të cilën duhet ta mbrosh, e jo të bësh koncesione me abuzuesit e saj. Partia politike dhe ideali i saj nuk janë tuajat, ndërsa vajza po. Aq më e dënueshme bëhet kjo sjellje kur dihet se ideali është i UDB-së. Në momentin që personat zyrtarë abuzojnë seksualisht me vajzën tënde, mos pyet a është ai në LDK ose në parti “tënde”, por çkyje. Mos ke ndonjë frikë se dëmtohet imazhi i partisë, se ata nuk të lënë të punësohesh në komune ose institucionet publike? Mos mendo fare për këtë. Së pari, çkyje abuzuesin. Arusha nuk mendon tjetërgjë kur është me zoj por t’çkynë sepse janë të saj. Edhe vajza është e juaj, prandaj merr mësim pak nga kafshët ose arusha. Nëse nuk je në gjendje ta bësh vetë, kërko ndihmë sepse ka edhe vullnetarë që janë të interesuar ta kryejnë këtë punë. Në Gjakovë, vëllai e vret ngacmuesin për motrën që ia ngacmonte. Ndërkaq, në Istog prindërit pajtohen jo vetëm me ngacmime, por edhe abuzime dhe përdhunime të vajzave të tyre. Çfarë dallimi drastik. Pse? Sepse në Istog sundon UDB-ja nën maskën e LDK-së në pushtet që i ka bërë “vlerë institucionale”, ngacmimet seksuale, abuzimet, përdhunimet, dhe pedofilinë. Shpërlarja e tmerrshme e trurit nga UDB-ja arrinë deri në atë nivel sa që shumë njerëz shohin rrezik vetëm nga shkrim leximi dhe shkenca. Këtë ua vërtetoj me faktin kur disa më pyesin: “Kukuuuuu! E qysh po guxon me shkru ashtu? A s’po tutesh qe t’vrasin, a?” Në anën tjetër, këta kukana nuk shohin asgjë tragjike kur i dërgojnë vajzat në shkollë, dhe ato ua përdhunojnë llojlloj qeni udbash. Kjo nuk i pengon fare kukanat, madje e shohin abuzimin dhe përdhunimin e vajzave të tyre si mundësi për t’u bërë servilë të udbashëve dhe të punojnë me ta. Këtyre specieve frymore u pengon vetëm shkrim leximi dhe shkenca e tjetërkujt. Këta kanë respekt vetëm për qentë e UDB-së që ua përdhunojnë vajzat e mitura, dhe urrejtje kundër shkencëtarëve.

Plaçkitjet përmes tenderëve dhe pa tenderë

Skandalet dhe krimet në gjimnazin “Haxhi Zeka” janë të shumta dhe vazhdojnë edhe në momentin kur ju po e lexoni këtë analizë. Deri më tani keni mundur t’i identifikoni shumë keqbërës me emra, mbiemra dhe përemra, por jo edhe shumë keqpërdorime të tyre që veprojnë në rrjetin komunë-polici-shkolla. Tenderin për furnizim me lëndë drusore për ngrohje në gjimnaz (dhe shkolla tjera në komunën e Istogut) e shpallë komuna e kryesuar nga Haki Rugova. Tenderin gjithmonë ose për çdo vit e merr vetëm një person i njëjtë, e ky është truproja e Haki Rugovës, kopili dhe krimineli i UDB-së Izet Demaj, zyrtarisht i punësuar si polic në Istog. Izeti sjellë sasi më të vogla të lëndëve drusore nëpër shkolla se sa që i kontrakton me tenderë, për shembull, e merr tenderin për furnizim në gjimnaz për 150 metra kub dru, i sjellë 100, dhe diferencën e fut në xhep. Në Istog dhe në Uçë e kanë detyruar të sjellin dru shtesë pasi sasia e furnizuar nuk përputhej me atë të shënuar në letër. Në Shushicë Izeti e ka sjellë një sasi trupash ahu dhe vetëm ua ka shkarkuar. Punëtorët teknik të shkollës, sikur të shumë shkollave tjera, nuk e bëjnë matjen me metër. Drutë e sjella nga Izeti janë sharritur dhe çarë pa u matur. Roje e pyllit ose “shumar” siç e quajnë istogasit në atë rajon është Kurt Muzlijaj. Kurti është duke shprehur frikën: “Ishalla fiton Haki Rugova [në balotazhin e 19 nëntorit 2017] se me ba me hupë, s’kemi me mujtë ma me bajt dru.” Nuk është në pyetje këtu a guxojmë apo nuk guxojmë, por problemi qëndron te vjedhja e organizuar e pyjeve, ku përfshihet edhe ryshfeti. Juve mund t’u duket ky problem i vogël. Istogu i vogël. Kuvendi i Kosovës në Prishtinë që i ka shpallur Bjeshkët e Nemuna “Park Kombëtar” është më i madh. Le të vijnë tash ata deputetë dhe të shohin se çfarë parku është bërë në pjesën e Istogut të këtyre bjeshkëve. Nuk është ky problem i ri. Daton moti, që nga koha e Rexhep shumarit, ose Rexhep Bujupaj, fqinji dhe kushëriri i Januz Bujupajt. Në këtë mënyrë, rrenjët e kësaj klike të UDB-së janë të shtrira edhe nëpër kohë.
Biznesi ilegal i Izetit në gjimnaz, siç u kemi treguar edhe më herët, shtrihet edhe në sektorët tjerë, si në atë të radiatorëve me Ibrahim Bytyqin. Por nuk jeni të informuar për përmasat e atij biznesi. Kazani i ngrohjes qendrore të gjimnazit me kapacitet 5 000 litra dhe pajisje përcjellëse është shitur kur është bërë riparimi i objektit të shkollës. Pajisjet e zhveshtoreve për nxënëse që janë dhënë donacion po ashtu janë shitur, ose larguar dikah. Gjeneratori i shkollës i dhënë donacion dyshohet se ka përfunduar në firmën Makon, pronë e Haki Rugovës, më konkretisht vëllait të tij Gani Rugova. Të gjitha këto plaçkitje janë bërë nga abuzuesi i nxënësve të mitura, ushtruesi i detyrës së drejtorit, Ibrahim Bytyqi me grupin e tij. Për firmën Makon e kemi një analizë për superskandalin e saj me projektin e ndërtimit të sheshit Ibrahim Rugova në qendër të Istogut, projekt i cili ka mbetur në gjysmë. Deri këtu në këtë analizë, po mendoni se ka pasur akuza të rënda për skandale të rënda, por skandali i Makonit me sheshin do të jetë edhe më i rëndë ose kampion në pjesën e ardhshme të kësaj analize.

Në cilat parti politike, dhe si funksionon UDB-ja (në Istog dhe më gjerë)

Si zakonisht, mos informimi i duhur dhe i mjaftueshëm me kohë shkakton befasi dhe huti, sidomos në Istog. Kjo për shkakun se shumica e popullsisë janë kontaminuar aq shumë me virusin e partive politike, sa që çdo shkrim, lexim, lajm, mendim, ide, qëndrim, e shohin vetëm në suaza të partive politike. Sapo filloni të flisni diçka, menjëherë e “gjejnë” se me cilën parti politike jeni ose e simpatizoni. Çdo gjë sipas tyre duhet të gravitoj vetëm rreth partive politike. Ja “vlerësimi” i mbi 2/3 të popullsisë së zakonshme: “Ky po shkrujke keq për LDK-në, po edhe për PDK-në, AAK-në, e garant është me VV-në.” I tërë mundimi i tyre sillet vetëm këtu. Është e pamundur të bisedosh me ta, sepse virusi i shpërlarjes së trurit të tyre është i tmerrshëm. Krimi më i madh i tyre, i cili duhet të ndalohet dhe ndëshkohet me ligj, është pyetja e tyre: “Ani kush o i mirë sipas teje?” Pse është kjo pyetje krimi më i madh? Sepse, ata janë pajtuar me krimin, dhe në vend se ta ndëshkojnë, shpresojnë të gjëjnë të mirën nga asgjëja. Kushdo dhe sa herë ma bënë këtë pyetje, pra kush është i mirë sipas teje, unë i përgjigjem: “Të gjithë janë të mirë; vetëm ti je i keq. Krejt këto të këqija kolektive ndodhin për shkakun tënd. Me dashtë ti, të këqinjët nuk ekzistojnë. Ty kur të bie ndonjë sëmundje, nuk mendon fare çka është mirë, por menjëherë përballesh me sëmundjen dhe ndërmerr masat e duhura për mjekim. Pse për parti politike dhe politikanë po pyet ‘ani kush është i mirë’? Gjyko në bazë të veprave konkrete. E dërgon vajzën në gjimnaz, don me ta kapë me zor Arben Maxharaj ose Ibrahim Bytyqi, ose e dërgon në komunë e aty e kapin me zor për cicave, e ti vetëm vazhdo të mendosh se kush është i mirë pos këtyre! Kur ndodhin këto raste, ti veç shukat dhe peyti tjerët ‘hej, a din kush o mirë’ dhe ‘mos fol keq për Ibrahim Bytyqin se ai është në LDK (më herët ka qenë në LDD-në e ngordhur), as për Izet Demajn, Arben Maxharrajn, Xhevdet Zekajn, Agim Haxhijajn, Haki Rugovën se këta janë në LDK.’ O budallë, ti vepro kundër krimit. Mos mendo asnjë sekond se në cilën parti politike është pedofili por nxane e çkyje. Ti ankohesh palidhje se ata kanë lidhje të forta, e nuk je në gjendje t’i sqarosh ato lidhje. Ti mund ta këpusësh atë lidhje së paku në një hallkë, por nuk don sepse ke vendosur të mbesësh i keq përgjithmonë. Në momentin që ti vendos për ta shkëputur atë lidhje të tyre, atëherë bëhësh i mirë dhe nuk ka nevojë ta pyesish askënd se kush është i mirë. Ti po e din se kush është i keq. I miri vjen vetëm duke e luftuar të keqin, e jo duke endërruar se si dhe kush duhet të jetë i mirë derisa ti je edhe më i keq duke mos ndërmarrë gjë.”
Befasi për shumë njerëz të Istogut, por edhe nëpër Kosovë, ishte fakti se si dhe pse votuan aq shumë serbët e shpërngulur nga Istogu në Serbi për Haki Rugovën në zgjedhjet komunale që u mbajtën më 22 tetor 2017. Nga gjithsej 1325 vota të ardhura me postë nga serbët e Kosovës në Serbi, afër 800 vota ishin për Haki Rugovën. Në fakt, edhe vetë Hakiu pas mbylljes së kutive të votimit dhe gjatë numërimit të votave, ishte shprehur se rezultati i gjeratëhershëm mund të ndryshoj në favor të tij nga votat e diasporës. Ai ka llogaritur sidomos në votat e serbëve nga Istogu që jetojnë në Serbi. Ka theshetheme nga istogasit e hupt se ato vota të serbëve tani do të shkojnë për Gani Dreshajn në balotazhin e 19 nëntorit, për shkak se, siç spekulojnë ata, Ramushi [Haradinaj] ka lidhje me Listën Srpska dhe do t’i kërkoj votat e serbëve të Istogut për kundërkandidatin për kryetar të K. K. të Istogut, Gani Dreshajn. Ky është spekulimi i istogasve të hupt. Votuesit serbë nuk mund të manipulohen sikur ata shqiptarë dhe votojnë sipas bindjeve të tyre. E bindja e tyre është se Istogun e udhëheqin njerëzit që e dëmtojnë shtetin dhe shoqërinë e Kosovës për interesa strategjike të Serbisë. Serbët kur votojnë për kandidatë shqiptarë i zgjedhin ata që janë të dëmshëm për shqiptarët dhe të besueshëm për serbët. Serbët në rastin e Istogut e bëjnë pyetjen: “kush është i keq, atij jepja votën.” E të mirë për serbët janë shqiptarët e UDB-së që merren me krim, hajni, korrupsion, dhe pedofili. Rezultati konkret i votave të tyre tregoj se nëse UDB-ja në Istog rrezikohet nga humbja politike, asaj i dalin në ndihmë serbët dhe Serbia, e nëse situata e humbjes alarmohet, atëherë Serbia është e gatshme t’i mbështesë edhe me luftë.
Situata mund t’iu duket jo aq alarmante me UDB-në në Istogun e vogël, por le të shikojmë me tjera dëshmi se sa thellë i ka futur Istogu rrënjët e UDB-së edhe në pushtetin qendror përmes LDK-së. Keni parasysh se LDK ka edhe në Pejë, por ata, ndonëse fqinjë të Istogut, janë më ndryshe. Po ashtu, AAK-ja e Deçanit dhe ish-kandidati i saj për kryetar të Pejës (Fatmir Gashi) nuk krahasohen me Gani Dreshajn e Vrellës i cili është bukur ndryshe në kuptimin pozitiv. Gazmend Muhaxheri nuk bënë të krahasohet me Haki Rugovën, edhe pse që të dy janë figura të larta të LDK-së. Duhet ta keni parasysh se në Istog pushtetin e vërtetë e ka UDB-ja përmes LDK-së, dhe aty-këtu edhe në disa parti tjera politike siç është VV. Nuk ka nevojë askush të etiketohet apo edhe të deklarohet si UDB. Mjaftojnë vetëm veprat konkrete. VV në Istog përfaqësohet nga disa quna si nxënës të dobët, si për shembull Sami Shatri dhe ai Ardian Huli, të cilëve një ish-aktivist më i shkolluar i VV-së u kishte rekomanduar: “kqyrni bre djem jepne ndonjë provim se politika nuk bëhet vetëm me injorancë.” Një tjetër me emrin Isa Maloku konkurronte për deputet në kuvendin komunal. Kur i pa akuzat kundër pushtetit aktual të LDK-së, në vend se t’i shfrytëzoj ato si përparësi dhe të dalë me qëndrimin se “ne do ta ndërpresim këtë qeverisje kriminale”, po më ankohet: “Këto janë akuza shumë të rënda.” Menjëherë më kish pas fshirë nga lista e shokëve në Fejsbuk. Injoranca dhe frika janë mjete të instaluara nga UDB-ja në Istog. Isa Maloku e ka një motër me emrin Mejreme Maloku që punon si milice në Istog. Këta janë grupi i fshehtë i UDB-së që veprojnë në VV për interesa të LDK-së. Pikërisht ky grup mbetet si i luhatshëm në përcaktimin se e do të votojnë për Haki Rugovën apo Gani Dreshajn në balotazhin e 19 nëntorit. Pjesa tjetër e VV-së, PDK-ja dhe kandidati i pavarur e kanë ndarë mendjen menjëherë kur u kumtua balotazhi – se Haki Rugova duhet të shkoj dhe të votohet Gani Dreshaj.
Juve u duket Istogu shumë i vogël, por sherrin e ka shumë të madh edhe në pushtetin qendror. Nga Istogu i vogël ka dalë LDK-ja. Haki Rugova pos që është kushëri i Ibrahim Rugovës dhe kryetar i K. K. të Istogut, është edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të Kosovës. Kryetar i LDK-së është Isa Mustafa. Për këtë le të hulumtoj Prishtina. Edhe Xhevdet Zekaj mund t’u duket i vogël pasi vjen nga K. K. i Istogut, por historia e tij në raport me LDK-në nuk mbaron me kaq. Ai është delegat i LDK-së nga Istogu në kuvendin e fundit të kësaj partie ku kryetar ishte zgjedhur Isa Mustafa. Tani bëni llogarinë e ndikimit të UDB-LDK-së së Istogut edhe në Prishtinë, ose “ipmakt faktorit” që e përmendin ata që duan të botojnë në revista shkencore. Nuk po u mjafton, a po jo? Atëherë vazhdojmë më tutje.
Arban Abrashi është kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës. Mbështetje të plotë dhe të parezervë për të kanë shprehur vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, dhe reja Blerina Kllokoqi-Rugova të cilat publikisht e konfirmojnë këtë në rrjete sociale të buzëqeshura pranë Arbanit, me parullën: “Me Arban Abrashin.” Arban (Aziz) Abrashi merret me veprimtari që i shërbejnë jo vetëm UDB-së, por edhe vëllait të madh, Rusisë. Ai udhëheq tregtinë me vodkë nga Rusia, dhe atë përpiqet ta fusë në Kosovë edhe pa tatim, çka konfirmohet zyrtarisht edhe nga Dogana e Kosovës. Me këtë Abrashi godet në dy drejtime: 1) duke u munduar ta dëmtoj buxhetin e Kosovës; dhe 2) për interesa të rusëve, ta mbush Kosovën me alkool, ashtu që të ketë sa më shumë pijanecë në mesin e shqiptarëve sepse fabrikat e vodkës në Rusi duhet të punojnë. Se si dhe nëpërmjet kujt ai e fut vokdën e Rusisë në Kosovë në kohën kur Rusia është bllokuesi kryesor i njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo pak a shumë dihet. Përveç kësaj, Arban Abrashi është shprehur publikisht gjatë garës së tij për kryeyar të Prishtinës, se do ta hapë një shtëpi publike në Prishtinë, me arsyetimin se edhe metropolet tjera në Evropë kanë të tilla. Shtëpi publike, raki të Rusisë e të ngjashme, janë agjendë e UDB-së. Për shtëpi publike, Arbani e ka marrë frymëzimin nga Istogu, më së shumti nga numri i madh i pedofilëve dhe skandalet seksuale nëpër institucione që janë bërë si shtëpia publike. Kështu që, shtëpia publike në Prishtinë i ka numrat e gatshëm vetëm nga LDK-ja e Istogut, ku përfshihen pedofilët. UDB-ja e Istogut vendosë për LDK-në e Prishtinës, e jo Arban Abrashi. Arbani është vetëm vegël e UDB-LDK-së së Istogut. Nënkryetarin e LDK-së e ka të Istogut, vajzën dhe renë e Ibrahim Rugovës që e mbështesin më së shumti i ka të Istogut, dhe për skandalet seksuale dhe pedofilinë frymëzohet po ashtu nga Istogu. Rakinë (në këtë rast ruse) e ka amanet po ashtu nga Istogu (Ibrahim Rugova). Haki Rugova si kushëri i Ibrahim Rugovës është kampion i pijes. Ai dehet thuajse për çdo natë, shpesh bëhët i dhunshëm në pije duke thyer shishet, madje edhe pshurret në pantolla. Natën e zgjedhjeve (më 21 tetor 2017) Hakiun e dërgonin për krahësh Izet Demaj (kopili dhe krimineli i UDB-së nga Vrella i cili është edhe si truproje e Hakiut) dhe një tullac (shoferi i Hakiut) në banesën e tij, aty prapa librarisë “Meshari.” Ai tullaci është vëllai i Kosovë Zeqirajt, të cilin e kanë vrarë më 10 dhjetor 2001 në Banjë të Pejës. Kosova ishte shofer dhe truproje e Fadil Feratit, ndërsa vëllai i tij tash i Haki Rugovës. Edhe Fadil Ferati ka qenë pijanec i fortë. U bënë koxha shumë ndërlidhje dhe lidhje të forta se si UDB-LDK-ja e sundon LDK-në e Prishtinës përmes kriminalitetit. Juve ndoshta ende nuk po u bënë përshtypje, ose për kërkoni më shumë. Po ja, kryekrimineli i skandalit të vizave, Ukë Rugova, është djali i Ibrahim Rugovës.
- A pak po u duket se si UDB-ja e Istogut e sundon krimin edhe në Prishtinë, a?
- Jo, tepër po na u duken, veç s’e kemi ditë qe qaq shumë paska hy UDB-ja e Istogut edhe në Prishtinë.
- Jo, jo, pritni! Veç a jeni në gjendje me lexu, se ka edhe shumë gjëra faktike dhe publike të UDB-së nga Istogu.
Agim Ademaj është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së së Istogut. Agimi është i biri i Ramë Ademajt nga fshati Lubovë i Istogut (gjendet ndërmjet Vrellës dhe Banjës së Pejës). Ramë Ademaj ka qenë “naçallnik” i milicisë, komitetit, “supovc”, i madh me shtat, injorant, gjysmë analfabet, i zi, e mbi të gjitha, me të zeza shumë të mëdha. Prej goje ka qenë banal, edhe më banal se Milaim Zeka sot, që ka ushtruar tortura të egra kundër shqiptarëve. Pak kush e ka njohur si Ramë Adamaj. Më shumë ka qenë i njohur si Ramë Tulla.

Agim (Ramtullë) Ademaj, deputet i Kuvendit të Kosovës

Mbiemrin jozyrtar “tullë” ia kanë lënë banorët shqiptarë të komunës së Istogut në shenjë identifikimi të kokëtrashësisë së tij, ose kokën tullë. Feriz Bajrami e kish pas marrë do sanë n’Dubravë. Ramë Tulla e rrah dhe e torturon sa që Ferizit i shkon gjaku currjel prej hunde dhe goje. Gjatë luftës së Kosovës më 1999, djemtë e Ramë Tullës ikin për në Mal të Zi, ndërsa Rama mbetet me shpresën se, për shkak të respektit të madh që e kishin serbët për të, ai do të jetë i sigurt. Mirëpo, gjatë ofenzivës serbe, djegiet dhe vrasjet i bënin parmilitarët serbë nga viset tjera të Jugosllavisë që nuk bënin dallim dhe nuk u interesonte se kush ka qenë udbash ose i besueshëm. Ramë Tullën e vrasin paramilitarët serbë te shkolla e Kaliqanit. U bë Ramë Tulla patriot shqiptar sepse atë e vranë serbët! Po more! Ka plot raste nëpër Kosovë kur paramilitarët kanë vrarë pikërisht njerëzit e besueshëm të serbëve lokal, sidomos ata që ndiheshin të sigurt pasi i kishin shërbyer me zell serbëve. Kështu për shembull, në fshatin Shushicë, kur paramilitarët fillojnë ta djegin fshatin dhe banorët ikin, Selman Sadiku vendos të kthehet me bindje se “mua nuk më prekin serbët se kam kumari me ta.” Ka menduar në serbët e Zhakovës ose të fshatrave tjera të Istogut. Kur kthehet, paramilitarët ia marrin paratë, e marrin së bashku me gruan e tij, e fusin në shtëpinë e tij, dhe e djegin për së gjalli. Pas luftës i janë gjetur eshtrat në shtëpinë e djegur. U bë Selman Sadiku patriot sepse e paskan vrarë serbët! Jo.
Dukagjin Hoxhaj nga K. K. i Istogut u përkujdes që një rruge t’ia vë emrin Ramë Ademaj. Edhe në Shushicë e kishte pasur në propozim një rrugë me emrin Selman Nimanaj, por nuk ia kanë lejuar. Së bashku me Izet Demajn dhe Januz Bujupajn, Dukagjini i Prekallës është përgjegjës për heqjen dhe zhdukjen e tabelave me emrat Ahmet Nuhi dhe Kadri Hajdari, dhe vënien në vend të tyre një me emrin Sejdi Saku. Ahmet Nuhi ishte toger i Ballit Kombëtar dhe i Divizionit Alpin SS 21 Skanderbeg, kurse Kadri Hajdari ka vrarë një çetnik famëkeq (Pant Hashanin). Dukagjini, Januzi dhe Izeti i kanë halë në sy emrat e atyre që kanë vrarë çetnikë famëkeq, dhe me dhunë imponojnë emra spiunësh të serbëve. Për këtë, fjalën do ta thotë Gjykata e Apelit. Kush është i interesuar, mund t’ia siguroj lëndën ku do të përballen Dukagjini, Januzi, Izeti, dhe Naser Nimanaj, që vërteton se, komunën dhe policinë në Istog e udhëheq 100% klika e UDB-së. Nuk duhet të mashtroheni se komunën e udhëheq LDK-ja, policinë policia e Kosovës, shkollat ministria e arsimit. Në Istog, të gjitha i udhëheq klani i UDB-së. Nëse je në gjendje ta përgenjështrosh këtë, atëherë le të përballemi në debat publik. A u bë?
- Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 3,673 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi